I ftuar në një emision televiziv ka qenë deputeti dhe njëkohësisht nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi.
Në bisedë me moderatorin Edvin Paruca ai ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe ka shpjeguar më në detaje mbështetjen që opozita i dha një kandidati të pavarur për bashkinë e Tiranës.Luçiano Boçi: Pra opozita mbështet një kandidat i cili tashmë e ka shpallur kandidaturën e tij. Dhe unë mendoj se këtu ka një përbashkësi edhe qëndrimesh edhe mendimesh edhe nga pjesa tjetër e opozitës. Sepse i gjithë thelbi i negociatave ka qenë një kandidat i pranueshëm nga palët. Ose mbi palët. Zakonisht kjo gjuha ka ato diferencat e veta dhe jo apolitik do të thoja nuk ka shumë përputhje. Por e rëndësishme është se kandidati i pavarur sot është i mbështetur nga i gjithë spektri opozitar, sigurisht PD ka rolin e saj të pazëvendësueshëm dhe lajmi është që vërtet është një mbështetje që shkon tek një kandidat përfaqësues. Në atë rrethin e mbështetjes kishte edhe kandidatë po të këtij niveli. Po kaq potentë. Emra shumë të mirë. Ka patur edhe dilema.
Tani çdo gjë është vendosur dhe çdo diskutim për atë çka ka ndodhur më përpara, mua më duket i tepërt, i ezauruar dhe duhet të dalim tek kjo pjesa që si është kandidati dhe cilat janë shanset e tij përballë një kandidati të Partisë Socialiste e cila ka ato problemet e veta të ushtrimit të pushtetit. Të të qenurit ministre. Të të qenurit e hetuar nga SPAK-u. E lidhur ngushtë me ngjarje tragjike në vendin tonë, siç ishin edhe pasojat e Covidit. E lidhur edhe me akuzat e vazhdueshme për korrupsion në Ministrinë që ka drejtuar dhe pas asnjë rezultat në Ministrinë e fundit meqenëse koincidonte sot edhe me fillimin e vitit të ri akademik. Pa rezultate në Ministrinë e Arsimit, pa rezultate për Universitetin, pa rezultate për arsimin para universitar i cili gjendet ne nivelet e fundit. Sikurse arsimi para universitar nuk njihet fare as në rajon dhe as në Evropë që të jete i konkurueshëm në ato nivele që kërkohet nga një universitet. Dhe diskutimi nis këtu.
Ky kandidat ka elementët e tij të njohjes të kontakteve me publikun. Nuk vjen thjeshtë nga ajo bota e artit siç mundohen ta paraqesin, ata që duan ta gjuajnë me cinizëm kandidatin e pavarur. Vjen nga një aktivitet si një aktivist i dalluar pse jo i lëvizjeve të ndryshme. Ka qenë edhe organizator, dhe ka pasur sukseset e tij. Një njeri që ka një dimension publik të theksuar dhe që e ka demonstruar në aktivitetin e tij. Është kandidat që plotëson edhe kërkesën e publikut. Vazhdimisht nga publiku ka patur një kërkesë, pse opozita shfaqet vetëm me kandidatë të fortë politikë. Madje të fortë dhe përfaqësues të pjesës dërrmuese. Nuk ulet tek pjesa e përfaqësimit të atyre njerëzve që kanë një dimension shumë të madh social siç është rasti i zotit Binaj.
Dhe për me tëpër është një shenjë hapje edhe e opozitës dhe e Partisë Demokratike, se ajo hapja nuk është një veprim mekanik. Është thirrje në garime, thirrje në përfaqësime e njerëzve të tillë që kanë dimensione publike dhe i ka munguar dimensioni politik. Nuk janë të aktivizuar në karrierat e tyre. Dhe prandaj them që është një gjetje e cila rrit atë mundësinë e një fitoreje të mundshme përballë një makinerie që dihet si e merr votën, se si e rrëmben, gjë që nuk e përjashton veprimin e makinerisë dhe nuk e neutralizon. Madje për disa duket edhe më vulnerabël. Sepse nuk është përfaqësues politik dhe nuk ka mekanizma mbrojtës. Në fakt mekanizmat ekzistojnë. Ne momentin që e mbështet e PD konsideron kandidatin e saj. E prezanton edhe në strukturë. Dhe pjesa e mënyrës, bërjes fushatë dhe mbrojtjes së votës. Kjo do të vijë nga PD për kandidatin…
Tag: mbështet
-

“PD mbështet Binajn “, Boçi: Opozita zgjodhi një figurë të pastër përballë pushtetit të korruptuar të PS-së
-

