Tag: mbështet

  • Ministria e Jashtme gjermane mbështet intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi

    Ministria e Jashtme gjermane mbështet intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi

    Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.

  • “Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

    “Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

    Presidenti francez Emmanuel Macron ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për mikpritjen gjatë samitit në Tiranë.

    Përmes një postimi në platformën X, Macron shprehet se Shqipëria e ka vendin në BE dhe se Franca e mbështet këtë rrugëtim.
    “I dashur Edi Rama, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen në Tiranë. Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet përmes arritjeve konkrete. Vendi juaj e ka vendin e vetë në Bashkimin Europian, Franca ju mbështet në këtë rrugëtim”, ka shkruar Macron.

    Top Channel

  • Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

    Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

    Presidenti i Republikës takoi sot Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e Komitetit Politik Evropian në Shqipëri.
    Kreu i Shtetit u shpreh se Shqipëria është thellësisht mirënjohëse ndaj Këshillit Evropian për mbështetjen në vijueshmëri të politikave të zgjerimit të BE-së.
    Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së vjen natyrshëm nga zgjedhja jonë historike. Për më shumë se tri dekadash, populli shqiptar mbështet në mënyrë të palëkundur anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke e parë këtë si konsolidim të demokracisë, zhvillim ekonomik të mëtejshëm dhe stabilitet rajonal.
    Shqipëria është e dedikuar në mbështetje dhe respektim të të drejtave themelore të njeriut, duke përfshirë këtu të drejtat e minoriteteve, demokracisë dhe sundimin e ligjit. Ne besojmë fort se Bashkimi Evropian mbetet mjeti më efektiv gjeopolitik për të adresuar sfidat e sigurisë, pasiguritë dhe sfidat ndaj paqes dhe stabilitetit.
    Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e saj si lehtësuese e dialogut dhe urë lidhëse midis Ballkanit Perëndimor dhe pjesës tjetër të Evropës, duke qenë  shtyllë mbështetëse për përballimin e sfidave gjeopolitike.
     

  • Izraeli ‘i hedh benzinë zjarrit’, mbështet Indinë në konfliktin me Pakistanin: Terroristët s’kanë vend ku të fshihen!

    Izraeli ‘i hedh benzinë zjarrit’, mbështet Indinë në konfliktin me Pakistanin: Terroristët s’kanë vend ku të fshihen!

    Izraeli ka shprehur mbështetjen ndaj Indisë, referuar konfliktit nga Pakistanit, duke ‘i hedhur kështu zjarr benzinës” situatës në Lindjen e Mesme.

    Ambasadori i Izraelit në Indi tha në një postim në rrjetet sociale, pas sulmeve të Indisë ndaj Pakistanit, se vendi i tij “mbështet të drejtën e Indisë për vetëmbrojtje”.
    “Terroristët duhet ta dinë se nuk kanë vend për t’u fshehur nga krimet e tyre të tmerrshme kundër të pafajshmëve”, shkroi Reuven Azar, duke shtuar “#OperationSindoor”, emri i koduar i ushtrisë indiane për sulmet e tyre ndaj objektivave pakistaneze.
    Ndryshe nga shumica e deklaratave ndërkombëtare, ndërsa India dhe Pakistani janë në prag të një konflikti më të gjerë, posti i ambasadorit nuk përfshin një thirrje për përmbajtje ose ulje të tensioneve.
    Të dy vendet ndajnë lidhje të thella ushtarake. India importon më shumë armë nga Izraeli se çdo vend tjetër, duke përbërë mbi një të tretën e të gjitha eksporteve të armëve izraelite, sipas shifrave të fundit nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqen në Stokholm.

    Top Channel

  • Babai i Limit është Hoxhë por e mbështet plotësisht të birin në Ferma VIP

    Babai i Limit është Hoxhë por e mbështet plotësisht të birin në Ferma VIP

    E ftuar në Ferma Club në Vizion Plus shoqa e Limit Ana deklaroi se Limi mbështet plotësisht nga babai për veprimet e tij.
    Panelistët zbuluan se babai i Limit është i veshur me robën muslimane dhe është Hoxhë i njohur në xhaminë e Paskuqanit.
    Në lidhje me çfarë mendon ai për Limin, Ana mikesha e tij deklaroi se babai e mbështet plotsisht dhe se Limi është njeri kompleks.

