Tag: mbarë

  • Lapaj sulmon Shabanin: U sulmova nga të gjithë, edhe nga ky që e futa në gji. Mbarë u shkoftë bashkë me dajon!

    Lapaj sulmon Shabanin: U sulmova nga të gjithë, edhe nga ky që e futa në gji. Mbarë u shkoftë bashkë me dajon!

    Nga Adriatik Lapaj
    Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem.
    Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament.
    Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë.
    Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon!
    Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta “të rinjtë”, deri dhe te ky që e futa në gji…nga të gjithë.
    Ndaj meje dhe krejt ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet po konsumohet publikisht PADREJTËSI!Populli do gjykojë.

  • Berisha përkujton heroin e parë të demokracisë: Frymëzim për mbarë shqiptarët

    Berisha përkujton heroin e parë të demokracisë: Frymëzim për mbarë shqiptarët

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një vizitë në qytetin e Kavajës, me rastin e 35-vjetorit të rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë, Josif Budo.
    Pë rmes një  postimi në  rrjete sociale, Berisha ka ndarë  pamje teksa mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në qendër të qytetit.
    Ai tha se sakrifica sublime e Josif Budos, u shndërrua në frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët.
    “Sot ne mblidhemi për inaugurimin e shtatores të heroit të parë të demokracisë, të riut Josif Budo, gjaku i të cilit, sakrifica sublime e të cilit, u shndërrua në frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët.
    Por të vërtetë u shndërrua në çlirim dhe liri për qytetin e tij të dashur, për Kavajën.
    Me 10 korrik të vitit 1990, diktatura në grahmat e fundit, pasi arriti të dominojë kryengritjen e parë paqësore të ambasadave më 2 korrik në Tiranë, u kthye në Kavajë me bindjen se do t’i jepte edhe qytetit, grupeve të tij antikomuniste, shpirtit liridashës të qytetarëve të Kavajës, goditjen e madhe dhe do të mbante në Shqipëri përsëri Perden e Hekurt.
    Por, hesapet, llogaritë ishin krejtësisht të gabuara.
    Kavaja, qyteti i kryengritjes së parë antikomuniste më 26 mars, i burrave dhe grave të pamposhtur, e priti me sakrificën e Josif Budos dhe trimërinë e burrave dhe grave të saj, diktaturën, falangat e saj të krimit. Qëndroi e pamposhtur dhe përcolli me dinjitet të madh, siç e meritonte, heroin e vet në banesën e fundit, në banesën e pavdekësisë”, tha Berisha.

  • Tensionet në Lindjen e Mesme, Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron: Rrezik i shtuar pas përshkallëzimit në…

    Tensionet në Lindjen e Mesme, Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron: Rrezik i shtuar pas përshkallëzimit në…

    POSTIMI I PLOTË:
    Paralajmërim në mbarë botën: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. Departamenti i Shtetit u këshillon qytetarëve amerikanë në mbarë botën që të tregojnë kujdes të shtuar. Ju lutemi lexoni me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të fundit përpara se të planifikoni një udhëtim në: travel.state.gov/destination.

  • “Paralajmërim global”, Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e DASH: Shmangni udhëtimet në vendet e Lindjes së Mesme

    “Paralajmërim global”, Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e DASH: Shmangni udhëtimet në vendet e Lindjes së Mesme

    Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë thirrjen e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), ku ju bën thirrje qytetarëve amerikanë në mbarë botën që për konfliktit Izrael-Iran të bëjnë kujdes.

    Në njoftim thuhet se qytetarët amerikanë duhet të shmangin sa më shumë udhëtimet në drejtim të vendeve në Lindjen e Mesme për shkak se mund të zhvillohen protesta.
    Njoftimi:

    🇦🇱 Paralajmërim në mbarë botën: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. Departamenti i Shtetit u këshillon qytetarëve amerikanë në mbarë botën që të tregojnë kujdes të shtuar. Ju lutemi lexoni me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të fundit përpara se të planifikoni një udhëtim në: travel.state.gov/destination.
    Njoftimi i plotë: https://www.state.gov/…/offi…/2025/06/worldwide-caution/

  • “Paralajmërim në mbarë botën” Konflikti Izrael-Iran/ Ambasada Amerikane në Tiranë: Mund të ketë protesta…

    “Paralajmërim në mbarë botën” Konflikti Izrael-Iran/ Ambasada Amerikane në Tiranë: Mund të ketë protesta…

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një mesazh paralajmërues lidhur me konfliktin Iran-Izrael, ku së fundmi janë përfshirë dhe SHBA-të. Ambasada njofton se konflikti mes palëve ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme.
    Në mesazh paraljmërohet që qytetarët të kenë kujdes pasi situata mund të sjellë edhe protesta kundër interesave amerikane në vende të ndryshme jashtë Shteteve të Bashkuara.
    REAGIMI:
    Paralajmërim në mbarë botën: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. Departamenti i Shtetit u këshillon qytetarëve amerikanë në mbarë botën që të tregojnë kujdes të shtuar. Ju lutemi lexoni me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të fundit përpara se të planifikoni një udhëtim në:

  • DASH lëshon alarm sigurie në mbarë botën për shtetasit amerikanë: Ekziston mundësia për…

    DASH lëshon alarm sigurie në mbarë botën për shtetasit amerikanë: Ekziston mundësia për…

    Një ditë pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit, Departamenti i Shtetit, ka këshilluar qytetarët amerikanë në mbarë botën të “ushtrojnë kujdes të shtuar” në dritën e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit.
    “Ekziston mundësia për demonstrata kundër qytetarëve dhe interesave amerikane jashtë vendit”, tha ai.

