Tag: mbështet

  • Myslim Murrizi: Po kush u mbështet apo iu vjen më nga pas, mor palaço e spurdhjakë politikë të PD!?

    Myslim Murrizi: Po kush u mbështet apo iu vjen më nga pas, mor palaço e spurdhjakë politikë të PD!?

    Kandidati i PD-së në zgjedhjet e 11 majit, Myslim Murrizi, ka ironizuar drejtuesit e partisë Demokratike për pushimet verore, duke i uruar edhe për “arritjet” në këto zgjedhje.
    Postimi i Myslim Murrizit:

    Asnjeri nuk pipëtin, nuk belbëzon e nuk flet më për “masakrën” zgjedhore që do gjenin gjatë “rinumërimit” nga patronazhistët e Çelibashit.
    A mund të na e thonë këta dy anëtarët e KAS-it seksualo-bashisto-demokratikas se kush ishin 48 rilindasit që paguhen në KQZ prej vitesh që bënë “rinumërimin” e rreth 40 % të kutive të votimit të Shqipërisë pra të gjitha kutitë e Qarkut Tiranë dhe Fier dhe pjesërisht ato të qarkut Durrës dhe Dibër?
    Pse duhet t’i besojë PD më shumë punëtoreve të Çelibashit sesa komisionerëve të saj? Apo ngaqë Çelibashi u përzgjodh nga Bylykbashi me porosi të Lulzimbashit në 2020?
    Po këta anëtarët e KAS-it, gjoja përfaqesues të PD, a mund të na thotë Bylykbashi se çfarë lidhje kanë me PD dhe me Lulzimbashin? Apo u rehatuat tani dhe po prisni shtatorin për “revolucion”?
    Po kush ju mbështet e ju vjen nga pas më ju, mor palaço e spurdhjakë politikë që kishit frikë edhe nga vota e demokratëve dhe nuk u futet në primare edhe nga vota e qytetarëve dhe u mbyllët në listë si qentë në stan?
    Nëse PD do të vazhdojë akoma me këta bythecë që nuk i pjerdh kush në asnjë cep dhe janë të pështirë, të shpëlarë e të urryer në perceptimin qytetar në çdo qytet, fshat, lagje e pallat, atëherë mos u lodhni kot të mendoni se po mashtroni demokratët dhe qytetarët, se në fakt po mashtroni veten për “revolucione” imagjinare 3D.
    Me këta mender drejtues politik, këtë kryesi, këshill kombëtar, sekretariate e departamente, dhe pse jo grup parlamentar pa vota, “revolucioni” do ndryshket me mendjen e çdo idioti apo debili politik që i mendon njerëzit si ushtarë.
    Hajt pushime të mbara dhe në 10 shtator rresht në Parlament, dhe herë pas here bëni ndonjë skenë aty sikur do “vriteni” për demokraci, siç bëtë katër vjet që shkuan.

  • Humori bajat i Raiffeisen

    Humori bajat i Raiffeisen

    Nga Klodian Tomorri
    E vënë në qendër të skandaleve, për abuzime me kreditë siç janë rastet e fundit të bëra publike në media, Raiifeisen ka nxituar të shpëlaje imazhin e saj duke bërtitur publikisht se po mbështet familjet e reja me kredi të buta.
    Si i mbështet Raiffeisen familjet e reja me kredi të buta? Është duke hequr para nga fitimet e veta të majme. Përgjigja është jo.
    Ata qe po mbështesin familjet e reja me kredi të buta janë taksapaguesit shqiptarë jo Raiffeisen. Paratë i paguan buxheti. Ndërsa Raiffeisen jo vetëm që nuk mbështet asnjë lek, por përkundrazi fiton para edhe nga kreditë e buta. Por Raiffeisen bën humor me hallet e miletit.
    Për të vazhduar më tej, thonë që kemi shumë programe të përgjegjshmërisë sociale! Çfarë programesh të përgjegjshmërisë sociale ka Raiffeiseni?
    Ka mbështetur me burse ndonjë fëmijë nga shtresat në nevoje? Ka financuar ndërtimin e ndonjë shkolle apo spitali? Jo. Ka mbështetur ndonjë të moshuar pa njeri? Jo. Thjesht kanë mbjellë ca pemë nga liqeni, dhe edhe aty janë përdorur politikisht. Këto janë programet e përgjegjshmërisë sociale te Raiifeisenit. Por nejse.

