Tag: mbarë

  • OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike

    OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike

    Një në tetë vetë vuan nga çrregullime psikike, pavarësisht nga mosha, prejardhja ose seksi. Pasojat personale dhe shoqërore janë dramatike. Të prekurit në shumicën e rasteve nuk marrin ndihmën e duhur.

    Në mbarë botën mbi një miliard vetë vuajnë nga çrregullimet psikike, sikurse konstatohet në një raport aktual të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Kjo shifër përbën 14 përqind të popullsisë botërore duke krijuar kështu problemin më të madh global shëndetësor. Çrregullimet psikike prekin njerëz të çdo moshe, prejardhjeje dhe niveli të ardhurash. Shumica e të prekurve nga sëmundje të tilla, sipas OBSH-së jetojnë në vende me të ardhura të pakta ose mesatare. Shumë pak prej tyre marrin ndihmën e duhur. Në mbarë botën rreth 91 përqind e të prekurve nuk marrin kujdesin e duhur ose nuk kanë aspak trajtim profesional. Mangësi të ngjashme ka edhe për sëmundje të tjera psiqike.
    Frika dhe depresioni shumë të përhapuraSëmundjet më të shpeshta janë çrregullimet depresive dhe ankthi. Këto çrregullime përbëjnë mbi dy të tretën e rasteve. Në mbarë botën aktualisht jetojnë rreth 332 milionë njerëz me çrregullime depresioni dhe rreth 359 milionë vuajnë nga ankthi.
    Gratë janë më të prekura nga depresioni dhe ankthi. Burrat shpesh vuajnë nga çrregullimet e hiperaktivitetit dhe deficitit të vëmendjes, nga autizmi dhe çrregullimet e zhvillimit intelektual. Kryesisht tek femrat në moshë madhore shfaqen edhe çrregullimet e të ushqyerit. Nga mosha 20 vjeç femrat janë dy herë më shumë të prekura nga probleme të tilla krahasuar me meshkujt.
    Skizofrenia dhe çrregullimet bipolare veçanërisht shqetësueseSëmundjet si skizofrenia dhe çrregullimet bipolare janë më pak të përhapura – rreth 23 milion njerëz vuajnë nga skizofrenia. Por këto sëmundje janë të lidhura me pasoja të rënda: në stadin akut kjo sëmundje konsiderohet si kufizimi më i fortë shëndetësor. Sëmundjet psikike shkaktojnë për shoqërinë kostot më të larta për person. Personat me këto sëmundje vdesin mesatarisht nëntë vjet më shpejt se të tjerët.
    Nga çrregullimi bipolar janë të prekur në mbarë botën rreth 37 milionë njerëz, rreth një në 150 të rritur. Kuota e vdekshmërisë tek ky grup njerëzish është më e lartë se në grupin e të prekurve nga skizofrenia, ata jetojnë 13 më pak.
    Sëmundjet psiqike kryesisht tek të rinjtëSëmundjet psikike shpesh fillojnë shumë herët. Rreth 14 përqind të të rinjve nga mosha mosha 19 vjeç jetojnë me një çrregullim psikik. Në fëmijëri nga mosha pesë deri në nëntë vjeç janë të prekur rreth shtatë përqind. Gati gjysma e të prekurve në mbarë botën janë kryesisht të rinj.
    Në periudhën mes viteve 2011 dhe 2021 numri i të sëmurëve psikikë është rritur ndjeshëm kryesisht nga mosha 15 deri tek 29 vjeçarët.
    Një aspekt tjetër alarmues është kuota e lartë e vetëvrasjeve – në mbarë botën më shumë se një në 100 persona kryen vetëvrasje, tek të rinjtë kjo përbën një ndër shkaqet më të shpeshta të vdekjeve.
    Arsye sociale dhe politikeShkaqet për këto zhvillime shqetësuese janë të shumta: Gjithnjë e më shumë njerëz janë të prekur prej konflikteve sociale, luftrave, dhunës në familje, mobing-ut, pabarazisë, varfërisë – e ende edhe sot – prej pasojave të pandemisë së koronavirusit. Por edhe përdorimi i rrjeteve sociale po influencon gjithnjë e më shumë në shëndetin mendor.
    Pasojat ekonomike të sëmundjeve psikikePasojat ekonomike të sëmundjeve psikike janë të jashtëzakonshme. Vetëm nga depresioni dhe gjendja e frikës ekonomisë botërore i shkaktohen humbje produktiviteti mbi 1 miliardë dollarë në vit.
    Në Gjermani kostot vjetore për sëmundjet psikike llogariten rreth 147 miliard euro, rreth 13 përqind të kostove të përgjithshme.
    Mungesa të jashtëzakonshme në trajtimPavarësisht emergjencës dhe përhapjes së tyre sistemet e shëndetësisë në mbarë botën nuk janë të përgatitura si duhet për trajtimin e sëmundjeve psikike. Mesatarisht vetëm dy përqind e buxhetit të shëndetësisë përdoret për shëndetin psikik.
    Shumica e njerëzve me sëmundje psikike nuk marrin trajtimin e duhur profesional nga mjekë të specializuar. Në mbarë botën vetëm nëntë përqind e njerëzve me depresione kanë një trajtim si duhet. Në raportin e OBSH-së theksohet, se sistemet e kujdesit në mbarë botën kanë jo vetëm mungesa të mëdha për mbulimin e këtyre sëmundjeve, por mungon edhe cilësia e trajtimit.
    OBSH-ja bën thirrje për një kthesë vendimtare politike lidhur me këtë problem: shëndeti psikik duhet të trajtohet si e drejtë e njeriut dhe të gjitha vendet duhet ta përcaktojnë si qëllim me prioritet.
    OBSH kërkon gjithashtu që të investohet më shumë për shëndetin psiqik. Çdo qeverie dhe politikës i bëhet thirrje të marrin përgjegjësi, në mënyrë që shëndeti psikik të jetë një top-temë e politikës dhe të prekurit të marrin kudesin e duhur cilësor./DW

