Tag: mbështet

  • “PD nuk mbështet ‘paqen fiskale’”/ Berisha deklaratë: Narkoshteti, vorbulla e zezë që po përpin shqiptarët

    “PD nuk mbështet ‘paqen fiskale’”/ Berisha deklaratë: Narkoshteti, vorbulla e zezë që po përpin shqiptarët

    Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se PD nuk e mbështet ‘paqja fiskale’, të cilin ai e quajti amnistinë fiskale. Në një dalje për mediat, Berisha tha se me ketë lëvizje legalizohen paratë e pista të trafikut të drogës.
    “Unë nuk mbështes amnistinë. PD nuk mbështet amnistinë në kuadrin ligjor që ka sjellë Edi Rama. Ky është qëndrimi i PD. Por nëse amnistia ndodh, ti nuk mund të përjashton. Se ai ka shkuar në gjykatë dhe tjetri nuk ka shkuar në gjykatë ti smund të përjashtosh. Unë nuk konceptoj se pse mund të përjashtohet ai që ka shkuar në gjykatë me këtë që ka shkuar në gjykatë, për të kërkuar një të drejtë. Nuk mund të jetë kurrë vetëm një kompani. Të garantoj se në gjykatë janë me qindra kompani.
    Por nëqoftëse ti hyn dhe fal ato të cilat nuk kanë shkuar në gjykatë dhe nuk kanë falë ato që kanë shkuar në gjykatë, të cilat të paktën pretendojnë se kanë një të drejtë dhe guxojnë të kërkojnë të drejtën e tyre, ti bën minimumi një pabarazi. Por ne jemi absolutisht kundër këtij ligjor të amnistisë. E kemi deklaruar, të kësaj amnistie e cila fsheh kanalet e zeza të larjes së miliarda eurove nga klanet dhe kartelet e drogës. Ne jemi kategorikisht kundra. Në pamje të parë, kjo mund të duket se ne jemi kundër flukseve të parave. Jemi sepse është para toksise, është shkatërrimtare.
    Është faktuar që këto investime po shkatërrojnë ekonominë shqiptare. Si po e shkatërrojnë? Po e shkatërrojnë me një mekanizëm kryesor, dhe të tjerat pastaj, që është zhvlerësimi i euros. Nuk kam parë ndonjëherë në studiot televizive të bëhet një emision për zhvlerësimin e euros dhe pasojat e tmerrshme mbi ekonominë shqiptare. Zhvlerësimi i euros me 35% do të thotë humbja me 35% minimumi, i fitimit të të gjithë kompanive të eksporteve që punojnë me euro.
    Do të thotë, rënie prodhimi në bujqësi, industri dhe rritje e madhe çmimesh. Do të thotë shok ekonomik. Sot po lexoja. Merrni e lexoni pak të dhënat e inflacionit për muajin nëntor të INSTAT. Çfarë thoshin, u rrit çmimi i qirave. Po mirë më thuaj pak, a ka paradoks më të madh që të rritet çmimi i qirave në një kohë kur, janë në shkallë vendi mbi 200 e ca mijë banesa bosh dhe në Tiranë mbi 60 mijë apartamente bosh.
    Si mund të rritet çmimi në kushet normale, kur ka dhjetëra e mijëra banesa të pashitura. Çmimi rritet se tregu është në kthetrat e drogës. Ndaj rritet qiraja, ndaj rritet çmimi. Ndaj bie prodhimi, eksporti, shkatërrohen qindra e mijëra vende pune dhe ikin qytetarët. Çështja e narkoshtetit në Shqipëri është çështje themelore, është vorbulla e zezë që po i përpin shqiptarët. Është jashtëzakonisht e trishtueshme për mua, kur shof gjithë ato shkrime, dokumentarë të televizioneve më serioze të botës për narkoshtetin në Shqipëri dhe nuk ka një media shqiptare që të ketë një dokumentar të tillë.

  • Avokati i Popullit, PS nuk pranon formulën e PD, ky është emri që mbështet mazhoranca

    Avokati i Popullit, PS nuk pranon formulën e PD, ky është emri që mbështet mazhoranca

    Partia Socialiste nuk e pranon formulën e propozuar nga PD për Avokat të ri të Popullit.
    E gjithe lista e kandidateve që ka marrë më shumë se 28 vota do kalojë për votim në seancë plenare dhe jo një kandidat i vetëm siç propozon PD.
    Votimi në parlament do behet më 11 dhjetor. Në të njejtën dite qe do votohet buxheti i 2026 nen për nen.