    Problemi më i madh me Raiffeisen dhe një pjesë të bankave të huaja është diku tjetër. Ato po shndërrohen në frenues te rritjes ekonomike ne Shqipëri.
    Menaxheret e huaj qe ato sjellin ne Shqipëri nuk e kanë fare në prioritetet e tyre menaxhuese financimin e ekonomisë kombëtare. Por përkundrazi. Luajnë ne fushën e tyre të sigurtë dhe jetojnë jetën e bukur qe u ofron Shqipëria.
    Here më të dashurat dhe here me të dashurit e tyre, sipas rastit. Këto punët e festave lavish i bene mire Raiffeisen. Ndërsa sa për përgjegjshmërinë sociale, janë këto barcaletat me kreditë e shtresave në nevojë.
    Lexo edhe:
    Tjetër SKANDAL! Kreditë me letra false të “Raiffeisen”, banka i kërkon qytetarit mbi 8 mln lekë të marra nga ortaku

    Qytetarja fiton gjyqin kundër “Raiffeisen”, banka e zhvati për kredinë e ish-burrit me letra false

  • “Duan t’i hedhin benzinë zjarrit”, Kremlini: Rusia mbështet Iranin dhe dënon sulmet amerikane e izraelite!

    “Duan t’i hedhin benzinë zjarrit”, Kremlini: Rusia mbështet Iranin dhe dënon sulmet amerikane e izraelite!

    Rusia mbështet Teheranin dhe dënon sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane, thotë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

    Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me kritikat nga disa komentatorë të cilët kanë pretenduar se Rusia nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbështetur Iranin, zëdhënësi Dmitry Peskov tha se Moska synon të zhvillojë më tej lidhjet e saj me Teheranin.
    Ai tha se “shumë njerëz po përpiqen të prishin marrëdhëniet midis Moskës dhe Teheranit duke i hedhur benzinë ​​zjarrit”.
    Peskov vuri në dukje gjithashtu se ministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili zhvilloi bisedime me Vladimir Putinin në Moskë dje, kishte thënë se e vlerësonte shumë rolin e Rusisë.

    Top Channel

  • Pas tensioneve SHBA-Iran, Rama: Shqipëria mbështet fuqishëm përpjekjet e Trump

    Pas tensioneve SHBA-Iran, Rama: Shqipëria mbështet fuqishëm përpjekjet e Trump

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë pasdite lidhur me sulmin e SHBA-së ndaj Iranit.
    Përmes një postimi në platformën ‘X’, Rama shprehet se Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e sinqerta të Presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore.
    “Ky nuk është thjesht një shtet tjetër bërthamor. As thjesht një diktaturë me ambicie bërthamore. Kjo është një teokraci – e armatosur me retorikë apokaliptike, e zhytur në shtatëdhjetë vjet duke i cilësuar kombet e lira si “Satanike” dhe duke bërë thirrje të hapura për shfarosjen e tyre. Nga çdo aspekt, është një devijim i veçantë – ndryshe nga çdo shtet i armatosur me armë bërthamore, pavarësisht sistemit politik.
    Si një komb që doli nga humnera e një regjimi brutal ateokratik, si një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara, Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e sinqerta të Presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore”,-shkruan Rama.

  • Rama: Shqipëria mbështet Trump, të ndalojë regjimin teokratik të Iranit të pajiset me armë bërthamore!

    Rama: Shqipëria mbështet Trump, të ndalojë regjimin teokratik të Iranit të pajiset me armë bërthamore!

    Edi Rama, kryeminister i vendit

    TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka mbështetur ndërhyrjen e SHBA në Iran, duke e përshkruar regjimin e Ali Khamein,  jo vetëm si një kërcënim bërthamor, por si një teokraci me retorikë apokaliptike, që për dekada ka shënjestruar Perëndimin dhe vlerat e botës së lirë.
    Në një postim në X, Rama thotë se “Ky nuk është thjesht një shtet tjetër bërthamor. As thjesht një diktaturë me ambicie bërthamore. Kjo është një teokraci – e armatosur me retorikë apokaliptike, e zhytur në shtatëdhjetë vjet duke i cilësuar kombet e lira si ‘Satanike’ dhe duke bërë thirrje të hapura për shfarosjen e tyre.”
    Rama theksoi se vendi ynë mbështet SHBA dhe përpjekjet e presidentit Trump. “Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e sinqerta të Presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore,” – thekson Rama.

