Tag: mbante

  • Ekzekutimi mafioz i Agustin Kazës: Ky është personi që kërkohet nga policia

    Ekzekutimi mafioz i Agustin Kazës: Ky është personi që kërkohet nga policia

    SUD INFO

    Policia federale e Belgjikës nisi këtë të hënë një njoftim të ri kërkimi në kuadër të vrasjes së Agustin Kazës, i cili u ezekutua ndërsa ishte ulur në tarracën e një kafeje në rrugën ‘Joseph Brand’ në Bruksel, të dielën më 28 prill 2024, rreth orës 22:30.

    Përveç autorit të të shtënave, i cili “mund të çalonte”, “mbante një salopetë të errët me një shirit të kuq në nivelin e shpatullave, një logo të bardhë në pjesën e gjoksit, një kapele dhe një kapuç” dhe që është ende në kërkim, hetuesit po përpiqen gjithashtu të identifikojnë “një burrë me trup të fuqishëm” i cili “mbante xhinse gri të errët, një bluzë të zezë me kapuç dhe një kapele të zezë”.

    Për rikujtim, pista kryesore që po ndjekin hetuesit është ajo e një larjeje hesapesh në kuadër të një krimi nderi mes shtetasve shqiptarë. Me fjalë të tjera: vrasja e Agustin Kazëss do të ishte rezultat i zbatimit të ligjit të Kanunit (një kod i së drejtës zakonore mesjetare, në të cilin vazhdojnë ende t’u referohen disa klane shqiptare), sipas të cilit një vrasje duhet të hakmerret me vrasjen e një burri të familjes së fajtorit. Dhe, në rastin konkret, bëhet fjalë për një vëlla të Agustinit – Martinin – i cili vrau dy vëllezër të së njëjtës familje në Shqipëri… në korrik 1997; dy vëllezër të së njëjtës familje që vetë akuzoheshin se më parë kishin vrarë vëllanë e tyre… në vitin 1994!

  • Durrës: Arrestohet 33-vjeçari që mbante me forcë një të mitur në banesë, i gjendet armë me silenciator

    Durrës: Arrestohet 33-vjeçari që mbante me forcë një të mitur në banesë, i gjendet armë me silenciator

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit, ku një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi mbante me forcë në banesën e tij një vajzë 15-vjeçare, duke ushtruar ndaj saj dhunë psikologjike dhe duke e penguar të largohej.

    Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcat operacionale të Drejtorisë Vendore, ndërhynë menjëherë pas marrjes së informacionit dhe arrestuan shtetasin Enea Zeqiri, banues në lagjen nr. 14 të qytetit.
    Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ku Zeqiri do të përballet me akuzat për:
    “Dhuna në familje”“Heqja e paligjshme e liris딓Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të garantuar mbrojtjen e të miturës.

  • Ish-drejtori i SHISH mbante sekretet në shtëpi, i biri organizonte lojëra fati

    Ish-drejtori i SHISH mbante sekretet në shtëpi, i biri organizonte lojëra fati

    Një investigim ndaj lojërave të fatit në qytetin e Beratit ka zbuluar se si një ish-funksionar i shërbimit sekret posedonte të dhëna të klasifikuara, të cilat i ka kopjuar, por kjo është e ndaluar t’i mbante jashtë detyrës.
    Të dhënat e klasifikuara që prokurori i çështjes i ka grupuar si  “minitims” janë të dhëna mbi automjetet dhe sistemin e gjendjes civile të vitit 2008. Për këtë arsye veç akuzës së mbajtjes pa leje të municionit Aleksandër Shulla është dorëzuar i akuzuar në gjykatë edhe për krimin e tregtimit të sekretit shtetëror nga personi që është i besuar nga autoritetet.
    Materialet sekret shtetëror të konstatuara shtohet më tej në fashikull ndalohet për tu kopjuar dhe për tu  shumëfishuar dhe janë të klasifikuara “sekret” duke qenë se administrohen në SHISH në kopje të vetme.
    Siç rezulton nga hetimi dhe këqyrja e usb më datë 4 mars 2025, në folderin “kontrollo” veç regjistrit themeltar të gjendjes civile i vitit 2008, në një folder tjetër janë konstatuar edhe të dhëna minitims, të kategorizuara si të dhëna për policinë kriminale të tetorit 2008 dhe departamentit të hetimit kundër krimeve të rënda dhe database për automjetet.
    Kjo çështje është dorëzuar në gjykatë dhe si I pandehur është edhe djali i ish-drejtorit të SHISH, Pandeli Shulla, i akuzuar për lojërat e fatit mbasi gjatë 2023 ju sekuestruan 6 kompjuterë që përdoreshin për lojëra online.
    Nga këqyrjet e kryera në dosje prokurori Eni Culla, rendit veprimet hetimore, mes tyre edhe bisedat në telefon për organizimin e lojërave si është një bisede ku i riu thotë: Duhet pak korrupsion në familje.

