Adriatik BALLA
Statistikat janë të rëndësishme sidomos për individët, e veçmas kur këta individë janë të niveleve të larta. Mesi, Ronaldo, Benzema e shumë të tjerë po zëvendësohen nga një brez më i ri por që ka talent, u spikat për momentin Kilian Mbape, që është në kulmin e vet, por edhe talente si Lamine Jamal etj, që sapo kanë filluar ta shtrojnë rrugën e tyre të suksesit. Ndërkohë, Reali i Madridit siguroi fitoren e parë në Greqi falë një spektakli të pastër nga Kilian Mbape, i cili shënoi katër golat në triumfin dramatik 4-3 ndaj Olimpiakos, në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve të Champions League 2025/26. “Ylli” francez, që vinte pas tre ndeshjesh pa gol, udhëhoqi “Los Blancos” drejt një fitoreje vendimtare, duke pasur mbështetje nga Vinicius Jr. dhe Arda Güler, por ishte ai që mori gjithë vëmendjen me paraqitjen e tij të jashtëzakonshme.
Falë këtij performimi magjik, 26-vjeçari u shpall “Lojtari i Javës”, duke lënë pas Vitinjën e PSG-së, Aubamejangun e Marsejës dhe Guirasin e Dortmundit. Me katër golat e tij, Mbape iu bashkua legjendave të Realit të Madridit – Kristiano Ronaldo, Ferenc Pushkash dhe Alfredo Di Stefano – si një nga lojtarët që kanë shënuar katër ose më shumë gola në një ndeshje të vetme të Champions League. Ai është tani golashënuesi më i mirë i kompeticionit me 9 gola, si dhe lider i golave në La Liga, duke e çuar totalin e këtij sezoni në 22 realizime. Një formë e frikshme që po tërheq edhe një herë vëmendjen e Europës drejt tij. Ndërkohë, faza e grupeve të Ligës së Kampionëve po hyn në fazën vendimtare, me vetëm tre ndeshje të mbetura dhe renditje surprizuese.
Sipas parashikimeve të superkompjuterit të Opta-s, Arsenal kryeson listën për kualifikimin direkt në 1/8-tën, duke lënë pas Bajernin e Mynihut dhe Paris San Zhermenin. Real Madridi ngjitet në vendin e katërt pas fitores ndaj Olimpiakos, ndërsa Inter dhe Mançester Siti zënë respektivisht vendet e 5-të dhe 6-të. Çelsi dhe Borusia Dortmund plotësojnë tetëshen e kualifikuar direkt. Ndërkohë, klube si Atletiko Madrid, Liverpul dhe Barcelona duhet të luftojnë në fazën “play-off”, ndërsa Athletic Bilbao, Benfika, Vilareal dhe Ajaks duket se do të mbeten jashtë. Futbollistët dhe tifozët e klubeve të mëdha po ndjekin me kujdes çdo ndeshje, ndërsa beteja për 1/8-tën premton emocione deri në minutën e fundit. Champions më i ndjekur dhe i rëndësishëm është ai i fazës së pranverës kur nis eliminimi direkt i ekipeve të mëdha.
Tag: mbape
-

Mbape zgjidhet më i miri i xhiros në Champions League, kompjuteri zbulon fituesin e Champions
-

