Tag: mbështetja

  • Mbështetja për fermerët / Mbi 69 mijë aplikime, brenda 30 ditëve përzgjidhen përfituesit

    Mbështetja për fermerët / Mbi 69 mijë aplikime, brenda 30 ditëve përzgjidhen përfituesit

    Më shumë se 69 mijë  fermerë kanë aplikuar këtë vit për të përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes për bujqësinë.
    Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor, Ardita Kuçi, deklaroi se kjo është një shifër më e lartë krahasuar me vitet e mëparshme, ndërsa theksoi se skema e këtij viti vjen me disa risi në procedura dhe kritere përzgjedhjeje.
    “Nga momenti i mbylljes së thirrjes, afishohen në faqen zyrtare të internetit listën e aplikimeve të kualifikuara por që mund të kenë edhe mangësi dokumentacioni. Të gjithë fermerët që gjejnë vetën në këto lista, janë të ftuar që brenda një afati prej 30 ditësh të dorëzojnë dokumentet e munguara në zyrat qendrore të AZHBR apo në agropikat që ndodhen në të gjithë territorin e Shqipërisë. Pas fazës së kontrollit administrativ dhe të përfundimit të saj, për të gjitha ato aplikime të cilat nuk ndodhen në bazën e riskut, vijohet me kontrollin në terren”, u shpreh Ardita Kuçi.
    Kuçi bëri të ditur se brenda 30 ditëve të ardhshme do të bëhet përzgjedhja përfundimtare e përfituesve, bazuar në kriteret e përcaktuara dhe dokumentacionin e paraqitur nga fermerët.
    “6400 fermer të rinj, kanë aplikuar për masën mbështetëse të punimeve të mekanizuara ose të naftës dhe kjo tregon një rritje të numrit të aplikimeve në këtë masë, me një diferencë prej 800 aplikime në krahasim me vitin e shkuar. Një risi tjetër ka qenë dhe mbështetja për serat”, tha Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor.
    Aplikimet në 8 masat mbështetëse të Skemës Kombëtare në Bujqësi janë hapur më 14 prill dhe janë mbyllur me 30 maj 2025 dhe sipas të dhënave të AZHBR, interesi me i  lartë ka rezultuar për mbështetjen me naftë.

  • Igli Hasani vizitë në Athinë, në fokus “Deti” dhe mbështetja e Athinës për integrimin e Shqipërisë në BE

    Igli Hasani vizitë në Athinë, në fokus “Deti” dhe mbështetja e Athinës për integrimin e Shqipërisë në BE

    Minisitri i Punëve të Jashtme Igli Hasani po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Greqi ku do të pritet nga presidenti i vendit Konstantinos Tasoulas dhe homologu i tij, ministri i Punëve të Jashtme Giorgos Gerapetritis

    Në tryezën e bisedimeve janë çështje të rëndësishem si kufiri detar dhe mbështetja e Athinës për integrimin e Shqiperisë në Bashkimin Europian.
    Sipas agjendës, Hasani do të zhvillojë një vizitë edhe në institutin Eliamep për çështjen e emigracionit.

    Një ditë më parë ministri i Jashtëm zhvilloi një vizitë zyrtare në Qipro./vizionplus.tv

  • Rama falenderon diasporën: Mbështetja juaj, një mesazh i fuqishëm për “Shqipërinë 2030” në BE

    Rama falenderon diasporën: Mbështetja juaj, një mesazh i fuqishëm për “Shqipërinë 2030” në BE

    Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj shqiptarëve të diasporës, të cilët kontribuuan në mënyrë të ndjeshme në rezultatin elektoral.
    Në një mesazh në Facebook, ai falenderoi bashkatdhetarët nga Greqia, Italia, Amerika dhe vende të tjera të Europës e botës, që sipas tij, iu bashkuan “trenit të fitores”, duke i dhënë këtij suksesi jo vetëm peshë numerike, por edhe një mesazh të fuqishëm politik.
    Kryeministri theksoi se mbështetja e diasporës do të shërbejë si një shtysë shtesë për përkushtimin e qeverisë drejt objektivit të Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian.