    Biseda në studio:
    Meridian Ramcaj: Do doja të dija reagimin e babait të Llimit pasi me sa di unë babai i Limit është musliman është Hoxhë.
    Ana: Ai e njeh Limin është mësuar me Limin.
    Elton Tozaj: Babai i Limit është Hoxhë I xhamisë së Paskuqanit.
    Ana: Ashtu është Limi është një kompleks. Ai ka tatuazh Hallaun dhe Kryqin.
    Ditea: Pra babai që është hoxh e mbështet Limin?
    Ana:  Po Plotësisht.

  • Përfundon takimi Gonzato-Celibashi/ Ambasadori: BE mbështet procesin zgjedhor

    Përfundon takimi Gonzato-Celibashi/ Ambasadori: BE mbështet procesin zgjedhor

    Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, zhvilloi sot një takim me kryekomisionerin e zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas takimit, Gonzato u shpreh për gazetarët se BE mbështet procesin zgjedhor në Shqipëri, por nuk ka asnjë rol ndërhyrës.
    “Unë nuk bëj deklarata para zgjedhjeve,” tha ambasadori Gonzato, duke theksuar se Bashkimi Europian ka besim të plotë te misioni i ODIHR-it, i cili po monitoron nga afër zgjedhjet e 11 majit.
    Ai rikujtoi se “lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është në zemër të negociatave për anëtarësim” dhe se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka një detyrë shumë të rëndësishme në këtë drejtim.
    “BE është këtu për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit, jo për të ndërhyrë apo manipuluar ndonjë proces,” deklaroi Gonzato, duke kërkuar që vëmendja të fokusohet te garantimi i një procesi të drejtë, të lirë dhe transparent.
     

  • Rama: Vetëm PS mbështet SPAK! Kreu i PS vlerëson fushatën që bazohet te komunikimi me qytetarët

    Rama: Vetëm PS mbështet SPAK! Kreu i PS vlerëson fushatën që bazohet te komunikimi me qytetarët

    Reforma në Drejtësi është një ndër arritjet më të suksesshme të Partisë Socialiste, beson Edi Rama.
    Gjatë një komunikimi online me komentuesit, Rama tha se asnjë forcë tjetër politike nuk e mbështet SPAK-un.
    “Nëse nuk do të ishim forca e vetme në qeveri me këtë vendosshmëri nuk do të bëhej. Ata rrotull nesh nuk e duan SPAK. Kërkojnë të përdorin SPAK dhe thellimin e luftën kundër korrupsionit si një argument pse ne nuk duhet të votohemi. Si mund t’i votoni se kanë gjysmën e qeverisë në burg. Ne nuk e vëmë pushtetin politik si karrocën para kalit, pushtetit të pavarur të drejtësisë, që e kemi pavarësuar ne”, tha Rama.

    Rama iu kundërpërgjigj edhe kritikave se PS ka një fushatë tallava.
    “Që kur unë merrem me fushatë elektorale, shikoni se si kanë ndryshuar edhe të tjerët. Kush i solli për herë të parë njerëzit të ulen në takime. Edhe kjo historia me këngët dhe vallet do ta shikoni se do ta përdorin më vonë. Tjetra jo merresh me bufin, pse merreni ju që merreni me analizat. Pse merreni me një të 100, edhe në fjalët e mia nuk flas 95% të kohës as për bufin, kënetën, Lulin apo Vrenozin, as për…Unë flas për sfidën historike që ka Shqipëria”, tha shefi i qeverisë.
    Në mbyllje të komunikimit, Rama kërkoi votën nga socialistët dhe demokratët për të mundësuar anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

  • Basha ‘betohet’ në Kombinat: Unë do ta luftoj deri në fund korrupsionin!

    Basha ‘betohet’ në Kombinat: Unë do ta luftoj deri në fund korrupsionin!