  • Lasgush Poradeci, poeti që mbante në xhep një pilullë cianuri nga frika se do arrestohet nga komunistët

    Lasgush Poradeci, poeti që mbante në xhep një pilullë cianuri nga frika se do arrestohet nga komunistët

    Shekullin e shkuar ne shqiptarët kemi pasur një poet që nuk e kemi kuptuar si duhet, sidomos vlerën e artit të tij.

    Ishte Lasgush Poradeci, i cili shkroi vargje që depërtuan aq thellë në shqiptrin e shqiptarëve saqë ata vendosën, pa u marrë vesh me njëri-tjetrin, që një qytet të tërë ta quajnë: “Pogradeci i Lasgushit”

    Lasgush Poradeci e pati kulmin e krijimtarisë në mesin e viteve ‘30, të shekullit të shkuar, duke firmosur poezi nga ato që shkruhen vetëm njëherë.

    Poezitë e tij “Vdekja e Nositit”, “Poradeci” apo “Trashëgimi” e ndonjë tjetër, për nga vlerat e mesazhi, i kapërcejnë lehtësisht kufijtë e Shqipërisë duke u renditur në nivele dinjitoze të letërsisë më të mirë Europiane apo qoftë Botërore.

    Por Lasgush Poradeci shkroi poezi deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore dhe më tej u tërhoq. Ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri kishte sjellë një klimë krejtësisht të papërshtatshme për poetin e madh.

    Lasgush Poradeci, edhe pse shumëkush, nisur nga gjimnazistët që studjonin poezinë e tij, e dinin të vdekur, jetoi deri në vitin 1987, duke u përballur me jetën e vështirë dhe sidomos me çuditë e letërsisë së realizimit socialist, të cilat nuk linte asnjë rast pa i qesëndisur.

    Por në jetën e tij kishte edhe një tjetër anë të medaljes.

    Lasgush Poradeci, thellë në qënien e vet jetonte me një frikë e ankth i pazakontë.

    Duke e lëvizur veten në drejtim të kundërt të rrymës, duke fshikulluar lart e poshtë çuditë e regjimit komunist, duke parë se si të njohur e miq përfundonin burgjeve nën akuzën e agjitacion – propagandës, duket edhe atë kishte nisur ta mundonte frika, një situatë së cilës ai i ishte përgjigjur me një zgjidhje eventuale dramatike.

    Vaso Samsuri, një nga miqtë e tij të ngushtë rrëfen sesi poeti i madh mbante me vete një pilulë cianuri që ta përdorte për çdo rast për të helmuar veten, nëse policia politike e kohës do e arrestonte…/abcnews

    Lexo edhe:

    LASGUSHI PORADECI: ISHIM ME EQREM ÇABEJN…

    ObserverKult

  • Tiranë, mbante pistoletë me vete/Arrestohet 32 vjeçari, me precedentë në…

    Tiranë, mbante pistoletë me vete/Arrestohet 32 vjeçari, me precedentë në…

    Vihet në pranga në Tiranë një 32-vjeçar që mbante me vete armë zjarri pistoletë. Sipas uniformave blu është finalizuar operacioni i koduar “The Walker” dhe bëhet me dije se i arrestuari është me precedentë të mëparshme penale në fushën e narkotikëve edhe vjedhjes.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The Walker”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:
    -K. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe vjedhje.
    Gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit në rrugën ‘5 Maji’, shërbimet e Policisë i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
     

  • 14 vjeçari vrasës mbante foto me armë në rrjetet sociale: “Shfaqem kur ty s’ta pret mendja!”

    14 vjeçari vrasës mbante foto me armë në rrjetet sociale: “Shfaqem kur ty s’ta pret mendja!”