    REAGIMI I PLOTË: 
    Ky nuk është thjesht një shtet tjetër bërthamor. As thjesht një diktaturë me ambicie bërthamore. Kjo është një teokraci – e armatosur me retorikë apokaliptike, e zhytur në shtatëdhjetë vjet duke i cilësuar kombet e lira si “Satanike” dhe duke bërë thirrje të hapura për shfarosjen e tyre. Nga çdo aspekt, është një devijim i veçantë – ndryshe nga çdo shtet i armatosur bërthamor, pavarësisht sistemit politik. Si një komb që doli nga humnera e një regjimi brutal ateokratik, si një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara, Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e sinqerta të Presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore.
    Reagimi vjen disa orë pas përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Iran, ku SHBA në orët e para të mëngjesit të së dielës (22 qershor 2025), lëshoi bombarduesit amerikanë B-2, dhe bomba shkatërruese, të cilat përdoren për herë të parë nga ana e SHBA-ve./ZËRI

  • Tensionet në Lindjen e Mesme, Hasani: Shqipëria mbështet qëndrimet e Perëndimit kundër regjimeve si ai i Iranit

    Tensionet në Lindjen e Mesme, Hasani: Shqipëria mbështet qëndrimet e Perëndimit kundër regjimeve si ai i Iranit

    Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në një dalje televizive, deklaroi se Shqipëria mbetet e qëndrueshme në pozicionin e saj lidhur me konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, duke theksuar se vendi do të vijojë të jetë një partner i besueshëm i Bashkimit Europian.
    Hasani theksoi se Shqipëria mbështet vijimësinë e politikave të vendeve perëndimore për të qëndruar larg regjimeve autoritare, si ai i Ajatollahëve në Iran. Ai bëri thirrje që debati publik të shmangë gjuhën ekstremiste dhe të mbetet në linjë me qëndrimet e përgjegjshme ndërkombëtare.
    “Shqipëria i qëndron qëndrimeve që ka mbajtur. Është partner i besueshëm i BE-së, dhe do të vijojë të mbështesë qëndrimet e vendeve perëndimore për të patur të ardhmen që pretendojmë, larg regjimeve të Ajatollahjëve dhe regjimeve diktatoriale, dhe t’i largohemi sa më shumë ekstremizmave,” deklaroi ministri Hasani.

  • Ministri Hasani i prerë: Shqipëria mbështet Izraelin dhe të drejtën për vetëmbrojtje!

    Ministri Hasani i prerë: Shqipëria mbështet Izraelin dhe të drejtën për vetëmbrojtje!