Mbape ‘poker’ në Greqi, Arsenal zvogëlon Bajernin, Liverpul pa ‘busull’
42 gola në 9-të takime, Champions League ka hapur “rubinetën”.
Liga e Champions-it luajti sot 9-të përballjet e tjera të raundit të pestë i cili dje zhvilloi gjysmën e takimëve të këtij kompeticioni. Kryesfida figuroi në ‘Emirates’ teksa Arsenal u përball me Bajernin e Mynihut dukee mposhtur me shifrat 3-1.
Reali e pa vetën poshtë një goli në start të pjesës së parë ndaj Olimpiakos mirpo gjigandi i top këmbës Kilian Mbape shënoi tre herë në këtë pjesë dhe një tjetër në të dytën për 3-4 final.
Mjaft interersate u shfaq edhe takimi ‘Metropolitano’-s teksa Atletiko udhëhoqi ndaj Interit që në të 9′-ën me Julian Alvarez. Në start të së dytës barazoi Zielinski për zikalërit. Në fund, vendasit e Simeones gjëjnë golin e fitores 2-1. Pa ide, thuajse në kufinjtë e mosekzistencës Liverpul. PSV e maskaron në Anfield 1-4.
Më herët Kopenhagë fitoi 3-2 me Kairat ndërsa Pafos befasoi Monakon në fund 2-2.
Ndeshjet dhe rezultatet sot e mërkurë 26 nëntor 2025
18:45
Kopenhagë- Kairat Almati 3-2
Pafos- Monako 2-2
21:00
Arsenal- Bajern Mynih 3-1
At. Madrid- Inter 2-1
Eintraht- Atalanta 0-3
Liverpul- PSV 1-4
Olimpiakos- Real Madrid 3-4
PSG- Totenhem 5-3
Sporting- Klub Bryzh 3-0/ Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Mbape bën histori/ Shënon tre gola brenda 6 minutash
Kilian Mbape shënoi tre gola në pjesën e parë të ndeshjes mes Olimpiakos dhe Real Madrid në Greqi dhe për sulmuesin francez, kaq mjaftoi për të hyrë në histori, teksa mori që sot kreun e renditjes së golashënuesve më të mirë të këtij edicioni në Ligën e Kampioneve.
Ky ishte tregolëshi i tretë i tij në Ligën e Kampioneve që kur ka veshur fanellën e Realit, duke u kaluar vetëm nga Benzema (4), Pushkash e Di Stefano (5) dhe Kristiano Ronaldo (7) në historinë e klubit.
Tre golat e shënuar brenda 6 minutash e 42 sekondash, e bëjnë këtë tregolëshin e dytë më të shpejtë në historinë e Ligës së Kampioneve, të kaluar vetëm nga Salah i cili në vitin 2022 kishte shënuar ndaj Rejnxhërs brenda 6 minutash e 13 sekondash. -

Kilian Mbape fiton “Këpucën e Artë”europiane, por mbetet larg Mesit e Ronaldos
Adriatik BALLA
Kilian Mbape arrin një tjetër sukses në futbollin evropian. Ai e ka fituar për herë të parë çmimin “Këpuca e Artë”. Mbape kishte më së shumti gola në kontinent në edicionin 2024/25. Sulmuesi francez pati kampanjë të veçantë duke i kaluar rivalët me 31 gola në 34 ndeshje të ligës. Në renditjen përfundimtare, ai pati 62 pikë. Mbape u shfaq shumë i emocionuar pasi e pranoi çmimin prestigjioz. “Fillimisht dua t’i falënderoj bashkëlojtarët. Këtë vit kemi grup të jashtëzakonshëm. Çmimet kolektive janë më të rëndësishmet”, tha Mbape. Çmimi “Këpuca e Artë” ka rëndësi të veçantë për Mbape, pasi ai e arriti këtë sukses në edicionin e parë me Real Madridin. “Të luash për Real Madridin është ëndërr”, shtoi Mbape, që më herët e kishte fituar edhe çmimin e golashënuesit më të mirë të La Ligës. Më herët prej lojtarëve të Real Madridit, këtë çmim e kanë fituar Hugo Sançez, Ronaldo Nazario dhe Kristiano Ronaldo. Presidenti i klubit, Florentino Perez, ka thënë se Madridi është “krenar që ka lojtar si Mbape”. Pas Mbape në listë ishte Viktor Xhiokeres. Sulmuesi suedez sa ishte pjesë e Sportingut i pati 39 gola. Por koeficienti i golave ishte më i vogël për shkak të ligës portugeze, që është në nivel më të ulët se La Liga. Xhiokeres pati 58.5 pikë. Mohamed Salah përfundoi i treti. Me 29 gola, egjiptiani mblodhi 58 pikë. Pak çmime individuale mbartin aq shumë prestigj sa “Këpuca e Artë”, trofeu që nderon golashënuesin më të mirë në ligat evropiane çdo sezon. Nuk ka të bëjë vetëm me shënimin e golave – por me ta bërë këtë me një vazhdimësi të pamëshirshme, ndeshje pas ndeshjeje. Që nga krijimi i saj në sezonin 1966–67, kur Eusebio shënoi 42 gola për Benfikën, ky çmim është kthyer në një simbol të përsosmërisë sulmuese. Gjatë viteve, trofeu ka qenë në duart e emrave legjendarë si Gerd Myller, Marko van Basten, Thierri Henri, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi, mes shumë të tjerëve. Secili prej tyre ka lënë gjurmë me statistika që duken sikur kanë dalë nga një videolojë. I fundit që iu bashkua kësaj liste të ndritur ishte Kilian Mbape, i cili me 31 gola në sezonin 2025–26 fitoi për herë të parë “Këpucën e Artë” me fanellën e Real Madrid. Kur bëhet fjalë për këtë çmim, emri i Lionel Mesit shkëlqen mbi të gjithë. Ylli argjentinas e ka fituar “Këpucën e Artë” gjashtë herë – një rekord që duket pothuajse i paarritshëm edhe për sulmuesit më të mëdhenj të sotëm. Pas tij renditet Kristiano Ronaldo, me katër “Këpuca të Arta”, duke mbetur rivali më i afërt i Mesit. -

