Tag: mbështetja

  • SHBA nuk tërhiqet nga mbështetja për drejtësinë shqiptare, DASH konfirmon për gazetën “SOT” rëndësinë e SPAK dhe…

    SHBA nuk tërhiqet nga mbështetja për drejtësinë shqiptare, DASH konfirmon për gazetën “SOT” rëndësinë e SPAK dhe…

    Rigels Seliman
    Përkundër akuzave dhe debatit të ndezur politik që ka përfshirë Shqipërinë sa i takon rolit të institucioneve të drejtësisë së re dhe mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë ndaj tyre pas ardhjes së administratës “Trump” në pushtet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmojnë se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga mbështetja e tyre për reformën në drejtësi dhe institucionet e saj, përfshirë SPAK-un. Kjo mbështetje mbetet një shtyllë e fortë e angazhimit të SHBA në Shqipëri, pavarësisht se opozita dhe qeveria shqiptare në disa raste kanë vënë në dyshim paanshmërinë e këtyre strukturave dhe ndikimin e ndihmës amerikane në këtë proces.
    Reagimi i DASH
    Gazeta “SOT” iu drejtua Departamentit Amerikan të Shtetit me pyetje të drejtpërdrejta, për të marrë një qëndrim zyrtar mbi temën. Konkretisht, “SOT” pyeti: Cili është reagimi juaj ndaj kritikëve që pretendojnë se mbështetja e SHBA për SPAK-un ka pasur ndikime të mëdha politike në Shqipëri? Si mund të sigurohet që mbështetja amerikane të mbetet e paanshme dhe të fokusohet vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe sa e rëndësishme është për Departamentin e Shtetit të SHBA të vazhdojë mbështetjen për një reformë të thellë në drejtësi në Shqipëri, përfshirë struktura si SPAK, veçanërisht në një kohë kur të dyja palët politike po akuzojnë këto institucione për anshmëri politike?
    Në përgjigje të këtyre pyetjeve, Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë deklaratën e mëposhtme zyrtare për gazetën “SOT”, e cila është atribuueshme një zëdhënësi të tij: “Në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Trump të datës 20 janar për Rishikimin dhe Riorganizimin e Ndihmës së Jashtme të Shteteve të Bashkuara, Sekretari Rubio nisi një rishikim të gjithë ndihmës së jashtme amerikane për të siguruar që programet të jenë efikase dhe në përputhje me politikën e jashtme amerikane sipas agjendës ‘America First’. Disa programe që janë konsideruar thelbësore për interesat kombëtare të SHBA janë rifilluar, ndërsa rishikimi i ndihmës së jashtme është ende në vazhdim”, thuhet në reagim.
    Mesazhi
    Por ky qëndrim i Departamentit të Shtetit, është mjaft domethënës. Ai nënkupton se, pavarësisht se SHBA po rishikon të gjithë ndihmën e saj të jashtme në kontekstin e prioriteteve kombëtare të përcaktuara nga administrata amerikane, disa programe siç mund të konsiderohet edhe mbështetja për drejtësinë shqiptare janë rifilluar pikërisht sepse janë vlerësuar si thelbësore për interesat kombëtare të SHBA. Këtu përmendim rikthimin e ekspertëve amerikanë të OPDAT në SPAK pas pezullimit që iu bë në janar, kur Trump erdhi në pushtet. Përkrahja për SPAK-un dhe reformën në drejtësi ka qenë prej vitesh një gur themeli i bashkëpunimit SHBA-Shqipëri.
    Shtetet e Bashkuara kanë investuar jo vetëm fonde, por edhe mbështetje teknike dhe politike për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë që synojnë të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Përballë një klime të polarizuar politike, ku çdo veprim i drejtësisë interpretohet si favorizim ndaj një pale apo si sulm ndaj tjetrës, angazhimi i SHBA-ve për ruajtjen e paanshmërisë mbetet jetik. Pikërisht kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet instrumenteve të saj të ndihmës dhe mbështetjes institucionale, vazhdojnë të monitorojnë nga afër proceset, duke kërkuar transparencë, integritet dhe rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit në nivelet më të larta.

  • Mbështetja e re financiare, Rama takim me fermerët në Berat: Kemi në dispozicion 250 mln euro për bujqësinë

    Mbështetja e re financiare, Rama takim me fermerët në Berat: Kemi në dispozicion 250 mln euro për bujqësinë

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim në Berat me fermerët për bujqësinë e zhvillimin rural.

