Tag: mbështetja

  • Reagimet në rrjet pas vrasjes së gjyqtarit, ja sa vite burg rrezikojnë ata që mbështesin krimin sipas Kodit të ri Penal

    Reagimet në rrjet pas vrasjes së gjyqtarit, ja sa vite burg rrezikojnë ata që mbështesin krimin sipas Kodit të ri Penal

    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në krye të detyrës ishte një nga ngjarjet më të rënda në sistemin gjyqësor në historinë e Shqipërisë.
    Gjyqtari u vra nga Elvis Shkambi, familja e të cilit ishte palë në një proces gjyqësor për një konflikt pronësie prej vitesh.
    Por teksa ngjarja në vetvete tronditi mbarë opinionin publik dhe bëri jehonë edhe në shtypin e botës, në rrjetet sociale në vendin tonë shpërtheu një valë histerie duke justifikuar hapur veprimin e autorit që vrau gjyqtarin.
    Shumë komentues në mediat dhe rrjetet sociale shprehën përkrahje të autorit të vrasjes, duke e justifikuar veprimin kriminal të tij me argumentin se gjyqësori në Shqipëri është i korruptuar dhe zvarrit çështjet duke i shkaktuar dëme qytetarëve.
    Por në draftin e Kodit të ri Penal që është ende në konsultim, është përfshirë edhe një nen që dënon pikërisht mbështetjen e kryerjes së një krimi, ku përfshihen edhe komentet apo thirrjet në rrjetet sociale.
    Kjo vepër penale, siç parashikohet nga neni 409 në draftin e Kodit të ri, përfshin dënime nga 1 deri në 4 vite burg.
    Për rastin konkret, atë të vrasjes së gjyqtarit Kalaja, ishte hapur edhe një faqe në Gofundme, për t’i kërkuar shqiptarëve të kontribuojnë financiarisht për autorin Elvis Shkambi që të përballojë shpenzimet për avokatin. Kjo faqe, ku u mblodhën rreth 14 mijë dollarë, tashmë është mbyllur.
                                                                                  Neni 409
    Mbështetja e kryerjes së një krimi
    1. Mbështetja e autorit të krimit për veprën që ka kryer, duke lartësuar publikisht veprimin e tij, mbështetur nëpërmjet justifikimit të veprimit dhe paraqitur atë si të dobishëm, si zgjidhje e pranueshme e situatës, apo përdhosja, mospërfillja, anashkalimi i rendit juridik apo, të drejtave themelore të viktimës të prekura nga krimi i kryer, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.
    2. Nëse mbështetja bëhet nëpërmjet mjeteve të komunikimit masiv të çfarëdo lloji, dënimi rritet deri në një të tretën e tij.
    3. Nëse mbështetja sipas paragrafit të parë të këtij neni bëhet përgjatë kohës kur krimi është duke u kryer dhe, ajo ka ndikuar tek autori për vazhdimin drejt përfundimit të saj, mbështetësi është në rolin e bashkëpunëtorit përkrahës në kryerjen e krimit që ka mbështetur. Në këtë rast krimet e kryera nuk konkurrojnë me njëra-tjetrën.

  • Sondazhi i eurobarometrit për besimin te BE, shqiptarët të parët në rajon për mbështetjen drejt anëtarësimit, serbët të fundit

    Sondazhi i eurobarometrit për besimin te BE, shqiptarët të parët në rajon për mbështetjen drejt anëtarësimit, serbët të fundit

    Shumica e qytetarëve të Bashkimit Evropian janë në favor të zgjerimit të mëtejshëm të unionit, tregon sondazhi më i ri i Eurobarometrit, sipas të cilit, mbështetja për anëtarësim në Shqipëri është më e larta në Ballkan, me 91%.