Dëmtimi/ Mbape lë Francën, rikthehet në Madrid
Kilian Mbape është jashtë loje. Ylli i Francës, pasi udhëhoqi shokët e tij të ekipit drejt fitores (shënoi golin e parë një gol) në fitoren 3-0 ndaj Azerbajxhanit, ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë.
Një goditje e rëndë në këmbën e djathtë e përpasojë zëvëndësimi në minutën e 82′. Pamjet e tij me dhimbje kishin lënë të kuptoheshin pasojat, por tani është konfirmuar: KM10 nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Islandës të hënën.
Kështu pas konsultimëve të stafit mjekësor dhe trajnerit Deshapms është vendosur që sulmuesi të kthehet në madrid ku do të vijojë rekuperimin përpara se skuadra e bardhë të përballet me Getafen./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

‘Topi i Artë’ i Dembele, reagon Mbape: E meriton, do ta ndjek nga TV
Një studim i Ipsos BVA zbulon se 44% e francezëve besojnë se Ousmane Dembele meriton të fitojë Topin e Artë, ceremonia e të cilit po mbahet të hënën në mbrëmje në Théâtre du Châtelet në Paris.
44% e të anketuarve në një pyetsor prej 1000 njerzish në Francë besojnë se kampioni i Ligue 1 atij evropian dhe fituesi i Kupës së Francës me PSG-në, Dembele meriton të marrë çmimin Topi i Artë 2025.
Sulmuesi i PSG është përpara kapitenit të tij të kombëtares franceze, Kilian Mbape (21%), i cili është i barabartë me një nga rivalët kryesorë të tij, Lamine Jamal të Barcelonës.
Kilian Mbape: “Do të jem i lumtur nëse Dembele fiton Topin e Artë, sepse ai është një mik i imi dhe e kam mbështetur që nga fillimi. Do ta ndjek ceremoninë në TV duke shpresuar që ai ta fitojë.”
Vazhdo leximin
-

Mbape bën 50 gola me Realin e Madridit: Nuk i kam vendosur limite vetes
Adriatik BALLA
Kilian Mbape kap shifrën e 50 golave me Realin e Madridit, ndërsa madrilenët u kthyen nga disavantazhi 1:0 për të fituar 2:1 ndaj Marsejës, të martën mbrëma në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së ligës në Champions. Mbape shndërroi në gola penalltitë e minutës së 29-të dhe të 81-të në ndeshjen në “Santiago Bernabeu”. 50 golat e Mbapesë janë shënuar në 64 ndeshje me gjigantin spanjoll. “Është kënaqësi të jesh këtu dhe të shijosh një tjetër natë të Ligës së Kampionëve. Ishte një natë disi e vështirë, pasi mbetëm me 10 lojtarë për një kohë. Por ofruam shpirtin e Ligës së Kampionëve në “Bernabeu”. Është gjithnjë kështu në stadiumin tonë, pavarësisht se çka ndodhë. Ne gjithnjë presim të fitojmë. Këtë herë fituam dhe jemi të lumtur”, tha ai. Marseja kaloi në epërsi me golin e Timothi Ueah në minutën e 22-të, ndërsa Madridi mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 72-të. Dani Karvajal u përjashtua pasi goditi me kokë portierin e ekipit francez. “Po ndihem shumë mirë”, theksoi Mbape, që ka gjashtë gola në pesë ndeshjet me Madridin në fillim të edicionit. “Dua që të lëvizim së bashku në drejtim të njëjtë, që të fitojmë trofe”.
Mbape ka thënë se i duhet të ndiej presionin e situatave, si në rastin e gjuajtjes së penalltive të martën. “Më duhet kjo për të ofruar më të mirën. Kështu që jam shumë i kënaqur që i kam realizuar penalltitë dhe kam kontribuuar që të fitojmë ndeshjen e parë në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve”. Golat e tij ndihmuan Madridin që të arrijë 200 fitore dhe 700 gola në epokën moderne të Ligës së Kampionëve. Mbape, që u zgjodh më i miri i ndeshjes, ishte golashënuesi më i mirë i Madridit në edicionin e kaluar, që ishte i pari pas transferimit nga PSG-ja. “Nuk vendosi limite për veten. Dua vetëm që ta ndihmojë ekipin. Nëse kjo do të thotë shënim i golave, atëherë duke shënuar gola.
Nëse do të thotë të bëj presion, atëherë do të bëj presion, nëse do të thotë të asistoj, atëherë do të bëj asistimet. Dua të ofroj atë që ekipi ka nevojë”, ka vazhduar 26-vjeçari. Mbape ka treguar që trajneri Ksabi Alonso ka kërkuar intensitet nga lojtarët në sulm. “Ai dëshiron që ne ta fitojmë topin shpejtë. Ne duhet të kuptojmë çka po bëjmë dhe të kemi përkushtimin ta bëjmë këtë pasi duam të fitojmë. Unë gjithnjë bëj atë që e kërkon trajneri. Këtë herë më kërkoi të bëj presion përpara, pasi kishim një bllok të lartë dhe është dashur të rikuperojmë topin. Sa më shumë që e bëjmë këtë, më e lehtë do të jetë. Dhe kjo do të ndihmojë ekipin që të fitojë trofe”, nënvizoi Mbape. -