Plani i Trump për Gazën ‘befason’ Rusia me reagimin e saj
Kremlini tha të martën se mbështet planin 20-pikësh të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
“Rusia gjithmonë mbështet dhe mirëpret çdo përpjekje të Presidentit Trump që synon t’i japë fund kësaj tragjedie të vazhdueshme”, u tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gazetarëve, përfshirë AFP-në, në një telefonatë të përditshme informuese.
“Sigurisht, ne duam që ky plan të zbatohet dhe që ai të ndihmojë në përfundimin paqësor të ngjarjeve në Lindjen e Mesme”, shtoi ai.
-

Berisha mbështet kërkesën e Salianjit për protesta: Jam 100% dakord. Do të nisin…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbështet kërkesën e Ervin Salianjit për protesta.
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Berisha, gjatë prononcimit për media nga selia e PD, paralajmëroi nisjen e protestave dhe revoltave qytetare.
Ai tha se që nga 11 maji 2025 është vendosur të përdorë çdo mjet për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë.
Sa i takon sugjerimeve, Salianji propozoi që të shoqërohet me revolta, madje me protesta.
Berisha: Absolutisht, një propozim shumë i drejtë. Shumë i drejtë, dhe jam 100% dakord me Ervin Salianjin.
Kur do të nisin protestat zoti Berisha?
Berisha: Në kohën më të shpejtë të duhur, dhe unë i garantoj mbështetësit tanë dhe mirëkuptoj gjendjen e tyre, por janë përpara një misioni të ri dhe të madh, misionit të shpëtimit të Shqipërisë nga diktatura autoritare, e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Drejtuesi i partisë do të jetë njëlloj, Sekretari i Përgjithshëm, kreu i Grupit Parlamentar, dhe pjesa tjetër?
Berisha: Partia Demokratike ka të gjitha fuqitë për të marrë çdo vendim që e quan të drejtë dhe të arsyeshëm.
Do të ketë zgjedhje?
Berisha: Se çfarë do të ketë partia, ka një statut dhe do të jetë në përputhje me statutin e saj. Por, analiza do bëhet, kjo është e sigurt.
Top Channel
-

Nga shëndeti i zemrës te përmirësimi i kujtesës, disa nga arsyet pse duhet të konsumoni avokado
E pasur me yndyra të shëndetshme, fibra, vitamina dhe antioksidantë, avokado është klasifikuar nga specialistët e ushqyerjes si një “superushqim”. Konsumimi i rregullt i saj ndikon në përmirësimin e funksioneve kardiovaskulare, mbështet funksionin e trurit dhe ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës së shëndetshme.
Shëndeti i zemrës
Avokado përmban acid oleik një yndyrë e njëjtë me atë që gjendet në vajin e ullirit e cila ndihmon në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe rritjen e atij të mirë (HDL). Studimet kanë treguar se njerëzit që përfshijnë avokadon në dietën e tyre kanë më pak rrezik për sëmundje të zemrës.Ushqim për trurin
Përmbajtja e lartë e folatit dhe vitaminës K në avokado mbështet funksionin e trurit, përmirëson kujtesën dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimeri.
Lëkurë e shëndetshme dhe e hidratuar
Yndyrat natyrale dhe vitamina E që përmban avokado ndihmojnë në ushqimin e lëkurës dhe luftimin e plakjes së parakohshme. Maskat natyrale me avokado janë gjithashtu shumë të përdorura për hidratimin e fytyrës dhe trajtimin e irritimeve.
Ndihmon në tretje dhe kontroll të peshës
Me rreth 10 gramë fibra për çdo avokado, ky frut mbështet tretjen e shëndetshme dhe ndihmon në ndjesinë e ngopjes për më gjatë, duke qenë një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë të menaxhojnë peshën trupore.
Rrit përthithjen e ushqyesve
Kur avokado konsumohet me ushqime të tjera, ndihmon trupin të përthithë më mirë vitaminat që treten në yndyrë, si vitaminat A, D, E dhe K. Ekspertët rekomandojnë përfshirjen e saj në dieta të balancuara ushqimore. -

