Tag: mbështetëse

  • Pete Davidson flet për ndikimin e nënës në rrugën e tij drejt shërimit: “Nuk mund të vdisja para saj”

    Pete Davidson flet për ndikimin e nënës në rrugën e tij drejt shërimit: “Nuk mund të vdisja para saj”

    Aktori dhe komediani Pete Davidson ka ndarë një rrëfim prekës për ndikimin e nënës së tij rreth rrugës për gjetjen e vetes. Gjatë një interviste në podcastin This Past Weekend with Theo Von, Davidson tregoi për një moment kyç gjatë qëndrimit në rehabilitim, kur një telefonatë nga nëna e tij, Amy, i ndryshoi rrjedhën e mendimeve.
    “Ajo më tha: ‘Frika ime më e madhe është që do ta shoh në lajme se djali im ka vdekur.’ Dhe ajo kurrë nuk ka folur kështu më parë. Ajo gjithmonë ka qenë mbështetëse dhe pozitive,” tha Davidson.
    Për komedianin 31-vjeçar, këto fjalë e goditën fort, sidomos duke ditur se nëna e tij kishte humbur tashmë bashkëshortin, babain e Pete-it, Scott Davidson, një zjarrfikës i ndjerë që humbi jetën në sulmet e 11 Shtatorit.
    “Thjesht mendova: ‘Nuk mund të vdes para se ajo të ikë,’” rrëfeu ai. Davidson e përshkroi nënën e tij si një grua të fortë dhe të dashur që nuk është martuar më pas vdekjes së bashkëshortit dhe është përkushtuar vetëm te rritja e fëmijëve.
    Davidson, i njohur për betejat e tij me shëndetin mendor dhe varësinë, foli gjithashtu për procesin e largimit të tatuazheve, të cilat i shihte si kujtime të errëta nga e kaluara. “Dua të filloj nga e para,” tha ai, duke shtuar se ndjehet me fat që ka një familje të dashur dhe mbështetëse.

  • Ngec industria mbështetëse automotive, bie punësimi

    Ngec industria mbështetëse automotive, bie punësimi

    Industria mbështetëse automotive ishte nga të paktët sektorë që tërhoqi investime të huaja vitin e fundit, duke shfrytëzuar avantazhin e krahut të lirë të fuqisë punëtore.Ky sektor kryesisht punon me sistemin e materialit të porositësit, nëpërmjet montimit të sistemeve elektrike dhe mori hov pasi shtetet e Europës Lindore, si p.sh. Çekia, kaluan në një fazë më të lartë teknologjie, duke bërë që p…

  • E RËNDË – Humb jetën në shtëpinë mbështetëse “Mimoza” në Shkodër 64- vjeçarja, dyshimet e policisë

    E RËNDË – Humb jetën në shtëpinë mbështetëse “Mimoza” në Shkodër 64- vjeçarja, dyshimet e policisë

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e Shtëpisë Mbështetëse “Mimoza”, shtetasja L. B., 64 vjeçe, ka humbur jetën, dyshohet për shkak të arrestit kardiak.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

    Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

    Për fermerët, ndihma që po jepet prej vitesh përmes subvencioneve në bujqësi është pozitive dhe i ka ndihmuar ata në zgjerimin e aktivitetit të tyre.
    “Është bërë një punë goxha sensibilizuese gjatë kësaj periudhe për nxitjen e sa më shumë fermerëve për t’u bërë pjesë e kësaj skeme, e cila është interesante dhe me përfitime për ta.“
    Megjithatë duket se për një pjesë ende mbetet sfidë pajisja me aktin e marrjes së tokës në pronësi, gjë e cila do t’u mundësonte përfitime edhe më të mëdha.
    “Na pengojnë letrat e tokës, që hala nuk kanë marrë zgjidhje. Por ky është një problem mbarëkombëtar dhe shumë në disfavor të fermerëve.“
    “Aplikimin e kam bërë për 70 dynymë, se më mungon dokumentacioni. Nuk kemi certifikatat pronësie. Edhe atyre që u kemi tokat me qira, disa u mungojnë.“
    “Problemi kryesor qëndron te certifikimi i pronës, pra marrja e akteve dhe titujve të pronësisë.“
    Në të gjithë vendin, specialistët e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural po zhvillojnë takime informuese me fermerët, me qëllim njohjen e tyre me rregullat dhe mënyrën e përfitimit të granteve mbështetëse.
    Në qarkun Shkodër, skema më e kërkuar vijon të mbetet ajo e naftës pa akcizë, nga e cila kanë përfituar mbi tre mijë fermerë vitin e shkuar.

