Tag: mbërrijnë

  • 15 emigrantë të dëbuar mbërrijnë sot në Gjadër

    15 emigrantë të dëbuar mbërrijnë sot në Gjadër

    15 emigrantë të cilëve u është refuzuar azili në Itali, pritet të mbërrijë pasditen e kësaj të enjte në portin e Shëngjinit. Anija është parashikuar të ankorohet në port rreth orës 18:00 dhe, pas procedurave në qendrën pritëse, emigrantët do të transferohen në kampin e Gjadrit. Ky është kontingjenti i katërt i emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri, në bazë të dekretit të ri të qeverisë Meloni për sjelljen në Gjadër të emigrantëve të cilëve u është refuzuar azili në shtetin fqinj.

  • Roja bregdetare greke e alarmuar, ndërsa qindra migrantë mbërrijnë në Kretë

    Roja bregdetare greke e alarmuar, ndërsa qindra migrantë mbërrijnë në Kretë

    Roja bregdetare greke ka raportuar një rritje të numrit të migrantëve që kalojnë nga Afrika e Veriut me anije, raportoi sot transmetuesi shtetëror ERTNews.

    Që nga fillimi i vitit, 53 anije që mbërrijnë nga Libia janë regjistruar në brigjet e ishullit grek të Kretës – pothuajse barazim me totalin prej 63 për të gjithë vitin e kaluar.

    “Shumë nga migrantët”, sipas ERTnews, “janë fëmijë”.

    Në 24 orët e fundit, roja bregdetare e Greqisë ka shpëtuar 325 migrantë në jug të Kretës. Sipas shifrave paraprake nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR), 2 881 persona nga Afrika e Veriut kishin mbërritur në ishull në fillim të majit.

    Të sapoardhurit udhëtuan në bordin e gjashtë anijeve dhe thanë se e filluan udhëtimin e tyre nga porti libian i Tobrukut. Roja bregdetare arrestoi gjashtë kontrabandistë të dyshuar që dyshohet se po drejtonin anijet.

    ERTnews raportoi se autoritetet janë të shqetësuara për numrin në rritje të mbërritjeve. Sipas rojes bregdetare, më shumë anije me migrantë në bord janë në rrugë nga Libia për në Kretë dhe pritet të mbërrijnë sot.

    Rreth 40 migrantë mbërritën gjithashtu në ishullin Kasos në lindje të Kretës, shtoi ajo. Fillimisht nuk ishte e qartë se nga cilat vende vinin migrantët.

    “Shumica e migrantëve thanë se planifikonin të vazhdonin për në Gjermani”, deklaroi Ministria greke e Migracionit.

  • Vota e 11 majit “në duar të sigurta” , materialet zgjedhore mbërrijnë të blinduara në Durrës

    Vota e 11 majit “në duar të sigurta” , materialet zgjedhore mbërrijnë të blinduara në Durrës

    Materialet zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit kanë nisur të mbërrijnë sot në Durrës, të transportuara me mjetet e Forcave të Armatosura, nën masa të rrepta sigurie dhe me eskortë policore.
    Ato priten të shpërndahen në të gjitha KZAZ-të përkatëse, në kuadër të përgatitjeve për një proces zgjedhor të rregullt dhe transparent.

  • Mbërrijnë rreth 156 mijë fletë votimi nga diaspora

    Mbërrijnë rreth 156 mijë fletë votimi nga diaspora

    Shkon në rreth 156 mijë numri i fletëve të votimit që kanë mbërritur në Shqipëri nga diaspora.
    Vetëm gjatë të mërkurës, kanë ardhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rreth 13 mijë vota.
    Pengesa po hasen në Greqi, pasi nga 68 380 vota në total, kanë mbërritur rreth 25 mijë.
    Në limit të afatit, një thirrje emigrantëve për të përshpejtuar procesin ua ka bërë dhe kryeministri Rama.
    Më herët, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh se 21 mijë zarfe nuk kanë shkuar ende në adresën e zgjedhësve nga kompania postare. Nga këto, 11 mijë nuk janë dorëzuar për shkak të adresës së pasaktë, ndërsa 10 mijë rastet e tjera votuesit s’i kanë tërhequr.
    Klan News

