Tag: mbani

  • Mohamed Salah: E mbani mend kur Kane nuk shënoi për 10 ndeshje?

    Mohamed Salah: E mbani mend kur Kane nuk shënoi për 10 ndeshje?

    7 Dhjetor 2025

    11:41

    Telesport

    Mohamed Salah nuk e fshehu pakënaqësinë e tij për lënien në stol për disa ndeshje radhazi nga Arne Slot. Pas barazimit të djeshëm mjaft dramatik, sërish në stol, egjiptiani foli hapur.
    “Mbaj mend një herë kur Harry Kane kaloi 10 ndeshje pa shënuar. Njerëzit thjesht thonin ‘hajt se do të shënojë’. Në rastin tim ndodh ndryshe. Nëse nuk shënoj për disa ndeshje, njerëzit më duan në stol. Më vjen keq, por është e pandershme. Nuk e di, por ndoshta javën tjetër do të luaj ndeshjen time të fundit në Anfield”.

  • Gjenerata e re e Policisë, ministrja Koçiu: Ju mbani një uniformë të rëndë…

    Gjenerata e re e Policisë, ministrja Koçiu: Ju mbani një uniformë të rëndë…

    Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu përgëzoi 415 studentët e Akademisë së Sigurisë pas përfundimit me sukses të kursit “Patrullë e Përgjithshme”. Në ceremoninë e betimit dhe certifikimit morën pjesë drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, Akademisë së Sigurisë, drejtues të programeve të huaja të asistencës, studentë e familjarë. Ministrja Koçiu u shpreh se ky është një moment i rëndësishëm në nisjen e karrierës profesionale të këtij brezi të ri të punonjësve të Policisë së Shtetit.
    “Ky është një moment i rëndësishëm në fuqizimin dhe ripërtëritjen e trupës së Policisë së Shtetit,”u shpreh në fillim të fjalës së saj Ministrja Koçiu. “Uniforma e punonjësit të policisë, është një uniformë e rëndë, mbi të cilën peshojnë pritshmëritë e qytetarëve për standarde më të larta sigurie në çdo sferë të jetës. Sot bëheni pjesë e një force, që kërkon të ecë përpara duke përmirësuar sistemin e ndjekjes së pasurive kriminale, forcimin e hetimeve shkencore, ngritjen e kapaciteteve kibernetike, përdorimin e teknologjive inteligjente në terren e shumë sfida të tjera”.
    Duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të punonjësve të policisë me komunitetin e qytetarët, Koçiu nënvizoi se “misioni juaj mund të realizohet vetëm në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, prandaj në këtë detyrë uroj të ecni përpara me forcën e shembullit personal. Me shembull personal kam parasysh integritetin, respektin dhe përgjegjësinë për detyrën dhe imazhin tuaj”.
    Ministrja solli në vëmendje edhe besimin e publikut dhe institucioneve të punonjësit e policisë.
    “Detyra që keni marrë përsipër, është e vështirë dhe shumë sfiduese. Puna në Policinë e Shtetit do t’ju vendosë përpara sprovave dhe dilemave të përditshmërisë, por mos harroni asnjëherë që uniforma që mbani sot, nuk përfaqëson thjeshtë policinë, por është një simbol i të gjithë besimit, që shteti dhe publiku ka vendosur mbi ju”.
    Në fjalën e saj, Koçiu konfirmoi mbështetjen e qeverisë dhe institucioneve për trupën e Policisë së Shtetit.
    “Unë ju garantoj që mbështetja e Qeverisë shqiptare, e MPB, e DPPSH do të jetë e pakursyer, e jashtëzakonshme, me qëllim që ju të dilni e përfaqësoni me nder uniformën që mbani,” tha Ministrja e Punëve të Brendshme.
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda në mesazhin drejtuar punonjësve të rinj, tha se qytetarët presin një polici më afër tyre, më njerëzore, më profesionale dhe më të drejtë.
    “Organizata vetë pret që përmes punës suaj të përditshme të forcohet akoma më shumë besimi te Policia e Shtetit. Në çdo situatë, busulla juaj është ligji, jo zgjidhjet personale. Punoni me pasion dhe përulësi. Respektoni hierarkinë, bashkëpunoni me kolegët dhe mos harroni se çdo veprim i juaji është pasqyra e imazhit të institucionit tonë”, theksoi Proda.
    Kursi për oficerë të Patrullës së Përgjithshme, nisi në janar 2025 dhe përfundoi tetor 2025. Prej grupit fillestar që u regjistruan, 415 prej tyre përfunduan trajnimin dhe praktikën nëpër DVP në rrethe, duke u certifikuar me sukses ditën e sotme. Disa nga njohuritë profesionale që përfshin ky trajnim disa mujor janë “Policim i përgjithshëm”, “Taktikat operacionale të ndërhyrjes”, “Njohja dhe përdorimi i armëve të zjarrit”, “Kufiri dhe Migracioni’, “Qarkullimi rrugor” duke zhvilluar metodologji në sfida fizike, testime teorike dhe po ashtu situata praktike për kursantët.
    Në përzgjedhjen e kandidatëve janë mbajtur parasysh edhe disa kritere gjinore duke treguar kujdes të ketë një numër sa më të madh femrash. Ky është kursi i 20-të i studentëve që certifikohen nga Akademia e Sigurisë, e cila është një institucion i arsimit të lartë i akredituar.