    Top Channel

  • Start i mbarë për vitin e ri shkollor: Manastirliu 236 mijë nxënës me tekste falas, 30 shkolla të reja dhe investime në teknologji e sport

    Start i mbarë për vitin e ri shkollor: Manastirliu 236 mijë nxënës me tekste falas, 30 shkolla të reja dhe investime në teknologji e sport

    Me nisjen e vitit të ri shkollor, rreth 345 mijë nxënës dhe 31 mijë mësues rikthehen në bankat e shkollës në të gjithë vendin, në një sezon që vjen me risi të rëndësishme, investime infrastrukturore dhe mbështetje konkrete për familjet shqiptare. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka ndarë përmes një postimi në rrjetet sociale detaje nga përgatitjet për këtë vit shkollor, duke e cilësuar si një “fillim të mbarë” për arsimin publik.

    Një nga masat më të rëndësishme sociale është shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës, një politikë që synon të lehtësojë barrën financiare për familjet dhe të garantojë akses të barabartë në arsim. Programi përfshin nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, si dhe kategori të veçanta në arsimin e mesëm, përfshirë fëmijët me aftësi ndryshe, ata nga komunitetet rom dhe egjiptian, si dhe nxënës nga familje me vështirësi ekonomike.
    Në kuadër të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, janë ndërtuar dhe rehabilituar 30 shkolla në mbarë vendin, duke krijuar ambiente më të sigurta, më funksionale dhe më të përshtatshme për zhvillimin e mësimit. Këto ndërhyrje përfshijnë jo vetëm klasat, por edhe hapësira të dedikuara për aktivitete sportive dhe laboratorë shkencorë.
    Një tjetër risi është instalimi i 340 laboratorëve SMART, të cilët do të shërbejnë si mjedise interaktive për mësimin e lëndëve shkencore, teknologjisë dhe informatikës. Po ashtu, kurrikula e re për klasat e IV-ta është prezantuar, duke sjellë përmbajtje të përditësuar dhe metoda më moderne të mësimdhënies.
    Përveç aspektit akademik, viti i ri shkollor vjen me palestra dhe terrene të reja sportive, që synojnë të promovojnë aktivitetin fizik dhe shëndetin e nxënësve. Ministrja Manastirliu ka theksuar se mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë dhe i gjithë stafi arsimor janë të angazhuar për të garantuar një ambient të sigurt dhe mbështetës për çdo fëmijë.
    Ky vit shkollor nuk është thjesht një rikthim në klasë, por një hap përpara drejt një sistemi arsimor më gjithëpërfshirës, më të digjitalizuar dhe më të ndjeshëm ndaj nevojave të nxënësve. Me investime konkrete dhe një vizion të qartë, arsimi shqiptar po ndërton themelet e një të ardhmeje më të ndritur.
    AV/KJ