  • Mbërrijnë në Sarandë materialet zgjedhore

    Mbërrijnë në Sarandë materialet zgjedhore

    Mbërrijnë në KZAZ nr 91 Sarandë materialet zgjedhore, nën masa të rrepta sigurie, shoqëruar nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë.
    KZAZ nr. 91, Bashkia e Sarandë ka 53 Qendra Votimi. 35 në qytet, 8 në Nj.A Ksamil dhe 10 në rrethinat e bashkisë.
    Pas mbërritjes së materialeve zgjedhore, policia do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre në oraret e përcaktuara nga autoritetet deri në momentin e shpërndarjes në qendrat e votimit.
    Ditën e shtunë, sipas ligjit, do nisë shpërndarja e materialeve zgjedhore. KZAZ 91 Sarandë ka tashmë të ngritur edhe komisionin të përbërë nga Kryetari i PD, 7 anëtarë dhe sekretari…!

  • Zgjedhjet/ Mbërrijnë rreth 100 mijë fletë votimi nga diaspora

    Zgjedhjet/ Mbërrijnë rreth 100 mijë fletë votimi nga diaspora

    Teksa na ndajnë 10 ditë nga zgjedhjet, numri i votave të diasporës që mbërrijnë në KQZ vijojnë të rritet. Deri më tani, kanë mbërritur 108,812 vota.
    Numrin me të lartë të kthimeve e mban Italia me 46 203, ndjekur më pas nga Gjermania, Greqia.
    Ndonëse ka pasur një përmirësim të ndjeshëm orët e fundit, procesi në Greqi vijon të jetë problematik, me dorëzimin e fletëve të votimit në postë. Për këtë process është angazhuar edhe ambasada Shqiptare në Greqi, e cila në rrjetet sociale ka postuar adresa të zyrave postare që do të jenë hapura përtej orarit zyrtar dhe në ditë pushimi për të përshpejtuar procesin.
    Ndërkohë sa i përket qarqeve, numrin më të lartë të votave të mbërritura në KQZ e mban Tirana, me 24 191 vota, më pas Durrësi, Fieri dhe Elbasani.
    Klan News

  • Mbërrijnë rreth 100 mijë vota nga diaspora, kryesojnë Italia, Gjermania dhe Greqia

    Mbërrijnë rreth 100 mijë vota nga diaspora, kryesojnë Italia, Gjermania dhe Greqia

    Teksa na ndajnë 10 ditë nga zgjedhjet, numri i votave të diasporës që mbërrijnë në KQZ vijojnë të rritet. Deri më tani, kanë mbërritur 108,812 vota.
    Numrin me të lartë të kthimeve e mban Italia me 46 203, ndjekur më pas nga Gjermania, Greqia.
    Ndonëse ka pasur një përmirësim të ndjeshëm orët e fundit, procesi në Greqi vijon të jetë problematik, me dorëzimin e fletëve të votimit në postë. Për këtë process është angazhuar edhe ambasada Shqiptare në Greqi, e cila në rrjetet sociale ka postuar adresa të zyrave postare që do të jenë hapura përtej orarit zyrtar dhe në ditë pushimi për të përshpejtuar procesin.
    Ndërkohë sa i përket qarqeve, numrin më të lartë të votave të mbërritura në KQZ e mban Tirana, me 24 191 vota, më pas Durrësi, Fieri dhe Elbasani.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë në Shqipëri fletët e para të votimit nga diaspora, rreth 600 zarfe depozitohen në ‘Parkun Olimpik’

    Zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë në Shqipëri fletët e para të votimit nga diaspora, rreth 600 zarfe depozitohen në ‘Parkun Olimpik’

    Mbërrijnë në Shqipëri fletët e para të votimit nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
    Rreth 600 zarfe depozitohen në ‘Parkun Olimpik’.
    Eshtë menduar që me dorëzimin e tyre në prani të përfaqësuesit të partive, KQZ do të bëj numërimin e tyre dhe nxjerren e zarfeve nga zarfi i verdhë.
    Zarfi B që përmban shtetin dhe qarkun ku do të shkojë vota do të vendoset në kutitë e votimit që janë të rreshtuara.
    vijon/…

  • Zgjedhjet e 11 Majit, votojnë 497 shqiptarë nga diaspora, në 19:00 mbërrijnë fletët e para

