Hapen zyrtarisht aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve për vitin 2025.
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj thotë se tashmë, kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet me Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor.
Sipas Denajt, Skema Kombëtare vjen me një fond rekord prej 20 milionë euro, të strukturuar në 9 masa mbështetëse, ku çdo aplikant ka mundësi të përfitojë nga më shumë se një masë, për të ndërtuar një plan të plotë investimi që i përgjigjet realisht nevojave në terren.
Për ministren e Bujqësisë, ky kooperim i financimeve shënon një moment kthese për zhvillimin bujqësor, duke synuar:
-rritjen e konkurrueshmërisë,
-fuqizimin e inovacionit në zinxhirin agro-ushqimor,
-përmbushjen e standardeve të BE-së për sigurinë ushqimore,
-dhe mbi të gjitha, realizimin e objektivit ambicioz prej 1 miliardë euro eksporte bujqësore deri në fund të mandatit të katërt qeverisës.
Çdo fermer individual, subjekt me status fizik apo juridik dhe SHBB mund të aplikojë për mbështetje në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për 9 masa mbështetëse:
1️.Ndërtimin e serrave diellore të reja për prodhimin e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit të tavolinës
2️.Mbjellje të reja në pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta
3️.Rrjeta antibreshër për pemët, agrumet dhe vreshtat ekzistuese
4️.Sistemet e ujitjes me pika në pemëtore dhe vreshta
5️.Ndërtimi i ambienteve për mbarështimin e blegtorisë dhe shpendëtarisë
6️.Mekanizimi dhe modernizimi i fermave bujqësore dhe blegtorale
7️.Pajisjet për përpunim dhe paketim për perime, fruta, rrush, verë, ullinj dhe vaj ulliri
8️.Investime në agroturizëm
9️.Koshat dhe rrjetat e peshkimit për akuakulturë
Afati i aplikimit është nga 30 Korriku deri më 30 Shtator 2025.
Tag: mbështetëse
-

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve. Fermerët, 9 masat mbështetëse
-

Shqipëri-Kosovë: Forcimi i lidhjeve mes komandave mbështetëse të ushtrive
Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), një delegacion nga Komanda e Logjistikës së FSK-së, i kryesuar nga Zëvendëskomandanti, Kolonel Mehmet Lladrovci, realizoi një vizitë zyrtare pranë Komandës Mbështetëse të FARSH dhe strukturave vartëse të saj.Gjatë vizitës, delegacioni nga Kosova u prit nga Komandanti i Komandës Mbështetëse, Gjeneral Brigade Aleksandër Pando dhe stafi i tij, me të cilët u zhvilluan takime të fokusuara në fushën e logjistikës. Në aspektin shëndetësor, delegacioni u prit nga Zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore, Gjeneral Brigade Vehbije Kuti, si dhe nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Inspektoratit Shëndetësor të FARSH, Nënkolonel Marinela Mjeda.Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimeve, përfaqësuesit kosovarë u njohën në detaje me strukturën dhe kapacitetet logjistike dhe shëndetësore të ushtrisë shqiptare. Palët diskutuan gjithashtu për mundësitë konkrete të bashkëpunimit të mëtejshëm, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave profesionale ndërmjet dy ushtrive.Vizita vjen si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për të forcuar koordinimin dhe ndërtuar ura më të forta bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), një delegacion nga Komanda e Logjistikës së FSK-së, i kryesuar nga Zëvendëskomandanti, Kolonel Mehmet Lladrovci, realizoi një vizitë zyrtare pranë Komandës Mbështetëse të FARSH dhe strukturave vartëse të saj.Gjatë vizitës, delegacioni nga Kosova u prit nga Komandanti i Komandës Mbështetëse, Gjeneral Brigade Aleksandër Pando dhe stafi i tij, me të cilët u zhvilluan takime të fokusuara në fushën e logjistikës. Në aspektin shëndetësor, delegacioni u prit nga Zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore, Gjeneral Brigade Vehbije Kuti, si dhe nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Inspektoratit Shëndetësor të FARSH, Nënkolonel Marinela Mjeda.Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimeve, përfaqësuesit kosovarë u njohën në detaje me strukturën dhe kapacitetet logjistike dhe shëndetësore të ushtrisë shqiptare. Palët diskutuan gjithashtu për mundësitë konkrete të bashkëpunimit të mëtejshëm, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave profesionale ndërmjet dy ushtrive.Vizita vjen si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për të forcuar koordinimin dhe ndërtuar ura më të forta bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
-

