Tag: mbërritur

  • Fiks Fare/ Shtëpi të rrënuara, njerëz të braktisur, drama që nuk i sheh askush. Finiqi thërret për ndihmë

    Fiks Fare/ Shtëpi të rrënuara, njerëz të braktisur, drama që nuk i sheh askush. Finiqi thërret për ndihmë

    Në fshatrat e Finiqit, shirat e ditëve të fundit nuk morën vetëm çatitë. Morën qetësinë, morën shtëpitë, morën jetën dhe sigurinë e dhjetëra familjeve që sot jetojnë mes rrënojave, frikës dhe një heshtjeje të rëndë institucionale.

    Aty ku duhej të kishin mbërritur ndihma, ka mbërritur balta. Aty ku duhej të ishin shteti dhe strukturat, ka mbërritur vetëm vetmia.
    Fiks Fare në Brajlat: “Sapo e mbarova shtëpinë… tani ma mori uji”
    Në fshatin Brajlat të Finiqit, rrëshqitjet e tokës kanë copëtuar rrugën, kanë çarë muret dhe kanë detyruar banorë të largohen natën, me rrobat e trupit. Manthjo Kaçi pret Fiksin në derën e një banese që nuk është më e tij. Shtëpia kalëvizur, dyshemeja është ulur, muri është përkulur si të ishte prej letre.Bashkia e ka evakuuar atë dhe bashkëshorten. Por evakuimi nuk është zgjidhje. Evakuimi është thjesht të të thonë “ik nga shtëpia jote, tani shiko ku do jetosh”. Me lot në sy, Manthjo thotë: “Sapo e kisha mbaruar shtëpinë… tani ma mori uji.Gruaja ime ka kancer. Po jetojmë te vëllai, por nuk mund të rrimë gjithë jetën atje. Ju lutem, na ndihmoni.”Drama nuk mbaron këtu. Në të njëjtin fshat, edhe Niko është prekur rëndë. Shtëpia e tij u mbyll përgjithmonë pas reshjeve. Ai dhe bashkëshortja sot flenë në një dhomë të xhaxhait. Zoti Niko flet me vështirësi, jo se s’do, por sepse ka kaluar një operacion në kokë dhe zëri e tradhton. Por dhimbja shihet. Mosbesimi shihet. Braktisja shihet.
    Dhivër/ Një jetë e mbetur nën rrënoja
    Në fshatin Dhivër, historia bëhet akoma më e rëndë. Grigori, një person me probleme të shëndetit mendor dhe pa asnjë njeri në këtë botë, jeton në një shtëpi të gjysmë-rrënuar, me çati që pikon dhe dhoma të mbushura me lagështi. Kur Fiks Fare trokiti, ai nuk hapi derën. Ndoshta nga frika, ndoshta nga trishtimi, ndoshta sepse nuk pret më askënd.Pamja është e frikshme. Gjysma e shtëpisë është shembur. Bashkia ka bërë një ambient të vogël që të mos flejë në rrugë… por çatia pikon, lagështia e ka pushtuar. Ai nuk ka familjarë. Ky njeri duhet ndihmuar tani.Në Finiq ka fshatra të tërë të shkatërruar. Ka të moshuar që nuk mund të largohen. Ka të sëmurë pa trajtim. Ka familje që nuk kanë më çfarë të quajnë “shtëpi”. Por nuk ka këmbë që troket në derën e tyre. Nuk ka institucion që të qëndrojë pranë tyre. Nuk ka plan, nuk ka ndihmë, nuk ka zgjidhje. Finiqi ka njerëz që duan të jetojnë, por sot nuk kanë më shtëpi ku të jetojnë.