    Zgjedhjet e 11 Majit, votojnë 497 shqiptarë nga diaspora, në 19:00 mbërrijnë fletët e para

    497 emigrantë kanë votuar deri më tani dhe e kanë dorëzuar fletën e plotësuar në postë, në pritje për të mbërritur pasditen e kësaj të enjteje në orën 19:00 në Parkun Olimpik “Feti Borova”.
    Zarfet do të grumbullohen dhe do të hapen pasi të përfundojë procesi i votimit më 11 maj.
    Pakot zgjedhore do të mbikëqyren 24 orë nga kamerat e sigurisë dhe partitë politike.
    Deri tani janë dërguar rreth 142 mijë zarfe drejt diasporës shqiptare, të cilat përfshijnë fletët e votimit për qarqet Elbasan, Tiranë, Durrës, Dibër, Kukës, Berat, Lezhë, Korçë dhe Gjirokastër.
    Sipas të dhënave zyrtare, 9 mijë persona e kanë konfirmuar marrjen e zarfeve në adresat e tyre, ndërkohë që procesi i dërgimit vijon.
    Numrin më të lartë të dërgesave e mban Italia me mbi 51 mijë, më pas vjen Greqia me më shumë se 43 mijë, Gjermania rreth 14 mijë, SHBA mbi 10 mijë, dhe Mbretëria e Bashkuar me gati 10 mijë zarfe të dërguara.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që për të lehtësuar procesin t’i japë kompanisë postare numrin e telefonit dhe e-mailin e votuesit.
    Sapo posta merr në dorëzim zarfin, ajo i dërgon një SMS apo një e-mail zgjedhësit, ku e njofton se në cilën ditë planifikohet t’i mbërrijë zarfi. Qytetari mund të klikojë një link dhe të ndryshojë datën e parashikuar me një tjetër datë që i leverdis.
    Nëse nuk takohet dot me postierin në shtëpi, i jepet adresa e saktë e zyrës postare të DHL-së, ku brenda 5 majit duhet të tërheqë zarfin. Pakot zgjedhore që nuk janë tërhequr deri në këtë datë do të kthehen në Shqipëri.
    Për pakot e tërhequra, votat e tyre duhet të mbërrijnë në Shqipëri pas orës 19:00 të datës 11 maj. Pas këtij afati, çdo votë konsiderohet e pavlefshme.

  • ‘Libra’ dhuratë për Shqipërinë/ Mbërrijnë 3 anijet italiane në Portin e Durrësit, ‘Libra’ do shërbejë për…

    ‘Libra’ dhuratë për Shqipërinë/ Mbërrijnë 3 anijet italiane në Portin e Durrësit, ‘Libra’ do shërbejë për…

    Mbërrijnë në Portin e Durrësit 3 anijet italiane, njëra prej të cilave, “Libra”, i dhurohet Flotës Detare të Shqipërisë. Ceremonia po mbahet sot (8 prill), ku marrin pjesë autoritete të larta zyrtare nga dy vendet, Ministria e Mbrojtjes dhe ushtarakë.
    Mes anijeve që u ankoruan në port është edhe e famshmja historike dhe muze “Amerigo Vespucci”, e cilësuar edhe si anija më e bukur në botë. Sot 86 vjet nga Pushtimi i Shqipërisë nga Italia! Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939. E dyta është katamarani “Lo spirito di stella”, i cili ka qëllim kauzat sociale dhe drejtohet nga persona me aftësi ndryshe, kurse e treta është anija patrulluese “Libra”, e cila do t’i dhurohet Forcës Detare shqiptare.
    Ky lajm ishte ndarë prej javës së kaluar dhe me këtë mjet lundrues Forcat e Armatosura përforcohen në misionet patrulluese në det të hapur. “Amerigo Vespucci”, u nis nga porti i Ortonës në Itali, ajo do të qëndrojë në qytetin bregdetar deri në 11 prill. Ndalesa në Durrës do të jetë e para nga dy të planifikuara jashtë vendit në turin e Mesdheut, së bashku me atë në Valetta të Maltës të planifikuar nga data 25 deri më 29 prill.
    Të mërkurën, në orën 12:00, do të mbahet edhe një konferencë për shtyp për prezantimin e Giro d’Italia 2025, një nga garat çiklistike më të famshme në Evropë, që këtë vit do të nisë Shqipëria.