    Sipas sondazhit të Eurobarometrit, mbështetja e integrimit është dukshëm i lartë në Shqipëri, ashtu si dhe besimi tek unioni, pasi qytetarët vlerësojnë ndihmën për zhvillimin ekonomik dhe luftën ndaj korrupsionit. Pas shqiptarëve, anëtarësimin në Bashkimin Evropian e mbështesin qytetarët e Maqedonisë së Veriut, me 69%.
    Në të dyja vendet fqinje, qytetarët shohin përfitime si rritja e cilësisë së jetesës dhe hapja e kufijve. Po ashtu, 56% e të anketuarve besojnë se vendi i tyre do të përfitonte nga zgjerimi i ardhshëm. Mbështetja është veçanërisht e lartë në mesin e të rinjve, ku rreth 2/3 e qytetarëve të moshës 15 deri në 39 vjeç besojnë se vendet kandidate apo potenciale duhet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian sapo të përmbushin kushtet e nevojshme.
    Megjithatë, qytetarët kanë edhe shqetësime, kryesisht lidhur me migracionin, korrupsionin, krimin dhe koston financiare të zgjerimit. Sondazhi është realizuar në periudhën shkurt-mars 2025, me pjesëmarrjen e mbi 26,300 qytetarëve nga të 27 vendet anëtare të BE-së.
    Sondazhe të ngjashme janë zhvilluar edhe në vendet kandidate, si Shqipëria, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Gjeorgji, Moldavi, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Ukrainë, ku janë intervistuar 1000 qytetarë për secilin vend. Në Serbi, mbështetja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian është më e ulëta në rajon, me vetëm 33%, duke reflektuar shqetësime politike dhe mungesë besimi ndaj unionit.
    Në përgjithësi, sondazhi tregon se imazhi i Bashkimit Evropian është më pozitiv në Ballkanin Perëndimor, sesa në vendet e Evropës lindore, me përjashtim të Serbisë.
     

    Top Channel

  • Eurobarometri: Shqipëria më entuziastja për anëtarësimin në BE! Serbia, më skeptikja në rajon

    Eurobarometri: Shqipëria më entuziastja për anëtarësimin në BE! Serbia, më skeptikja në rajon

    Një sondazh i publikuar së fundmi nga Eurobarometri tregon se 56% e qytetarëve të Bashkimit Evropian janë në favor të zgjerimit të mëtejshëm të BE-së.
    Mbështetja është veçanërisht e lartë në mesin e të rinjve, rreth 2/3 e qytetarëve të moshës 15 deri në 39 vjeç besojnë se vendet kandidate apo potenciale duhet të anëtarësohen në BE sapo të përmbushin kushtet e nevojshme. Po ashtu, 56% e të anketuarve besojnë se vendi i tyre do të përfitonte nga zgjerimi i ardhshëm.
    Megjithatë, qytetarët kanë edhe shqetësime, kryesisht lidhur me migracionin, korrupsionin, krimin dhe koston financiare të zgjerimit. Sondazhi është realizuar në periudhën shkurt-mars 2025, me pjesëmarrjen e mbi 26,300 qytetarëve nga të 27 vendet anëtare të BE-së.
    Sondazhe të ngjashme janë zhvilluar edhe në vendet kandidate, si Shqipëria, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Gjeorgji, Moldavi, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Ukrainë, ku janë intervistuar 1,000 qytetarë për secilin vend.
    Në Shqipëri, mbështetja për anëtarësimin në BE është më e larta në Ballkan, me 91%, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 69%. Në të dy vendet, qytetarët shohin përfitime si rritja e cilësisë së jetesës dhe hapja e kufijve.
    Në kontrast, në Serbi mbështetja për anëtarësimin në BE është më e ulëta në rajon, me vetëm 33%, duke reflektuar shqetësime politike dhe mungesë besimi ndaj BE-së.
    Në Gjeorgji, 74% e qytetarëve dhe në Ukrainë 68% e qytetarëve janë entuziastë për anëtarësimin në BE.
    Perceptimi pozitiv për BE-në është më i larti në Shqipëri, me 82% të qytetarëve që vlerësojnë ndihmën për zhvillimin ekonomik dhe luftën kundër korrupsionit. Në Maqedoninë e Veriut, ky perceptim qëndron gjithashtu në nivele të larta.
    Në Serbi, përkundër qëndrimit gjeografik në zemër të Evropës, imazhi i BE-së është më i dobët, me vetëm 38% që kanë një mendim pozitiv. Në vendet e Evropës lindore, perceptimi në Moldavi është 55%, në Ukrainë 49%, dhe në Gjeorgji 43%.
    Në përgjithësi, imazhi i BE-së është më pozitiv në Ballkanin Perëndimor sesa në vendet e Evropës lindore, me përjashtim të Serbisë.

