Tag: mbante

  • MES LEGJENDES DHE SE VERTETES/ Si u bë testi i parë i shtatzënisë, më shumë se 3000 vite më parë?

    MES LEGJENDES DHE SE VERTETES/ Si u bë testi i parë i shtatzënisë, më shumë se 3000 vite më parë?

    Mes së vërtetës dhe legjendës, substancialisht diçka me rëndësi mbetej me patjetër. Testi i parë i shtatzënisë në histori u shkrua në një fletë papirusi më shumë se 3000 vjet më parë. Egjiptianët e lashtë kishin një mënyrë të çuditshme për të zbuluar nëse një grua mbante një fëmijë dhe për të përcaktuar nëse ishte një djalë apo një vajzë. Së pari, gruaja urinonte mbi një tas me fara elbi dhe gruri. Ajo i linte të ziheshin për disa ditë dhe më pas i mbillte në ara. Nëse elbi rritej i pari, ajo mbante një vajzë. Nëse ishte grurë, ajo mbante një djalë. Nëse asgjë nuk u rrit, ajo nuk ishte shtatzënë. Çuditërisht, në fakt kjo funksionoi. Edhe pse ndoshta nuk mund të përcaktonte gjininë, studiuesit zbuluan se testi mund të zbulonte shtatzënitë me një normë mbresëlënëse saktësie prej 70-85 për qind.

    Egjiptianët e lashtë padyshim ishin në diçka, pasi testet moderne të shtatzënisë funksionojnë në të njëjtën mënyrë: ata zbulojnë një hormon në urinë. Por janë dashur ende mijëra vjet përparim shkencor për të na shtyrë nga urinimi i farave – dhe të presim një javë për të parë nëse ato mbijnë – në testet e shpejta dhe të përshtatshme të shtatzënisë që gjenden sot në të gjitha farmacitë, por pa mundur dot të përcaktojnë qoftë dhe hipotetikisht gjininë e bebit që po rritet në barkun e nënës.

    Përgatitit: Albert Vataj

  • Mbante të mbyllur ish-gruan dhe dy fëmijët, arrestohet 53-vjeçari në Itali

    Mbante të mbyllur ish-gruan dhe dy fëmijët, arrestohet 53-vjeçari në Itali

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin italian të Gubbios, ku një 53-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga karabinierët gjatë natës së kaluar, nën akuzën se kishte mbajtur të mbyllur në banesë ish-bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, 7 dhe 11 vjeç, duke ushtruar ndaj tyre edhe dhunë fizike.

    Operacioni u realizua në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Peruxhias dhe nisi falë një sinjalizimi të ardhur nga autoritetet shqiptare përmes rrjeteve konsullore. Ato kishin marrë informacione se një shtetas shqiptar po i mbante me forcë ish-gruan dhe fëmijët e tij në territorin italian.

    Pas kontaktit me Shërbimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë në Romë, mëngjesin e së premtes u lëshua një plan kërkimi i menjëhershëm nga Kompania e Karabinierëve në Gubbio, përfshirë patrulla, verifikime të menjëhershme dhe mjete teknike për të lokalizuar autorin dhe viktimat.

    Vetëm një orë më pas, forcat e rendit arritën të ndalonin një automjet që drejtohej nga 53-vjeçari, brenda të cilit ndodheshin ish-bashkëshortja dhe dy fëmijët, në një gjendje të dukshme shqetësimi. Menjëherë sapo panë karabinierët, gruaja dhe njëri prej fëmijëve kërkuan ndihmë, duke konfirmuar dyshimet e para dhe duke përfunduar operacionin me sukses.

    Nga rindërtimi i ngjarjes rezulton se burri e kishte mashtruar ish-bashkëshorten që të vinte në Itali më 30 korrik së bashku me fëmijët, por pasi ata mbërritën, ua kishte marrë pasaportat dhe celularët për t’i ndaluar të largoheshin. Gjatë ditëve të qëndrimit të detyruar, ai kishte ushtruar edhe dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre.

    Pas ndalimit të autorit, karabinierët vendosën nën mbrojtje nënën dhe dy fëmijët në një strukturë të sigurt. Ndërsa për burrin, përveç akuzës për privim të paligjshëm të lirisë dhe dhunë në familje, rëndon edhe akuza për mbajtje të paligjshme të një thike. Ai është dërguar në burgun e Peruxhias me urdhër të prokurorit të çështjes.

  • Mbante armë zjarri në makinë, arrestohet i riu në rrugën Krastë–Bulqizë

    Mbante armë zjarri në makinë, arrestohet i riu në rrugën Krastë–Bulqizë

    Një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Krastë–Bulqizë, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në automjetin që drejtonte.
    Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj një automjeti tip “Benz”, kamionçinë, u zbulua një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”, e fshehur në mjet, së bashku me një krehër që kishte 10 fishekë luftarakë.
    I riu, banues në fshatin Peshk, Njësia Administrative Martanesh, u ndalua menjëherë dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit, municioni si dhe automjeti.
    Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme hetimore.
    Arrestimi vjen si pjesë e një fushate të intensifikuar për identifikimin dhe ndalimin e personave që qarkullojnë të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike.

