Tag: mbështesin

  • Korrupsioni, Rama: Nuk e lufton SPAK por vullneti i PS, i dha pavarësinë drejtësisë! Njerëzit na mbështesin ne, jo lloj-lloj karagjozësh

    Korrupsioni, Rama: Nuk e lufton SPAK por vullneti i PS, i dha pavarësinë drejtësisë! Njerëzit na mbështesin ne, jo lloj-lloj karagjozësh

    Kryeministri Edi Rama komentoi edhe drejtësinë e re teksa tha se është PS ajo që e bëri të mundur këtë gjë. Në bisedimin me qytetarët në njësinë 3 në Tiranë, kryeministri theksoi se nuk është SPAK që po lufton korrupsionin por vullneti i partisë që ai drejton, që po e mbron edhe me koston në lëkurën e vet, duke iu referuar mbajtjes në paraburgim prej shkurtit pa gjyq të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 
    “Këtu nëse bëhet pyetja se kush mban mend të ketë paguar për certifikatën e lindjes, ka njerëz që do të thotë po. Sot e merr në telefon. Te pjesa tjetër është hera e parë nga 1912, që në Shqipëri luftohet pa parë majtas e djathtas, pavarësisht të gjitha problematikave e historive që janë të lidhura me një sistem drejtësie të ri që ka shumë probleme, pavarësi shumë e re. të flasësh sot për drejtësinë e pavarur është si të flasësh për Shqipërinë e pavarur 60-70 vjet pasi u pavarësua. Por ama nuk është luftuar kurrë korrupsioni si sot. Nuk e lufton SPAK, por vullneti i kësaj force politike që i dha pavarësinë e drejtësisë dhe që e mbron edhe me koston e paguar në lëkurën e vet. Çfarë është mbajtja e kryetarit të bashkisë atje brenda pa gjyq, është kosto. Nuk hyj fare unë të drejta apo jo ato që thuhen, ai është procesi ligjor, gjyqësor dhe e bën gjyqi. Por deri më sot gjyq nuk ka, ka një njeri në burg, është kosto. Ama ne as nuk bëjmë protesta, as nuk ngremë zërin jo se jemi budallenj, por sepse është mendje e ndarë. Çdo ngacmim që i bëjmë SPAK apo sistemit që lufton me korrupsionin, është ngacmim që i bën dëm vendit për të nesërmen. Nëse u deshën 100 e ca vjet që të fillonte kjo luftë, nëse fillojmë e ngacmojmë do ta shtyjmë edhe 20 vjet të tjera dhe ta harrojmë që të ulemi në tryezën e BE. Për vite e kishim damkën në ballë, ishim ne në qeveri, të shkruar në raportet e BE, kultura e pandëshmueshmërisë. “, u shpreh Rama. 
    Më tej, Rama tha se nata ka kaluar në Shqipëri dhe prandaj qytetarët mbështesin PS dhe jo “lloj lloj karagjiozësh rrugëve”. 
    “Njerëzit edhe kur nuk merren gjithë ditën siç merremi ne me këtë punë kanë mjaftueshëm logjikë për të parë dritën dhe errësirën, të mirën e të keqen dhe pavarësisht se ne nuk jemi sot në diell të plotë si vend, por nuk diskutohet që nata në Shqipëri ka kaluar. Dielli ka lindur dhe nuk diskutohet që ai diell do të ngrojë edhe më shumë. Këtë njerëzit e kuptojnë këtë dhe prandaj mbështesin PS dhe jo lloj lloj karagjiozësh rrugëve.”, shtoi Rama. 
     

  • “Kujdesuni për mirëqenien fizike dhe mendore”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    “Kujdesuni për mirëqenien fizike dhe mendore”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Dashi
    Do të keni një ditë aktive dhe plot iniciativa. Yjet mbështesin projekte ambicioze dhe zgjedhje të guximshme në fushën e punës. Në dashuri, komunikimi i hapur dhe i sinqertë do të forcojë marrëdhëniet. Kujdesuni gjithashtu për energjinë tuaj, që të shmangni lodhjen dhe tensionet e panevojshme.
    Demi