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e djeshme fshatin Pirg të Maliqit, ku një 14-vjeçar është vrarë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri në ambientet e jashtme të një lokali. Viktima, me iniciale E. XH., nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga goditjet me thikë dhe ndërroi jetë në spital.
    Autori i dyshuar, me iniciale E. G., i cili mbeti gjithashtu i dëmtuar por jo nga thika, kishte publikuar më herët në rrjetet sociale foto ku shfaqej me armë zjarri dhe cigare, të shoqëruara me mbishkrime kërcënuese. Në një prej tyre ai shkruante: “Por shfaqem kur ty s’ta pret mendja”, ndërsa në një tjetër, ku mbante në dorë një pushkë, shkruante: “Mos më kërko, unë nuk vij”. Ai kishte gjithashtu një tatuazh me armë zjarri në dorë.

    Sipas burimeve policore, dy të miturit nuk janë banorë të fshatit Pirg, por nga zona përreth, dhe dyshohet se kishin pasur konflikt më herët. Megjithatë, shkaqet e përplasjes fatale mbeten ende të paqarta.
    Hetimet paraprake tregojnë se ngjarja ndodhi pasi të rinjtë u takuan për t’u “sqaruar”. Pas debatit verbal, situata degjeneroi në dhunë fizike, duke përfunduar tragjikisht.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të vrasjes.

  • 14 vjeçari vrasës mbante foto me armë në rrjetet sociale! Ai shkruante: “Shfaqem kur ty s’ta pret mendja”

    14 vjeçari vrasës mbante foto me armë në rrjetet sociale! Ai shkruante: “Shfaqem kur ty s’ta pret mendja”

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme fshatin Pirg të Maliqit, ku një 14-vjeçar është vrarë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri në ambientet e jashtme të një lokali. Viktima, me iniciale E. XH., nuk i ka mbijetuar plagëve të marra nga goditjet me thikë dhe ndërroi jetë në spital.
    Autori i dyshuar, me iniciale E. G., i cili mbeti gjithashtu i dëmtuar por jo nga thika, kishte publikuar më herët në rrjetet sociale foto ku shfaqej me armë zjarri dhe cigare, të shoqëruara me mbishkrime kërcënuese. Në një prej tyre ai shkruante: “Por shfaqem kur ty s’ta pret mendja”, ndërsa në një tjetër, ku mbante në dorë një pushkë, shkruante: “Mos më kërko un nuk vi”. Ai kishte gjithashtu një tatuazh me armë zjarri në dorë.

    Sipas burimeve policore, dy të miturit nuk janë banorë të fshatit Pirg, por nga zona përreth, dhe dyshohet se kishin pasur konflikt më herët. Megjithatë, shkaqet e përplasjes fatale mbeten ende të paqarta.
    Hetimet paraprake tregojnë se ngjarja ndodhi pasi të rinjtë u takuan për t’u “sqaruar”. Pas debatit verbal, situata degjeneroi në dhunë fizike, duke përfunduar tragjikisht.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të vrasjes.

  • Çfarë mbante të shkruar në unazë Pirrua i Epirit

    Çfarë mbante të shkruar në unazë Pirrua i Epirit

    Pirrua, Mbreti i Epirit (319-272 p.e.s), një territor që shtrihej në zona përgjithësisht të banuara nga ilirët dhe më tej nga pasardhësit e tyre, më së shumti njihet si strateg e gjeneral i papërsëritshëm në fushat e betejave

    Nga Nevila Dervishi

    Askush nuk di të thotë se në cilën gjuhë Pirrua komunikonte me ushtarët e njerëzit e vet, dihet vetëm që ai kishte një lidhje të fortë me gjakun ilir.

    Ai ishte kushëri i Olimpias, nënës së Aleksandrit të Madh, ndërsa një lidhje tjetër me ilirët ishte edhe fakti se ai, qysh fëmijë, ishte rritur në oborrin e Mbretit Glauk të Taulantëve, një prej fiseve më të mëdha ilire, zotërimet e të cilit, në kohë të ndryshme, kapnin hapësirën mes lumit Neretva (Bosnje-Hercegovinë) dhe Vjosës.

    Por Pirrua i Epirit nuk njihet vetëm për bëmat e tij si strateg ushtarak i antikitetit.

    Historia ka lënë pas edhe të dhëna që thonë se ai ishte një mbret i dhënë pas dijes dhe, sa duket, edhe i kujdesshëm për popullin e vet.

    Dëshmohet se një pjesë të rregullave, apo normave, të cilat udhëhiqnin veprimtarinë e tij të përditshme, ai i kishte gdhendur në një unazë apo byzylyk, që mbante në dorë, për ti pasur gjithmonë përpara mendjes.