    Top Channel

  • Finiqi në prag katastrofe: Shtëpi të rrënuara, njerëz të braktisur, drama që nuk i sheh askush

    Finiqi në prag katastrofe: Shtëpi të rrënuara, njerëz të braktisur, drama që nuk i sheh askush

  • Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, disa të plagosur

    Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, disa të plagosur

    Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur “Grevë”.
    Ambulanca është nisur drejt vendngjarjes. Ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve, por raportohet se dy persona kanë mbërritur në spitalin e Peshkopisë.
    Dyshohet se shkak i aksidentit është lagështira në rrugë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

  • Papa Leoni XIV mbërrin në Bejrut

    Papa Leoni XIV mbërrin në Bejrut

    Papa Leoni XIV ka mbërritur ditën e sotme në Liban, në kuadër të udhëtimit të tij apostolik.
    Kjo vizitë ka një simbolikë të veçantë për Papën e parë amerikan, i cili ka kërkuar paqe dhe dialog në Lindjen e Mesme. Zyrtarët më të lartë i kishin organizuar një ceremoni mirëseardhjeje Atit të Shenjtë.
    Në Liban, udhëheqësi i Kishës Katolike pritet të bëjë thirrje për paqe në një vend që është objektiv i sulmeve të vazhdueshme izraelite.

  • Homazhet për Fatos Nanon, Mediu, Duka dhe Ndoja mbërrijnë në Pallatin e Kongreseve

    Homazhet për Fatos Nanon, Mediu, Duka dhe Ndoja mbërrijnë në Pallatin e Kongreseve

    Kryetar i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve për të kryer homazhe në nder të ish-kryeministrit, Fatos Nano. 
    Mediu dhe Duka janë dy opozitarët e parë në homazhe. Pas pak minutash në homazhe ka  mbërritur edhe deputeti i PD, Arjan Ndoja. Deputeti i PS-së, Taulant Balla ka kryer gjithshtu homazhe. Ai është i pari nga Partia Socialiste që ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve. 
     
  • Ish-luftëtari i UÇK-së udhëton 2 ditë e 2 net në këmbë për të mbërritur në tubimin e Tiranës

    Ish-luftëtari i UÇK-së udhëton 2 ditë e 2 net në këmbë për të mbërritur në tubimin e Tiranës

    Agim Pllashniku u nis në këmbë nga Prishtina, për të qenë këtë të premte në Tiranë, në tubimin pro Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

    Ish-luftëtari tregon pse e ndërmori këtë udhëtim, për të cilin ishin në dijeni vetëm familjarët. “Jam nisur nga busti i Zahir Pajazitit në Prishtinë për të mbërritur te busti i komandantit tonë legjendar Adem Jashari”, tregon ai në një intervistë për Puls nga Bruna Çifligu në A2 CNN. 

    “Nisma është për mbrojtjen e krerëve tanë që gjenden në Hagë, të gjithëve. Mbahen prej 5 vitesh padrejtësish në Hagë, me aktakuza të Serbisë. Ne e dimë fort mirë çfarë masakrash ka bërë Serbia në Kosovë, ka dhunuar femra, ka vrarë fëmijë… Duhet të dënohet Serbia si shtet e jo të merren çlirimtarët tanë në Hagë”. 

    “Kam udhëtuar prej 2 ditësh. Kam udhëtuar 2 ditë e 2 net, kam pushuar 3 herë nga 2 orë, kam udhëtuar edhe natën. Më ka mbështetur edhe shteti shqiptar edhe populli. I falënderoj. E kam marr këtë udhëtim i vetëm, por nuk jam vetëm, derisa kam marrë flamurin e UÇK-së në shpinë, të gjithë veteranët janë pas meje”, shtoi ai. 

  • Rama ndan pamjet: Kroçera “Voyager of the Seas” për herë të parë në portin e Sarandës

    Rama ndan pamjet: Kroçera “Voyager of the Seas” për herë të parë në portin e Sarandës

    Për herë të parë në portin e Sarandës, ka mbërritur Kroçera “Voyager of the Seas”, me 3 mijë e 626 pasagjerë.
    Lajmi konfirmohet nga kryeministri, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ku dhe ka ndarë foto nga kroçera e ndaluar.
    Në postim, Rama shkruan se porti i Sarandës, ka shënuar një rritje të pasagjerëve në masën prej 21%, përgjatë tetë muajve të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë më 2024.
    “Kroçera “Voyager of the Seas” për herë të parë në portin e Sarandës3626 pasagjerë të mbërritur përmes saj janë përpunuar nga porti i Sarandës, i cili në 8 muajt e parë të këtij viti ka një rritje të numrit të pasagjerëve me 21%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Kroçera “Voyager of the Seas” i shtohet numrit prej 70 kroçera të planifikuara për këtë sezon për të ardhur në Sarandë”, shkruan Rama në rrjete sociale.