    Sipas burimeve të siguruara nga gazetarja e Vizion Plus Mola Luku, PS do mbeshtesë Endri Shabanin./vizionplus.tv

  • “Ne qyqarëve na mbështet njeri…”IKMT vijon shembjet në Librazhd, pronarët përplasen me Policinë: S’kemi marrë lekët

    “Ne qyqarëve na mbështet njeri…”IKMT vijon shembjet në Librazhd, pronarët përplasen me Policinë: S’kemi marrë lekët

    pamjet nga ngjarja

    LIBRAZHD-Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, vijoi sot prishjet në Librazhd për zbatimin e projektit me interes publik, “Zgjerimi i segmentit rrugor Dalje Elbasan – Përrenjas – Qafë-Thanë, Faza IV” në territorin e qarkut Elbasan. Në kuadër të projektit planifikohet prishja e 22 objekteve deri në 4 kate.
    Aksioni është shoqëruar me tensione, ku pronarët e objeketeve që do të shemben kanë debatuar me shefen e policisë Nertila Meta, pasi sipas tyre nuk u është bërë pagesa për kompensimin e prishjes së godiave të tyre. Pronarët deklarojnë se objektet i ka boshatisur që prej 17 nëntorit 2025, por refuzojnë të lejojnë vijimin e prishjeve pasi nuk ka marrë pagesën. Nga ana tjetër Policia i ka paralajmëruar se nëse vijojnë të bëjnë rezistencë do tër procedohen penalisht.
    Shefja e policisë: Nëse pengoni punën e punonjësve të IKMT-së, për të cilët Policia e Shtetit është në mbështetje të tyre, ju do procedoheni ligjërisht. Ju lutem mos u bëni pengesë në mbarëvajtjen e punës. Ne jemi në mbështethe të IKMT. Për çdo veprim që ju do pengoni do të mbani përgjegjësi ligjore.
    Pronari godinës: Se po thoni që jeni në mbështeteje të tyre. Ne qyqarëve na mbështet njeri, se ju po mbështesni IKMT. A ka ndonjë përfaqësues nga shteti që mbron popullin, na mbron ne qyqarët? Ne qyqarët na mbështet njeri, më qënë se ju mbështetni IKMT? Kur e kemi radhën në për mbrojtje. Ne e kemi boshatisur godinën. Po ju a jeni në dijeni që në nuk kemi marrë pagesën? Ne i kemi marrë masat dhe jemi gati, por nuk kemi marrë pagesën. Ne po kundështojmë për lekët, jo për objektin. Kur e çuat letrën ju a ishit në dijeni që nuk janë dhënë lekët?

  • Plani i Trump për Gazën, Këshilli i Sigurimit mbështet rezolutën. Hamas: Nuk çarmatosemi!

    Plani i Trump për Gazën, Këshilli i Sigurimit mbështet rezolutën. Hamas: Nuk çarmatosemi!

    Këshilli i Sigurimit të OKB votoi në favor të një draft-rezolute amerikane që mbështet planin 20 pikësh të Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe që autorizon një forcë stabilizuese ndërkombëtare.
    Izraeli dhe grupi militant i Hamasit u dakordësuan muajin e kaluar mbi fazën e parë të planit të Trump, por rezoluta e OKB shihet si thelbësore për të legjitimuar një qeveri tranzicioni dhe për t’i dhënë siguri vendeve që po konsiderojnë të dërgojnë trupa në Gaza.
    Teksti i rezolutës thotë se vendet anëtare mund të marrin pjesë në të ashtuquajturin Bordi i Paqes të drejtuar nga Trump, i konceptuar si autoritet i përkohshëm që do të mbikqyrë rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të Gazës. Ai autorizon gjithashtu forcën stabilizuese ndërkombëtare të stabilizimit që do të sigurojë një proces të demilitarizimit të Gazës, përfshirë duke çmontuar dhe shkatërruar infrastrukturën ushtarake.
    Mike Ëaltz, ambasador i SHBA në OKB, tha: “Kjo rezolutë, kolegë, nuk është thjesht një premtim në letër. Është një litar shpëtimi. Rezoluta mbështet një armëpushim të fituar me mund. Sipas gjuhës së negociuar me kujdes në planin 20-pikësh, kjo rezolutë përcakton një rrugë të mundshme për vetëvendosjen palestineze pasi Autoriteti Palestinez të ketë përfunduar reformat e nevojshme, ku raketat do t’u lënë vendin degëve të ullirit dhe do të ketë një shans për të rënë dakord mbi një horizont politik. Ajo çmonton kontrollin e Hamasit. Ajo siguron që Gaza të ngrihet e lirë nga hija e terrorit, e begatë dhe e sigurt”.
    Rusia, e cila ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, sinjalizoi më herët kundërshti të mundshme, por abstenoi nga votimi, duke lejuar miratimin e rezolutës. Ambasadorët e Rusisë dhe Kinës, që gjithashtu abstenoi, u ankuan se rezoluta nuk i jep OKB një rol të qartë në të ardhmen e Gazës.
    Ndërkohë, përmes një deklarate, Hamasi ritheksoi se nuk do të çarmatoset dhe përsëriti se lufta kundër Izraelit është rezistencë e ligjshme, duke e vënë potencialisht grupin kundër forcës ndërkombëtare të autorizuar nga rezoluta. Autoriteti Palestinez e mirëpriti rezolutën dhe tha se ishte gati të merrte pjesë në implementimin e saj.
    Presidenti amerikan e cilësoi votimin si një moment historik, por në Izrael ajo po rezulton kontroverse, pasi i referohet një shtetësie të mundshme për Palestinën në të ardhmen.