  • Video/ Zhegrova mbërrin në zyrat e Juventusit, ylli i Kosovës mirëpritet nga shqiptarët me flamurin e UÇK-së: Me këmbën e mbarë

    Video/ Zhegrova mbërrin në zyrat e Juventusit, ylli i Kosovës mirëpritet nga shqiptarët me flamurin e UÇK-së: Me këmbën e mbarë

    Edon Zhegrova do të jetë futbollisti më i ri i Juventusit, me sulmuesin e Kosovës që do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me bardhezinjtë.

    Pasi la aeroportin dhe u nis drejt zyrave të klubit, aty ku do të kryejë dhe vizitat mjekësore, Zhegrova u prit nga dhjetëra fansa, mes tyre dhe shqiptarë, të cilët kërkuan t’i uronin mirëseardhjen 26-vjeçarit.
    Disa prej tyre i nxorën përpara edhe flamurin e UÇK-së, rë cilin Zhegrova e mori dhe e firmosi, teksa në sfond dëgjoheshin duke thënë: “Me këmbë të mbarë”.
    Tashmë tifozët shqiptarë të Juventusit kanë një idhull të ri në skuadrën bardhezi, të cilin mezi presin ta shohin në fushë me ekipin e tyre të zemrës.

    Top Channel

  • De Bruyne, si vera e vjetër… Napoli e nis me këmbë të mbarë, fiton pa probleme ndaj Sassuolo-s (video)

    De Bruyne, si vera e vjetër… Napoli e nis me këmbë të mbarë, fiton pa probleme ndaj Sassuolo-s (video)

    23 Gusht 2025

    20:24

    Telesport

    Napoli e ka filluar me këmbën e mbarë sezonin e ri në Serie A, duke fituar 0-2 në transfertë ndaj Sassuolo. Kampionët në fuqi të Serisë A gjetën golin në minutën e 16-të, një krosim perfekt nga Politano në krah për Scot Tominay, i cili dërgon me kokë topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1.
    Në pjesën e dytë, në minutën e 56-të, Kevin De Bruyne tregon klasin e tij duke shënuar një gol spektakolas përmes një goditjeje dënimi. E nisur për krosim brenda në zonë, topi nuk preket nga askush dhe përfundon në rrjetë.
    Në minutat e fundit, vendasit mbetën me 10 lojtarë, Ismael Kone, mori kartonine dytë të verdhë në pak minuta dhe doli nga fusha e lojës. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Napoli fiton 0-2 dhe merr 3 pikët në javën e parë. Në sfidën tjetër të orës 18:30, Genoa-Lecce u mbyll 0-0.
    SHIKOGOLINETOMINAY
    SHIKOGOLINEDEBRUYNE

  • Man. City e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri, shkëlqen Reijnders. 4 gola për “Qytetarët” (video)

    Man. City e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri, shkëlqen Reijnders. 4 gola për “Qytetarët” (video)