    Ai ka theksuar arritjet e qeverisë në fushën e infrastrukturës dhe mbështetjes për fermerët gjatë dekadës së fundit.
    “Nga njëra anë, vetëm në këtë dekadë ne kemi mbështetur dhe realizuar 47 projekte të infrastrukturës për ujitjen, digat dhe për të shmangur përmbytjet.
    Një pikë tjetër që është shumë e rëndësishme është zhvillimi i madh që kanë njohur në këtë dekadë pikat e grumbullimit dhe mbi 70 pika grumbullimi janë mbështetur nga programet tona, ashtu siç janë financuar 16 tregje dhe janë krijuar 400 pika të reja përpunimi. Në Berat janë realizuar 106 investime, ku një pjesë të rëndësishme e ka zënë mbështetja nga buxheti i shtetit.
    Në ndërkohë, duam të shkojmë në një nivel tjetër, sepse pavarësisht se kemi numra pozitivë shumëfishimesh, qoftë në mbështetje financiare… Përfytyroni që është 11-fish numri i përfituesve në raport me 5600 fermerë përfitues që kemi gjetur kur kemi marrë detyrën. Nga ana tjetër, jemi duke nxitur mbështetje financiare në funksion të bashkimit, në funksion të ndërveprimit të fermerëve.
    Por, sot më vjen shumë mirë që kemi në dispozicion për ju një instrument të ri financiar, 250 milionë euro. Një linjë financimi inovative e Bankës së Shqipërisë, e cila ju mundëson të gjithë sipërmarrësve në fshat, apo atyre që dështuan të nisin një sipërmarrje në prodhim, grumbullim, agro-turizëm, që të marrin kredi me 70% kolateral të garantuar nga shteti dhe me një normë interesi më pak se 3%”, tha Kryeministri Rama.

    Top Channel

  • Bie mbështetja për Trump, amerikanët të shqetësuar për politikat e tij

    Bie mbështetja për Trump, amerikanët të shqetësuar për politikat e tij

    Mbështetja publike për Presidentin amerikan Donald Trump ka rënë në nivelin më të ulët që prej rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, teksa amerikanët shfaqin shenja shqetësimi lidhur me përpjekjet e tij për të zgjeruar pushtetin.Në këtë përfundim ka arritur një sondazh i zhvilluar së fundmi nga Reuters dhe Ipsos, shkruan A2.
    Vetëm 42 përqind e personave të intervistuar aprovojnë performancën e tij si President, çka shënon rënie nga 43 përqind që ishte 3 javë më herët dhe 47 përqindëshi i atyre që e mbështesnin në orët e para pas inaugurimit në 20 janar.Teksa niveli i mbështetjeve për republikanin mbetet më i lartë sesa ai për paraardhësin e tij demokrat, rezultatet e sondazhit të Reuters/Ipsos sugjerojnë se shumë amerikanë janë të pakënaqur me vendimin e tij për të ndëshkuar universitetet që ai i sheh si shumë liberale.
    Rreth 83 përqind e mbi 4 mijë të intervistuarve thonë se Presidenti duhet t’i bindet vendimeve të Gjykatës Federale edhe nëse nuk dëshiron ta bëjë këtë. Sa i përket emigracionit, ku edhe gëzon suportin më të madh, 45 përqind e të intervistuarve e mbështesin, por 46% jo.

  • Kantieri i autostradës Elbasan-Lekaj, Rama inspekton nga afër punimet: Me hyrjen në BE, rriten fondet dhe investimet

    Kantieri i autostradës Elbasan-Lekaj, Rama inspekton nga afër punimet: Me hyrjen në BE, rriten fondet dhe investimet

    Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër kantierin e autostradës Elbasan – Lekaj, pjesë e Korridorit VIII, me një gjatësi totale prej 40.7 kilometër.

    Rama tha se me hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian do të rritet mbështetja financiare për investimet infrastrukturore.
    “Ky është një program masiv infrastrukture falë pozicionit të ri që Shqipëria ka fituar në kuadëe të investimeve të Ballkanit Perëndimor. Sot për sot mbështetja financiare e programeve të BE për Shqipërinë mbetet 90% kredi e butë.
    Hekurudhat janë një pako e re që është hapur tanimë, janë në këtë kuadër me hyrjen e Basahkimin Europian jo vetëm që mbështetja financiare rritet. Me hyrjën në BE marrim më shumë se 1 mld çdo vit“-tha Rama.