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidatët e kësaj force politike, zhvilluan takime pasditen e të mërkurës me qytetarë dhe biznese në zonën e Kombinatit në Tiranë.
    Gjatë bisedave me ta, Basha dëgjoi nga afër shqetësimet dhe problemet me të cilat përballen banorët dhe theksoi se prioriteti kryesor i Koalicionit Euroatlantik është lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe mbështetja ndaj institucioneve të drejtësisë, veçanërisht SPAK-ut.
    Ai theksoi se vetëm përmes mbështetjes së plotë për SPAK-un dhe përfundimit me sukses të betejës kundër korrupsionit, mund të sigurohen fondet dhe burimet për të ndërtuar politika që ndihmojnë shtresat në nevojë, si pensionistët, të rinjtë, sipërmarrësit dhe fermerët.
    “Nuk ka rëndësi asnjë premtim tjetër që bën Foltorja me shokë, në qoftë se ti nuk lufton korrupsionin. Në qoftë se ti lufton SPAK-un dhe mbështet të korruptuarit, asgjë ska për të ndryshuar më keq do bëhet. Prandaj parakush është mbështetja ndaj SPAK-ut, çuarja deri në fund e luftës kundër korrupsionit. Vetëm kjo i çliron fondet për të bërë pastaj politika për të mbështet pensionistët, për të mbështet të rinjtë, për të mbështet sipërmarrjen, për të mbështet fermerët, për të mbështet zhvillimin ekonomik në tërrësi, për të ulë taksat, vetëm kjo politik. E para dhe kryesorja, e panegociueshme, t’i shkojmë deri në fund luftës kundër korrupsionit”,  tha Basha.
    Sipas tij, vetëm numri 4 në fletën e votimit përfaqëson realisht mbështetjen për drejtësinë dhe ndryshimin e vërtetë.
    “Sepse dihet, që të vetmit në të gjithë atë fletë votimi, vetëm numri 4 është në mbështetje me vepra ndaj SPAK-ut. Këta të dy siç e keni parë, hapur dhe nën rrogoz  kanë dalë dhe punojnë kundër SPAK-ut. Më 11 maj kjo është zgjehdja, o me familjen tuaj, o me shokët e Ramës tek 7×7=313. Lekët o në xhepat tuaj, o në xhepat e shokëve të e Ramës tek 7×7-313, në dy vende njëkohësisht nuk mund të jenë. Dhe kjo vlen për pensionistët, kjo vlen për studentët, kjo vlen për fermerët, kjo vlen për pronarët, kjo vlen për të përndjekurit” , u shpreh ndër të tjera Basha.

  • “Më 11 maj, o me familjen tënde, o me shokët e Ramës te 7×7=313”, Basha: Mbështetje pa kushte për SPAK-un

    “Më 11 maj, o me familjen tënde, o me shokët e Ramës te 7×7=313”, Basha: Mbështetje pa kushte për SPAK-un

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidatët Nevila Nika dhe Azgan Haklaj, zhvilluan takime pasditen e djeshme me qytetarë dhe biznese në zonën e Kombinatit në Tiranë. Gjatë bisedave me ta, Basha dëgjoi nga afër shqetësimet dhe problemet me të cilat përballen banorët dhe theksoi se prioriteti kryesor i Koalicionit Euroatlantik është lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe mbështetja ndaj institucioneve të drejtësisë, veçanërisht SPAK-ut. Ai theksoi se vetëm përmes mbështetjes së plotë për SPAK-un dhe përfundimit me sukses të betejës kundër korrupsionit, mund të sigurohen fondet dhe burimet për të ndërtuar politika që ndihmojnë shtresat në nevojë, si pensionistët, të rinjtë, sipërmarrësit dhe fermerët.
    “Nuk ka rëndësi asnjë premtim tjetër që bën Foltorja me shokë, në qoftë se ti nuk lufton korrupsionin. Në qoftë se ti lufton SPAK-un dhe mbështet të korruptuarit, asgjë ska për të ndryshuar më keq do bëhet. Prandaj parakush është mbështetja ndaj SPAK-ut, çuarja deri në fund e luftës kundër korrupsionit. Vetëm kjo i çliron fondet për të bërë pastaj politika për të mbështet pensionistët, për të mbështet të rinjtë, për të mbështet sipërmarrjen, për të mbështet fermerët, për të mbështet zhvillimin ekonomik në tërësi, për të ulë taksat, vetëm kjo politik. E para dhe kryesorja, e panegociueshme, t’i shkojmë deri në fund luftës kundër korrupsionit” – tha Basha. Ai gjithashtu tha se më 11 maj qytetarët do të kenë përpara një zgjedhje të qartë: o me familjet e tyre, o me shokët e Ramës tek 7×7=313, pasi sipas tij, paratë nuk mund të jenë në të dy vendet njëkohësisht, në xhepat e të korruptuarve dhe në xhepat e qytetarëve.
    Basha më tej tha se vetëm numri 4 në fletën e votimit përfaqëson realisht mbështetjen për drejtësinë dhe ndryshimin e vërtetë. “Sepse dihet, që të vetmit në të gjithë atë fletë votimi, vetëm numri 4 është në mbështetje me vepra ndaj SPAK-ut. Këta të dy siç e keni parë, hapur dhe nën rrogoz kanë dalë dhe punojnë kundër SPAK-ut. Më 11 maj kjo është zgjedhja, o me familjen tuaj, o me shokët e Ramës tek 7×7=313. Lekët o në xhepat tuaj, o në xhepat e shokëve të e Ramës tek 7×7-313, në dy vende njëkohësisht nuk mund të jenë. Dhe kjo vlen për pensionistët, kjo vlen për studentët, kjo vlen për fermerët, kjo vlen për pronarët, kjo vlen për të përndjekurit” – u shpreh ndër të tjera Basha.