    16 Gusht 2025

    20:31

    Telesport

    Manchester City e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri, duke fituar 0-4 në transfertë ndaj ëolves. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 34-të. Reijnders tregon klasin e tij në mesfushë dhe nxjerr të lirë Rico Lewis, i cili asiston për Haaland. Norvegjezi e kishte fare të lehtë të shtynte topin në rrjetë.
    Tre minuta më pas, ishte radha e Reijnders për të dërguar topin në rrjetë, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të marrë nga Oscar Bobb. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për “Qytetarët”.
    Në pjesën e dytë, ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola shënoi edhe dy gola të tjerë. Në minutën e 62-të, kombinim perfekt mes Oscar Bobb-Reijnders-Haaland. Norvegjezi shënon golin e dytë personal për këtë takim, ndërsa Reijnders ishte po ashtu asisti i dytë.
    Në minutën e 80-të, Rayan Cherki i futur pak minuta më parë në fushë, shënoi golin e katërt me një goditje nga distanca.
    SHIKOGOLAT

  • Flakë masive në mbarë vendin, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e prekura

    Flakë masive në mbarë vendin, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e prekura

    Foto ilustruese

    TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë ka lëshuar një mesazh emergjence për qytetarët amerikanë në Shqipëri, duke i paralajmëruar për rrezikun nga zjarret masive që kanë përfshirë disa zona të vendit. Autoritetet amerikane u bëjnë thirrje të shmangin zonat nën urdhër evakuimi, të ndjekin udhëzimet e policisë dhe të marrin masa për mbrojtjen nga thithja e tymit, ndërsa disa rajone vijojnë të jenë në situatë kritike.
    MESAZHI I PLOTË:
    Ambasada e SHBA në Tiranë po monitoron disa zjarre në mbarë vendin dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e kërcënuara nga flakët. Disa zona në mbarë vendin janë nën urdhër evakuimi. Qytetarët amerikanë në Shqipëri që kanë nevojë për ndihmë mund të kontaktojnë Ambasadën e SHBA në numrin 4224-7285 (duke telefonuar nga Shqipëria) ose +355-4224-7285 (duke telefonuar nga jashtë Shqipërisë), ose me email: [email protected].
    Veprimet që duhen ndërmarrë: • Qytetarët amerikanë duhet të shmangin zonat e prekura, veçanërisht ato nën urdhër evakuimi, dhe të ndjekin udhëzimet e policisë për mbylljet e rrugëve ose pengesat në trafik. Monitoroni lajmet lokale për përditësime mbi situatën e zjarreve dhe planifikoni rrugët tuaja në përputhje me rrethanat. Google Maps mund të ofrojë gjithashtu informacion në kohë reale mbi mbylljet e rrugëve dhe aktivitetin e zjarreve. • Zjarret janë të zakonshme në Shqipëri. Thithja e tymit paraqet rrezik serioz për shëndetin, edhe nëse nuk jeni pranë flakëve. Nëse një zjarr ndodhet pranë vendndodhjes suaj, përfshirë banesën, evakuohuni menjëherë drejt një zone të paprekur. • Mos u përpiqni të kaloni me makinë në zona të prekura nga zjarret ose tymi i dendur. Zgjidhni një rrugë tjetër ose shtyni udhëtimin nëse nuk ka rrugë alternative. Nëse nuk keni zgjedhje tjetër përveçse të kaloni në zonë me tym, ngisni ngadalë, mbani dritaret mbyllur, ajrimin nga jashtë të mbyllur dhe fenerët ndezur për dukshmëri më të mirë. • Këshillohet fort që qytetarët amerikanë në zonat e prekura, nëse janë të sigurt, të monitorojnë lajmet lokale dhe të kontaktojnë drejtpërdrejt të afërmit ose të përditësojnë statusin e tyre në rrjetet sociale./ZËRI

  • Kryeministri Rama nga Ksamili: Ju uroj një ditë të mbarë nga plazhi publik

    Kryeministri Rama nga Ksamili: Ju uroj një ditë të mbarë nga plazhi publik

    Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij këtë mëngjes me një tjetër pamje bregdetare, kësaj here nga jugu i vendit. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë një fotografi nga plazhi publik në Ksamil, duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë qytetarët.
    “MIRËMËNGJES 😊 dhe nga plazhi publik në Ksamil, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama në statusin e tij.

  • Benet Beci ndan pamje nga Zogaj: Mirëmëngjes! Javë të mbarë!

