Tag: mbërrijnë

  • Vrasja e biznesmenit në Elbasan, momenti kur familjarët e viktimës mbërrijnë në vendngjarje

    Vrasja e biznesmenit në Elbasan, momenti kur familjarët e viktimës mbërrijnë në vendngjarje

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin, ku ka mbetur i vdekur Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla.
    Sipas informacioneve paraprake, 43-vjeçari ndodhej në makinën e tij, kur u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
    Në pamjet e publikuara në media, shihet momenti i rëndë kur familjarët e viktimës mbërrijnë në vendngjarje.

  • Pamje të rënda/ Vrasja e biznesmenit në Elbasan, momenti kur familjarët e viktimës mbërrijnë në vendngjarje

    Pamje të rënda/ Vrasja e biznesmenit në Elbasan, momenti kur familjarët e viktimës mbërrijnë në vendngjarje

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin, ku ka mbetur i vdekur Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla.

    Sipas informacioneve paraprake, 43-vjeçari ndodhej në makinën e tij, kur u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
    Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet momenti i rëndë kur familjarët e viktimës mbërrijnë në vendngjarje.

    Top Channel

  • Vrasja e biznesmenit në Elbasan: Momenti kur familjarët mbërrijnë në vendngjarje

    Vrasja e biznesmenit në Elbasan: Momenti kur familjarët mbërrijnë në vendngjarje

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin, ku ka mbetur i vdekur Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla.
    Sipas informacioneve paraprake, 43-vjeçari ndodhej në makinën e tij, kur u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
    Në pamjet shihet momenti i rëndë kur familjarët e viktimës mbërrijnë në vendngjarje.
    gijotina.com/

  • Modernizimi i ushtrisë, mijëra dronë kamikaze nga Turqia mbërrijnë në Kosovë

    Modernizimi i ushtrisë, mijëra dronë kamikaze nga Turqia mbërrijnë në Kosovë

    Mijëra dronë luftarakë kamikazë kanë mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, për përdorimin e të cilëve dhjetëra ushtarakë të FSK-së do të trajnohen. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti. “Kontrata është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar me Kompaninë e mirënjohur turke Baykar, që është kompani amë e prodhuesit Skydager. Dronët Skydagger ishte planifikuar të mbërrijnë në janar 2026, por i morëm tre muaj më herët”, ka shkruar Kurti. Ai ka sqaruar edhe përdorimin e këtyre dronëve. “Këta dronë kamikaz të njohur edhe si FpV të tipit RTF (Ready to Fly) Skydagger të prokuruar nga ne janë dronë luftarak të pajisur me mjete shpërthyese me qëllim goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut”.
    Kurti ka shtuar se po vazhdojnë të shtojnë fuqinë goditëse të FSK-së, me qëllim ndërtimin e një force të aftë dhe koherente me zhvillimet e reja teknologjike dhe taktikat e luftës bashkëkohore. “Dronët u ngarkuan në kamionët multifunksional Rheinmetall 8×8 që i patëm marrë vitin e kaluar, 15 sosh gjithsej, 10 të blera nga ne dhe 5 donacion”. “Skydagger” është një seri dronësh taktikë të prodhuar nga kompania turke Skydagger Elektronik Sanayi ve Ticaret A.Ş., e specializuar në zhvillimin e teknologjive të avancuara për mbrojtje dhe siguri. Këta dronë janë dizajnuar për përdorim ushtarak dhe përfshijnë modele të ndryshme, të afta për survejim, zbulim objektivash dhe misione të tipit “kamikazë”. Modeli më i njohur, Skydagger 15, mund të qëndrojë në ajër deri në 36 minuta, të arrijë shpejtësi prej rreth 130 kilometrash në orë dhe të mbajë ngarkesa deri në 5 kilogramë. Ai përfshin një sistem të dyfishtë kamerash.
     

  • “Dardanët” mbërrijnë në Bazel, synojnë fitore në nisje të kualifikimeve

    “Dardanët” mbërrijnë në Bazel, synojnë fitore në nisje të kualifikimeve

    Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mbërritur në Bazel të Zvicrës, ku të premten do të zhvillojë ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror 2026.Ekipi i drejtuar nga selektori Franco Foda synon të nisë me fitore këtë rrugëtim të rëndësishëm, për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim historik.Ndeshja kundër Zvicrës pritet të tërheqë vëmendje të madhe, për shkak të rivalitetit sportiv dhe lidhjeve të veçanta mes dy vendeve./KultPlus.com

  • Greqia paralajmëron burg dhe dëbim për ata që mbërrijnë nga Afrika e Veriut

    Greqia paralajmëron burg dhe dëbim për ata që mbërrijnë nga Afrika e Veriut

    Ministri i ri grek i Emigracionit, Thanos Plevris, ka paralajmëruar masa drastike ndaj emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në Greqi nga Afrika e Veriut.

    Në një intervistë për “Daily Mail”, Plevris ka dhënë sinjale për një kthesë të fortë në politikën migratore të Athinës, duke theksuar se vendi nuk do të tolerojë më kalimet ilegale të kufirit.