  • Denoncimi: Ansig më ofroi 47 mijë lek për Benzin e 2015-ës, vetëm stopi i bën 350 €

    Denoncimi: Ansig më ofroi 47 mijë lek për Benzin e 2015-ës, vetëm stopi i bën 350 €

    Një tjetër denoncim për kompaninë e sigurimeve “Ansig” ka mbërritur pranë redaksisë sonë, duke rikthyer sërish në vëmendje problemet e shumta që qytetarët kanë hasur ndër vite me këtë subjekt.
    Denoncuesi tregon se pas një aksidenti, ku gjykata e shpalli të pafajshëm, kompania ishte e detyruar të paguante dëmshpërblimin e plotë për automjetin e dëmtuar. Sipas tij, dëmi real llogaritej në rreth 85 mijë lekë të rinjë, ndërsa kompania fillimisht e vlerësoi në 47,200 lekë. Qytetari thekson faktin se makina e tij është vit prodhimi 2015 dhe duke qenë se ka marrë dëmtime të shumta vlera e paraqitur nga kompania nuk mbulon as gjysmën e shpenzimeve pasi stopi kushton 350 euro, prapakolpi 200 euro, sensorët 200 euro dhe kodimet 100 euro.
    Pas tri ankesash të përsëritura pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), vlera u rishikua dhe u ngrit në 55 mijë lekë të rinjë, të cilën qytetari vendosi ta pranonte për të mos zvarritur më tej procesin. Megjithatë, edhe pse kanë kaluar mbi 2 muaj nga data e aksidentit, pagesa ende nuk është kryer nga kompania.
    Ky rast nuk është i izoluar. Në redaksinë tonë kanë mbërritur edhe më parë denoncime të ngjashme për “Ansig”, kompani e lidhur me ish-deputetin socialist Anastas Angjeli. Në të tilla raste ngrihen dyshime nëse bëhet fjalë për probleme financiare që po e çojnë kompaninë drejt falimentimit, apo për praktika të qëllimshme për të vonuar pagesat.
    /JOQ/

  • Rrezikoi të mbytej në plazhin e Karaburunit, turistët dhe policia kufitare shpëtojnë 30-vjeçaren

    Rrezikoi të mbytej në plazhin e Karaburunit, turistët dhe policia kufitare shpëtojnë 30-vjeçaren

    Një grua rreth të 30-ave ka rrezikuar të mbytet pasditen e sotme në plazhin e Shën Janit në Karaburun.

    Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur policia kufitare, ndërsa ndihma i ka ardhur edhe nga pushuesit e pranishëm.
    Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi bën me dije se gruaja është shpëtuar falë reagimit të shpejtë nga të dy palët, si nga pushuesit por dhe punonjësit e policisë kufitare.
    Ndërkohë që është shoqëruar në portin e Vlorës me mjetin e policisë ku ka mbërritur dhe autoambulanca e cila e ka shoqëruar në ambjentet e spitalit të Vlorës në gjendje të stabilizuar.

    Top Channel

  • Gramshi në flakë, mbërrijnë ndihmat e para për banorët e evakuuar

    Gramshi në flakë, mbërrijnë ndihmat e para për banorët e evakuuar

    Rrethi i Gramshit po përballet prej orësh me zjarre masive, të cilat kanë shkaktuar 1 viktimë, 8 të plagosur dhe dëme të shumta materiale.
    Autoritetet urdhëruan evakuimin e menjëhershëm të banorëve të fshatit Skënderbegas, si dhe të fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas, për shkak të rrezikshmërisë nga zjarri në këto zona.
    Sipas burimeve nga terreni, mësohet se pak çaste më parë kanë mbërritur pakot e para me ndihma për banorët e evakuar nga fshati Skënderbegas.
    Raportohet se rreth 165 pako të rezervave shtetërore, pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes  sapo janë dorëzuar. Po ashtu  janë duke mbërritur me kamion mbi 120 krevate, çadra, dyshekë, çarçafë.