Tag: mbarë

  • Moti i keq! Jugu nën ujë, veriu zbardhet nga dëbora-1500 hektarë tokë të përmbytura në mbarë vendin

    Moti i keq! Jugu nën ujë, veriu zbardhet nga dëbora-1500 hektarë tokë të përmbytura në mbarë vendin

    aksi Shkodër–Theth

    TIRANË-Pas reshjeve të shiut, në zonën e Qafë Thores kanë nisur reshjet e para të borës. Rruga mbetet e hapur për qarkullim, por autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes dhe të kenë zinxhirë me vete, në rast se bora shtohet.
    Nga ana tjetër problemet vijonë në jug dhe juglindje të vendit, ku ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu nga Saranda tha se 1500 hektarë tokë janë nën ujë në mbarë vendin, për shkak të reshjeve intensive të shiut gjatë ditëve të fundit. Ministri bëri me dije se në mbarë vendin rreth 200 familje u evakuuan nga banesat e tyre për shkak të përmbytjeve, nga të cilët 150 janë rikthyer në shtëpitë përkatëse, ndërsa pjesa tjetër është strehuar në konvikte.
    Pirro Vengu; Praktikisht rreth 1500 hektarë janë nën ujë, 500 hektare bashkitë Lezhë dhe Kurbin, pastaj pjesa e Devollit dhe Maliqit ku ujërat kanë rënë por sërish ka siperfaqe te permbytura. Kemi gjithashtu Vjosën dhe Semanin me një sipërfaqe të konsiderueshme brenda argjinaturave, por që kërcënojnë disa fshatra dhe së fundmi padyshim edhe Saranda e prekur në mënyrën masive me 500 hektarë në ujë në momentet që flasim. Gjithashtu konsiderohet se rreth 200 familje janë evakuar në rang vendi, 150 prej tyre janë rikthyer në banesë dhe 50 prej tyre gjenden në konvikte. Të gjitha forcat aktualisht janë të përqëndruara në rehabilitimin e argjinaturave të dëmtuara. 
    Dëmtimet duhet të kuptojme se kanë ndodhur për efekt të intensitetit të madh të rreshjeve, pavarësisht se të gjitha mjetet kanë qenë në dispozicion dhe vijojnë punën në momentet që flasim. Argjinatura e Bistricës së Madhe ka pësuar çarje të paktën katër vende dhe ajo që po realizojmë në bashkëpunim me bashkinë, me skuadrat xheniere të forcave të armatosura dhe me disa operatorë privatë është nga të dyja frontet nga ana e Çukës, sidomos sot po veprojmë për të përmbyllur të gjitha pikat ku është ndërprerë argjinatura. Kjo do na mundësojë uljen e nivelit të ujërave në gjithë zonën, futjen në funksion të hidrovorit dhe stabilizimin e të gjithë situates brenda dy ditësh.
    Një tjetër front pune ka të bëjë me ardhjen në ndihmë të të gjithë blegtorëve të zonës, të cilët kanë pësuar dëme, do të thoja, të konsiderueshme. Presupozohet që gjysma e krerëve të regjistruar në zonën e Sarandës praktikisht kanë pësuar shumë dëme në stallat përkatëse dhe gjysma e bagetive kanë ngordhur dhe duhet të bëjmë inventarizimin, evadimin e tyre për efekt shëndetësor dhe veterinar. Pastaj do të kalojmë në fazën e shpërblimit të dëmeve siç i takon secilit prej blegtorëve. 
    Atë që mund t’ju them është se në rang vendi kemi tre situata aktualisht shqetësuese, sidomos në zonën e Semanit, ku praktikisht në Kallm, në Belinë dhe në Roskovec forcat janë në terren. Lumi nuk ka shkuar përtej argjinaturave, por praktikisht është duke cënuar disa zona bujqësore. Mund t’ju themi që nga të dhënat paraprake kemi përafërsisht 20 ura të dëmtuara zakonisht ura që mund të rehabilitohen shpejt, por kemi dhe ura që kërkojnë një rehabilitim tërësor sidomos në zonën e Glinës në Dropull.
    Ndërkohë situata në Qarkun Lezhë vijon të jetë problematike për shkak të reshjeve me intensitet të ulët deri mesatar, të cilat kanë krijuar vështirësi në tre bashkitë e qarkut.