    “Mirëmëngjesi, dhe me një falenderim krejt të posaçëm, për shqiptarët që nga Greqia, Italia, Amerika, e çdo anë e Europës dhe botës që iu bashkuan trenit të fitores duke e bërë atë edhe më domethënëse, jo thjesht për nga numrat po në radhë të parë për nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese, i cili do të na bëjë edhe më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i PS në Facebook.

  • “Mbështetja e tyre e domosdoshme”/ Negociatat e paqes me Rusinë në Turqi, Zelensky: Duhet t’i qëndrojmë bashkë SHBA…

    “Mbështetja e tyre e domosdoshme”/ Negociatat e paqes me Rusinë në Turqi, Zelensky: Duhet t’i qëndrojmë bashkë SHBA…

    Në Samitin Evropian në Tiranë, ku të pranishëm janë 47 lider evropian, mban fjalën e tij presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky. Ai flet për negociatat e paqes dhe për mbështetjen e SHBA-s.
    Volodymyr Zelensky:
    SHBA, presidenti Trump dëshiron t’i japë fund luftës dhe ne duhet të vazhdojmë të bashkëpunojmë së afërmi me Trump, e të qëndrojmë të bashkërenduar pasi mbështetja e SHBA e domosdoshm, duhet të punojmë së bashku që kjo gjë të arrihet. Do tju mbaj të informuar për cdo gjë që do të ndodhë në Turqi.

  • Rama i përgjigjet urimit të Von der Leyen: Mbështetja jote ka shumë rëndësi në këtë moment!

    Rama i përgjigjet urimit të Von der Leyen: Mbështetja jote ka shumë rëndësi në këtë moment!

    Kryesocialisti Edi Rama i është përgjigjur Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila e uroi për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
    Ai theksoi se Shqipëria ka nevojë për mbështetjen e saj në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.
    “Faleminderit me gjithë zemër, e dashur Ursula. Fjalët e tua kanë shumë rëndësi dhe mbështetja jote ka edhe më shumë — sidomos në këtë moment përcaktues në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
    Për më tepër, nuk mund të kishte moment më të përshtatshëm për të të mirëpritur në Tiranë — menjëherë pasi populli shqiptar foli me një zë të fuqishëm për ëndrrën e madhe dhe vendosmërinë e palëkundur për t’u bërë anëtarë të plotë të familjes europiane brenda kësaj dekade.
    E di që Shqipëria mund të mbështetet tek ti dhe tek udhëheqja jote. Dhe ti duhet ta dish që ne jemi plotësisht të vetëdijshëm: në këtë rrugë, nuk ka dhurata për të kërkuar, vetëm merita për të fituar. Prandaj po — të synojmë më të mirën që ende na pret! Gjithmonë së bashku”, ka shkruar Rama.

  • E uroi për fitoren, Rama i përgjigjet Von der Leyen: Mbështetja jote ka shumë rëndësi në këtë moment përcaktues në rrugën e Shqipërisë drejt BE

    E uroi për fitoren, Rama i përgjigjet Von der Leyen: Mbështetja jote ka shumë rëndësi në këtë moment përcaktues në rrugën e Shqipërisë drejt BE

    Kryesocialisti Edi Rama i është përgjigjur Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila e uroi për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

    Ai theksoi se Shqipëria ka nevojë për mbështetjen e saj në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.
    “Faleminderit me gjithë zemër, e dashur Ursula. Fjalët e tua kanë shumë rëndësi dhe mbështetja jote ka edhe më shumë — sidomos në këtë moment përcaktues në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
    Për më tepër, nuk mund të kishte moment më të përshtatshëm për të të mirëpritur në Tiranë — menjëherë pasi populli shqiptar foli me një zë të fuqishëm për ëndrrën e madhe dhe vendosmërinë e palëkundur për t’u bërë anëtarë të plotë të familjes europiane brenda kësaj dekade. E di që Shqipëria mund të mbështetet tek ti dhe tek udhëheqja jote. Dhe ti duhet ta dish që ne jemi plotësisht të vetëdijshëm: në këtë rrugë, nuk ka dhurata për të kërkuar, vetëm merita për të fituar. Prandaj po — të synojmë më të mirën që ende na pret! Gjithmonë së bashku”, ka shkruar Rama.

