Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Vaqarr.
Sipas informacioneve, nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet me dije se ka qenë zjarrfikësja që i ka nxjerrë dy të plagosurit nga mjeti ku kishin ngelur të bllokuar.
Tag: mbeten
-

Aksident në Vaqarr/ Mbeten të plagosur dy persona
-

Disa zona të Tiranës mbeten pa energji elektrike
Problemet teknike në fiderat e Nënstacionit Farkë kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.
Grupi i OSSH po punon në terren për riparimin e linjave të dëmtuara.Tre fiderat e parë janë rikthyer në funksion nëpërmjet skemës së unazës, ndërsa tre të tjerë mbeten ende jashtë pune dhe po punohet për rikuperimin e tyre.
Aktualisht pa energji janë zonat pranë Mjull Bathore, Mullet dhe Daias.
-

Fiderat e nënstacionit Farkë pësojnë defekt, disa zona të Tiranës mbeten pa energji elektrike
Problemet teknike në fiderat e Nënstacionit Farkë kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.
Grupi i OSSH po punon në terren për riparimin e linjave të dëmtuara.
Tre fiderat e parë janë rikthyer në funksion nëpërmjet skemës së unazës, ndërsa tre të tjerë mbeten ende jashtë pune dhe po punohet për rikuperimin e tyre.
Aktualisht pa energji janë zonat pranë Mjull Bathore, Mullet dhe Daias.
Top Channel
-

Zbardhet kërkesa e Metës nga qelia: Kam detaje të panjohura për 21 Janarin
Protesta e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 qytetarë përpara godinës së Kryeministrisë, u thirr nga opozita e kohës pas publikimit të video-përgjimit të Ilir Metës, ku ai shfaqej në një bisedë me ministrin Dritan Prifti, ndërsa përmendej edhe një shifër prej 700 mijë dollarësh.
14 vite pas demostratës së dhunshme, ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme me kërkesë për thirrjen dhe pyetjen si person në dijeni lidhur me rrethanat e ngjarjes.
Në shkresën drejtuar Prokurorisë së Posaçme, ai shprehet se disponon informacione që mund të ndihmojnë në sqarimin e ngjarjes.
“Unë Ilir Metaj, duke qenë se kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshme për rrethanat e asaj ngjarje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues, të cilat mund t’i shërbejnë për t’i zbardhur ngjarjen”, thuhet në kërkesën drejtuar prokurorit të posaçëm Alfred Shehu.SPAK po heton për akuzat e “vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.
Në kuadër të këtij hetimi, SPAK ka marrë pas një dekade e gjysme dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të brendshëm Lulzim Basha.
Më 21 janar në Bulevardin dëshmorët e kombit u vranë Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Për vrasjen e Myrtaj dhe Veizit janë dënuar më 1 vit ish-kreu i gardës Ndrea Prendi dhe me 3 vite burg ish-gardisti Agim Llupo. Dy vrasjet e tjera mbetën pa autorësi. -