  • Tare nuk fshihet: Titulli? Jemi në rrugë të mbarë. Derbi i rëndësishëm, por jo vendimtar

    Tare nuk fshihet: Titulli? Jemi në rrugë të mbarë. Derbi i rëndësishëm, por jo vendimtar

    19 Nëntor 2025

    7:50

    Alfred Lleshi

    Bilanci i parë i aventurës së re të Igli Tares te Milani është shumë pozitiv. I ardhur në fund të majit, drejtori sportiv solli entuziazëm me goditjet në merkato, mbi të gjitha me ardhjen e Massimiliano Allegrit. Me teknikun livornez, Milani po rikthen pozitat e kreut dhe synon Champions-in, ose “edhe diçka më shumë”.
    Tare e pranon: “Do të isha gënjeshtar po të thoja se nuk dua ta fitoj titullin. Rruga më e shkurtër kalon përmes shumë detajeve. Kemi sjellë 19 lojtarë dhe kemi larguar 23”. Ai shtoi: “Jemi në rrugë të mbarë. Dua të fitoj trofe të rëndësishëm. Ibra? Me të argëtohesh gjithmonë”. Mungesa e kupave europiane po i jep Milanit kohën e duhur për përgatitje: “Mund të punojmë mbi detajet, gjë e pamundur me angazhimet europiane”.
    Tare kërkon të sjellë te Milani frymën e “familjes” së Lazios. Ka një raport shumë të fortë edhe me Allegrin: “Max transmeton emocione”. Për derbin: “Jam tifoz i Milanit, derbi është shumë special. Ky derbi është i rëndësishëm, por jo vendimtar”. Për merkaton: “Nuk po mendojmë ende, do të jemi të vëmendshëm ndaj çdo mundësie”.

  • “Vit i mbarë për ne, çelëm 5 nga 6 grupkapituj”, Rama: Për Evropën Ballkani Perëndimor ishte i rëndësishëm me fjalë, por tani…

    “Vit i mbarë për ne, çelëm 5 nga 6 grupkapituj”, Rama: Për Evropën Ballkani Perëndimor ishte i rëndësishëm me fjalë, por tani…

    Pjesë nga intervista:
    Moderatori: Duhet thënë që keni pasur një vit të mbarë, keni ecur mirë, jeni rizgjedhur — së pari, urime për rizgjedhjen.
    Rama: Faleminderit shumë! Kemi pasur një vit të mbarë, po ta vendosim në kontekstin e Europës.
    Moderatori: Shifrat flasin: vendi është kandidat zyrtar dhe ka çelur negociatat për në BE. Von der Leyen ka thënë që Shqipëria është në drejtimin e duhur, po ashtu Marta Kos ka theksuar që BE mendon se Shqipëria po përparon.
    Rama: Gjatë 11 muajve të fundit kemi çelur 5 nga 6 grupkapituj. Kjo na inkurajon shumë. Në këtë moment, Europa është plotësisht e zgjuar, çka nuk ishte kështu vite më parë. Për këtë “zgjim” duhej agresioni brutal ndaj Ukrainës. Mund të shohim një dallim të madh: më parë BE thoshte që Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm, por vetëm me fjalë — tani është e kundërta. Shqipëria ka çelur dhe mbyllur kapituj edhe më parë.
     

    Top Channel

  • Rezistenca e baktereve ndaj antibiotikëve po rritet. Çfarë mund të bëni?

    Rezistenca e baktereve ndaj antibiotikëve po rritet. Çfarë mund të bëni?

    Bakteret po zhvillojnë me shpejtësi rezistencë ndaj antibiotikëve, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke u bërë thirrje njerëzve në mbarë botën të ndihmojnë në vënien nën kontroll të problemit.

    “Rezistenca antimikrobike është e përhapur dhe kërcënon të ardhmen e mjekësisë moderne”, thotë Yvan Hutin, drejtor i departamentit përkatës të OBSH-së, në një paralajmërim nga organi të hënën.

    Një në gjashtë infeksione bakteriale të konfirmuara në laborator, tani shkaktohen nga patogjenë rezistentë ndaj antibiotikëve, tha OBSH-ja, duke cituar një analizë të bazuar në rreth 23 milionë pika të dhënash nga më shumë se 100 vende.