  • Berisha-ambasadorit të BE: Cilido që mohon narkoshtetin, me dashje ose pa dashje e mbështet Edi Ramën në platformën e tij!

    Berisha-ambasadorit të BE: Cilido që mohon narkoshtetin, me dashje ose pa dashje e mbështet Edi Ramën në platformën e tij!

    Berisha-ambasadorit të BE: Cilido që mohon narkoshtetin, me dashje ose pa dashje e mbështet Edi Ramën në platformën e tij!
    Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua ambasadorit të BE se, cilido që mohon narkoshtetin, me dashje ose pa dashje e mbështet Edi Ramën në platformën e tij.
    “Çfarë ka sjellë kjo?
    Kjo ka sjellë tretjen e kombit shqiptar para syve tanë.
    Rënien e prodhimit.
    Rënien e punësimit.
    Largimin masiv të qytetarëve nga Shqipëria.
    Shqipëria eksportues madhor i krimit në Europë dhe në botë.
    Rrëmbimin e zgjedhjeve nga krimi.
    Kjo është e vërteta për çdo shqiptar.
    Në një kohë kur Shqipëria ka pasuri përrallore, më të pakrahasueshme me çdo lloj tjetër pasurie natyrore. Dhe çdo pasuri e ka. Nuk ka një vend të dytë të bekuar si Shqipëria që të ketë gjithë pasuritë.
    Ne jemi të bekuar me ujë, me naftë, me çdo gjë.
    Këto ditë një studiues serioz publikoi një studim të tij.
    Çfarë gjeti?
    Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 118 përqind më të larta se në BE.
    Po ky që jeton këtu me 300 euro, me 500 euro, pra ky shpenzon 18 përqind se sa po të ishte në Itali, Greqi apo ndonjë vend tjetër të BE.
    E vërteta është se ne kemi qëndruar kundër narkoshtetit.
    PD ka qëndruar.
    Por duhet të them këtu se ky nuk zbriti nga qielli. Natyrisht që Edi Rama ishte promotor, por Edi Rama u mbështet dhe vazhdon të mbështetet për narkoshtetin e tij.
    Vazhdon të mbështetet në një kohë kur nga Kakavija gjer në kufi me Plavën, Shqipëria u mboll me mijëra plantacione kanabis.
    Ju kujtohet ju se si Donald Lu mblodhi 1500 policë në Pallatin e Kongreseve dhe u thotë: përgëzime të mëdha për luftën e jashtëzakonshme që i bëni drogës.
    Unë e shihja se ajo ishte shkatërrimi i vendit.
    E takova dhe i thashë, ambasador, kjo që bëre ti, është mbështetje për vendosjen në Shqipëri të narkoshtetit.
    Jo, tha, ne nuk merremi me drogat e buta, merremi me drogat e forta.
    Ashtu, i thashë unë, të them një gjë tjetër, gjatë 8 viteve në pushtet, agjencitë tuaja të zbatimit të ligjit bënin nga 10-15 mbledhje në vit me përfaqësuesit tanë për të parë se mmos ka kund burime të financimit të terrorizmit dhe unë isha shumë mirënjohës.
    Tani që nja 200-300 shqiptarë luftojnë me ISIS për kauzën e gabuar, kalifi Al Bagdadi mund t’u thotë shkoni mbillni kanabis dhe na sillni paratë.
    Çfarë ndodhi?
    Trafikantët shqiptarë pushtuan Italinë dhe Europën me kanabis. U bënë një me Ndragetën dhe Kamorrën.
    Në 18 muaj, autoritetet italiane kanë konfiskuar 830 skafe, kanë arrestuar, që zakonisht kapen 10 përqind, 720 skafistë.
    Dhe ushtria e kanabistëve, bashkë me kumbarët e tyre, u vërsulën drejt Amerikës latine dhe kanë kapur sot majat.
    Përsëri sot mbështetet.