  • ‘Mbështetje pa kushte për SPAK-un’, Basha: Lufta kundër korrupsionit është parakusht për zhvillim dhe mirëqenie

    ‘Mbështetje pa kushte për SPAK-un’, Basha: Lufta kundër korrupsionit është parakusht për zhvillim dhe mirëqenie

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzikm Basha, bashkë me kandidatët Nevila Nika dhe Azgan Haklaj, zhvilluan takime pasditen e sotme me qytetarë dhe biznese në zonën e Kombinatit në Tiranë. Gjatë bisedave me ta, Basha dëgjoi nga afër shqetësimet dhe problemet me të cilat përballen banorët dhe theksoi se prioriteti kryesor i Koalicionit Euroatlantik është lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe mbështetja ndaj institucioneve të drejtësisë, veçanërisht SPAK-ut.
    Ai theksoi se vetëm përmes mbështetjes së plotë për SPAK-un dhe përfundimit me sukses të betejës kundër korrupsionit, mund të sigurohen fondet dhe burimet për të ndërtuar politika që ndihmojnë shtresat në nevojë, si pensionistët, të rinjtë, sipërmarrësit dhe fermerët.
    “Nuk ka rëndësi asnjë premtim tjetër që bën Foltorja me shokë, në qoftë se ti nuk lufton korrupsionin. Në qoftë se ti lufton SPAK-un dhe mbështet të korruptuarit, asgjë ska për të ndryshuar më keq do bëhet. Prandaj parakush është mbështetja ndaj SPAK-ut, çuarja deri në fund e luftës kundër korrupsionit. Vetëm kjo i çliron fondet për të bërë pastaj politika për të mbështet pensionistët, për të mbështet të rinjtë, për të mbështet sipërmarrjen, për të mbështet fermerët, për të mbështet zhvillimin ekonomik në tërrësi, për të ulë taksat, vetëm kjo politik. E para dhe kryesorja, e panegociueshme, t’i shkojmë deri në fund luftës kundër korrupsionit” – tha Basha.
    Ai gjithashtu tha se më 11 maj qytetarët do të kenë përpara një zgjedhje të qartë: o me familjet e tyre, o me shokët e Ramës tek 7×7=313, pasi sipas tij, paratë nuk mund të jenë në të dy vendet njëkohësisht, në xhepat e të korruptuarve dhe në xhepat e qytetarëve.
    Basha më tej tha se vetëm numri 4 në fletën e votimit përfaqëson realisht mbështetjen për drejtësinë dhe ndryshimin e vërtetë.
    “Sepse dihet, që të vetmit në të gjithë atë fletë votimi, vetëm numri 4 është në mbështetje me vepra ndaj SPAK-ut. Këta të dy siç e keni parë, hapur dhe nën rrogoz kanë dalë dhe punojnë kundër SPAK-ut. Më 11 maj kjo është zgjehdja, o me familjen tuaj, o me shokët e Ramës tek 7×7=313. Lekët o në xhepat tuaj, o në xhepat e shokëve të e Ramës tek 7×7-313, në dy vende njëkohësisht nuk mund të jenë. Dhe kjo vlen për pensionistët, kjo vlen për studentët, kjo vlen për fermerët, kjo vlen për pronarët, kjo vlen për të përndjekurit” – u shpreh ndër të tjera Basha.