    “Mos vini. Nëse hyni ilegalisht në Greqi, prisni pesë vite burg ose kthim të menjëhershëm në vendin tuaj,” – ka deklaruar ministri, duke e bërë të qartë se qasja e re nuk lë vend për tolerancë.

    Sipas tij, shumica e emigrantëve që mbërrijnë me anije janë burra të rinj, të moshës 18–30 vjeç, nga vende si Egjipti, Pakistani dhe Bangladeshi shtete që konsiderohen të sigurta.

    “Ka ardhur koha të bëhet dallimi mes atyre që largohen nga lufta dhe atyre që ndjekin një jetë më të mirë ekonomike,” – ka theksuar ai.

    Ministri ka hedhur poshtë narrativën se pjesa më e madhe e emigrantëve janë gra dhe fëmijë. “Shumica janë burra të rinj që përdorin Greqinë si portë hyrëse për në Evropë. Ne nuk jemi më hotel,” – ka shtuar ai.

    Plevris ka identifikuar Libinë si pikën kryesore të nisjes për emigrantët, duke theksuar se mbi tre milionë persona ndodhen aktualisht në territorin libian, në pritje për të kaluar detin. Sipas tij, autoritetet libiane po tolerojnë përdorimin e anijeve të mëdha që transportojnë deri në 300 persona drejt brigjeve greke.

    Në përgjigje të kësaj situate, Parlamenti grek ka miratuar një ligj të ri që pezullon përkohësisht shqyrtimin e kërkesave për azil nga emigrantët që hyjnë ilegalisht nga Afrika e Veriut. Ky pezullim do të zgjasë për të paktën tre muaj dhe është cilësuar si një masë emergjente përballë një “krize të jashtëzakonshme migratore”.

    Ligji ka marrë mbështetjen zyrtare të Bashkimit Evropian.

    Në bazë të ligjit të ri, emigrantët që mbërrijnë ilegalisht do të përballen me dy opsione: pesë vjet burg ose dëbim të menjëhershëm, me shpenzimet e mbuluara nga shteti grek.

    Autoritetet po përgatiten për rritje të ndalimeve, duke ngritur kampe të reja pritjeje në territorin grek, të cilat do të funksionojnë me standarde të ngjashme me ato të institucioneve ndëshkimore.

    Në një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e gjerë të mediave, Plevris ka theksuar:

    “Ministria jonë e Emigracionit nuk është shërbim hotelerie. Ne jemi këtu për të mbrojtur Greqinë dhe kufijtë e Evropës.”

  • Vendimi i fortë i Greqisë/ Mitsotakis ‘mbyll dyert’ për azilkërkuesit: Kushdo që hyn ilegalisht do arrestohet

    Vendimi i fortë i Greqisë/ Mitsotakis ‘mbyll dyert’ për azilkërkuesit: Kushdo që hyn ilegalisht do arrestohet

    Greqia ka njoftuar pezullimin e shqyrtimit të kërkesave për azil, fillimisht për tre muaj, për ata migrantë që mbërrijnë në Greqi nga Afrika e Veriut me anije.
    Kjo u bë me dije nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Mitsotakis shtoi se situata emergjente në Kretë, ku zbarkimet janë rritur, “kërkon masa të jashtëzakonshme”. Në fjalën e tij para ligjvënësve grekë, Mitsotakis tha se ka informuar Komisionin Evropian për vendimin.
    “Po pezullojmë për tre muaj përpunimin e kërkesave për azil për ata që mbërrijnë në Greqi nga Afrika e Veriut me anije”, deklaroi Mitsotakis.
    Mitsotakis njoftoi gjithashtu ndërtimin e një qendre pritjeje të mbyllur dhe të përhershme në ishullin e Kretës për të menaxhuar fenomenin e migracionit në nivel lokal, sipas Protothema.
    “Diskutimet tona me Libinë, si me qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Libisë perëndimore ashtu edhe me atë të Libisë lindore, vazhdojnë”, shtoi kryeministri, duke shpjeguar se “forcat e armatosura greke janë të gatshme të bashkëpunojnë me autoritetet libiane për të parandaluar largimin e anijeve nga brigjet” e vendit të Afrikës së Veriut.

  • Mbërrijnë nga Italia në Shëngjin 15 emigrantë të dëbuar, pritet të transferohen në Gjadër

    Mbërrijnë nga Italia në Shëngjin 15 emigrantë të dëbuar, pritet të transferohen në Gjadër

    Një tjetër anije me 15 emigrantë të cilëve ju është refuzuar azili në Itali, ka mbërritur pasditen e kësaj të enjte në portin e Shëngjinit.
    Mjeti lundrues i rojes bregdetare italiane është ankoruar në port rreth orës 18:00 dhe pas procedurave në qendrën pritëse emigrantët do të transferohen në kampin e Gjadrit.
    Ky është kontigjenti i katërt i emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri, në bazë të dekretit të ri të qeverisë Meloni për sjelljen në Gjadër të emigrantëve të cilëve ju është refuzuar azili në shtetin fqinj.
    gijotina.com/