    Pra, çfarë mund të bëjmë? 

    Hutin na këshillon të zvogëlojmë rrezikun e infeksionit si në shtëpi ashtu edhe në spitale duke i lajmë duart shpesh dhe duke përdorur xhel dezinfektues, si dhe duke u siguruar që të kemi vaksinat e rekomanduara nga mjeku ynë.

    Gjithashtu, nuk duhet të presim automatikisht të marrim antibiotikë sa herë që kemi ethe.

    “Besojini mjekut tuaj,” thotë Hutin. “Nëse keni ethe dhe shkaku është një infeksion viral, atëherë nëse nuk merrni një antibiotik, kjo është plotësisht në rregull dhe kjo do të thotë se mjeku është kujdesur mirë për ju.”

    Nëse nuk e vëmë nën kontroll rezistencën ndaj antibiotikëve, atëherë edhe operacionet rutinë mund të bëhen përsëri kërcënuese për jetën, thotë Mathias W. Pletz, kreu i higjienës spitalore në Spitalin Universitar të Jenës në Gjermani. Gratë që i nënshtrohen prerjeve cezariane do të ishin veçanërisht në rrezik.

    “Nëse konsumi i antibiotikëve nuk bie në nivel global, ekziston rreziku i një kthimi në një ‘epokën para-antibiotikëve’”, thotë Pletz.

    “Rezistenca antimikrobike po i tejkalon përparimet në mjekësinë moderne, duke kërcënuar shëndetin e familjeve në mbarë botën”, thotë Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i OBSH-së. “E ardhmja jonë varet gjithashtu nga forcimi i sistemeve për të parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar infeksionet dhe nga inovacioni me antibiotikët e gjeneratës së ardhshme dhe testet e shpejta molekulare në pikat e kujdesit shëndetësor.”

    OBSH-ja e përcaktoi problemin për herë të parë në lidhje me 22 antibiotikë që përdoren zakonisht për të trajtuar infeksionet e traktit urinar, traktit gastrointestinal ose të qarkullimit të gjakut, ose gonorrenë e transmetueshme seksualisht. Shifrat më të fundit janë nga viti 2023.

    Organizata shqyrtoi gjithashtu kombinime të ndryshme të baktereve dhe antibiotikëve. Ajo zbuloi se rezistenca u rrit në më shumë se 40% të rasteve midis viteve 2018 dhe 2023, me 5-15% në vit në varësi të kombinimit të baktereve dhe antibiotikut.

    Ekzistojnë dallime të konsiderueshme rajonale, me problemin veçanërisht të përhapur në vendet me sisteme të dobëta shëndetësore. Në Azinë Juglindore dhe Mesdheun Lindor, një në tre infeksione të raportuara është tashmë rezistente ndaj antibiotikëve të studiuar.

    Sipas të dhënave të OBSH-së, 7.7 milionë njerëz në mbarë botën vdiqën nga infeksionet bakteriale në vitin 2021, me rreth 1.1 milionë prej këtyre vdekjeve që i atribuohen drejtpërdrejt rezistencës ndaj antibiotikëve. OBSH-ja po bën thirrje urgjente për më shumë kërkime dhe zhvillim të antibiotikëve të rinj./ DPA News.

  • Koçiu: EU4LEA 2 na afron me Europën dhe forcon sigurinë e Shqipërisë

    Koçiu: EU4LEA 2 na afron me Europën dhe forcon sigurinë e Shqipërisë

    Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, e cilësoi një fillim të mbarë marrjen e detyrës së saj me nisjen e fazës së dytë të projektit EU4LEA. Ajo shprehu mirënjohje për Delegacionin e BE-së dhe partnerët nga Italia, Gjermania e Franca për mbështetjen e vazhdueshme. Sipas saj, EU4LEA 2 është një hap i rëndësishëm drejt një Shqipërie më të sigurt dhe një Evrope më të fortë. “Fillim i mbarë që marrja e kësaj detyre përkon me nisjen e fazës së dytë të projektit EU4LEA, i cili na afron edhe më shumë me ligjet dhe standardet evropiane. Mirënjohje të veçantë Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe partnerëve tanë nga Italia, Gjermania e Franca për mbështetjen e tyre të palëkundur. Me EU4LEA 2 ndërtojmë së bashku një Shqipëri më të sigurt dhe një Evropë më të forte”, shkruan Koçiu në rrjetet sociale.