Nga shëndeti i zemrës te përmirësimi i kujtesës, ja disa nga arsyet pse duhet të konsumoni avokado
E pasur me yndyra të shëndetshme, fibra, vitamina dhe antioksidantë, avokado është klasifikuar nga specialistët e ushqyerjes si një “superushqim”. Konsumimi i rregullt i saj ndikon në përmirësimin e funksioneve kardiovaskulare, mbështet funksionin e trurit dhe ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës së shëndetshme.
Shëndeti i zemrës
Avokado përmban acid oleik një yndyrë e njëjtë me atë që gjendet në vajin e ullirit e cila ndihmon në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe rritjen e atij të mirë (HDL). Studimet kanë treguar se njerëzit që përfshijnë avokadon në dietën e tyre kanë më pak rrezik për sëmundje të zemrës.
Ushqim për trurin
Përmbajtja e lartë e folatit dhe vitaminës K në avokado mbështet funksionin e trurit, përmirëson kujtesën dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimeri.
Lëkurë e shëndetshme dhe e hidratuar
Yndyrat natyrale dhe vitamina E që përmban avokado ndihmojnë në ushqimin e lëkurës dhe luftimin e plakjes së parakohshme. Maskat natyrale me avokado janë gjithashtu shumë të përdorura për hidratimin e fytyrës dhe trajtimin e irritimeve.
Ndihmon në tretje dhe kontroll të peshës
Me rreth 10 gramë fibra për çdo avokado, ky frut mbështet tretjen e shëndetshme dhe ndihmon në ndjesinë e ngopjes për më gjatë, duke qenë një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë të menaxhojnë peshën trupore.
Rrit përthithjen e ushqyesve
Kur avokado konsumohet me ushqime të tjera, ndihmon trupin të përthithë më mirë vitaminat që treten në yndyrë, si vitaminat A, D, E dhe K. Ekspertët rekomandojnë përfshirjen e saj në dieta të balancuara ushqimore. -

‘DASH mbështet pa kushte drejtësinë e re’, gazetari: Berisha, ‘antiamerikan’ që cenon sigurinë e SHBA
Gazetari Fatos Mahmutaj komentoi për ‘Orën e Fundit’ vizitën e kreut të SPAK Altin Dumanit në Departamentin Amerikan të Shtetit. Mahmutaj tha se vizita e tij tregoi që DASH mbështet pa kushte drejtësinë e re, si dhe dosjet e nxehta të ish presidentit dhe liderit të PD.
“Vizita e Dumanit në SHBA dhe pritja nga administrata e re, është ajo që tregon një mbështetje pa kushte për drejtësinë shqiptare ashtu siç e ka nisur disa vite më parë, është vazhdimësia e kësaj mbështetje.
Duke parë dosjet që ka në dorë, ndihet që DASH e mbështet pa kushte drejtësinë e re dhe dalim si një lloj shuplake më tepër seç pritej për Berishën. Berisha e ka sulmuar në dyer e SPAK Dumanin, mund të themi që ka garancinë e plotë për të vazhduar procesin ndaj Metës dhe Berishës.”
Lidhur me non gratën e Berishës, gazetari u shpreh se Berisha është i ndaluar nga Amerika pasi përfshirja e tij në dosjet kriminale e cilëson atë si një antiamerikan që cënon sigurinë e shtetit.
“Berisha ka urdhëruar ekzekutimin e ambasadores amerikane në ’97 dhe është përmendur disa herë në media të tjera. Zoti Laçi është ndër të fundit që e përmend dhe jep dhe detaje të tjera që janë të kursyera për mediat. Shpallja e Berishës non grata nuk ka të bëj as me Sorosin por ka të bëj me krimet e vazhdueshme ndaj amerikanëve.
Berisha është i akuzuar në dosjen e Gërdecit, familjen e Berishës e ke tek dosja e shtetasit amerikan Kosta Trebicka dhe në dosje të tjera. Kemi të bëjmë me vazhdimësi të tij si antiamerikan që ka cënuar sigurinë e amerikanëve.“ -

“Drejtësia ndërkombëtare s’është e lirë”, Rama mbështet Thaçin dhe “thumbon” Hagën
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas publikimit të intervistës nga burgu i Hagës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në intervistë Thaçi shprehet: “Unë jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht.”
Reagimi i Ramës është i drejtpërdrejtë: “Shumë e vërtetë Komandant! Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare!”
Ky koment vjen në një moment kur Thaçi ndodhet në fazën e mbrojtjes në procesin gjyqësor ndaj tij në Hagë, i akuzuar për krime lufte gjatë luftës së Kosovës. -