    Do të përqendroheni te stabiliteti dhe lidhjet e rëndësishme. Yjet ju nxisin t’i kushtoni kohë familjes dhe miqve të ngushtë. Në punë, këmbëngulja dhe durimi do t’ju sjellin rezultate konkrete. Në dashuri, gjestet e thjeshta dhe praktike do të ndihmojnë në ndërtimin e besimit reciprok.
    Binjakët
    Do të keni mendje të kthjellët dhe të hapur ndaj mundësive të reja. Komunikimi do të jetë pika juaj më e fortë, si në marrëdhënie, ashtu edhe në punë. Mund të lindin mundësi interesante nga bashkëpunime apo takime të papritura. Yjet ju këshillojnë të gjeni pak kohë për pushim, që të shmangni stresin emocional.
    Gaforrja
    Do të ndieni nevojën për reflektim dhe organizim. Yjet ju nxisin të mendoni me kujdes për çdo zgjedhje që keni përpara. Në dashuri, dëgjimi i partnerit do të jetë vendimtar për të shmangur apo zgjidhur keqkuptime. Në punë, dita favorizon forcimin e projekteve tuaja.
    Luani
    Ju pret një ditë e gjallë dhe pozitive. Energjia dhe vendosmëria do t’ju mbështesin në iniciativa profesionale dhe krijuese. Në dashuri, gjestet e ëmbla dhe surprizat do ta forcojnë lidhjen. Në punë, është e rëndësishme të balanconi entuziazmin me kujdesin, për të arritur rezultate të prekshme.
    Virgjëresha
    Do të duhet të përqendroheni te detajet dhe planifikimi. Yjet ju mbështesin në menaxhimin e saktë të detyrave praktike. Në dashuri, sinqeriteti dhe qartësia do të ndihmojnë në shuarjen e tensioneve. Kujdesuni për mirëqenien fizike dhe mendore, që dita t’ju ecë sa më mbarë.
    Peshorja
    Ditën do ta shënoni me ekuilibër dhe harmoni. Yjet favorizojnë takime të këndshme dhe bashkëpunime të frytshme. Në dashuri, dëgjimi dhe kompromiset do të jenë çelësi i një marrëdhënieje të qetë. Në punë, shmangia e vendimeve të nxituara do t’ju sjellë përfitime dhe mundësi afatgjata.
    Akrepi
    Do të udhëhiqeni nga intuita dhe vendosmëria. Yjet ju këshillojnë t’i besoni instinkteve si në punë, ashtu edhe në vendime personale. Në dashuri, momentet e afërsisë dhe pasionit do të forcojnë lidhjet. Në punë, pengesat do të kapërcehen nëse tregoheni të duruar dhe strategjikë.
    Shigjetari
    E premtja do t’ju motivojë të kërkoni përvoja dhe stimuj të rinj. Yjet ju nxisin të jeni spontanë dhe të shoqëroheni me njerëz që pasurojnë botën tuaj. Në dashuri, një çështje duhet trajtuar me qetësi. Në punë, përfshihuni sa më shumë dhe do të vlerësoheni.
    Bricjapi
    Do të përqendroheni në objektiva praktikë dhe konkretë. Yjet ju sugjerojnë të bashkoni disiplinën me menaxhimin e emocioneve. Në dashuri, qëndrueshmëria dhe koherenca do të jenë thelbësore për të ruajtur qetësinë e lidhjes. Në punë, këmbëngulja do të shpërblehet me rezultate reale.
    Ujori
    Do të keni një ditë të mbushur me krijimtari dhe ide të reja. Yjet ju mbështesin në iniciativa origjinale dhe bashkëpunime interesante. Në dashuri, mendja e hapur dhe kureshtja do t’i bëjnë momentet e ndara me partnerin të veçanta. Në punë, gjeni ekuilibrin mes entuziazmit dhe realizmit për rezultate optimale.
    Peshqit
    Do të ndieni nevojën për qetësi dhe harmoni. Yjet ju këshillojnë të kaloni kohë me veten dhe me njerëzit që keni përzemër. Në dashuri, gjestet e thjeshta dhe të sinqerta do të forcojnë marrëdhëniet. Në punë, intuita dhe ndjeshmëria do t’ju ndihmojnë të kapërceni pengesa dhe t’i zgjidhni gjërat me maturi.

  • Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025

    Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025

    Showbiz E Shtunë, 1 Nëntor 2025 08:19
    DashiDo të keni një ditë aktive dhe plot iniciativa. Yjet mbështesin projekte ambicioze dhe zgjedhje të guximshme në fushën e punës. Në dashuri, komunikimi i hapur dhe i sinqertë do të forcojë marrëdhëniet. Kujdesuni gjithashtu për energjinë tuaj, që të shmangni lodhjen dhe tensionet e panevojshme.
    DemiDo të përqendroheni te stabiliteti dhe lidhjet e rëndësishme. Yjet ju nxisin t’i kushtoni kohë familjes dhe miqve të ngushtë. Në punë, këmbëngulja dhe durimi do t’ju sjellin rezultate konkrete. Në dashuri, gjestet e thjeshta dhe praktike do të ndihmojnë në ndërtimin e besimit reciprok.

    BinjakëtDo të keni mendje të kthjellët dhe të hapur ndaj mundësive të reja. Komunikimi do të jetë pika juaj më e fortë, si në marrëdhënie, ashtu edhe në punë. Mund të lindin mundësi interesante nga bashkëpunime apo takime të papritura. Yjet ju këshillojnë të gjeni pak kohë për pushim, që të shmangni stresin emocional.

    GaforrjaDo të ndieni nevojën për reflektim dhe organizim. Yjet ju nxisin të mendoni me kujdes për çdo zgjedhje që keni përpara. Në dashuri, dëgjimi i partnerit do të jetë vendimtar për të shmangur apo zgjidhur keqkuptime. Në punë, dita favorizon forcimin e projekteve tuaja.

    LuaniJu pret një ditë e gjallë dhe pozitive. Energjia dhe vendosmëria do t’ju mbështesin në iniciativa profesionale dhe krijuese. Në dashuri, gjestet e ëmbla dhe surprizat do ta forcojnë lidhjen. Në punë, është e rëndësishme të balanconi entuziazmin me kujdesin, për të arritur rezultate të prekshme
    VirgjëreshaDo të duhet të përqendroheni te detajet dhe planifikimi. Yjet ju mbështesin në menaxhimin e saktë të detyrave praktike. Në dashuri, sinqeriteti dhe qartësia do të ndihmojnë në shuarjen e tensioneve. Kujdesuni për mirëqenien fizike dhe mendore, që dita t’ju ecë sa më mbarë.
    PeshorjaDitën do ta shënoni me ekuilibër dhe harmoni. Yjet favorizojnë takime të këndshme dhe bashkëpunime të frytshme. Në dashuri, dëgjimi dhe kompromiset do të jenë çelësi i një marrëdhënieje të qetë. Në punë, shmangia e vendimeve të nxituara do t’ju sjellë përfitime dhe mundësi afatgjata.
    AkrepiDo të udhëhiqeni nga intuita dhe vendosmëria. Yjet ju këshillojnë t’i besoni instinkteve si në punë, ashtu edhe në vendime personale. Në dashuri, momentet e afërsisë dhe pasionit do të forcojnë lidhjet. Në punë, pengesat do të kapërcehen nëse tregoheni të duruar dhe strategjikë.
    ShigjetariE premtja do t’ju motivojë të kërkoni përvoja dhe stimuj të rinj. Yjet ju nxisin të jeni spontanë dhe të shoqëroheni me njerëz që pasurojnë botën tuaj. Në dashuri, një çështje duhet trajtuar me qetësi. Në punë, përfshihuni sa më shumë dhe do të vlerësoheni.
    BricjapiDo të përqendroheni në objektiva praktikë dhe konkretë. Yjet ju sugjerojnë të bashkoni disiplinën me menaxhimin e emocioneve. Në dashuri, qëndrueshmëria dhe koherenca do të jenë thelbësore për të ruajtur qetësinë e lidhjes. Në punë, këmbëngulja do të shpërblehet me rezultate reale.
    UjoriDo të keni një ditë të mbushur me krijimtari dhe ide të reja. Yjet ju mbështesin në iniciativa origjinale dhe bashkëpunime interesante. Në dashuri, mendja e hapur dhe kureshtja do t’i bëjnë momentet e ndara me partnerin të veçanta. Në punë, gjeni ekuilibrin mes entuziazmit dhe realizmit për rezultate optimale.
    PeshqitDo të ndieni nevojën për qetësi dhe harmoni. Yjet ju këshillojnë të kaloni kohë me veten dhe me njerëzit që keni përzemër. Në dashuri, gjestet e thjeshta dhe të sinqerta do të forcojnë marrëdhëniet. Në punë, intuita dhe ndjeshmëria do t’ju ndihmojnë të kapërceni pengesa dhe t’i zgjidhni gjërat me maturi.