  • Rama uron të diel të mbarë me pamje nga rilindja e Qendrës së Artit “Vaçe Zela” në Lushnjë

    Rama uron të diel të mbarë me pamje nga rilindja e Qendrës së Artit “Vaçe Zela” në Lushnjë

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes në rrjetet sociale një video të veçantë, e shoqëruar me një mesazh urimi për qytetarët: “Mirëmëngjes dhe një të diel të mbarë”, duke sjellë pamje nga puna drejt përfundimit të projektit për rilindjen e Qendrës së Artit “Vaçe Zela” në Lushnjë.

    Qendra e Artit “Vaçe Zela”, e ndërtuar fillimisht në vitin 1974, po transformohet në një hapësirë multifunksionale kulturore, që do të përfshijë:Sallë teatri moderne me skenë rrotulluese (e dyta në Shqipëri pas Teatrit të Operës)Kinema dhe teatër kukullashHapësira për ekspozita dhe kurse arti për të rinjtëZona muzeale me objekte autentike nga historia e teatritAmbient i jashtëm i gjelbëruar në formën e një lulishteje2

    Sipas Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila ka inspektuar punimet së bashku me Kryeministrin, ndërtesa po rikualifikohet në çdo detaj, duke përfshirë edhe bodrumet dhe katin përdhe, që do të shndërrohen në zona kulturore për fëmijët dhe të rinjtë.

    Me këtë video, Rama jo vetëm që prezanton një tjetër sukses të rilindjes urbane, por edhe përcjell një ndjesi qetësie dhe optimizmi për të dielën, duke e lidhur zhvillimin kulturor me mirëqenien shpirtërore të qytetarëve.Një hapësirë e re për artin, kujtesën dhe bashkëjetesën kulturore është gati t’i rikthehet Lushnjës – një homazh për Vaçe Zelën dhe një premtim për brezat e ardhshëm.
    AV/KJ

  • Gruaja e Charlie Kirk iu drejtohet “përgjegjësve” për atentatin: Nuk e keni idenë çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në mbarë botën

    Gruaja e Charlie Kirk iu drejtohet “përgjegjësve” për atentatin: Nuk e keni idenë çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në mbarë botën

    Erika Kirk, bashkëshortja e aktivistit të vrarë Charlie Kirk, u zotua se do të çojë përpara misionin e tij dhe bëri thirrje që të rinjtë t’i bashkohen lëvizjes që ai themeloi, shkruan A2 CNN. Duke iu drejtuar në shumës “keqbërësve përgjegjës për atentatin ndaj burrit tim”, ajo paralajmëroi: “Nëse menduat se misioni i tij ishte i fuqishëm më parë, nuk keni asnjë ide çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në këtë vend dhe në mbarë botën. Nuk e dini zjarrin që keni ndezur brenda kësaj bashkëshorteje. Klithmat e kësaj të veje do të jehojnë në mbarë botën si një thirrje beteje”, tha ajo, përcjell A2 CNN.
    Ajo theksoi se lëvizja e themeluar nga bashkëshorti i saj nuk do të shuhet dhe se aktivitetet e planifikuara nga Turning Point USA do të vazhdojnë. Turneu në kampuse dhe konferenca e dhjetorit, AmericaFest, do të mbahet sipas parashikimeve, po ashtu edhe programet radiofonike dhe podcast-i i tij. “Urtësia e tij do të mbetet”, shtoi ajo.
    Në fjalën e saj, Erika u bëri thirrje të rinjve amerikanë që të angazhohen në degët e Turning Point USA në mbarë vendin. “Nëse nuk ka një degë pranë jush, krijojeni”, u shpreh ajo, duke rikujtuar mesazhin e vazhdueshëm të Charlie Kirk: “Nëse doni të përfshiheni, vizitoni TPUSA.com”.
    Ajo i kërkoi gjithashtu të rinjve të përqafojnë besimin e krishterë dhe të bashkohen me “një kishë që i përmbahet Biblës”. Për burrin e saj, Erika tha: “Tani dhe përjetësisht ai do të qëndrojë pranë Shpëtimtarit të tij, duke mbajtur kurorën madhështore të një martiri”.
    Në fjalën e saj, ajo citoi një nga vargjet e preferuara të tij nga Bibla: “Burra, dojini gratë tuaja ashtu si Krishti e deshi kishën dhe dha veten për të”.
    Sipas saj, përpjekja e Charlie Kirk nuk ishte vetëm politike, por mbi të gjitha shpirtërore. “Lufta shpirtërore është e prekshme”, tha ajo, duke theksuar se e ndien praninë e bashkëshortit edhe pas vdekjes së tij: “E di që burri im është ende këtu, po na vështron”.
    Charlie Kirk u vra në moshën 31-vjeçare më 10 shtator, teksa po zhvillonte një tubim me studentë nw kampusin e një universiteti në Utah. Autori i dyshuar u arrestua dy ditë më pas nga autoritetet, pasi ia kishte rrëfyer krimin të atit.