  • “Pse s’mban korsinë tënde”/ Vrasja e policit nga Azgan Mernica, dëshmitari tregon si ndodhi ngjarja: Ishte gjakftohtë, nxori armën…

    “Pse s’mban korsinë tënde”/ Vrasja e policit nga Azgan Mernica, dëshmitari tregon si ndodhi ngjarja: Ishte gjakftohtë, nxori armën…

    Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e efektivit të “Shqiponjave” Novruz Cenalia mesditën e 13 majit 2024, ngjarje për të cilën Prokuroria e Fierit shpalli sot pretencën dhe kërkoi burg përjetë për autorin, Azgan Mernica.

    Gazetarja e Top Channel  Anila Hoxha sjell detaje nga dosja hetimore, një ndër to është edhe dëshmia okulare e Cenë Qelia, i cili gjatë hetimeve parapake ka deklaruar se si vrasësi Azgan Mernica kishte hyrë kundra-vajtje dhe se si qëlloi gjakftohtë oficerin e policisë.
    Ngjarja sipas dëshmitarit ndodhi në mesditë dhe ai pa gjithçka, pasi kishte qenë duke konsumuar një pije freskuese në një lokal që ndodhet në fshatin Baltëz. Ai ka deklaruar se ishte jashtë lokalit dhe nën shoqërinë e Ledionit dhe të Hermesit, kushëriri i Ledionit.
    Gjatë kësaj kohe ka parë që po kalonte afër tyre nipi i tij Novruz Cenalia që ishte oficer policie. Dëshmitari tha se Novruzi ishte me automjetin e tij tip Benz dhe i ka përshëndetur me dorë.
    “Në atë moment është afruar me shpejtësi një automjet me ngjyrë të zezë ose blu, e cila ishte me xhama të zinj. Ky mjet, në momentin e marrjes së kthesës, ishte futur pothuajse në krahun e kundërt të rrugës për nga ishte drejtimi i Novruzit dhe për pak desh janë përplasur. Në këtë moment Novruzi ka frenuar totalisht automjetin e tij, për të evituar përplasjen. Edhe autori ka devijuar automjetin e tij për mos u përplasur dhe është larguar pak metra nga dyqani për në drejtim të Baltëz-Hamil ku ka ndaluar automjetin.
    Autori, i cili ishte një djalë i ri, i gjatë, i dobët, i moshës rreth 20-25vjeç, i veshur me rroba të zeza me bluzë me krahë të shkurëra dhe me pantallona të zeza, që mbante në krah një çantë me ngjyrë të zezë, ka futur dorën në çantën e zezë dhe ka nxjerrë një armë të cilën e mbushi, e karikoi me të dy duart dhe më pas e mbante në dorë përpara duke e drejtuar atë nga Novruzi. Është afruar me armën në dorë dhe i drejtohet Novruzit me fjalët “Ç’a do? Ç’a halli ke?”.
    Novruzi ishte brenda në automjet dhe ka hapur derën e ka dalë nga mjeti. Ai ishte i veshur me uniformën dalluese të policisë me ngjyrë të kuqe dhe blu (e cila më duket se i përkiste repartit Shqiponja të qytetit të Fierit) dhe i drejtohet autorit me fjalët “Ku shkon ti me atë armë?”.
    Autori nuk i ktheu asnjë fjalë Novruzit, por po e kërcënonte me armë. Një grua, e cila ishte me autorin në automjetin e tij, në vendin e parë të pasagjerit, doli nga mjeti dhe i drejtohet disa herë me fjalët “O Azgan mos, o Azgan mos”- thotë dëshmitari dhe u është afruar të dyve dhe më shumë nga ana e Novruzit, me qëllim për t’i folur dhe mos të bënte ndonjë veprim duke i thënë “mos bëj gabim, qetësohu”.
    Ndërkohë i është drejtuar edhe autorit me fjalët “Hiqe atë armë se nuk është lodër”. Novruzi, i cili mbante gjatë gjithë kohës dorën tek pistoleta pa e nxjerrë atë, në momentin kur i ka folur autorit, ka nxjerrë armën. Ky ishte momenti fatal për Novruzin, pasi sapo ai nxori armën, autori i qëlloi në drejtim të fytyrës vetëm një herë dhe më pas është larguar me nxitim në automjet e me shpejtësi në drejtim të fshatit Hamil së bashku me gruan që kishte me vete. Novruzi është rrëzuar në tokë pa ndjenja. I është afruar bashkë me Ledionin duke i thirrur, por ai nuk përgjigjej”.
    I pyetur nëse e njihte autorin e ngjarjes, deklaruesi ka deklaruar se nuk e njihte, por thjesht ka dëgjuar fjalët “Azgan” që përdori gruaja kur i tha “Azgan mos” dhe se nuk e kishte parë asnjëherë këtë shtetas.
    Edhe një dëshmitar  citoi prokurori pa se si efektivi i policisë e pyeti vrasësin pse nuk mbante korsinë e tij.
    “Novruzi i tha Ku shkon? Pse s’mban korsinë tënde?”, dhe ky ka qenë fillimi i konfliktit.
    I pyetur nëse Novruzi kishte nxjerrë armën e shërbimit dhe a pati shkëmbim zjarri mes tyre, deklaruesi u përgjigj se në momentin kur ata po debatonin, autori armën e mbante përpara vetes dhe me drejtim nga toka, ndërsa kur Novruzi doli nga mjeti, sapo pa autorin me armë, dorën po e mbante afër pistoletës, por pa e nxjerrë atë dhe në këtë moment dëshmitari i tha vraësit ia ka bërë me dorë, duke i thënë “mos”, me qëllim që mos të konfliktoheshin me armë dhe debati po vazhdonte.
    Në këtë moment është futur brenda për në dyqan sepse nuk ka menduar se do të degjeneronte konflikti në këtë mënyrë, dhe nuk e ka parë Novruzin të nxjerrë armën e shërbimit. Në debat e sipër është afruar për t’i ndarë edhe Cen Qelia, i cili nuk arriti dot t’i ndante, por dhe gruaja që ndodhej në mjetin e autorit, rreth 40-45 vjeçe, po tentonte të bindte autorin.