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për qëndrimin e Shqipërisë në konfliktin Izrael-Iran dhe përshkallëzimin ushtarak të këtij konflikti në ditët e fundit.
    Hasani u shpreh se Shqipëria mbështet qartazi Izraelin dhe të drejtën e këtij vendi për t’u vetëmbrojtur, duke e quajtur Iranin një vend ku regjimi i Ajatollahëve shkel angazhimet për mospërhapjen e armëve bërthamore.
    “Shqipëria është qartazi në mbështetje politike të Izraelit, të të gjithë vendeve që mendojnë se regjimi i Ajatollahëve nuk duhet të rrisë kapacitete bërthamore dhe duhet të respektojë angazhimet e marra në mospërhapjen e armëve bërthamore. Është regjim që i thyen këto angazhime. Ne e dënojmë fuqimisht mënyrën se si regjimi i Ajatollahëve po vepron. Ne mbështesim shtetin e Izraelit në të drejtën për tu mbrojtur.
    Ne ushtrojmë presionin politik të gjithë sëbashku ndaj regjimit të Ajatollahëve në Iran dhe padyshim këto qëndrime do të vijojnë të jenë konseguente në raport me atë që diplomatët tanë bëjnë”, deklaroi Hasani.
    I pyetur nga Ylli Rakipi lidhur me konfliktin tjetër në Gaza dhe anën tjetër të medaljes, ku një numër i konsiderueshëm civilësh, përfshirë fëmijë, janë vrarë, Hasani dha një përgjigje të shkurtër duke deklaruar se Shqipëria është një vend paqësor që mbështet paqen.
    “Shqipëria gjithmonë ka treguar që është vend paqësor dhe mbështet paqen. Shqipëria ka treguar se e ka mbështetur zgjidhjen e dy shteteve, në konfliktin e Izraelit me palestinezët. Shpresojmë padyshim që këto realitete të mbarojnë sa më shpejt”, tha Hasani.
    Lidhur me ndonjë rrezik të mundshëm që mund ti kanoset Shqipërisë nga Irani, i cili në të shkuarën ka kryer sulem kibernetike ndaj vendit tonë, por edhe në kontekstin kur ne strehojmë opozitën e MEK, Hasani dha këtë përgjigje:
    “Ne jemi vend demokratik. Respektojmë të gjithë anëtarët e kombeve të bashkuara. Kemi treguar se jemi në gjendje të strehojmë pjesë të opozitave të ndryshme, vende që jetojnë në diktaturë. Do të vijojmë të përcjellim vlerat demokratike. Jemi paqësor dhe nuk synojmë askënd. Kemi të bëjmë me realitete që shpresojmë t’i kemi të tilla. Kemi qenë shënjestër e sulmeve kibernetike nga regjimi i Ajatollahëve por kemi qenë në gjendje që në bashkëpunim me partnerët tanë, ti kthejmë mbrapsht këto sulme dhe të mbrojmë infrastrukturën”, deklaroi Hasani.
    Lidhur me shtetas shqiptarë që mund të gjenden në dy vendet ku po zhvillohen luftime, Hasani tha se janë organizuar korridore për nxjerrjen e shqiptarëve nga Izraeli, ndërsa në iran nuk ka ende ndonjë kërkesë nga qytetarë shqiptarë.
    “Ne kemi ndërmarrë një operacion kthimi të 5 shtetasëve shqiptarë nga Izraeli. Kemi krijuar korridor tokësor që i ka nxjerrë nga Tel Aviv drejt Egjiptit dhe kemi mundësuar fluturim për ti sjellë në Greqi dhe më pas në Shqipëri. Janë 12 shqiptarë të tjerë në kontakt me ambasadën tonë, që në varësi të kushteve dhe situatës kërkojnë në momente të caktuara të largohen pastaj ndoshta kërkojnë të qëndrojnë. Kemi krijuar korridor të dytë, jemi të gatshëm të ndihmojnë në zhvendosjen e disave prej tyre. Janë 5 që do të largohen në orët në vazhdim. Kemi vendosur kontakte telefonike dhe infrastrukturën tonë.
    Në Iran, ne nuk kemi asnjë kontakt, asnjë kërkesë të ndonjë shtetasi shqiptar që kërkon evakuim. Ne nuk kemi marrëdhënie diplomatike me Iranin, por nuk kemi ndonjë person që të ketë kërkuar ndihmë në mënyra të ndryshme. Nëse do të kemi një kërkesë do të shfrytëzojmë të gjithë mundësitë, me miq dhe partnerë që janë prezentë”, deklaroi ministri.

  • Fotolajm, tifozi afrikan mbështet ekipin kuqezi

    Fotolajm, tifozi afrikan mbështet ekipin kuqezi

    Në mbështetje të Kombëtares, e cila sot luan kundër Serbisë, shihen edhe tifozë të huaj. Njëri prej tyre ka mbi shpinë edhe flamurin kuqezi. Interesi i shqiptarëve për të parë ndeshjen në “Arenën Kombëtare” ishte tejet i lartë, me rreth 200 mijë kërkesa për bileta. Më shumë se 4 orë nga nisja e ndeshjes ata janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë nisur festën me tupana, këngë patriotike dhe valle popullore.

  • Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

    Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton grupin militant Hamas – të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
    Mediat izraelite dhe palestineze kanë raportuar se grupi me të cilin është duke punuar Izraeli është pjesë e një fisi beduin vendas të udhëhequr prej Yasser Abu Shababit.
    Instituti i quajtur Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, e përshkruan Abu Shababin si lider të “një bande kriminale që operon në zonën Rafah, e cila akuzohet gjerësisht për plaçkitje të kamionëve me ndihma”.
    Pjesëtari i Parlamentit izraelit, njëherësh ish-ministër i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, ka thënë për transmetuesin publik Kan që Qeveria, me urdhër të Netanyahut, është “duke i dhënë armë një grupi të kriminelëve dhe të dënuarve”.
    “Çfarë ka bërë publike Liebermani? Që bazuar në këshillat e zyrtarëve të sigurisë, ne kemi aktivizuar klane në Gazë që kundërshtojnë Hamasin. Çfarë ka të keqe këtu?”, ka pyetur Netanyahu në një video të publikuar në rrjete sociale.
    “Ka vetëm të mira, janë duke u ruajtur jetët e ushtarëve izraelitë”.
    Michael Milshtein, ekspert për çështje palestineze në Qendrën Moshe Dayan në Tel Aviv, ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP se klani i Abu Shababit është i zgjeruar përtej kufijve mes Gazës dhe Gadishullit Sinai të Egjiptit.
    Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, gjenerali Effie Defrin, ka thënë të premten se ushtria mbështet milici lokale të armatosura në Gazë, mirëpo nuk ka dhënë më shumë hollësi.
    “Mund të them se jemi duke operuar në mënyra të ndryshme kundër qeverisjes së Hamasit”, ka thënë Defrin në një konferencë për media kur është pyetje për këtë temë.
    Izraeli është në luftë me Hamasin për gati 20 muaj – konflikt i nxitur nga grupi terrorist, pas kryerjes së sulmit në tokën izraelite, më 7 tetor të vitit 2023.
    Aktualisht në Gazë gjendja raportohet e rënduar, si pasojë e bllokimit të ndihmave nga autoritetet izraelite./REL

  • Izraeli e pranon që po mbështet një grup në Gazë që është kundër Hamasit

    Izraeli e pranon që po mbështet një grup në Gazë që është kundër Hamasit

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton grupin militant Hamas – të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    Mediat izraelite dhe palestineze kanë raportuar se grupi me të cilin është duke punuar Izraeli është pjesë e një fisi beduin vendas të udhëhequr prej Yasser Abu Shababit.

    Instituti i quajtur Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, e përshkruan Abu Shababin si lider të “një bande kriminale që operon në zonën Rafah, e cila akuzohet gjerësisht për plaçkitje të kamionëve me ndihma”.

    Pjesëtari i Parlamentit izraelit, njëherësh ish-ministër i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, ka thënë për transmetuesin publik Kan që Qeveria, me urdhër të Netanyahut, është “duke i dhënë armë një grupi të kriminelëve dhe të dënuarve”.

    “Çfarë ka bërë publike Liebermani? Që bazuar në këshillat e zyrtarëve të sigurisë, ne kemi aktivizuar klane në Gazë që kundërshtojnë Hamasin. Çfarë ka të keqe këtu?”, ka pyetur Netanyahu në një video të publikuar në rrjete sociale.

    “Ka vetëm të mira, janë duke u ruajtur jetët e ushtarëve izraelitë”.

    Michael Milshtein, ekspert për çështje palestineze në Qendrën Moshe Dayan në Tel Aviv, ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP se klani i Abu Shababit është i zgjeruar përtej kufijve mes Gazës dhe Gadishullit Sinai të Egjiptit.

    Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, gjenerali Effie Defrin, ka thënë të premten se ushtria mbështet milici lokale të armatosura në Gazë, mirëpo nuk ka dhënë më shumë hollësi.

    “Mund të them se jemi duke operuar në mënyra të ndryshme kundër qeverisjes së Hamasit”, ka thënë Defrin në një konferencë për media kur është pyetje për këtë temë.

    Izraeli është në luftë me Hamasin për gati 20 muaj – konflikt i nxitur nga grupi terrorist, pas kryerjes së sulmit në tokën izraelite, më 7 tetor të vitit 2023.

    Aktualisht në Gazë gjendja raportohet e rënduar, si pasojë e bllokimit të ndihmave nga autoritetet izraelite.