  • Kryeministri shkul ndërtime, por jo krimin!

    Kryeministri shkul ndërtime, por jo krimin!

    Javët e fundit, urimet kryeministrore për një ditë apo javë të mbarë shoqërohen dhe me rrafshime ndërtimesh pa leje, deri dhe në shpërthime me tritol, siç me një hotel në ndërti në Vlorë apo një kompleks në Kepin e Rodonit.
    Këtë të martë, një ditë pasi java nisi me një masakër në Shkodër, aty ku krim po gëlon rëndshëm nën qeverisjen e tij, Rama ofron pamje të prishjes së ndërtimeve pa leje në bregdet, pikërisht te Kepi i Rodonit, shoqëruar me një gjuhë që të jep përshtyjen e shkuarjes së gjërave mbroth në vend.
     “….Dhe me rivendosjen e rendit ligjor në trupin e mrekullueshëm të Kepit të Rodonit, ku u shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun” e ku tanimë forcat e xhenjos po pastrojnë volumet e mëdha të inerteve, si edhe me vullnetin e plotë për ta vazhduar këtë kthesë të re për Rilindjen Urbane 2.0, ju uroj një ditë të mbarë”.

    Por në kontekst të asaj çfarë ndodh e jo thjesht ndodhi në Shkodër, duhet thënë se ndërsa shkulen ngrehina, cituar kryeministrin, krimi nuk po shkulet dot prej tij. /tesheshi.com/  

  • OBSH: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike

    OBSH: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike

    -Botuar në radion gjermane DW-
    Një në tetë vetë vuan nga çrregullime psikike, pavarësisht nga mosha, prejardhja ose seksi. Pasojat personale dhe shoqërore janë dramatike. Të prekurit në shumicën e rasteve nuk marrin ndihmën e duhur.