    Sakaq, ambasadat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme lëshuan të dielën njoftime të përditësuara për personelin e qeverisë amerikane dhe qytetarët amerikanë, duke i nxitur ata të ruajnë profilin e ulët, të rrisin kujdesin dhe në disa raste të largohen nga vendi.
    Departamenti i Shtetit të dielën urdhëroi personelin e qeverisë amerikane të sektorit jo-emergjent me bazë në Liban dhe anëtarët e familjes së tyre të largoheshin nga vendi “për shkak të situatës së paqëndrueshme dhe të paparashikueshme të sigurisë në rajon”.

  • Rama uron fundjavë të mbarë me pamje mahnitëse nga Kalaja e Porto Palermos

    Rama uron fundjavë të mbarë me pamje mahnitëse nga Kalaja e Porto Palermos

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune me një përshëndetje të veçantë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Në një postim të shoqëruar me një video nga Kalaja e Porto Palermos, Rama ka përcjellë një mesazh pozitiv për fundjavën.
    “MIRËMËNGJES 😊 dhe nga Kalaja e Porto Palermos, një perlë e historisë mes detit kristal, që fton çdo vizitor ta zbulojë, ju uroj një fundjavë të mbarë🫶”, shkruan kryeministri.

  • Rama ndan pamjet: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

    Rama ndan pamjet: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

    Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ndan pamje nga qyteti i Pogradecit.
    Në video, shfaqen pikat turistike të Pogradecit, ashtu sikurse dhe disa pamje nga lulishtja kryesore, fokus i të cilës janë lulet e shumta shumëngjyrëshe.
    “Mirëmëngjes dhe me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.

    Kujtojmë se Pogradeci e ka çelur sezonin turistik, e ky sezon ka pritshmëri të larta nga ana e qeverisë.

  • Sylvinho e ka “harruar”, anësori kuqezi mbështet kuqezinjtë: Paçi fat. Me këmbë të mbarë

    Sylvinho e ka “harruar”, anësori kuqezi mbështet kuqezinjtë: Paçi fat. Me këmbë të mbarë

    7 Qershor 2025

    17:24

    Telesport

    Edhe pse do donte shumë të ishte pjesë e ekipit për sfidën e sotme Shqipëri-Serbi, por prej disa kohësh është lënë në harresë nga trajneri Sylvinho, Arbnor Muja, ka shprehur mbështetjen për lojtarët e Kombëtares.
    “Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit tonë. Paçi fat. Me këmbë të mbarë”, shkruan anësori i majtë në një postim të tijin në rrjetet sociale.

    Kujtojmë se Muja luan në Superligën turke me Samsunspor, ku ka pasur perfomanca të mira këtë sezon, duke ndihmuar ekipin tij të kualifikohet për herë të parë në grupet e Europa League, por kjo nuk ka mjaftuar që 26-vjeçari të fitojë besimin e Sylvinho-s.

  • Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror

    Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror

    Vlora është bërë një destinacion tërheqës për ata që kërkojnë relaks dhe aventurë. Ky sezon veror ka nisur me këmbë të mbarë për qytetin bregdetar, duke ofruar një eksperiencë të paharrueshme për vizitorët nga mbarë bota bota.
    “E dashuroj Vlorën, është shumë e bukur”
    “Është fantastike, plazhet, pamja e mrekullueshme, njerëzit, ushqimi, do te kthehem këtu sërish sepse më pëlqen shumë”
    “Sapo kemi ardhur, dje nga SHBA, por është bukur, do të jemi këtu 3 javë,të gjithë janë shumë të sjellshëm dhe ushqimi është shumë i mirë, ne kemi një mik në Durrës kemi qenë atje në Tiranë por donim të shihnim dhe Vlorën.”
    E renditur si një prej dhjetë destinacioneve më të lakmuara turistike në platformën globale të rezervimeve Booking për vitin 2024, qyteti bregdetar është vizituar edhe nga emigrantët shqiptarë.
    “Sivjet është bërë më e bukur”, tha vizitorja.
    Krahas plazheve të mrekullueshme, Vlora tanimë ofron përmes një platforme edhe promovimin e vlerave kulturore e historike, ku vitin e kaluar nga janari deri në dhjetor zonat e mbrojtura dhe institucionet e kulturës u vizituan nga 817 mijë e 769 turistë të huaj.
    Tv Klan