  • Sondazhi i Reuters për Trump, vlerësimi i presidentit amerikan rritet me 2% edhe pas mbylljes së qeverisë

    Sondazhi i Reuters për Trump, vlerësimi i presidentit amerikan rritet me 2% edhe pas mbylljes së qeverisë

    Vlerësimi për Donald Trump është rritur me 2%, pavarësisht mbylljes së qeverisë dhe trazirave të pashmangshme në ekonominë amerikane.

    Sondazhi i Reuters/Ipsos, i kryer nga 15 deri më 20 tetor, tregon vlerësimin për presidentin në 42%, 2 më shumë se fillimi i muajit. Që nga prilli, vlerësimi i tij është luhatur midis 40% dhe 44%, teksa trendet e fundit që tregojnë mbështetje të qëndrueshme nga zgjedhësit e tij.
    Në të kundërt, shumica e amerikanëve fajësojnë republikanët për mbylljen e qeverisë federale, 50% fajësojnë udhëheqjen e partisë në Kongres. Gjithashtu, 43% e të anketuarve i konsiderojnë demokratët përgjegjës për mbylljen.
    Mbyllja, e cila është e treta më e gjatë në historinë e SHBA-së, vazhdon për ditën e 21-të, teksa mijëra punonjës federalë janë pezulluar. 20% e të anketuarve janë prekur financiarisht nga situata, ndërsa 40% thanë se njohin dikë që ka përjetuar pasojat.
    90% e republikanëve vazhdojnë ta mbështesin Trumpin
    Edhe pse kanë kaluar 21 ditë, konflikti politik vazhdon. Republikanët po propozojnë një zgjatje të buxhetit pa rritje të shpenzimeve. Nga ana tjetër, demokratët po bëjnë thirrje për zgjatjen e programeve të sigurimeve shoqërore për familjet më vulnerabël. Që projektligji të miratohet, të paktën shtatë senatorë demokratë duhet ta mbështesin propozimin republikan.
    Në të njëjtin sondazh, 72% e amerikanëve pajtohen që subvencionet e sigurimeve shëndetësore duhet të zgjaten, gjë që rrit presionin për të arritur një marrëveshje. Pavarësisht tensionit politik, 90% e republikanëve vazhdojnë ta mbështesin Trumpin, ndërsa 5% e demokratëve duket se e vlerësojnë presidencën e tij.

    Top Channel

  • Dodik në delir: Shtatë parti do të mbështesin kandidatin tim për president të RS-së

    Dodik në delir: Shtatë parti do të mbështesin kandidatin tim për president të RS-së

    Gjashtë parti politike do të mbështesin kandidatin e Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) në zgjedhjet për president të Republika Srpska, njoftoi kreu i SNSD dhe ish-presidenti i entitetit Milorad Dodik. “Duhet të them se jam krenar për këtë koalicion. Na u deshën vetëm 20 minuta për të rënë dakord”, u tha Dodik gazetarëve në Banja Luka, duke shtuar se të gjithë ata që nuk janë në koalicion janë tradhtarë. SNSD, pra Dodik, vendosi që kandidati i tyre në zgjedhjet e planifikuara për 23 nëntor do të ishte Sinisha Karan, Ministri aktual i Entit për Arsimin e Lartë, i cili kishte qenë kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme të RS për vite me radhë para kësaj. Ai e filloi karrierën e tij policore në vitin 1985 në ish-Jugosllavi. Karan njihet si një bashkëpunëtor besnik i Dodikut dhe, për shkak të mbështetjes së tij të pakritikueshme për politikat që ai udhëhoqi ndërsa ishte president i RS-së, ai u vendos në listën e personave që i nënshtrohen sanksioneve të SHBA-së në janar.
    Autoritetet amerikane sqaruan se Karan u sanksionua sepse ishte ndër njerëzit kryesorë që u përpoqën të operacionalizonin planet separatiste të Dodikut. Dodik, i cili humbi mandatin e tij si President i Republikës Srpska pasi u dënua me një vit burg për moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të Komunitetit Ndërkombëtar, fillimisht hodhi poshtë çdo mundësi për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për pasardhësin e tij, si dhe pjesëmarrjen e SNSD-së në to, por në momentin e fundit ai ndërroi mendje, duke pranuar vendimet e gjykatës dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ligjshmërinë e të cilave ai e vë në dyshim vazhdimisht.