    Ju e keni dëgjuar reagimin e ambasadorit të BE, reagimin e fundit.
    Unë duhet t;’u them ju dhe shqiptarëve se kundërshtitë e mia me këtë zotëri, sigurisht që kishin lidhje me ligjin që nuk mund ta pranoj kurrë, një ligj të cilin nuk e kanë pranuar 21 vende anëtare të BE.
    Një ligj, të cilin Gjykata Kushtetuese franceze e ka hedhur poshtë në vitin 2016.
    Një ligj, të cilin Gjykata Supreme e SHBA e hodhi poshtë para dy ditësh.
    Një ligj, për të cilin Gjykata Europiane e Drejtësisë në Luksemburg, ka shkruar se çështja e gjinisë është një çështje e vendeve anëtare dhe nuk buron nga e drejta e Bashkimit.
    Dhe e morën dhe e vunë me urgjencën më të madhe.
    Por unë pranoj, secili duhet të mbajë pikëpamjet që ka dhe të mbrojë atë që mendon.
    Por atë me të cilën nuk bie dakord kurrë me të, është sepse ky zotëri së pari u thotë deputetëve të PD, dhe jo vetëm, se ai narkoshteti për të cilin flet Berisha, nuk e beson njeri as këtu as në Luksemburg.
    Sigurisht se ti çon ato informacione, të cilat janë absolutisht të pavërteta, se narkoshteti është realiteti më dramatik, më tragjik i shqiptarëve.
    Atëherë unë i drejtoj pyetjen: na thuaj pse ikën 1 milion e 99 mijë shqiptarë gjatë viteve në narkoshtetit?
    Na thuaj çfarë janë këto kulla, të cilat vetëm 20 përqind i kanë nga bankat?
    Na thuaj çfarë përfaqëson Adelajda Roko, motra e vëllezërve Roko, drejtoreshë e planifikimit dhe urbanistikës së përgjithshme, zëvendëse e Edi Ramës në këto funksione?
    Na thuaj çfarë do të thotë ky kurs me 35 përqind, i rrëzuar përtokë?
    Unë, zotërisë së tij dhe cilido që mohon narkoshtetin, i them me dashje ose pa dashje e mbështet Edi Ramën në platformën e tij”, u shpreh Berisha.

  • “Do të ishte tragjedi” – Rama mbështet deklaratën e Rubin për luftëtarët e UÇK-së

    “Do të ishte tragjedi” – Rama mbështet deklaratën e Rubin për luftëtarët e UÇK-së

    Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale deklaratën e ish-zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në lidhje me gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
    Në deklaratën e Rubin, të shpërndarë nga Rama, thuhet se shpallja fajtorë e ish-krerëve të UÇK-së do të ishte tragjedi.
    Krahas deklaratës së Rubin, Rama shkruan “Liria ka emër”.

  • Spiropali: Shqipëria mbështet marrëveshjen e paqes, arritur së fundmi me ndërmjetësimin e Presidentit Trump

    Spiropali: Shqipëria mbështet marrëveshjen e paqes, arritur së fundmi me ndërmjetësimin e Presidentit Trump

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Znj. Elisa Spiropali ka mbërritur ditën e sotme në Izrael në përgjigje të ftesës që mori një javë më parë nga homologu izraelit, Z. Gideon Sa’ar.
    Ministrja e Jashtme do të pritet në një takim bilateral nga homolgu Sa’ar, si dhe nga Kryetari i Kuvendit të Izraelit, Z. Amir Ohana.
    Ndalesën e saj të parë në Izrael, Ministrja Spiropali e pati në vendodhjen e Festivalit Nova, në përkujtim të viktimave të masakrës së 7 tetorit të vitit 2023, që u mori jetën mbi 1200 civilëve në Izrael.