  • Mbështetja që jep forcë – piloti ukrainas dhe dhuratat për çiftin nga Donetsku

    Mbështetja që jep forcë – piloti ukrainas dhe dhuratat për çiftin nga Donetsku

    Piloti ukrainas falënderojnë një çift të moshuar për mbështetjen e tyre të palëkundur gjatë misioneve luftarake.

    Një çift i moshuar nga rajoni i Donetskut është bërë një simbol i dashurisë dhe solidaritetit për pilotët ukrainas që luftojnë në linjat e frontit.

     Ata me besnikëri dhe zemërgjerësi përshëndesnin dhe ndiqnin me sytë plot krenari pilotët, duke mbajtur në dorë flamurin ukrainas. Ky veprim i tyre i thjeshtë, por i fuqishëm i jepte pilotëve një ndjenjë shprese dhe forcë përballë sfidave të mëdha.Në shenjë mirënjohjeje, mbrojtësit e vendit nuk i harronin kurrë ata. Pas çdo misioni, pilotët i sillnin çiftit dhurata të vogla, si një shenjë falënderimi dhe vlerësimi për mbështetjen e tyre të palodhur.

    🇺🇦 Ukrainian pilots thank elderly couple for their support during combat missionsAn elderly couple from Donetsk region regularly greeted and saw off pilots with Ukrainian flag. In return, the defenders brought them gifts.”It was more than just a gesture. It was the feeling of… pic.twitter.com/4ezZKAoNn9— Visegrád 24 (@visegrad24) August 26, 2025

    Këto dhurata nuk ishin vetëm objekte, por simbolizonin lidhjen njerëzore dhe shpirtërore mes tyre, përtej luftës dhe vështirësive.

    “Ky nuk ishte vetëm një gjest i thjeshtë,” tha një prej pilotëve në video, “ishte ndjenja e shtëpisë, e ngrohtësisë dhe e mbështetjes që na jepte çiftin. Ishte një rreze e vogël, por shumë e çmuar mirësie, që na jepte forcë për të shkuar drejt të panjohurës dhe për të përballuar çdo rrezik”.

    Kjo histori e bukur përçon një mesazh të fuqishëm për të gjithë: edhe në kohëra të vështira, ndihma dhe mbështetja njerëzore mund të bëjnë mrekulli dhe të ndezin shpresën kur ajo duket e zhdukur. /Telegrafi/

  • Ministri gjerman: Putin duhet ta ketë të qartë, mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk po zbehet

    Ministri gjerman: Putin duhet ta ketë të qartë, mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk po zbehet

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet ta ketë të qartë se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk po zbehet, tha të hënën ministri i Financave dhe zëvendëskancelari gjerman, Lars Klingbeil, pasi mbërriti në kryeqytetin ukrainas, Kiev, për një vizitë të paparalajmëruar.

    “Putini nuk duhet të ketë iluzione se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën mund të ndalet”, tha Klingbeil, kryetar i Partisë Socialdemokrate, e cila është partnere e vogël në koalicionin qeverisës të udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz.
    “Përkundrazi, ne mbetemi mbështetësi i dytë më i madh i Ukrainës në botë dhe më i madhi në Evropë”, theksoi Klingbeil.

    “Ukraina mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e Gjermanisë”, shtoi ai.
    Klingbeil i bëri thirrje Putinit të dëshmojë se është i interesuar për paqe në luftën më vdekjeprurëse në Evropë në 80 vjetët e fundit, e cila shpërtheu në shkurt të vitit 2022.
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shtyrë për përfundimin e shpejtë të luftës, por Kievi dhe aleatët e tij shqetësohen se ai mund të përpiqet ta imponojë një marrëveshje sipas kushteve të Rusisë.
    Klingbeil tha se Ukraina duhet të përfshihet në bisedime dhe se janë të domosdoshme armëpushimi dhe garancitë e besueshme të sigurisë për të pasur paqe të qëndrueshme.
    “Për këtë qëllim, ne po bashkëpunojmë ngushtë në nivel ndërkombëtar”, u shpreh ai.
    Ndër opsionet e paraqitura këtë javë për sigurinë e Ukrainës pas një marrëveshjeje të mundshme të paqes, si presidenti francez, Emmanuel Macron, ashtu edhe kryeministri britanik, Keir Starmer, shprehën mbështetje për dërgimin e trupave si pjesë e një koalicioni të vullnetit.
    Merz gjithashtu ka treguar se Gjermania është e hapur për pjesëmarrje në këtë koalicion, por do të përballej me kundërshtime si nga brenda ashtu edhe nga jashtë spektrit të tij politik për këtë çështje.
    Sipas Ministrisë së Klingbeilit, Qeveria gjermane e ka mbështetur Ukrainën me 50.5 miliardë euro që nga fillimi i luftës. /REL/