  • E PREMTE “E ZEZË”/ Gjithçka kthehet “përmbys” për këto tri shenja të horoskopit

    E PREMTE “E ZEZË”/ Gjithçka kthehet “përmbys” për këto tri shenja të horoskopit

    Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025
    Dashi
    Do të keni një ditë aktive dhe plot iniciativa. Yjet mbështesin projekte ambicioze dhe zgjedhje të guximshme në fushën e punës. Në dashuri, komunikimi i hapur dhe i sinqertë do të forcojë marrëdhëniet. Kujdesuni gjithashtu për energjinë tuaj, që të shmangni lodhjen dhe tensionet e panevojshme.
    Demi
    Do të përqendroheni te stabiliteti dhe lidhjet e rëndësishme. Yjet ju nxisin t’i kushtoni kohë familjes dhe miqve të ngushtë. Në punë, këmbëngulja dhe durimi do t’ju sjellin rezultate konkrete. Në dashuri, gjestet e thjeshta dhe praktike do të ndihmojnë në ndërtimin e besimit reciprok.
    Binjakët
    Do të keni mendje të kthjellët dhe të hapur ndaj mundësive të reja. Komunikimi do të jetë pika juaj më e fortë, si në marrëdhënie, ashtu edhe në punë. Mund të lindin mundësi interesante nga bashkëpunime apo takime të papritura. Yjet ju këshillojnë të gjeni pak kohë për pushim, që të shmangni stresin emocional.
    Gaforrja
    Do të ndieni nevojën për reflektim dhe organizim. Yjet ju nxisin të mendoni me kujdes për çdo zgjedhje që keni përpara. Në dashuri, dëgjimi i partnerit do të jetë vendimtar për të shmangur apo zgjidhur keqkuptime. Në punë, dita favorizon forcimin e projekteve tuaja.
    Luani
    Ju pret një ditë e gjallë dhe pozitive. Energjia dhe vendosmëria do t’ju mbështesin në iniciativa profesionale dhe krijuese. Në dashuri, gjestet e ëmbla dhe surprizat do ta forcojnë lidhjen. Në punë, është e rëndësishme të balanconi entuziazmin me kujdesin, për të arritur rezultate të prekshme.
    Virgjëresha
    Do të duhet të përqendroheni te detajet dhe planifikimi. Yjet ju mbështesin në menaxhimin e saktë të detyrave praktike. Në dashuri, sinqeriteti dhe qartësia do të ndihmojnë në shuarjen e tensioneve. Kujdesuni për mirëqenien fizike dhe mendore, që dita t’ju ecë sa më mbarë.
    Peshorja
    Ditën do ta shënoni me ekuilibër dhe harmoni. Yjet favorizojnë takime të këndshme dhe bashkëpunime të frytshme. Në dashuri, dëgjimi dhe kompromiset do të jenë çelësi i një marrëdhënieje të qetë. Në punë, shmangia e vendimeve të nxituara do t’ju sjellë përfitime dhe mundësi afatgjata.
    Akrepi
    Do të udhëhiqeni nga intuita dhe vendosmëria. Yjet ju këshillojnë t’i besoni instinkteve si në punë, ashtu edhe në vendime personale. Në dashuri, momentet e afërsisë dhe pasionit do të forcojnë lidhjet. Në punë, pengesat do të kapërcehen nëse tregoheni të duruar dhe strategjikë.
    Shigjetari
    E premtja do t’ju motivojë të kërkoni përvoja dhe stimuj të rinj. Yjet ju nxisin të jeni spontanë dhe të shoqëroheni me njerëz që pasurojnë botën tuaj. Në dashuri, një çështje duhet trajtuar me qetësi. Në punë, përfshihuni sa më shumë dhe do të vlerësoheni.
    Bricjapi
    Do të përqendroheni në objektiva praktikë dhe konkretë. Yjet ju sugjerojnë të bashkoni disiplinën me menaxhimin e emocioneve. Në dashuri, qëndrueshmëria dhe koherenca do të jenë thelbësore për të ruajtur qetësinë e lidhjes. Në punë, këmbëngulja do të shpërblehet me rezultate reale.
    Ujori
    Do të keni një ditë të mbushur me krijimtari dhe ide të reja. Yjet ju mbështesin në iniciativa origjinale dhe bashkëpunime interesante. Në dashuri, mendja e hapur dhe kureshtja do t’i bëjnë momentet e ndara me partnerin të veçanta. Në punë, gjeni ekuilibrin mes entuziazmit dhe realizmit për rezultate optimale.
    Peshqit
    Do të ndieni nevojën për qetësi dhe harmoni. Yjet ju këshillojnë të kaloni kohë me veten dhe me njerëzit që keni përzemër. Në dashuri, gjestet e thjeshta dhe të sinqerta do të forcojnë marrëdhëniet. Në punë, intuita dhe ndjeshmëria do t’ju ndihmojnë të kapërceni pengesa dhe t’i zgjidhni gjërat me maturi.