    Top Channel

  • Mark Rutte vizititon Ukrainën: Mbështetja e NATO-s, e palëkundur

    Mark Rutte vizititon Ukrainën: Mbështetja e NATO-s, e palëkundur

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka lajmëruar se vizitoi sot në Odessa presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku Rutte theksoi se mbështetja e NATO-s për Ukrainën është e palëkundur.
    “Sot vizitova Odesën me Volodymyr Zelensky. Populli i Ukrainës ka duruar kaq shumë, jo më pak sulmin e Rusisë të së Dielës së Palmës ndaj Sumy-t. Mbështetja e NATO-s është e palëkundur. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën në mënyrë që ajo të mund të mbrohet sot dhe të parandalojë agresionin në të ardhmen, duke siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme,” theksoi Rutte në një postim në X.
    Gjatë vizitës së tij në Odessa , Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës theksoi se bisedimet e Donald Trump për të siguruar një armëpushim në Ukrainë “nuk ishin të lehta”, ndërsa ai i shtoi se “sulmet e tmerrshme dhe sistematike të Rusisë ndaj civilëve në Ukrainë si janw tw egra”.

    “Këto diskutime nuk janë të lehta, veçanërisht në vazhdën e kësaj dhune të tmerrshme ,” tha ai, duke shtuar se ai mbështet të gjitha përpjekjet e Presidentit Trump për paqe.
    Nga ana e tij, Zelenskyy vuri në dukje nevojën për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
    “Ne presim që marrëveshjet tona të mbrojtjes ajrore me Evropën dhe Amerikën të zbatohen. Ne kemi nevojë për sistemet Patriot, ne jemi gati të bashkohemi, të gjejmë para për t’i blerë ato. Ka sisteme në botë dhe varet vetëm nga vendimi i liderëve nëse do të kemi mbrojtje adekuate nga raketat balistike ruse”, tha presidenti ukrainas.
    Zelensky dhe Rutte i kushtuan një pjesë të konsiderueshme të diskutimit negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
    “Për 35 ditë, Putin ka injoruar propozimin amerikan për një armëpushim të plotë. Sulmet e fundit ruse në Kryvyi Rih, Sumy dhe qytete të tjera dëshmojnë se rusët janë të vendosur të vazhdojnë luftën dhe po ushtrojnë presion mbi Perëndimin në vend që të ndiejnë presion mbi veten,” tha Zelensky.

  • Mark Rutte vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë: Mbështetja e NATO-s, e palëkundur!

    Mark Rutte vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë: Mbështetja e NATO-s, e palëkundur!

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka lajmëruar se vizitoi sot në Odessa presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku Rutte theksoi se mbështetja e NATO-s për Ukrainën është e palëkundur.“Sot vizitova Odesën me Volodymyr Zelensky. Populli i Ukrainës ka duruar kaq shumë, jo më pak sulmin e Rusisë të së Dielës së Palmës ndaj Sumy-t. Mbështetja e NATO-s është e palëkundur. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën në mënyrë që ajo të mund të mbrohet sot dhe të parandalojë agresionin në të ardhmen, duke siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme,” theksoi Rutte në një postim në X.
    Gjatë vizitës së tij në Odessa , Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës theksoi se bisedimet e Donald Trump për të siguruar një armëpushim në Ukrainë “nuk ishin të lehta”, ndërsa ai i shtoi se “sulmet e tmerrshme dhe sistematike të Rusisë ndaj civilëve në Ukrainë si janë të egra”.“Këto diskutime nuk janë të lehta, veçanërisht në vazhdën e kësaj dhune të tmerrshme ,” tha ai, duke shtuar se ai mbështet të gjitha përpjekjet e Presidentit Trump për paqe.
    Nga ana e tij, Zelenskyy vuri në dukje nevojën për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
     “Ne presim që marrëveshjet tona të mbrojtjes ajrore me Evropën dhe Amerikën të zbatohen. Ne kemi nevojë për sistemet Patriot, ne jemi gati të bashkohemi, të gjejmë para për t’i blerë ato. Ka sisteme në botë dhe varet vetëm nga vendimi i liderëve nëse do të kemi mbrojtje adekuate nga raketat balistike ruse”, tha presidenti ukrainas.
    Zelensky dhe Rutte i kushtuan një pjesë të konsiderueshme të diskutimit negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
    “Për 35 ditë, Putin ka injoruar propozimin amerikan për një armëpushim të plotë. Sulmet e fundit ruse në Kryvyi Rih, Sumy dhe qytete të tjera dëshmojnë se rusët janë të vendosur të vazhdojnë luftën dhe po ushtrojnë presion mbi Perëndimin në vend që të ndiejnë presion mbi veten,” tha Zelensky.