Horoskopi për ditën e sotme, 24 korrik 2025
DashiFinanciarisht, prania e Venusit sugjeron një prekje kënaqësie, kështu që do të ishte mirë të balanconit shpenzimet me kursimin. Në punë, Jupiteri mbështet komunikimin dhe të mësuarit, por kontrolloni dy herë detajet, pasi retrograda e Merkurit mund të sjellë keqkuptime ose vonesa. Në dashuri, Hëna mund t’i bëjë emocionet të nxehen, prandaj shmangni deklaratat impulsive dhe në vend të kësaj dëgjoni me empati.
DemiFinanciarisht, Venusi sjell mundësi për fitime, por shmangni ekstravagancën. Në dashuri, Marsi shton pasion, por edhe paksa dramë. Ndaj përpiquni të jeni të qartë në komunikim. Shëndeti përforcohet nga Saturni duke inkurajuar pushimin dhe rikuperimin, por mos i injoroni shqetësimet e vogla.BinjakëtFinanciarisht, Jupiteri inkurajon optimizëm, por retrograda e Mërkurit paralajmëron kundër vendimeve të nxituara ose sipërmarrjeve të rrezikshme. Në punë, Afërdita mbështet krijimtarinë, por shmangni ndarjen e planeve para kohe. Në çështjet e zemrës, Marsi shton një shkëndijë në biseda.
GaforrjaFinanciarisht, Afërdita sjell mundësi përmes kontakteve shoqërore, por lëvizja retrogradë e Merkurit mund të shkaktojë konfuzion në investimet në grup ose burimet e përbashkëta. Në punë, Jupiteri mbështet përpjekjet dhe kërkimet prapa skenave. Dashuria është intensive, pasi Marsi mund të nxisë biseda pasionante ose zbulime të papritura.
LuaniFinanciarisht, Afërdita favorizon fitimet që lidhen me karrierën, por Mërkuri paralajmëron kundër marrëveshjeve të fshehta ose shpenzimeve të fshehura. Në punë, Jupiteri mbështet projektet në grup, megjithëse Hëna mund t’ju bëjë të ndiheni të lënë pas dore ose të keqkuptuar. Dashuria do të keni rritje të besimit dhe magnetizmit.
VirgjëreshaFinanciarisht, Afërdita sjell fat përmes kontakteve të largëta ose ndjekjeve arsimore, por retrograda e Merkurit mund të shkaktojë vonesa në pagesa ose keqkuptime me miqtë. Në punë, Jupiteri mbështet avancimin. Dashuria ndikohet nga Marsi duke nxjerrë në sipërfaqe dëshirat e fshehura.PeshorjaFinanciarisht, Afërdita sugjeron fitime përmes sipërmarrjeve të përbashkëta ose trashëgimive, por retrograda e Mërkurit paralajmëron kundër vendimeve të nxituara në punë. Në punë, Jupiteri mbështet të mësuarit dhe udhëtimet, megjithëse Hëna mund të sjellë ulje-ngritje emocionale në marrëdhëniet profesionale.
AkrepiFinanciarisht, Afërdita sjell mundësi përmes partneriteteve. Në punë, mbështet kërkimin dhe bashkëpunimin, megjithëse Hëna të nxjerrë në sipërfaqe tensione të fshehura. Dashuria ndikohet nga Marsi duke shtuar intensitet apo ndoshta një prekje dramatike në shfaqjet publike të dashurisë.
ShigjetariFinanciarisht, Afërdita mbështet fitimet përmes shërbimeve ose fushave që lidhen me shëndetin, por lëvizja retrogradë e Merkurit paralajmëron kundër tarifave të fshehura ose detajeve të anashkaluara. Në punë, Jupiteri favorizon partneritetet dhe negociatat, megjithëse Hëna mund të sjellë intensitet emocional në bashkëpunime. Dashuria është pasionante, me Marsin që inkurajon plane spontane.
BricjapiFinanciarisht, Afërdita favorizon investimet, por sugjerohet kujdes në sipërmarrjet e përbashkëta. Në punë, Jupiteri mbështet zgjidhjen e problemeve. Dashuria theksohet nga Marsi duke sjellë si pasion ashtu edhe nevojën për të adresuar çështjet e pazgjidhura.
UjoriFinanciarisht, Afërdita mbështet fitimet përmes pronës ose familjes, por retrograda e Merkurit paralajmëron kundër faturave të anashkaluara ose gabimeve në dokumente. Në punë, Jupiteri mund të sjellë ulje dhe ngritje emocionale. Në dashuri do të ketë pasion dhe ndoshta një nevojë për të pastruar ajrin në marrëdhënie.
PeshqitFinanciarisht, Afërdita mbështet fitimet përmes komunikimit ose projekteve afatshkurtra. Dashuria është në ajër. Nuk përjashtohet mundësia e një lidhjeje të re. Shëndeti është i qëndrueshëm, megjithëse Saturni retrograd sugjeron të merrni kohë për kujdesin ndaj vetes. -