  • Nga rojet te kamerat inteligjente, Shqipëria rrit ndjeshëm investimet në siguri

    Nga rojet te kamerat inteligjente, Shqipëria rrit ndjeshëm investimet në siguri

    Siguria po iu kushton gjithnjë e më shumë vit pas viti bizneseve, individëve dhe institucioneve. Përparimi teknologjik po gjeneron mundësi të reja, por që kushtojnë dhe krijojnë hapësira për biznes të ri edhe në vendin tonë.
    Sektori që përfshin “Shërbimet e sigurisë dhe hetimit; shërbimet për ndërtesat dhe peizazhin (pastrimi); administrimi e zyrave, mbështetja e zyrave dhe shërbime të tjera mbështetëse të biznesit” ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë tre viteve të fundit në Shqipëri.
    Të dhënat tregojnë se të ardhurat nga ky grup aktivitetesh arritën në 84.4 miliardë lekë në vitin 2023, nga 75 miliardë lekë në vitin 2022 dhe 67 miliardë lekë në vitin 2021. Shërbimet mbështetëse të biznesit rriten me 26% në dy vjet.
    Këto shërbime luajnë në ekonominë shqiptare. Bëhet fjalë për një grup të gjerë aktivitetesh, që nisin nga shërbimet e sigurisë fizike në institucione publike e private, deri te pastrimi profesional, mirëmbajtja e ambienteve të jashtme dhe shërbimet logjistike apo mbështetëse në zyrat e kompanive.
    Rritja e të ardhurave për bizneset e sigurisë dhe shërbimeve mbështetëse të zyrave po vjen nga zgjerimi i kërkesës në sektorin privat dhe publikë për të kontraktuar shërbime të jashtme, si dhe zgjerimi i sektorit të shërbimeve call center i cili ka tërhequr një pjesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore, veçanërisht të rinjsh.
    Në këtë kontekst, sektori pritet të vazhdojë rritjen, sidomos nëse kombinohet me digjitalizimin e shërbimeve dhe rritjen e kërkesës ndërkombëtare për shërbime në distancë.
    Studimet vendase tregojnë se Sektori privat i sigurisë përfshin rreth 270 kompani të licencuara që ofrojnë shërbime të tilla. Më shumë se 12,800 roje private punësohen në këtë sektor, afërsisht po aq sa Policia e Shtetit.
    Afërisht kostot për punonjës në muaj për kompanitë e sigurimit janë 400-600 euro në muaj. Studimet tregojnë se objekte mesatare, bizneset mund të shpenzojnë 5,000–10,000 euro në vit për një vendroje sigurie dhe shumëfish për sisteme shërbimi më të mëdha.
    Vitet e fundit institucionet financiare dhe bankat harxhojnë vlera shumë më të mëdha jo vetëm për sigurinë fizike por edhe kundër mashtrimeve në internet.
    Përhapja e teknologjisë dhe automatizimit të punës është duke zgjeruar mashtrimin online duke bërë që shumë kompani të zgjerojnë financimet për mbrojtje ndaj sulmeve kibernetikë. Me avancimin teknologjik do të rriten më tej edhe shpenzimet për sigurinë ndaj sulmeve virtuale krahas atyre fizike./ Monitor

  • Bizneset e sigurisë dhe shërbimeve mbështetëse të kompanive, 840 mln euro të ardhura në 2023

    Bizneset e sigurisë dhe shërbimeve mbështetëse të kompanive, 840 mln euro të ardhura në 2023

