Në një qendër votimi në Vorë ka ndodhur një incident mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, dhe një shtetasi të identifikuar si Bert Xhabafti, i cili mbante një badge të falsifikuar me emrin Arlind Popa. Gazetari i Syri TV, Andi Llabuti, ka zhvilluar një intervistë me një nga komisionerët në këtë qendër.
Komisioneri ka sqaruar se personi në fjalë nuk është anëtar i tyre dhe se fotoja e badge që ai mbante i është dërguar nga një anëtar i një subjekti politik. Ai ka theksuar se e ka raportuar rastin në KQZ, pasi personi mbante një badge si staf i përkohshëm dhe nuk ishte miratuar si vëzhgues. Sipas komisionerit, badge-t e tilla lëshohen nga KZQ vetëm për stafin e vet dhe për qëllime të caktuara informacioni. Ngjarja është diskutuar edhe te komisioneri Celibashi, dhe është raportuar menjëherë. Verifikimi i mëtejshëm do të bëhet nga organet kompetente.
Gazetari: A është anëtar i juaj ky?
Komisioneri: Jo, nuk është anëtar i jonë. Është fotografuar nga një anëtar i një subjekti politik, e më është dërguar mua, është raportuar në KQZ.
Gazetari: Për çfarë arsye e raportove?
Komisioneri: E raportova sepse është staf i përkohshëm dhe nuk është vëzhgues.
Ose do të ishte staf i KQZ, nga ne nuk është miratuar dhe unë e raportova, kjo është e gjitha.
Ato që janë të përkohshëm nuk miratohen, tek ne jo.
Këto badge i lëshon KZQ, si rregull i lëshon për stafin e vet për të marrë një informacion të caktuar.
Ne kështu na është caktuar, ishte dhe komisioneri Celibashi këtu dhe ne e kishim raportuar.
Verifikimi do bëhet nga organet kompetente, unë e kam raportuar në KZQ dhe kjo ishte detyra jonë.