‘Dashuria është në ajër, ndikimi i Venusit i bën lidhjet të ndihen më të ëmbla/ Horoskopi për ditën e sotme
Dashi
Financiarisht, dëshira për të ndërmarrë rreziqe të guximshme mund të jetë e fortë, por do të ishte mirë të kontrolloni dy herë detajet para se të bëni investime. Në punë, prania e qëndrueshme e Jupiterit mbështet të mësuarit dhe komunikimin, kështu që ndarja e ideve mund të çojë në përparim. Në çështjet e dashurisë, Afërdita dhe Hëna sjellin ngrohtësi dhe një dëshirë për rehati.Demi
Financiarisht, Saturni sugjeron se nevojitet durim për shpërblime afatgjata. Në punë, Mërkuri mund të sjellë probleme në komunikim. Dashuria është në ajër, me ndikimin e Venusit që i bën lidhjet të ndihen veçanërisht të ëmbla.Binjakët
Financiarisht, kjo është një ditë për të rishikuar buxhetin dhe për të shmangur shpenzimet impulsive. Në punë, Venusi dhe Hëna inkurajojnë bashkëpunimin. Në dashuri, do të keni mundësi për biseda kuptimplota dhe shërim emocional. Plani për një udhëtim së shpejti mund të anulohet.Gaforrja
Financiarisht, projektet ose bashkëpunimet në grup mund të japin rezultate. Në punë, Jupiteri inkurajon përpjekjet dhe kërkimet, ndërsa Venusi dhe Hëna favorizojnë njohjen për arritjet e kaluara. Dashuria theksohet nga energjia ushqyese e Hënës, duke e bërë atë një ditë të mirë për shkëmbime të përzemërta ose zgjidhjen e keqkuptimeve. Shëndeti mund të kërkojë vëmendje ndaj menaxhimit të stresit.Luani
Financiarisht, mund të lindin shpenzime. Në punë, Dielli dhe Mërkuri sugjerojnë që çështjet ligjore mund të kërkojnë vëmendje shtesë dhe durim është i nevojshëm për zgjidhje. Dashuria ndikohet nga Venusi dhe Hëna, duke sjellë thellësi dhe intensitet në marrëdhënie.Virgjëresha
Financiarisht, investimet në grup ose burimet e përbashkëta mund të jenë në shqyrtim dhe është më mirë të shmangni nënshkrimin e marrëveshjeve të reja derisa të sqarohen detajet. Në punë, Jupiteri mbështet rritjen në karrierë. Dashuria është e qëndrueshme, me Afërditën dhe Hënën që nxisin harmoninë dhe mirëkuptimin në partneritete.Peshorja
Financiarisht, mund të shfaqen shpenzime të papritura, kështu që është më mirë të vazhdoni të shpenzoni me kujdes. Në punë, Dielli dhe Mërkuri tërheqin vëmendjen ndaj reputacionit dhe imazhit publik, kështu që qartësia në komunikim është thelbësore. Dashuria ndikohet nga Venusi dhe Hëna, duke sugjeruar që gjestet e vogla do të forcojnë lidhjen.Akrepi
Financiarisht, Jupiteri mbështet fitimet përmes kërkimit ose sipërmarrjeve të përbashkëta, por Mërkuri sugjeron kujdes me kontratat. Në punë, sugjerohet të bëni shumë durim me vonesat. Dashuria është e thellë dhe kuptimplote, me ndikimin e Hënës që inkurajon biseda të sinqerta.Shigjetari
Financiarisht, kjo është një ditë për të shqyrtuar burimet ose investimet e përbashkëta, pasi Jupiteri mbështet negociatat, por Mërkuri bën thirrje për kujdes. Në punë, vlerësimi për profesionalizmin tuaj mund të vijë në heshtje. Shëndeti mund të kërkojë vëmendje.Bricjapi
Financiarisht, është i mundshëm progresi i qëndrueshëm, por Mërkuri sugjeron verifikimin e dyfishtë të marrëveshjeve me partnerët. Në punë, prania e Diellit sjell dukshmëri dhe njohje. Mund të realizoni një udhëtim të mundshëm përr punë ose arsye shëndetësore, rezultatet e të cilit pritet të jenë pozitive.Ujori
Financiarisht, Jupiteri mbështet fitimet përmes punës së palodhur. Dashuria është e gjallë, me ndikimin e Hënës që inkurajon lidhje të forta. Shëndeti është përgjithësisht i mirë, megjithëse sugjerohet të bëni kujdes me dietën.Peshqit
Financiarisht, ndikimi i Venusit favorizon fitime të qëndrueshme. Në punë, Jupiteri mbështet projektet krijuese. Shëndeti është i qëndrueshëm, megjithëse sugjerohet t’i kushtohet vëmendje relaksimit. Do të ndiheni më shumë në mjedise të qeta, ku reflektimi është i mundur.