BE: Shqipëria ka vendosur themelet, por i mungon konsolidimi
Rekomandimet e Komisionit Evropian për Shqipërinë në vitin 2025 pasqyrojnë një realitet kompleks të progresit të pjesshëm dhe mbetjes së një sërë sfidash, të cilat vijojnë të mbeten kyçe për hapjen dhe mbylljen e kapitujve të negociatave.
Grupkapitulli i parë – “Themeloret” – që përfshin fushat më kritike të shtetndërtimit, demokratizimit dhe funksionimit të institucioneve, mbetet busulla kryesore që përcakton ritmin e integrimit evropian të vendit.
Mirëpo raporti i fundit i progresit nga Bashkimi Evropian, pikas se shumica e rekomandimeve janë “pjesërisht të zbatuara”, ndërsa pothuaj të gjitha mbeten ende “të vlefshme”, çka do të thotë se kërkojnë punë të mëtejshme dhe rezultate të prekshme.Administrata publike, gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat themelore, statistikat dhe prokurimet publike paraqiten si fusha ku progresi është bërë, por jo në nivelin që kërkon BE-ja.
Termat “pjesërisht e zbatuar” dhe “mbetet kryesisht e vlefshme” tregojnë se reformat janë nisur, por ende nuk kanë sjellë standardet dhe efektshmërinë e kërkuar për një shtet që synon anëtarësimin.
Ky vlerësim i përsëritur sugjeron se Shqipëria ka vendosur themele, por ka ende rrugë për të përshkuar për të garantuar një administratë të depolitizuar, gjyqësor funksional dhe një luftë më të fortë kundër korrupsionit sistemik.
Një nga pikat më të ndjeshme mbetet liria e shprehjes, e vetmja fushë e kategorizuar si “e pazbatuar”, teksa rekomandimet mbeten plotësisht të vlefshme.
Ky vlerësim nënvizon shqetësimet e Komisionit lidhur me presionet mbi median, kapacitetet e kufizuara të autoriteteve rregullatore dhe çështjet e pavarësisë editoriale, të cilat vijojnë të jenë problematike dhe të ndikojnë negativisht në cilësinë e demokracisë shqiptare.
Në fushën e drejtësisë, sigurisë dhe funksionimit të ekonomisë së tregut, progresi cilësohet i pjesshëm ose i adresuar vetëm pjesërisht. Kjo tregon se pavarësisht reformave strukturore, efektet praktike, sidomos në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe konkurueshmërinë ekonomike, ende nuk kanë arritur nivelin e qëndrueshëm që kërkohet për hapjen e kapitujve të tjerë.
Funksionimi i ekonomisë së tregut mbetet një sfidë, pasi ekonomia shqiptare ende vuan nga informaliteti i lartë, mungesa e produktivitetit dhe varësia e madhe nga sektorë të brishtë.
Po ashtu, kapaciteti për t’u përballur me presionet konkurruese brenda tregut të përbashkët evropian është ende në fazë të ndërmjetme. Kjo nënkupton se për të qenë realisht pjesë e BE-së, Shqipëria duhet të forcojë strukturën industriale, të rrisë cilësinë e arsimit profesional dhe të nxisë më shumë investime, inovacion dhe aftësi konkurruese.
Në tërësi, raporti i vitit 2025 jep një sinjal të qartë se procesi i integrimit nuk ka ngecur, por as nuk ka shënuar përparimin e thellë që pritet nga një vend që synon hapjen e kapitujve të tjerë të negociatave.
Ndërsa reformat kanë qenë të dukshme dhe të vazhdueshme, Komisioni thekson se konsolidimi i tyre është vendimtar.
Për Shqipërinë, faza kuadrimi politik dhe institucional tashmë ka përfunduar; sfida e vërtetë mbetet zbatimi, qëndrueshmëria dhe prodhimi i rezultateve konkrete që prekin qytetarët dhe rikthejnë besimin e partnerëve evropianë.
Ky është një moment i rëndësishëm për të rivlerësuar prioritetet, për të rritur transparencën dhe për të ndërtuar institucione që i rezistojnë presioneve politike dhe korruptive.
Vetëm përmes një transformimi real dhe të qëndrueshëm, Shqipëria mund të përshpejtojë hapin drejt integrimit evropian dhe të dalë nga cikli i rekomandimeve që përsëriten vit pas viti. -

“Ligji po keqpërdoret”/ Gjokutaj: Zyrtaret nën hetim mbeten papritur ‘shtatzëna’ pas thirrjes së SPAK
Avokati Genci Gjokutaj ka reaguar mbi mënyrën se si, sipas tij, po keqpërdoret një dispozitë e Kodit të Procedurës Penale që parashikon trajtim të posaçëm për gratë shtatzëna të thirrura nga organet e drejtësisë.
Gjokutaj thotë se në praktikë disa zyrtare të dyshuara për korrupsion apo abuzim me detyrën shpallin shtatzëninë sapo marrin fletëthirrjen nga SPAK apo Prokuroria, duke e cilësuar këtë fenomen si një deformim të ligjit dhe tentativë për shmangie të përgjegjësisë penale. Ai e përshkruan situatën si “të turpshme dhe komike”, duke ironizuar se kjo po shndërrohet në një “mekanizëm shpëtimi” për zyrtaret e përfshira në hetime.
Postimi i plotë:
Të nderuar Miq!Lexojeni pikën 2 të nenit 230 të Kodit të Procedurës Penale! Një gjë krejt normale dhe humane!Por këtu në Shqipëri si çdo gjë deformohet dhe keqpërdoret nga ndihmë në abuzim!
Sepse më rezulton se zyrtaret vjedhëse apo të korruptuara sapo ju vjen fletëthirrja e SPAK apo Prokurorise së Juridiksionit të Përgjithshëm mbeten menjëherë shtatzanë! Kuptohet jo të gjitha!Pra itinerari i tyre është ose në SPAK ose tek gjinekologu! Ose tek të dyja brenda ditës!
Ky veprim sa i turpshëm aq edhe komik ka një ndikim në rritjen natyrore të popullsise i cili në kushtet e shpopullimit dhe rritjes galopante të korrupsionit po shërben si trampolinë shpëtuese për gratë hajdute apo të korruptuara!Mendoj që fëmija e lindur në këto raste duhet të quhet sipas gjinisë Shpëtim ose Shpëtime! -