    Benet Beci ndan pamje nga Zogaj: Mirëmëngjes! Javë të mbarë!

    Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka nisur javën me një përshëndetje të shkurtër, por të ngrohtë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një fotografi nga Zogaj, një nga perlëzat e liqenit të Shkodrës, duke uruar:“Mirëmëngjes! Zogaj, liqeni i Shkodrës. Javë të mbarë!”
    Postimi i tij vjen si një thirrje për të vlerësuar bukuritë natyrore të Shkodrës, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik. Zona e Zogajt është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj.

  • “Fat të mbarë, Victor” dhe “Faleminderit për gjithçka, Napoli”…; kontratë faraonike për sulmuesin nigerian

    “Fat të mbarë, Victor” dhe “Faleminderit për gjithçka, Napoli”…; kontratë faraonike për sulmuesin nigerian

    Tani është zyrtare: Victor Osimhen largohet përfundimisht nga Napoli dhe firmos me Galatasaray. Të dyja klubet kanë njoftuar transferimin e sulmuesit nigerian, i cili kalon te kampionët e Turqisë për 75 milionë euro. Klubi napoletan do të përfitojë gjithashtu 10% të shumës nga një shitje e ardhshme e mundshme.
    Osimhen ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, me pagë neto prej 15 milionë eurosh në sezon, plus 1 milion bonus besnikërie dhe 5 milionë të tjera si kompensim për të drejtat e imazhit. Një marrëveshje e jashtëzakonshme për të gjitha palët.
    Kështu përfundon një nga “telenovelat” më të gjata dhe më të ndërlikuara të verës, me një fund që i kënaq të gjithë:
    Napoli përfiton shumën e plotë të klauzolës së lirimit dhe regjistron një plusvalencë rekord, të dytën më të madhe në historinë e klubit, pas shitjes së Gonzalo Higuain te Juventusi.
    Osimhen kalon te një klub që e ka kërkuar me ngulm dhe me të cilin do të luajë sërish në Champions League si protagonist.
    Galatasaray ruan në skuadër një golashënues që sezonin e kaluar ka realizuar 37 gola në 41 ndeshje dhe që do të ishte thuajse e pamundur ta zëvendësonte.
    Lamtumira ndaj Napolit: “Faleminderit për gjithçka”Osimhen dhe Napoli i kanë dhënë lamtumirën njëri-tjetrit në Instagram. Klubi publikoi një video emocionuese me momentet më të bukura të sulmuesit me fanellën blu, duke i uruar fat të mbarë në vijim të karrierës.Osimhen e ripostoi videon në “story”, duke falënderuar Napolin për gjithçka.
    Në katër sezone me ekipin kampan, Osimhen zhvilloi 133 ndeshje dhe shënoi 76 gola, duke e udhëhequr si golashënues drejt titullit kampion në sezonin 2022-2023, “scudetto”-ja e parë pas 33 vitesh.

  • “LUFTË” PËR MANDATIN – “Mbarë të shkoftë me dajon!”, Lapaj përplaset publikisht me Shabanin…

    “LUFTË” PËR MANDATIN – “Mbarë të shkoftë me dajon!”, Lapaj përplaset publikisht me Shabanin…

    Shkruan në Facebook nga Adriatin LAPAJ, kryetar i “Shqipëria Bëhet”: Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem.Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament.
    Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë. Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon!
    Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta “të rinjtë”, deri dhe te ky që e futa në gji…nga të gjithë. Ndaj meje dhe krejt ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet po konsumohet publikisht PADREJTËSI! Populli do gjykojë.  
    Ndërkohë, Endri Shabani nga ana tjetër ka replikuar, por pa dhënë asnjë koment për luftën për mandatin. Ai ka zgjedhur që t’i përgjigjet aleatit të tij me një poezi ku duket sikur thotë se dajën nuk e ka më në kontroll dhe shfajësohet përmes këtyre vargjeve “Mora pushkën dola malit, të luftoja në furtunë; ku ta dija unë i ngrati, se armiku isha unë”.​

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!