    Siguria po iu kushton gjithnjë e më shumë vit pas viti bizneseve, individëve dhe institucioneve. Përparimi teknologjik po gjeneron mundësi të reja, por që kushtojnë dhe krijojnë hapësira për biznes të ri edhe në vendin tonë.Sektori që përfshin “Shërbimet e sigurisë dhe hetimit; shërbimet për ndërtesat dhe peizazhin (pastrimi); administrimi e zyrave, mbështetja e zyrave dhe shërbime të tjera mbështetëse të biznesit” ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë tre viteve të fundit në Shqipëri.Të dhënat tregojnë se të ardhurat nga ky grup aktivitetesh arritën në 84.4 miliardë lekë në vitin 2023, nga 75 miliardë lekë në vitin 2022 dhe 67 miliardë lekë në vitin 2021. Shërbimet mbështetëse të biznesit rriten me 26% në dy vjet.Këto shërbime luajnë në ekonominë shqiptare. Bëhet fjalë për një grup të gjerë aktivitetesh, që nisin nga shërbimet e sigurisë fizike në institucione publike e private, deri te pastrimi profesional, mirëmbajtja e ambienteve të jashtme dhe shërbimet logjistike apo mbështetëse në zyrat e kompanive.Rritja e të ardhurave për bizneset e sigurisë dhe shërbimeve mbështetëse të zyrave po vjen nga zgjerimi i kërkesës në sektorin privat dhe publikë për të kontraktuar shërbime të jashtme, si dhe zgjerimi i sektorit të shërbimeve call center i cili ka tërhequr një pjesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore, veçanërisht të rinjsh.Në këtë kontekst, sektori pritet të vazhdojë rritjen, sidomos nëse kombinohet me digjitalizimin e shërbimeve dhe rritjen e kërkesës ndërkombëtare për shërbime në distancë.Studimet vendase tregojnë se Sektori privat i sigurisë përfshin rreth 270 kompani të licencuara që ofrojnë shërbime të tilla. Më shumë se 12,800 roje private punësohen në këtë sektor, afërsisht po aq sa Policia e Shtetit.Afërisht kostot për punonjës në muaj për kompanitë e sigurimit janë 400-600 euro në muaj. Studimet tregojnë se objekte mesatare, bizneset mund të shpenzojnë 5,000–10,000 euro në vit për një vendroje sigurie dhe shumëfish për sisteme shërbimi më të mëdha.Vitet e fundit institucionet financiare dhe bankat harxhojnë vlera shumë më të mëdha jo vetëm për sigurinë fizike por edhe kundër mashtrimeve në internet.Përhapja e teknologjisë dhe automatizimit të punës është duke zgjeruar mashtrimin online duke bërë që shumë kompani të zgjerojnë financimet për mbrojtje ndaj sulmeve kibernetikë. Me avancimin teknologjik do të rriten më tej edhe shpenzimet për sigurinë ndaj sulmeve virtuale krahas atyre fizike./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Skema Kombëtare e Investimeve, 2 miliardë lekë për bujqësinë, 9 masa mbështetëse

    Skema Kombëtare e Investimeve, 2 miliardë lekë për bujqësinë, 9 masa mbështetëse

    Prej datës 30 korrik janë hapur aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025, një paketë e re financimi me 20 milionë euro në mbështetje të fermerëve dhe bizneseve bujqësore.
    Skema përfshin kredi të buta dhe grante investimi, të ndara në nëntë masa mbështetëse, që synojnë rritjen e prodhimit, përmirësimin e teknologjisë dhe forcimin e qëndrueshmërisë në sektor.
    Balil Bineri, specialist bujqësie në Gjirokastër, thekson se kjo është një mundësi reale për fermerët që duan të zhvillojnë aktivitete bujqësore më të strukturuara dhe efikase.
    “Janë disa masa, ku me interes do të jenë masat për mbështetje për pajisjet të mekanizuara dhe mjete bujqësore”, u shpreh Bineri.
    Skema është e hapur për individë dhe subjekte me status juridik dhe aplikimi bëhet nëpërmjet agro-pikave ose Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor. Afati për aplikim është 30 shtatori 2025 dhe agjencitë ofrojnë asistencë për të gjithë aplikuesit.
    “Periudha e aplikimit do të vijojë më shumë se 40 ditë dhe koha është e mjaftueshme. Asistenca teknike do jepet parën zyrave të Agjencive Rajonale të Bujqësisë dhe agro-pikave dhe shpresojë të ketë një numër të lartë fermerësh që do të jenë përfitues”, u shpreh ai.
    Skema e investimeve në sektorin bujqësor është një mundësi konkrete për të rritur kapacitetet prodhuese të fermerëve, për të nxitur inovacionin në bujqësi dhe për të gjeneruar më shumë të ardhura në zonat rurale.