    Spiropali theksoi se “kthimi i të gjitha pengjeve në shtëpi do të ishte një hap vendimtar për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor”.
    “Shqipëria mbështet marrëveshjen e paqes, arritur së fundmi me ndërmjetësimin e Presidentit Trump si e vetmja mënyrë për stabilitet në Lindjen e Mesme dhe bashkëjetesën në siguri e dinjitet për të dy popujt”, deklaroi Spiropali nga Izraeli.
    Diskutimet mes dy ministrave të jashtëm do të fokusohen gjithashtu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet rajonale, bashkëpunimin ekonomik, inovacionin dhe interesat e përbashkëta strategjike.
    Spiropali do të vizitojë gjithashtu  Memorialin “Yad Vashem”, qendrën e përkujtimit dhe dokumentimit të Holokaustit, ku shqiptarët nderohen ndër popujt që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

  • “Shqipëria mbështet marrëveshjen e paqes”/ Spiropali mbërrin në Izrael, nderon viktimat e masakrës së 7 Tetorit 2023

    “Shqipëria mbështet marrëveshjen e paqes”/ Spiropali mbërrin në Izrael, nderon viktimat e masakrës së 7 Tetorit 2023

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka mbërritur ditën e sotme në Izrael në përgjigje të ftesës që mori një javë më parë nga homologu izraelit, Gideon Sa’ar. 
    Spiropali do të pritet në një takim bilateral nga homolgu Sa’ar, si dhe nga Kryetari i Kuvendit të Izraelit, Amir Ohana.
    Ndalesën e saj të parë në Izrael, Spiropali e pati në vendodhjen e Festivalit Nova, në përkujtim të viktimave të masakrës së 7 tetorit të vitit 2023, që u mori jetën mbi 1200 civilëve në Izrael.
    Spiropali theksoi se “kthimi i të gjitha pengjeve në shtëpi do të ishte një hap vendimtar për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor”. 
    “Shqipëria mbështet marrëveshjen e paqes, arritur së fundmi me ndërmjetësimin e Presidentit Trump si e vetmja mënyrë për stabilitet në Lindjen e Mesme dhe bashkëjetesën në siguri e dinjitet për të dy popujt”, deklaroi Spiropali nga Izraeli. 
    Diskutimet mes dy ministrave të jashtëm do të fokusohen gjithashtu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet rajonale, bashkëpunimin ekonomik, inovacionin dhe interesat e përbashkëta strategjike. 
    Spiropali do të vizitojë gjithashtu  Memorialin “Yad Vashem”, qendrën e përkujtimit dhe dokumentimit të Holokaustit, ku shqiptarët nderohen ndër popujt që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. 
     

  • Amerikanët kanë sjellë një prokuror/ Curri zbulon prapaskenat për kreun e ri të SPAK

    Amerikanët kanë sjellë një prokuror/ Curri zbulon prapaskenat për kreun e ri të SPAK

    Analisti Arjan Curri tregoi prapaskenat lidhur me garën për kreun e ri të SPAK.
    Sipas Currit, amerikanët kanë thirrur një prokuror për të marrë drejtimin e SPAK, por ai ka shprehur mbështetjen ndaj Andan Xholit. Curri tha se brenda SPAK ka “klane krahinore”, ndërsa sipas tij Dumani mbështet Brahon.

    “Amerikanët kanë thirrur një prokuror dhe i kanë thënë merre ti drejtimin e SPAK. Ai për shkak të integriteti i ka thënë jo, por do mbështes Xholin.  Edhe thashethemet janë pjesë e lojës politike. Shikojmë brenda strukturës së SPAK tre grupe, klani i parë është i dibranëve. Nuk mund të jenë të gjithë dibranë kudo. Dibranë në SPAK janë 9, sa male ka Dibra. Megjithatë të nëntë këta janë të ndërsa, gjysma e tyre mbështet Xholin. Janë 9 male, edhe për BKH konkurron një dibran.

    Këto 9 male janë ndarë 4 me 5. Një pjesë mbështet Xholin dhe një pjesë Brahon, grupi dytë krahinorik nga Skrapari. Grupi i tretë është i zonjave që lobojnë për zonjën Musabelliu. Altin Dumani do një të ngjashëm me të, siç është Braho. Ky njihet si njeri i akullt, pa ndjenja. Ka një konsensus të gjerë për zotin Xholi, kanë tentuar t’i rrëmbejnë vajzën në Gjermani. Edhe Dolorezës i është bërë atentat”-u shpreh Curri.