    Këtë fakt e zbulon apo e sjell për herë të parë Gjon Muzaka, i quajtur Princ i Epirit, një nga aleatët dhe bashkëluftëtarët e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

    Ai e ka përfshirë përmbajtjen e shkrimeve në unazën e Pirros në testamentin që u ka lënë pasardhësve të tij në vitin 1510, pak vite përpara se të vdiste.

    Për herë të parë testamenti i tij është publikuar i përkthyer në shqip në nëntor të vitit 1931 në revistën “LEKA” (nr.11), që shtypej në Shkodër.

    Ja përkthimi i plotë nga italishtja i pjesës që flet për rregullat që Pirrua i Epirit mbante të shkruara në unazën e vet:

    1-Të fortin nuk e shpërblen sa duhet edhe sikur botën mbarë t’i japësh, të dobëtin nuk e ndëshkon sa duhet, edhe sikur vetë jetën t’ia marrësh.

    2-Është më i nderuari ndër të nderuarit ai që goditet prej fatit, pa pasur faj, dhe është më i poshtri ndër të poshtër ai që përkëdhelet nga fati pa e merituar.

    3-Atë çka mund ta bëni me të mirë, mos e bëni me të keq.

    4-Atë që mund ta arrini me paqe, mos e kërkoni me luftë.

    5-Atë çka mund ta fitoni duke e kërkuar, mos e humbni duke kërcënuar.

    6-Atë çka mund ta ndreqësh pa bërë zhurmë, mos e ekspozo në publik.

    7-E ka bërë mirë detyrën ai prind, që lë pas një fëmijë të ditur por të varfër dhe nuk e ka bërë detyrën ai tjetri, që lë pas një fëmijë të pasur por budalla.

    8-Ka më shumë vlerë një ndihmë e vogël, por e ardhur në kohë, se sa një e madhe, por që mbërrin me vonesë.

    9-Njeriu që arrin të bëhet tiran i madh me forcë, meriton te kthehet në skllav me drejtësi.

    10-Nuk mjafton që një person te jetë i mirë, është e domosdoshme qe ai të ndreqë gjërat që kanë marrë për keq.

    11-Në këtë jetë, njeriu duhet të verë në punë mendjen, sepse lumturia është një mall hua, kurse fatkeqësia është pasuria e natyrshme e tij./shqip.info

     

  • Komunistët për Fan Nolin: I zgjuar e dinak, njeri i lekut, por mos të sulmohet

    Komunistët për Fan Nolin: I zgjuar e dinak, njeri i lekut, por mos të sulmohet

    Nga: Kastriot Dervishi

    Në një informacion pa datë të Zbulimit Politik në të cilin është vendosur një shënim i Mehmet Shehut, thuhet se e kishin takuar Fan Nolin para një sesioni në OKB. E cilësonin “shumë të zgjuar dhe dinak”, por “njeri i lekut”. Shënohej se nuk fliste në shtyp pro regjimit komunist. Kërkohej të bëhej diçka, sepse kolonia shqiptare nuk e njihte 29 nëntorin si festë. Dyshohej se mund të ishte “agjent i amerikanëve”, por prova nuk kishin. Propozohej që regjimi mos ta sulmonte Nolin për gabimet që mund të ketë bërë; të mbante korrespondencë me udhëheqësit e Shqipërisë; Kisha të mbante korrespondencë dhe ta mbante në lidhje, të caktohej anëtar nderi i Lidhjes së Shkrimtarëve.

    Në pranverë të vitit 1958, Fan Noli, duke parë se ishte në fund të jetës, i kërkoi përfaqësuesve jozyrtarë të qeverisë shqiptare të dërgonin dy klerikë të rinj për kishën e atjeshme, pasi pas vdekjes së tij ajo do të binte në dorë të Marko Lipës me ndikim grek. Duke analizuar çështjen, Zbulimi Politik i MPB-së arsyetonte do ishte mirë që të ftohej Noli në Shqipëri.

    Në këtë kohë, në Tiranë vlerësonin se “Vatra” drejtohej nga “reaksionarët”: Qerim Panariti, Kristo Thanasi, Koli Koblara, Sadik Pepellashi, Muhamet Zagari, ndërsa Fan Noli qëndronte i heshtur para tyre.