    Top Channel

  • Mbante kokainë, armë zjarri dhe detonatorë brenda në banesën, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

    Mbante kokainë, armë zjarri dhe detonatorë brenda në banesën, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

    Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Kryebushat të Shkodrës, pasi u kap me lëndë narkotike, armë zjarri dhe pajisje luftarake në posedim.

    Gjatë kontrollit në automjetin e Gjovalin Manit u gjetën disa doza kokaine, ndërsa në banesë iu sekuestruan 110 kapsolla detonatore, dy pistoleta, një silenciator dhe municion luftarak.
    I arrestuari rezulton me precedentë të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje. Autoritetet sekuestruan gjithashtu një automjet dhe një telefon celular që dyshohet se janë përdorur për veprimtarinë kriminale.
    Materialet i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për hetime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Goditi me thikë një person dhe fshehu armën pa leje që mbante në banesë, pranga 45-vjeçarit në Tiranë

    Goditi me thikë një person dhe fshehu armën pa leje që mbante në banesë, pranga 45-vjeçarit në Tiranë

    Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti mes dy personave në Tiranë.

    Policia ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili goditi me thikë një 38-vjeçar dhe më pas fshehu armën e zjarrit kallashnikov që mbante në banesë.
    I lënduari ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, teksa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
    Njoftimi:
    Finalizohet operacioni i koduar “Gold”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ndërmjet 2 shtetasve.
    Goditi me thikë një 38-vjeçar dhe më pas fshehu një armë zjarri kallashnikov që e mbante në banesë, pa leje, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari.
    Gjenden dhe sekuestrohen arma e zjarrit dhe mjeti prerës (thikë).
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Kavajës, po konfliktoheshin 2 shtetas, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, u arrestua në flagrancë shtetasi:
    F. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.
    Ky shtetas dyshohet se është konfliktuar me shtetasin N. M., 38 vjeç, dhe e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta. 38-vjeçari mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
    Më pas, shtetasi F. G. ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov që e posedonte pa leje dhe e ka fshehur në rrugën “Mujo Ulqinaku”, bashkë me thikën me të cilën ka kryer plagosjen.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Mbante dy armë zjarri, pranga 19-vjeçarit në Shkodër

    Mbante dy armë zjarri, pranga 19-vjeçarit në Shkodër

    Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi dyshohet se posedonte dy armë zjarri kallashnikov.
    Bëhet fjalë për Agostin Gjeloshi 19 vjeç, banues në fshatin Kir.
    Ai ishte shpallur në kërkim, pasi më 30 maj të këtij viti, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një automjet, në një lagje të fshatit Kir, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikov të cilat dyshohet se i posedonte i riu.
    Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

  • Dhunoi të birin dhe mbante në banesë granatë e karikatorë, pranga 70 vjeçarit

    Dhunoi të birin dhe mbante në banesë granatë e karikatorë, pranga 70 vjeçarit

    Është arrestuar në Divjakë një shtetas që mbante në banesë granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë. Sipas policia, ky shtetas dhunoi edhe për motive të dobëta djalin e tij.
    “Menjëherë pas denoncimit të një 33-vjeçari, se ishte dhunuar në banesë në fshatin Ferras, nga babai i tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale, të autorit. Si rezultat, u arrestua shtetasi M. M., 70 vjeç.
    Në vijim të veprimeve policore, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë, të cilat ai i posedonte pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.