Mbështetëse e Shqipërisë në rrugën e integrimit/ Danimarka nis Presidencën e BE pas Polonisë
Deri më 31 dhjetor, Danimarka do të përcaktojë axhendën për organet politike të BE-së dhe do të sigurojë funksionimin e tyre.
Ursula von der Leyen postoi një video duke përshëndetur ngrohtësisht fillimin:
“Një mirëseardhje shumë e ngrohtë Danimarkës. Me pragmatizmin dhe lidershipin danez, Evropa është në duar të sigurta”, shkruan Presidentja e Komisionit Evropian.
Danimarka renditet tek vendet që e mbështesin Shqipërinë në rrugën e integrimit për anëtarësimin në BE. Në muaj Mars, kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen e shprehu këtë në kraha të kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama, ku tha ndër të tjera se do të punojë që mes dy vendeve, të rritet bashkëpunimi në arkitekturë, turizëm dhe rindërtim.
Më 1 janar 2026, Presidenca e Këshillit të BE-së do t’i kalojë Qipros. -

Mbështetëse e Shqipërisë. Danimarka nis Presidencën e BE pas Polonisë
Deri më 31 dhjetor, Danimarka do të përcaktojë axhendën për organet politike të BE-së dhe do të sigurojë funksionimin e tyre.
Ursula von der Leyen postoi një video duke përshëndetur ngrohtësisht fillimin:“Një mirëseardhje shumë e ngrohtë Danimarkës. Me pragmatizmin dhe lidershipin danez, Evropa është në duar të sigurta”, shkruan Presidentja e Komisionit Evropian.
Danimarka renditet tek vendet që e mbështesin Shqipërinë në rrugën e integrimit për anëtarësimin në BE. Në mars, kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen e shprehu këtë në krah të kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama, ku tha ndër të tjera se do të punojë që mes dy vendeve, të rritet bashkëpunimi në arkitekturë, turizëm dhe rindërtim.
Më 1 janar 2026, Presidenca e Këshillit të BE-së do t’i kalojë Qipros. -