  • VIDEO/ Balluku në Divjakë: Gratë dhe vajzat kanë qenë dhe do të jenë mbështetja më e fuqishme

    VIDEO/ Balluku në Divjakë: Gratë dhe vajzat kanë qenë dhe do të jenë mbështetja më e fuqishme

    Drejtuesja politike e PS-së për qarkun Fier, zv.kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku vijon me takimet elektorale. Në një postim në Facebook, Balluku shihet nën shoqërinë e grave dhe vajzave në Divjakë. Ajo shkruan se ato kanë qenë dhe do të jenë mbështetja më e fuqishme e Ramës dhe e PS-së. ”Gratë dhe vajzat kanë qenë dhe do të jenë mbështetja më e fuqishme e Edi Rama dhe Partisë Socialiste. Të gjitha bashkë për Shqipërinë Evropiane, për Shqipërinë 2030. Divjaka”,-shkruan zv.kryeministrja Balluku.

  • “Voto PS dhe Ramën për Shqipërinë europiane”/ Drejtuesja e PS, Emirjana Sako: Diaspora mbështetja më e madhe në…

    “Voto PS dhe Ramën për Shqipërinë europiane”/ Drejtuesja e PS, Emirjana Sako: Diaspora mbështetja më e madhe në…

    Emiriana Sako, drejtuese e Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit deklaroi se diaspora do të jetë mbështetja më e madhe në zgjedhjet e 11 majit. Në fjalën nga sheshi Skënderbej ku PS po mban aktivitetin për çeljen e fushatës elektorale, Sako shtoi se në qarkun e Durrësit, PS synon të marrë 9 mandate, nga 8 që ka aktualisht.

  • “Mund të na fusin në burg, por…”/ Protesta masive në Stamboll për arrestimin e Imamoglu, dobësohet mbështetja për Erdogan

    “Mund të na fusin në burg, por…”/ Protesta masive në Stamboll për arrestimin e Imamoglu, dobësohet mbështetja për Erdogan

    Pamje nga protesta

    TURQI- “Gjithçka do të jetë mirë,”-kjo ishte thirrja që u bë në protestën e thirrur nga kreu i degës së Stambollit të partisë më të madhe opozitare të Turqisë, CHP, Ozgur Celik. Të gjithë pjesëmarrësit bënë thirrje për lirimin e liderit të opozitës, Ekrem Imamoglu. Pikërisht kjo thënie që ka përdorur turma sot ka qenë një “markë” e Imamoglu, kryebashkiakut të Stambollit.
    Po ashtu, turma ushëtoi edhe fjalinë: President Imamoglu!

    Pamje nga protesta

    Në skenë dhe në tubim mori pjesë edhe familja e Imamoglu– gruaja, djemtë, prindërit dhe motra. Nënë Hava e vlerësoi djalin e saj Ekremin si një njeri punëtor që i shërben popullit. 
    MOMENTI ME VIDEO: 

    “Në tubim ka rreth dy milionë njerëz,”- tha kreu i CHP Ozgur Ozel. Megjithatë, sipas mediave të huaja, në shesh ka gjasa të jenë mbledhur jo më shumë se 500 mijë njerëz. Por e veçanta është që edhe vetë Imamoglu ishte mes turmës; partia e tij transmetoi një fjalim të krijuar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, teksti i të cilës u shkrua nga Imamoglu në burg.
    “Mund të na fusin në burg, të na çojnë në gjyq sa të duan. Populli ka treguar se i shkatërron të gjitha komplotet. Populli ka treguar se janë ata që e zotërojnë shtetin.”

    Pamje nga protesta

    Ndërkohë që sipas Ministrisë së Brendshme turke, rreth 1,900 njerëz janë arrestuar që nga fillimi i protestave, duke përfshirë disa gazetarë. Gjithsej, 260 persona u arrestuan.
    Mbështetja në rënie për Erdoganin
    Teksa Turqia proteston, mbështetja për presidentin Erdogan po dobësohet. Sipas sondazhit të fundit, shumica në vend mbështet protestat në mbështetje të Imamoglut, të cilat tashmë janë kthyer në protesta kundër vetë Erdoganit.
    “Ai është përgjegjës për situatën e vështirë ekonomike të shumë njerëzve në vend,”- thotë kryebashkiaku i Ankarasë dhe politikani i CHP Mansur Yavas. Sipas tij, ekonomia nuk mund të rritet në një vend pa një sistem drejtësie funksionale, duke kërkuar lirimin e pakushtëzuar të Imamoglu nga burgu i Silivrit.
    “Silivri duhet të mbyllet. Është bërë simbol i shtypjes së paligjshme të lirive në këtë vend. Dhe në vend që të krenohemi me ato burgje, tani duhet të jemi krenarë për mbylljen e tyre,”- ka shtuar Yavas.

    Imamoglut, 54 vjeç, u arrestua kur CHP-ja po përgatitej për ta shpallur atë kandidat presidencial. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi duhet të mbahen më 2028, por Erdogan, 71 vjeç, mund të shpallë zgjedhje të parakohshme për ta shmangur kufizimin prej dy mandatesh, nëse vendos të garojë përsëri./ZËRI