    Top Channel

  • “Vitin 2027 nuk e caktova unë, por BE”, Rama: Është dhënë mbështetja nga të gjitha vendet anëtare

    “Vitin 2027 nuk e caktova unë, por BE”, Rama: Është dhënë mbështetja nga të gjitha vendet anëtare

    Në studion e Top Story, Edi Rama u vu përballë pyetjes se pse premton hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kur nuk është në dorën e qeverisë shqiptare.
    Rama iu përgjigj pyetjes së adresuar nga panelistët dhe moderatorja Grida Duma dhe sipas tij, të gjitha vendet anëtarë të Unionit kanë shprehur mbështetjen për Shqipërinë.
    “BE ka vendosur të hape derën, na kanë vënë përpara mbi 250 mijë faqe dhe na thonë jemi gati me hu t’i mbyllim këto negociata brenda 2027 që Shqipëria të përparojë dhe t’i zbatojë dhe në fund të 2027 të thonë ne e mbaruam. Unë po them duhet të mobilizohemi që këtë gjë ta bëjmë. Të mbarosh negociatat, është dhënë mbështetja nga gjitha vendet anëtare”-tha Rama.
    Rama tha se besimi te Shqipëria është rritur dhe të gjitha kushtet e vendosura nga BE do të plotësohen në mënyrë që negociatat të mbyllen brenda 2027-tës.
    “Ka shumë besim te Shqipëria, shumë respekt, vlerësim për Shqipërinë, jo pëe flamurin kuqezi, por Shqipërinë që ata njohin dhe takojnë. Me këto parametra japin mbështetje. Kalendari i ka të ndara dhe ideja është të mbyllen të gjitha brenda 2027. Mbështetja është absolute janë të gjithë në një linjë”-tha Rama.

  • Popullariteti i Imamoglut në nivele të larta/ Nëse zgjedhjet do mbaheshin sot…ai do ta mposhtte Erdoganin!

    Popullariteti i Imamoglut në nivele të larta/ Nëse zgjedhjet do mbaheshin sot…ai do ta mposhtte Erdoganin!

    Ekrem Imamoglu

    ANKARA- Mbështetja popullore po rritet për kryetarin e bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, arrestimi i të cilit shkaktoi protestat më të mëdha në Turqi në një dekadë. Sipas sondazheve të fundit, mbështetja popullore për të e ka tejkaluar atë të Presidentit Tayyip Erdogan që kur Imamoglu u arrestua dhe u burgos në mars. Kryetari i bashkisë u burgos më 23 mars nën akuzat për korrupsion, të cilat ai i mohon. Opozita dhe udhëheqësit evropianë e përshkruan burgosjen e tij si të motivuar politikisht dhe jodemokratike, gjë që shkaktoi protesta masive. Qeveria e Erdoganit i hedh poshtë kritikat dhe pretendon se gjyqësori është i pavarur.
    Sondazhet e kryera në prill nga kompanitë Metropoll dhe Konda tregojnë se Imamoglu do ta udhëhiqte mbi Erdoganin në një duel hipotetik zgjedhor, megjithëse zgjedhjet nuk pritet të mbahen para vitit 2028. Sondazhet tregojnë gjithashtu se që nga arrestimi i tij, votuesit turq janë bërë edhe më të polarizuar midis partisë së Erdoganit (AKP) dhe Partisë Republikane Popullore (CHP) të Imamoglut, e cila është partia më e madhe opozitare.
    “Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot dhe Imamoglu dhe Erdogan do të shkonin në raundin e dytë të votimit, Imamoglu do të fitonte me një diferencë prej shtatë pikësh përqindjeje,”- thotë Ozer Sencar, kreu i kërkimit në Metropoll, i cili vlerëson mbështetjen për kryetarin e bashkisë në 46.7% dhe atë të presidentit në 39.3%. Metropoll zbuloi se, pas marsit, mbështetja për CHP-në dhe AKP-në u rrit me rreth 5 pikë përqindjeje.
    Erdogan, i cili u zgjodh për herë të fundit në vitin 2023, nuk mund të kandidojë përsëri sipas ligjit, përveç nëse thirren zgjedhje të parakohshme nga nga tre të pestat e parlamentit.
    Rezultatet e anketave Konda dhe Metropoll nuk janë publikuar gjerësisht, përveç atyre që i porositën. Sondazhet e mëparshme kishin treguar se mbështetja për Imamoglun ishte në nivele po aq të larta, përfshirë edhe para fitores së tij në zgjedhjet bashkiake të vitit të kaluar./ZËRI