Nisin aplikimet për skemat mbështetëse në bujqësi, ja kush përfiton dhe si aplikohen
Ditën e sotme ka nisur zyrtarisht aplikimi për skemat kombëtare mbështetëse në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, të cilat përfshijnë gjithsej tetë skema, mes tyre edhe atë të naftës, që cilësohet si më e madhja dhe më e kërkuara nga fermerët. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 30 maj, duke u dhënë kohë të mjaftueshme të gjithë fermerëve për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm.
Arieta Kanari, përgjegjëse e Sektorit të Shërbimit Këshillimor, thekson se këtë vit ka dy ndryshime të vogla në skemën e naftës. Sipas saj, nuk ka rëndësi kush aplikon i pari, por kush dorëzon dokumentet e plota dhe të rregullta.
“Sot fillon aplikimi për skemat kombëtare, janë 8 skema, ajo e blegtorisë, bujqësisë dhe skema më e madhe që kemi është ajo e naftës, për të cilën janë më të interesuar fermerët. Aplikimi fillon që sot dhe zgjat deri në 30 Maj, kemi një periudhë të bollshme për të aplikuar. Nuk është e rëndësishme kush është i pari, por kush aplikon me dokumenta të rregullta ai do të përfitojë i pari.
Tek skema e naftës ka 2 ndryshime të vogla, ku edhe ata që aplikojnë me çertifikatë pronësie, edhe ata që aplikojnë me AMPT (dokumenti i pronësisë), duhet të kenë të bashkangjitur skicat për secilën parcelë. Është dokument shtesë por shumë i nevojshëm për të gjetur parcelat në terren. Një dokument tjetër shtesë është një faturë shitje inputesh ose plehrash kimike, farash fidanë ose faturën e shitjes së prodhimit. Interesi më i lartë për naftën, blegtoria ka një ndryshim të vogël se futen edhe viçat dhe demat, edhe tek pjesa e të imëtave futen edhe meshkujt”,-tha Kanari.
Fermerët që kanë aplikuar deri më tani, shprehen të kënaqur me lehtësinë e procedurës, por kritikojnë nivelin e ulët të mbështetjes financiare që ofron shteti. Disa nga fermerët tregojnë se pavarësisht se aplikimi është i njëjtë me vitin e kaluar dhe këtë herë nuk ka pasur vështirësi, mbështetja ekonomike është simbolike.“Kam aplikuar për skemën mbështetëse në blegtori. Kam lopë, 16 kokë. Kam përfituar dhe herët e kaluara. Nuk është një skemë mbështetëse siç është në Maqedoni e Kosovë, ata paguhen më shumë. Ndihma është pak por duam më shumë nga qeveria. Nuk është ndonjë ndihmë e madhe. Nuk kishte vështirësi në aplikim.”
“Duhen dokumenta të tjera, për tokën. Njësoj është si vjet dhe sivjet aplikimi. Herën e parë e patëm vështirë, këtë vit jo. Përfituam edhe vjet, për bletari. Marrim 10 mijë lek të vjetra për koshere. Edhe ja vlen, edhe s’ja vlen. Vlera financiare të ishte më e lartë, jo 10 mijë lek të vjetra. Të paktën siç e kanë shtetet e tjera. E kanë 40€-50€. Me numrin e bletëve që kemi ne, ky çmim është shumë i ulët.”
“Shumë pak është. Nuk ja vlen. Edhe kosheret duan ilaçe, duan sheqer. Janë të shtrenjta” ,-thuhet nga fermerët.
Ndërkohë, një tjetër fermere që ka aplikuar për blegtori, duke pasur në zotërim 18 lopë dhe 8 viça, shprehet më e kënaqur për ndihmën që ka marrë.“Bëra aplikimin për blegtorinë, kam lopë. Kam 18 lopë dhe 8 viça. Gjithmonë kam përfituar, sa herë kam aplikuar. Marr 100 mijë lek të vjetra për lopë. Jam shumë e kënaqur. Dokumentat siç kanë qenë, s’ka patur shtime”,-tha ajo.
Nga ky vit, në skemën e blegtorisë është përfshirë edhe mbështetja për viçat dhe demat, si dhe për meshkujt e gjedhëve të imëta, një ndryshim që synon të zgjerojë përfituesit dhe të rrisë efektivitetin e ndihmës. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të institucioneve për të përmirësuar procesin dhe për të shtuar elementë të rinj në skema, shumica e fermerëve kërkojnë një rritje të vlerës financiare të mbështetjes, në mënyrë që të mbulojnë realisht kostot gjithnjë në rritje të prodhimit bujqësor dhe blegtoral. -

“Kjo vizitë solli një kombinim të çuditshëm”/ Rama batuta me Kallas: Ne kemi diellin, ju sollët të ftohtin por…
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë me shefen për politikën e jashtme në BE, u shpreh se Kaja Kallas është mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë dhe e unifikimit të të gjithë Evropës nën ombrellën e BE.
Edi Rama: Kaja është mbështetëse e palëkundur e këtij procesi, e unifikimit t ë të gjithë Evropës nën ombrellën e BE dhe mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë, është vlerë e shtuar për ne dhe e çmojmë shumë në aspektin institucional dhe personal. Vjen në një kohë shumë të veçantë për të gjithë ne, njëkohësisht bashkëpunimi ynë është bashkëpunim ku besojmë shumë dhe jemi të investuar çdo ditë, dhe gjithmonë të njehësuar me qasjen tonë me atë të BE.
Është një vizitë që solli një kombinim pak të çuditshëm për ne midis diellit dhe të ftohtit. ne kemi vendosur diellin, ti ke sjellë të ftohin nga Brukseli, por të jesh e bindur që herës tjetër do të ketë vetëm diell dhe s’do të ketë më vend për të ftohtin. -