    Në mbarë botën mbi një miliard vetë vuajnë nga çrregullimet psikike, sikurse konstatohet në një raport aktual të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Kjo shifër përbën 14 përqind të popullsisë botërore duke krijuar kështu problemin më të madh global shëndetësor. Çrregullimet psikike prekin njerëz të çdo moshe, prejardhjeje dhe niveli të ardhurash. Shumica e të prekurve nga sëmundje të tilla, sipas OBSH-së jetojnë në vende me të ardhura të pakta ose mesatare. Shumë pak prej tyre marrin ndihmën e duhur. Në mbarë botën rreth 91 përqind e të prekurve nuk marrin kujdesin e duhur ose nuk kanë aspak trajtim profesional. Mangësi të ngjashme ka edhe për sëmundje të tjera psiqike.
    Frika dhe depresioni shumë të përhapura
    Sëmundjet më të shpeshta janë çrregullimet depresive dhe ankthi. Këto çrregullime përbëjnë mbi dy të tretën e rasteve. Në mbarë botën aktualisht jetojnë rreth 332 milionë njerëz me çrregullime depresioni dhe rreth 359 milionë vuajnë nga ankthi.
    Gratë janë më të prekura nga depresioni dhe ankthi. Burrat shpesh vuajnë nga çrregullimet e hiperaktivitetit dhe deficitit të vëmendjes, nga autizmi dhe çrregullimet e zhvillimit intelektual. Kryesisht tek femrat në moshë madhore shfaqen edhe çrregullimet e të ushqyerit. Nga mosha 20 vjeç femrat janë dy herë më shumë të prekura nga probleme të tilla krahasuar me meshkujt.
    Skizofrenia dhe çrregullimet bipolare veçanërisht shqetësuese
    Sëmundjet si skizofrenia dhe çrregullimet bipolare janë më pak të përhapura – rreth 23 milion njerëz vuajnë nga skizofrenia. Por këto sëmundje janë të lidhura me pasoja të rënda: në stadin akut kjo sëmundje konsiderohet si kufizimi më i fortë shëndetësor. Sëmundjet psikike shkaktojnë për shoqërinë kostot më të larta për person. Personat me këto sëmundje vdesin mesatarisht nëntë vjet më shpejt se të tjerët.
    Nga çrregullimi bipolar janë të prekur në mbarë botën rreth 37 milionë njerëz, rreth një në 150 të rritur. Kuota e vdekshmërisë tek ky grup njerëzish është më e lartë se në grupin e të prekurve nga skizofrenia, ata jetojnë 13 më pak.
    Sëmundjet psiqike kryesisht tek të rinjtë
    Sëmundjet psikike shpesh fillojnë shumë herët. Rreth 14 përqind të të rinjve nga mosha mosha 19 vjeç jetojnë me një çrregullim psikik. Në fëmijëri nga mosha pesë deri në nëntë vjeç janë të prekur rreth shtatë përqind. Gati gjysma e të prekurve në mbarë botën janë kryesisht të rinj.
    Në periudhën mes viteve 2011 dhe 2021 numri i të sëmurëve psikikë është rritur ndjeshëm kryesisht nga mosha 15 deri tek 29 vjeçarët.
    Një aspekt tjetër alarmues është kuota e lartë e vetëvrasjeve – në mbarë botën më shumë se një në 100 persona kryen vetëvrasje, tek të rinjtë kjo përbën një ndër shkaqet më të shpeshta të vdekjeve.
    Arsye sociale dhe politike
    Shkaqet për këto zhvillime shqetësuese janë të shumta: Gjithnjë e më shumë njerëz janë të prekur prej konflikteve sociale, luftrave, dhunës në familje, mobing-ut, pabarazisë, varfërisë – e ende edhe sot – prej pasojave të pandemisë së koronavirusit. Por edhe përdorimi i rrjeteve sociale po influencon gjithnjë e më shumë në shëndetin mendor.
    Pasojat ekonomike të sëmundjeve psikike
    Pasojat ekonomike të sëmundjeve psikike janë të jashtëzakonshme. Vetëm nga depresioni dhe gjendja e frikës ekonomisë botërore i shkaktohen humbje produktiviteti mbi 1 miliardë dollarë në vit.
    Në Gjermani kostot vjetore për sëmundjet psikike llogariten rreth 147 miliard euro, rreth 13 përqind të kostove të përgjithshme.
    Mungesa të jashtëzakonshme në trajtim
    Pavarësisht emergjencës dhe përhapjes së tyre sistemet e shëndetësisë në mbarë botën nuk janë të përgatitura si duhet për trajtimin e sëmundjeve psikike. Mesatarisht vetëm dy përqind e buxhetit të shëndetësisë përdoret për shëndetin psikik.
    Shumica e njerëzve me sëmundje psikike nuk marrin trajtimin e duhur profesional nga mjekë të specializuar. Në mbarë botën vetëm nëntë përqind e njerëzve me depresione kanë një trajtim si duhet. Në raportin e OBSH-së theksohet, se sistemet e kujdesit në mbarë botën kanë jo vetëm mungesa të mëdha për mbulimin e këtyre sëmundjeve, por mungon edhe cilësia e trajtimit.
    OBSH-ja bën thirrje për një kthesë vendimtare politike lidhur me këtë problem: shëndeti psikik duhet të trajtohet si e drejtë e njeriut dhe të gjitha vendet duhet ta përcaktojnë si qëllim me priorite.
    OBSH kërkon gjithashtu që të investohet më shumë për shëndetin psiqik. Çdo qeverie dhe politikës i bëhet thirrje të marrin përgjegjësi, në mënyrë që shëndeti psikik të jetë një top-temë e politikës dhe të prekurit të marrin kudesin e duhur cilësor.
    Alexander Freund/DW/