  • Zjarret në vend, qeveria me paketë mbështetëse për fermerët, 29 mijë hektarë tokë do të rivitalizohen

    Zjarret në vend, qeveria me paketë mbështetëse për fermerët, 29 mijë hektarë tokë do të rivitalizohen

    Qeveria do të adresojë një paketë mbështetëse për fermerët, për të mbuluar kostot e dëmeve të shkaktuara nga zjarret në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë.
    Në konferencën e përbashkët me ministrat e Mbrojtjes Pirro Vengu, atë të Brendshëm Ervin Hoxha dhe drejtorin e përgjithshëm të Emergjencave Civile, Haki Çako, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vlerësoi ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për marrjen e masave ndaj dëmeve të shkaktuara nga zjarret.
    Denaj tha se, “zjarret kanë shkatuar dëme kryesisht në zonën e jugut të vendit, në Delvinë, në blegtori, bletari por dhe në kullota”.
    “Janë 230 koshere me bletë të dëmtuara, 8 stane, ndërsa jemi duke vlerësuar nevojën për ushqim për blegtorinë në të gjithë zonat e prekura nga zjarret”, tha Denaj.
    Ministrja bëri të ditur se, furnizimi me bazë ushqimore për blegtorinë, në zonën e prekur nga zjarret është mundësuar në kohë rekord.
    “Që prej ditës së martë janë shpërndarë në Delvinë 20 tonë ushqime dhe kemi një kapacitet prej 100 tonë ushqime rezervë për t’u shpërndarë në zonat e tjera të vendit, ku paraqitet nevoja”, tha ajo, teksa u bëri apel institucioneve në terren të bëjnë përllogaritjet për nevojat e tjera që paraqiten.
    Ajo shtoi se qeveria do të vijë me një paketë mbështetëse për rivitalizimin e një sipërfaqeje toke prej 29 mijë hektarësh me të mbjella.
    “Është një sipërfaqe toke prej 29 mijë hektarë, po mendojmë një paketë mbështetëse për të rivitalizuar këtë pjesë me të mbjella”, tha Denaj.

  • Zjarret në vend, qeveria ofron paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë

    Zjarret në vend, qeveria ofron paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë

    Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria do të ofrojë paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, që janë shkaktuar si pasojë e vatrave të zjarrit.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se do të ketë rritje të gatishmërisë për muajin gusht dhe shtoi se do të mobilizohen strukturat përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend.
    “Masat e marra, rritja e gatishmërisë për muajin Gusht 2025 dhe mobilizimi i strukturave përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend, ku qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera që kanë lindur si pasojë e vatrave të zjarrit”, shkruan Rama në Facebook.

  • Zjarret në vend, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara

    Zjarret në vend, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara

    Zjarret që ranë në vend, që shkaktuan pasoja të rënda, do të vlerësohen nga përgjegjësit. Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria do të ofrojë paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, që janë shkaktuar si pasojë e vatrave të zjarrit.
    Kreu i qeverisë shkruan se do të ketë rritje të gatishmërisë për muajin gusht dhe shtoi se do të mobilizohen strukturat përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend.

    ”Masat e marra, rritja e gatishmërisë për muajin gusht 2025 dhe mobilizimi i strukturave përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend, ku qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera që kanë lindur si pasojë e vatrave të zjarrit”, shkruan Rama në Facebook.