Mbetën në mal pas shpërthimit të vullkanit Semeru, qeveria indoneziane evakuon me sukses 170 alpinistët e bllokuar
Vullkani Semeru në Indonezi, shpërtheu dje pasdite, duke krijuar një re të madhe hiri 3,600 metra mbi majën e malit dhe lavë e shkëmbinj deri në 13 km poshtë shpateve të tij.
Sipas Reuters, autoritetet indoneziane evakuuan më shumë se 900 persona nga zona, ndërsa sot po organizojnë kthimin e sigurt të 170 alpinistëve që mbetën të bllokuar pas shpërthimit të vullkanit.
Shpërthimi i vullkanit solli mbulimin e shtëpive në fshatrat e zonës me hi dhe baltë.
Alpinistët mbetën të bllokuar gjatë natës në një zonë kampingu pranë liqenit në rrëzë të vullkanit, rreth 6.4 kilometra nga krateri, por një operacion i koordinuar është duke u zhvilluar për t’i zhvendosur ata në një vend të sigurt, tha Septi Wardhani, një zyrtare në Parkun Kombëtar Semeru.
“Të gjithë alpinistët me udhërrëfyesit e tyre janë të sigurt. Situata është nën kontroll”, theksoi Wardhani.Top Channel
-

Kriminaliteti i lartë në vend, Rama: Kemi probleme, por edhe Brukseli nuk është më mirë!
Megjithëse sfidat si krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten të pranishme në nivelet më të larta në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama në një intervistë për programin të Euronews, The Europe Conversation, ai u shpreh se vendi ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave dhe e sheh vitin 2030 si një datë të mundshme për pranimin në bllok.
Rama nënvizoi se Shqipëria ka kaluar transformime të rëndësishme por krahas optimizmit, ai relativizoi problemin e krimit të organizuar, duke thënë se “edhe Brukseli ka krim”.
“Edhe Brukseli ka krim. Më parë njerëzit mendonin se Shqipëria ishte kjo gropë e mjerë në mes të Evropës, tani e shohin atë si pjesë të mozaikut evropian. A kemi probleme me krimin e organizuar? Po, por kush nuk ka?”
“Italia na kërkoi. Dhe kur Italia kërkon, ne gjithmonë themi po. Italianët janë shqiptarë të veshur me Versace.” tha Rama ndër të tjera.
Deklaratat e kryeministrit ngrejnë pikëpyetje mbi seriozitetin e qeverisë në përballjen me fenomenet që prej vitesh mbeten pengesë kryesore për integrimin: korrupsioni sistemik, mungesa e transparencës dhe dobësia e institucioneve të drejtësisë. -

‘Rama i pamëshirë’/ Berisha: Deklaroi se të sëmurët me kancer mbetën pa ilaçe se ishin shumë
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në protestën e thirrur para kryeministrisë, e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si njeri të pamëshirë, pasi qeveria ka lënë sipas tij, pa ilaçe të sëmurët me kancer.
Sipas Berishës, Rama ka justifikuar problemin me furnizimin e barnave për pacientët me kancer duke thënë se mungesa e ilaçeve erdhi pasi pacientët ishin shumë.
“Edi Rama me cinizmin më ekstrem, deklaroi se të sëmurët me kancer mbetën pa mjekime se ata ishin shumë dhe ne nuk kishim para”, tha Berisha.
Ai akuzoi kryeministrin se përdor fondet për udhëtime me “avion taksi” me kosto 22 milionë euro, makina luksoze dhe shishe vere të shtrenjta.
Berisha: U hodh poshtë interpelanca me ministren e shëndetësisë që duhet t’u shpjegonte qytetarëve pse mbetën në kthetrat e vdekjes shqiptarët me sëmundje të rënda për shkak të ilaçeve. Dy ditë më vonë, Edi Rama me cinizmin më ekstrem, deklaroi se të sëmurët me kancer mbetën pa mjekime se ata ishin shumë dhe ne nuk kishim para.
A ka krim më të shëmtuar se ky. Sigurisht që para kishte, dhe jo aq sa kërkonin ata, por ju garantoj se kishin 10 herë më shumë. Mungesa e atyre ilaçeve përbën një krim, por paratë i përdor Rama për t’i depozituar në banka ofshor, për të udhëtuar më avion taksi 22 milionë euro.
Paratë i përdor ai për të blerë makina luksoze, shishe verë 34 mijë euro. I transporton me avionin e tij dhe për të sëmurët nuk mbeten para, por dënimi i asaj sëmundjeje. Ndaj e mbyll parlamentin se do që këtë të mos thuhen e të mos i marrin vesh qytetarët.