  • A keni bërë vaksinën Covid-19? Ja çfarë thonë studimet dhe debatet e shumta

    A keni bërë vaksinën Covid-19? Ja çfarë thonë studimet dhe debatet e shumta

    Studimet që mbështesin vaksinën
    • Mbrojtje nga format e rënda: Revista prestigjioze The Lancet dhe qendra si CDC e WHO theksojnë se vaksinat kanë ulur ndjeshëm shtrimet në spital dhe vdekjet.
    • Imuniteti hibrid: Kombinimi i vaksinës me një infeksion të kaluar jep mbrojtjen më të fortë.
    • Efekte anësore të zakonshme: Dhimbje krahu, temperaturë e lehtë, lodhje zakonisht kalojnë brenda pak ditësh.

    Studimet dhe opinionet kritike
    • Rastet e rralla të efekteve serioze: Ka pasur raportime për miokardit (inflamacion të zemrës), probleme me koagulimin e gjakut dhe reaksione alergjike të rënda, sidomos në disa vaksina të caktuara.
    • Pyetje për efektet afatgjata: Disa shkencëtarë kritikë thonë se nuk ka ende të dhëna të plota për ndikimet në periudha shumëvjeçare.
    • Diskutimi mbi dozat përforcuese: Jo të gjithë ekspertët bien dakord mbi nevojën e dozave të përsëritura, sidomos tek të rinjtë e shëndetshëm.

    Opinione publike dhe dyshimet
    • Një pjesë e shoqërisë beson se vaksinat janë përdorur më shumë për interesa politike dhe ekonomike.
    • Disa raporte në media alternative pretendojnë se vaksinat kanë ndikuar negativisht në fertilitet, imunitet natyror ose kanë rritur sëmundje të tjera megjithëse këto nuk janë të provuara nga studimet kryesore.
    • Shumë qytetarë, megjithatë, i konsiderojnë vaksinat të domosdoshme për të frenuar pandeminë dhe për të hapur shoqërinë.

    Debati mbetet i hapur. Shumica e studimeve zyrtare mbështesin përfitimet e vaksinës, ndërsa kritikat dhe dyshimet e disa studiuesve dhe qytetarëve tregojnë se shoqëria kërkon më shumë transparencë dhe të dhëna afatgjata.

  • Taksimi i të pasurve: Ku në Evropë njerëzit janë më shumë në favor të taksimit të super të pasurve dhe pse?

    Taksimi i të pasurve: Ku në Evropë njerëzit janë më shumë në favor të taksimit të super të pasurve dhe pse?

    Një anketa e re tregon se në nivel global, nëntë nga dhjetë njerëz mbështesin taksimin e super të pasurve për të financuar veprimet klimatike dhe shërbimet publike. Studimi, i porositur nga OJQ-të Oxfam dhe Greenpeace, zbuloi se njerëzit në Filipine janë më mbështetësit e këtij lloji të taksimit, ndërsa në Evropë Italia kryeson listën e mbështetjes.

    Sipas sondazhit, i kryer në maj 2025 në 13 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Francë, Gjermani, Itali dhe Spanjë, 94% e italianëve mbështesin taksimin e super të pasurve për të përmirësuar kujdesin shëndetësor. Në Spanjë, mbështetja është 91%, në Francë 90%, në Mbretërinë e Bashkuar 89% dhe në Gjermani 85%.

    Pothuajse njësoj popullor është edhe mbyllja e boshllëqeve ligjore që lejojnë përdorimin e parajsave fiskale nga të pasurit dhe korporatat ndërkombëtare, me mbështetje 94% në Itali dhe mbi 85% në vendet e tjera kryesore evropiane. Investimet në energji të rinovueshme dhe përmirësimi i izolimit të banesave gëzojnë mbështetje më modeste, megjithatë shumica mbetet pro.