  • Subvencionet, 20 mln euro fermerëve/ Përfitojnë ata që kanë nipt individual, por nuk duhet të rezultojnë debitorë në tatime

    Subvencionet, 20 mln euro fermerëve/ Përfitojnë ata që kanë nipt individual, por nuk duhet të rezultojnë debitorë në tatime

    20 milionë euro janë në funksion të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, këto para do të subvencionojnë të gjithë fermerët që kanë një nipt individual, si dhe  për shoqëritë  e bashkimit bujqësor.

    Thirrja e Skemës së Investimeve  fokusohet në 9 masa mbështetëse të cilat nxisin zhvillim rural dhe modernizimin e fermave shqiptare.  Mbështeta financiare  ka vlerë të ndryshme për çdo masë, por që një fermer të shpallet fitues i kësaj thirrje ai nuk duhet të jetë debitor ndaj sistemit të sigurimeve apo  tatimeve. Për të gjitha rastet mbështetja jepet deri në 50% të vlerës së investimit .
    “Për ndërtimin e serave diellore mbështetja arrin deri në 15 milion lekë për Ha për serat e reja. Ndërsa për mbjelljet e reja me pemë frutore mbështetja shkon deri në 800 mijë lekë për Ha. Për vendosjen e rrjetave kundër breshërit në plantacionet ekzistuese mbështetja kap vlerën deri në 1.5 milion lekë për Ha. Për sistemet e ujitjes me pika në plantacione mbështetja është deri në 250 mijë lekë për ha”,tha Ardita Kuçi, drejtoreshë e AZHBR.
    Fermerët që do të marrin më tepër mbështetje financiare janë ato që kërkojnë të investojnë në blegtori dhe agro turizëm.
    “Për ndërtimin e ambienteve të reja për mbarështimin e kafshëve vlera e mbështetjes përfshin 15 mln lekë. Për pajisjet e përpunimit mbështetja arrin deri në 7 mln lekë për subjekt. Për mekanizimin në ferma mbështetja arrin deri në 50 mln lekë. Për investimet në agro turizëm mbështetja arrin deri në 15 mln lekë gjithashtu edhe në peshkim”, tha ajo.
    Një tjetër instrument mbështetës financiar që fermerët mund të përdorin gjatë aplikimi për skemën kombëtare është dhe kredia e butë ku norma interesit shkon në 2%. Thirrja e për Skemën e Investimeve do të qëndrojë e hapur deri më 30 shtator.

    Top Channel

  • Trump: Mbështetja ime nga republikanët është rritur pas trillimit të çështjes ‘Epstein’! Shifrat e mia janë më të larta se kurrë

    Trump: Mbështetja ime nga republikanët është rritur pas trillimit të çështjes ‘Epstein’! Shifrat e mia janë më të larta se kurrë

    Presidenti Donald Trump tha sot se mbështetja e tij brenda Partisë Republikane dhe lëvizjes “Ta Bëjmë Amerikën të Madhe Përsëri” (MAGA) është rritur “ndjeshëm” pas vëmendjes së medias rreth çështjes Jeffrey Epstein, të cilën ai e quajti “një trillim nga e majta radikale dhe nga ata që shkaktojnë probleme të zakonshme”.

    Në një postim të publikuar në platformën Truth Social, Trump deklaroi: “Shifrat e mia në sondazhe brenda Partisë Republikane dhe brenda lëvizjes MAGA janë rritur ndjeshëm që kur u zbulua mashtrimi me çështjen e Jeffrey Epstein.”