Champions/ Juve shpëton nderin në fund, Mbape dy gola, Karabak befasi në Lisbonë
Pas dy takimeve të orës 18:45, në 21:00 u luajtën 4 takimet e tjera të raundit të parë të Champions ’36’. Real fitoi 2-1 me marsejën tifozët e të cilit “dogjën” Madridin para takimit.
Vendosi Mbape më dy gola të shnuar nga pika e bardhë e penalltisë. ndërkohë golin për framcezët e shënoi i biri i legjendës Xhorxh Ueah (Topi i Artë 1995) Timoti Ueah. I pari gol me fanellën e Marsejës së De Zerbit.
Juve shpëton nderin ndaj Dortmundit. Ishte duke humbur 2-4 në fund 4-4. Befason Karabak, mposht Benfikën në Lisbonë 2-4. Totenhem mjaftohet me një gol për të marrë tri pikë ndaj Vijareal.
Më poshtë rezultatet teknike
18:45
PSG- Union Zhilozë 1-3
Bilbao- Arsenal 0-2
21:00
Juventus- Dortmund 4-4
Benfika- Karabak 2-3
Totenhem- Vijareal 1-0
Real Madrid- Marsejë 2-1/Sportiim.al
Vazhdo leximin
-

Deshamps shpall listën e Francës, Mbape kapiten i parë
Franca ka në program dy ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026 me Ukrainën jashtë (5 shtator) dhe Islandën në shtëpi (9 shtator) për llogari të Grupit D, zona e UEFA-s.
Në këtë grup bën pjesë veç Francës, Islandës dhe Ukrainës edhe Azerbajxhani.
Trajneri i Francës ka publikuar listëne futbollistëve të ftuar me Rabio që pavarësisht situatës së perjashtimit nga Marseja, gjëndët në listë.
Lista e Francës:
Portierë: Shevalie, Menja, Samba
Mbrojtës: Dinje, Gusto, L. Hernandez, T. Hernandez, Konate, Kunde, Saliba, Upamekano
Mesfushorë: Kone, Rabio, Tçuameni, K. Turam
Sulmues: Doue, Akliush, Barkola, Sherki, Dembele, Mbape, M. Turam, Olise
Vazhdo leximin
-

Mbape vendos fitoren, Mastantuono shkëndija prej ylli
Franko Mastantuono 18 vjeçari argjentinas i konsideruar ylli i ardhëshëm i Los Blancos debuton ndaj Osasunës.
A i dha Real Madrid disa përgjigje në fitoren e sotme 1-0 ndaj Osasunës? Në fakt me lojë po ndërsa në shifra la diçka pa realizuar. Në ‘Bernabeu’, Real Madrid nisi këtë mbrëmje (21:00) edicionin e ri në La Liga teksa përballë pati baskët e Osasunës e cila përgjithësisht njihet si një skuadër hermetike.
Ksabi Alonso pasi debutoi në Botërorin e Klubëve në SHBA si trajner, kishte bërë disa ndryshime të cilat panë në fushë një skuadër më të kompletuar. Rikthimi i Militaos dhe Karvajal rritën cilësinë në prapavijë…Epërsia e galaktikëve është e dukshme mirpo goli vonoi shumë. Do të duhej një penallti e fituar dhe shndërruar në gol nga Kilian Mbape në të 51′ për të marrë tri pikë.
Me mjaft interers ishte dhe prezenca në fushë gjatë fraksionit të dytë e 18 vjeçarit argjentinas Franko Mastantuono. Ish lojtari i River Plate u shfaq i pjekur i saktë lëvizi në zona të ngushta dhe shfaqi vizion sikur kishte vite që mbante fanellën e Realit me numër 30-të. Sfida e rdhës për Realin është transferta e Oviedos./Sportiim.al/
Vazhdo leximin