  • Ervin Hoxha: Mbështetja për bizneset, prioritet i qeverisë për mandatin e katërt

    Ervin Hoxha: Mbështetja për bizneset, prioritet i qeverisë për mandatin e katërt

    “Vizitova sot Mobilerinë “Berti”, një biznes i familjes Simaku, me mbi 30 vite përvojë në fushën e prodhimit dhe tregtimit të mobilieve. Biznesi është trashëguar tek tre fëmijët dhe përfaqëson një histori suksesi në sipërmarrjen vendase.Me rreth 45 punonjës, aktivitetin e tij e shtrin si në tregun lokal, si dhe atë ndërkombëtar, përmes import e eksporteve.Mbështetja për bizneset do të jetë prioritet edhe në mandatin e katërt të kësaj mazhorance, duke e bërë Shqipërinë një vend të zhvilluar”, shprehet kandidati i PS-së për Tiranën, Ervin Hoxha në një postim në rrjetet sociale.

  • Bie mbështetja për Trump/ Amerikanët frikësohen nga politikat e presidentit

    Bie mbështetja për Trump/ Amerikanët frikësohen nga politikat e presidentit

    Mbështetja për Donald Trump në 100 ditët e para të presidencës së tij është më e ulëta për një president në 7 dekadat e fundit.
    Sipas një sondazhi të CNN, vlerësimi për Trump është vetëm 41%, më i ulëti për 100 ditët e para të një presidenti amerikan që nga epoka e Eisenhower. Pra, Trump po performon më keq se në mandatin e tij të parë.
    Vlerësimi për punën e tij ka rënë me 4 pikë përqindjeje që nga marsi dhe me 7 që nga shkurti. Vetëm 22% thonë se e miratojnë plotësisht mënyrën se si e trajton situatën, ndërsa 45 % thonë se nuk janë dakord me mënyrën si ai po vepron.
    Vlerësimi i miratimit të presidentit midis grave dhe votuesve hispanikë ka rënë me 7 pikë, ndërsa mbështetja midis të pavarurve ka rënë gjithashtu në 31%, një nivel i ngjashëm me nivelet më të ulëta të mandatit të tij të parë.
    Një sondazh tjetër i ABC News, Washington Post dhe Ipsos tregon gjithashtu se mbështetja për Trump është në nivele të ulëta, në vetëm 39%.
    Në sondazhe përmendet shqetësimi i qytetarëve amerikan për politikat ekonomike të Trump, që kanë shkaktuar frikën e një recesioni.
    Shtatëdhjetë e dy përqind thanë se mendojnë se është shumë ose disi e mundshme që politikat e tij ekonomike të shkaktojnë një recesion në afat të shkurtër.
    Shtatëdhjetë e tre përqind thanë se ekonomia është në gjendje të keqe, 53% thanë se është përkeqësuar që kur Trump mori detyrën dhe 41% thanë se financat e tyre janë përkeqësuar.
    Shumica e amerikanëve (57%) besojnë gjithashtu se diplomacia e Trump e vë vendin në rrezik. Lëvizjet e tij në politikën e jashtme – duke përfshirë një qëndrim më miqësor ndaj Rusisë dhe një shkurtim të programeve të ndihmës së huaj, vlerësohen vetëm nga 39% e të anketuarve.