    Më 27 qershor 1958 punonjësit e misionit shqiptar në Nju-Jork raportonin se më 15 maj 1958 takuan Fan Nolin me rastin një meshe në kishën e atij qyteti. I folën keq për Qani Panaritin, por Noli as pohoi dhe as kundërshtoi. Nisur nga propozimet e paraqitura, me vendimin nr. 378, datë 26 tetor 1958, Byroja Politike e KQ të PPSh-së, vendosi që nëpërmjet Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, të thirrej Fan Noli “për festimet e 15-vjetorit të çlirimit të atdheut”. Noli nuk iu përgjigj ftesës.

  • Lidhje të fortë me gjakun “Ilir”, çfarë mbante të shkruar në unazë Pirrua i Epirit?

    Lidhje të fortë me gjakun “Ilir”, çfarë mbante të shkruar në unazë Pirrua i Epirit?

    Nga Nevila Dervishi

    Pirrua, Mbreti i Epirit (319-272 p.e.s), një territor që shtrihej në zona përgjithësisht të banuara nga ilirët dhe më tej nga pasardhësit e tyre, më së shumti njihet si strateg e gjeneral i papërsëritshëm në fushat e betejave.

    Askush nuk di të thotë se në cilën gjuhë Pirrua komunikonte me ushtarët e njerëzit e vet, dihet vetëm që ai kishte një lidhje të fortë me gjakun ilir.

    Ai ishte kushëri i Olimpias, nënës së Aleksandrit të Madh, ndërsa një lidhje tjetër me ilirët ishte edhe fakti se ai, qysh fëmijë, ishte rritur në oborrin e Mbretit Glauk të Taulantëve, një prej fiseve më të mëdha ilire, zotërimet e të cilit, në kohë të ndryshme, kapnin hapësirën mes lumit Neretva (Bosnje-Hercegovinë) dhe Vjosës.

    Por Pirrua i Epirit nuk njihet vetëm për bëmat e tij si strateg ushtarak i antikitetit.

    Historia ka lënë pas edhe të dhëna që thonë se ai ishte një mbret i dhënë pas dijes dhe, sa duket, edhe i kujdesshëm për popullin e vet.

    Dëshmohet se një pjesë të rregullave, apo normave, të cilat udhëhiqnin veprimtarinë e tij të përditshme, ai i kishte gdhendur në një unazë apo byzylyk, që mbante në dorë, për ti pasur gjithmonë përpara mendjes.

    Këtë fakt e zbulon apo e sjell për herë të parë Gjon Muzaka, i quajtur Princ i Epirit, një nga aleatët dhe bashkëluftëtarët e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

    Ai e ka përfshirë përmbajtjen e shkrimeve në unazën e Pirros në testamentin që u ka lënë pasardhësve të tij në vitin 1510, pak vite përpara se të vdiste.

    Për herë të parë testamenti i tij është publikuar i përkthyer në shqip në nëntor të vitit 1931 në revistën “LEKA” (nr.11), që shtypej në Shkodër.

    Ja përkthimi i plotë nga italishtja i pjesës që flet për rregullat që Pirrua i Epirit mbante të shkruara në unazën e vet:

    1-Të fortin nuk e shpërblen sa duhet edhe sikur botën mbarë t’i japësh, të dobëtin nuk e ndëshkon sa duhet, edhe sikur vetë jetën t’ia marrësh.

    2-Është më i nderuari ndër të nderuarit ai që goditet prej fatit, pa pasur faj, dhe është më i poshtri ndër të poshtër ai që përkëdhelet nga fati pa e merituar.

    3-Atë çka mund ta bëni me të mirë, mos e bëni me të keq.

    4-Atë që mund ta arrini me paqe, mos e kërkoni me luftë.

    5-Atë çka mund ta fitoni duke e kërkuar, mos e humbni duke kërcënuar.

    6-Atë çka mund ta ndreqësh pa bërë zhurmë, mos e ekspozo në publik.

    7-E ka bërë mirë detyrën ai prind, që lë pas një fëmijë të ditur por të varfër dhe nuk e ka bërë detyrën ai tjetri, që lë pas një fëmijë të pasur por budalla.

    8-Ka më shumë vlerë një ndihmë e vogël, por e ardhur në kohë, se sa një e madhe, por që mbërrin me vonesë.

    9-Njeriu që arrin të bëhet tiran i madh me forcë, meriton te kthehet në skllav me drejtësi.

    10-Nuk mjafton që një person te jetë i mirë, është e domosdoshme qe ai të ndreqë gjërat që kanë marrë për keq.

    11-Në këtë jetë, njeriu duhet të verë në punë mendjen, sepse lumturia është një mall hua, kurse fatkeqësia është pasuria e natyrshme e tij.