    Rasti Epstein është rikthyer në vëmendjen e publikut pas publikimit të një memorandumi të Departamentit të Drejtësisë që mohon ekzistencën e një “liste klientësh” dhe mohon që Epstein është vrarë, siç pretendohet nga teori të shumta konspiracioni.

    Këto gjetje kanë nxitur pakënaqësi midis shumë republikanëve, të cilët kanë bërë thirrje për publikimin e plotë të dëshmisë së jurisë së madhe. Të enjten në mbrëmje, Trump dhe Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi u kërkuan zyrtarisht prokurorëve të publikojnë këto dokumente.

     

  • Amerikanët në SPAK, eksperti i kriminalistikës paralajmëron arrestime të bujshme: Mesazh për…

    Amerikanët në SPAK, eksperti i kriminalistikës paralajmëron arrestime të bujshme: Mesazh për…

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se vizitat e amerikanëve në SPAK, apo diplomatëve të tjerë të huaj, janë pasuar me arrestime të mëdha.
    Në një emision televiziv, Karamuço u shpreh se mbështetja e SHBA ndaj SPAK nuk do të përfundojë.
    “Vizitat e herë pas hershme të diplomatëve, gjithmonë pasohen nga një arrestim i madh. Na kanë ndodhur herë pas herë, kur ka shkuar anglezi, amerikanët na kanë dalë përshtypjet. Është si një mesazh mbështetjeje. Nga ana tjetër, po zhvillohet debat për drejtuesin e ri të BKH. Amerika ka dhënë kontribut, edhe në testimet e para, trajnimet që ka pasur. Sot ishte testi fizik, në repartin e RENEA-s, u zhvilluan që në mëngjes. Është reduktuar në përgjithësi mbështetja, por mbështetja nuk ka për të përfunduar ata. Është një mesazh që ti dërgon, që ata janë mbrapa gjithmonë dhe nuk ikin.”, theksoi ai.

  • Paralajmëron Karamuço: Vizitat e amerikanëve në SPAK pasohen me arrestime të mëdha

    Paralajmëron Karamuço: Vizitat e amerikanëve në SPAK pasohen me arrestime të mëdha

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se vizitat e amerikanëve në SPAK, apo diplomatëve të tjerë të huaj, janë pasuar me arrestime të mëdha.
    Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se mbështetja e SHBA ndaj SPAK nuk do të përfundojë.
    “Vizitat e herë pas hershme të diplomatëve, gjithmonë pasohen nga një arrestim i madh. Na kanë ndodhur herë pas herë, kur ka shkuar anglezi, amerikanët na kanë dalë përshtypjet. Është si një mesazh mbështetjeje. Nga ana tjetër, po zhvillohet debat për drejtuesin e ri të BKH. Amerika ka dhënë kontribut, edhe në testimet e para, trajnimet që ka pasur. Sot ishte testi fizik, në repartin e RENEA-s, u zhvilluan që në mëngjes. Është reduktuar në përgjithësi mbështetja, por mbështetja nuk ka për të përfunduar ata. Është një mesazh që ti dërgon, që ata janë mbrapa gjithmonë dhe nuk ikin.”, theksoi ai.

  • VIDEO/ Tifozët thirrje për Kombëtaren, mbështetja e kuqezinjve nuk mungon as në Letoni

    VIDEO/ Tifozët thirrje për Kombëtaren, mbështetja e kuqezinjve nuk mungon as në Letoni

    Kombëtarja shqiptare po zhvillon ndeshjen e katërt në Grupin K të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, këtë herë në transfertë ndaj Letonisë.
    Atmosfera në stadiumin e Rigës është mjaft e zjarrtë, me praninë dhe mbështetjen e fortë të tifozëve kuqezi që nuk kanë munguar. Pas himneve zyrtare, stadiumi jehoi nga thirrjet e shqiptarëve për Kombëtaren.
    Shqipëria synon të rikthehet te fitorja pas barazimit 0-0 me Serbinë, duke kërkuar të forcojë pozitat në grup. Pas tre ndeshjeve të para, skuadra e trajnerit Silvinjo ka arritur të grumbullojë 4 pikë.