Rama batuta me shefen e diplomacisë së BE-së: Më në fund e mbajte fjalën! Kaja Kallas mbështetëse e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas ditën e sotme ka vizituar Shqipërinë.
Ajo u prit në ambientet e kryeministrisë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe shefi i qeverisë Edi Rama.
Pas firmosjes së marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII mes ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe drejtorit të Bankës Evropiane për Investime, Lionel Rapaille, Rama dhe Kallas mbajtën nëj konferencë të përbashkët për shtyp.Rama e nisi fjalën e tij me batuta.
“Më në fund e mbajte fjalën që ma kishe dhënë përpara si përfaqësuese e vendit tënd, por erdhe si përfaqësuese e të gjitha vendeve”, tha ai duke iu drejtuar shefes së diplomacisë së BE-së.
Rama zbardhi edhe pjesë nga diskutimi që pati gjatë takimit me zonjës Kallas. Ai tha se diskutuan për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit si dhe për rajonin.
Rama: Kemi folu për sfidën e madhe të pricesit drejt anëtarësimit të BE-së, pe kalendarin e dakordësuar me komisionin për mbylljen e negociatave brenda viti 2027. Kemi folur dhe për rajonin dhe problematikat në rajon, në një moment kur e kmi të domosdoshëm unitetin dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Të gjitha vendet kanë synim të shpallin strategjitë për anëtarësim në BE. Ky destinacion është një pikë referimi për të kuptuar edhe politikën e ditës dhe hapat që të gjithë së bashku duhet të kemi në të përditshmen tonë që i gjithë ky rajon të bëhet pjesë e familjes evropiane.
Rama tha se diskutime janë zhvilluar edhe për fushën e sigurisë e cila është një temë qëndrore edhe në politikën e BE-së.
Rama: Dua të theksoj që partneriteti për siguri dhe mbrojtje është një hap që pasohet nga të tjerë hapa dhe dialogu për këtë partneritet do të jetë i vazhdueshëm. Pjesë e këtij partneriteti Shqipëria do të jetë edhe si anëtare e BE-së. Kaja është një mbështetëse e palëkundur e procesit të anëtarësimit, mbështetëse e unifikimit të gjithë Evropës nënë umbrellën e BE dhe mbështetëse palëkundur deri tani e Shqipërisë. Është një vlerë e çmuar për ne dhe ne e çmojmë shumë./vizionplus.tv -

“Ne vendosëm diellin, kurse ti ke sjellë të ftohin nga Brukseli”, Rama batuta me Kaja Kallas në konferencë: Të jesh e bindur që herën tjetër…
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë me shefen për politikën e jashtme në BE, u shpreh se Kaja Kallas është mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë dhe e unifikimit të të gjithë Evropës nën ombrellën e BE.
Edi Rama: Kaja është mbështetëse e palëkundur e këtij procesi, e unifikimit t ë të gjithë Evropës nën ombrellën e BE dhe mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë, është vlerë e shtuar për ne dhe e çmojmë shumë në aspektin institucional dhe personal.
Vjen në një kohë shumë të veçantë për të gjithë ne, njëkohësisht bashkëpunimi ynë është bashkëpunim ku besojmë shumë dhe jemi të investuar çdo ditë, dhe gjithmonë të njehësuar me qasjen tonë me atë të BE.
Është një vizitë që solli një kombinim pak të çuditshëm për ne midis diellit dhe të ftohtit. ne kemi vendosur diellin, ti ke sjellë të ftohin nga Brukseli, por të jesh e bindur që herës tjetër do të ketë vetëm diell dhe s’do të ketë më vend për të ftohtin. -

Koreja e Jugut për tarifat e Trump: Do të shpallim masa mbështetëse për industrinë e automjeteve
Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut ka thënë se vendi i tij planifikon të shpallë masa mbështetëse urgjente për industrinë e automjeteve brenda javës së ardhshme.
Han Duck-soo citohet në agjencinë e lajmeve Yonhap të ketë thënë se tarifat prej 26% të Donald Trump mbi eksportet e Koresë së Jugut në SHBA mund të jenë një barrë e madhe për ekonominë.
Ai tha gjithashtu se ministri i tregtisë i Koresë së Jugut do të vizitojë SHBA-në sa më shpejt të jetë e mundur për të marrë pjesë në negociata.
Kjo vjen pas premtimit të ministrit të financave të vendit për të vendosur të gjitha masat për të stabilizuar tregjet financiare nëse paqëndrueshmëria bëhet shumë e tepruar.Top Channel