    Eurobarometri tregon se 80% e qytetarëve të BE-së mbështesin që kompanitë shumëkombëshe të paguajnë taksë minimale në vendet ku operojnë, dhe 65% mbështesin taksimin e individëve më të pasur, me mbështetje më të lartë në Hungari (78%), Bullgari dhe Kroaci (71%).

    Në Evropë, vetëm disa vende kanë tashmë taksa mbi pasurinë neto: Norvegjia, Spanja dhe Zvicra, ndërsa Franca, Italia, Belgjika dhe Holanda kanë taksa mbi asete të caktuara. Oxfam nënvizon gjithashtu një propozim të G20 për të taksuar ultra të pasurit, ku individët me më shumë se 1 miliard dollarë do të paguanin 2% të pasurisë së tyre çdo vit.

    Spanja, duke bashkëpunuar me Brazilin, krijoi një koalicion global për të rritur taksimin mbi super të pasurit, duke ftuar vendet e tjera të ndjekin këtë shembull dhe të krijojnë një sistem tatimor global progresiv. OKB-ja thekson se 1% më e pasur e popullsisë zotëron më shumë se 95% të pasurisë globale, duke nënvizuar rëndësinë e veprimeve për barazi.

  • Sanksionet e BE, Rusia gati të kundërpërgjigjet! Diplomati i lartë: Do të marrim masa që mbështesin interesat tona nëse është e nevojshme

    Sanksionet e BE, Rusia gati të kundërpërgjigjet! Diplomati i lartë: Do të marrim masa që mbështesin interesat tona nëse është e nevojshme

    Rusia nuk përjashton kundërmasat pas paketës së re të sanksioneve të BE-së, e 18-ta me radhë .

    Sipas një deklarate të zëvendësministrit të jashtëm rus, Alexander Grushko, masat nga Moska do të merren në konsideratë pasi të jetë analizuar ndikimi i tyre në ekonominë ruse.

    “Sigurisht, ne do të analizojmë ndikimin e tyre në ekonominë tonë. Do të marrim masa që mbështesin interesat tona nëse është e nevojshme. Dhe disa kundërmasa janë gjithashtu të mundshme”, tha diplomati i lartë.

    Paketa e 18-të e sanksioneve anti-ruse e Bashkimit Evropian zgjeron listën e zezë të individëve dhe personave juridikë, ul çmimin maksimal për blerjet e naftës ruse në BE, përjashton mundësinë e rifillimit të funksionimit të tubacioneve të gazit Nord Stream, prezanton kufizime kundër anijeve cisternë dhe bankave, si dhe vendos kufizime të reja në eksporte.

    Top Channel

  • A i mbështesin izraelitët sulmet ndaj Iranit?

    A i mbështesin izraelitët sulmet ndaj Iranit?

    Një sondazh i kryer nga Universiteti i Tel Avivit dhe Universiteti Hebraik ofron një panoramë të përçarjes së ndjenjave në Izrael për sulmet ndaj Iranit. Rezultatet e hershme tregojnë se 83% e hebrenjve izraelitë mbështesin operacionet ushtarake, ndërsa vetëm 12% e izraelitëve arabë shprehen në favor.

     

    Gazetarët kanë vizituar disa zona të prekura nga sulmet ajrore, ku banorët ndihen të ndarë në qëndrime. Në Bat Yam, qytet me mbështetje të madhe për qeverinë, shumë janë të shqetësuar nga dëmet dhe viktimat në komunitetet e tyre, por prapëseprapë mbështesin sulmet ndaj Iranit në një përpjekje për të ndaluar programin bërthamor iranian.

     

    Ndërkohë, në qytetin bregdetar të Haifas, disa banorë shprehen kundër luftës. Një nënë me të birin tha se frikësohet se konflikti po pengon përpjekjet për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza. Një tjetër person shprehu shqetësimin se sulmet po tërheqin vëmendjen globale nga vuajtjet e civilëve në Gaza dhe kërkoi ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar për të ndaluar armatosjen e Izraelit.

     

    Sondazhi dhe vizitat në terren tregojnë qartë se ndonëse mbështetja për aksionet ushtarake është e fortë në disa pjesë të shoqërisë, ekziston një shqetësim dhe ndasi e thellë mbi rrugën që po ndjek vendi.