  • Katër këshilla të dobishme për ata që duan të rrisin flokët e gjatë

    Katër këshilla të dobishme për ata që duan të rrisin flokët e gjatë

    E vërteta është se, sado që e duam trendin përfundimtar të viteve të fundit, pra prerjen në stilin bob, flokët e gjatë gjithmonë do të na tundojnë, kryesisht sepse ofrojnë shumë mundësi për modele flokësh. Nëse jeni duke u përpjekur t’i rrisni flokët gjatë, mbani shënime.
    Mbani një dietë të ekuilibruar
    Shëndeti dhe rritja e flokëve tanë lidhet drejtpërdrejt me dietën tonë, si dhe me kujdesin dhe higjienën tonë personale, prandaj është këshilla më e zakonshme dhe e rëndësishme që u jepet grave që duan flokë të gjatë dhe të shëndetshëm.

    Megjithatë, edhe nëse dieta juaj është plotësisht e ekuilibruar, mbani mend se stresi dhe çekuilibrat hormonalë mund të ndikojnë në shpejtësinë e rritjes së flokëve tuaj, duke ju privuar nga rezultati i dëshiruar.
    Kujdesuni për skalpin tuaj të kokës
    Kujdesi për skalpin është thelbësor kur doni t’i rrisni flokët e gjatë, pasi është pika nga e cila dalin flokët dhe më pas rriten. Për fat të mirë për ne, ekziston një sërë produktesh që specializohen në shëndetin dhe pastërtinë e kësaj zone, siç janë serumet ose maskat e flokëve. Së fundmi, sigurohuni që të mos i lani flokët më shpesh seç duhet, pasi kjo shkatërron mbrojtjen natyrale të shëndetit të skalpit.
    Shmangni nxehtësinë dhe zbardhjen e papritur të ngjyrës së flokëve tuaj
    Praktika më e rëndësishme për të nxitur rritjen e flokëve është shmangia e praktikave të dëmshme. Kjo sigurisht përfshin shmangien e çdo lloj aplikimi me nxehtësi ose zbardhjen e flokëve, si dhe shmangien e ekspozimit të tepërt në diell. Nëse duhet patjetër të përdorni tharëse flokësh ose mjete të tjera stilimi flokësh që përdorin nxehtësi, mos harroni të aplikoni më parë një mbrojtës nga nxehtësia.
    Mos i prisni flokët (përveç majave)
    Miti se sa më shpesh t’i prisni flokët, aq më shpejt do të rriten është thjesht një mit. Të lini flokët të rriten pa asnjë ndërhyrje është praktika më e mirë që mund të përdorni për të fituar gjatësi shtesë. Përjashtim nga ky rregull janë sigurisht majat e dëmtuara dhe të çara që kanë nevojë për kujdes dhe shkurtim të rregullt.

  • Delegacioni shqiptar në Rambuje/ Zbulohet letra që i dërgoi Rexhep Meidani: Barrë të madhe keni marrë mbi supe..

    Delegacioni shqiptar në Rambuje/ Zbulohet letra që i dërgoi Rexhep Meidani: Barrë të madhe keni marrë mbi supe..

    Teksa delegacioni shqiptar i Kosovës ndodhej në Rambuje të Francës për të negociuar një marrëveshje me Serbinë, në praninë edhe të ndërkombëtarëve, Presidenti i asaj kohe i Shqipërisë, Rexhep Meidani i është drejtuar përfaqësuesve shqiptarë me një letër ku i përgëzonte për kohezionin dhe profesionalizmin e treguar gjatë bisedimeve.
    Meidani theksonte se “Niveli i lartë dhe përgjegjshmëria juaj e ka rritur më tej besimin e shqiptarëve në vendimet që do të nënshkruani. Jam i bindur se shumica dërrmuese e shqiptarëve ju mbështesin dhe ju mirëkuptojnë për qëndrimet që po mbani dhe do të mbani”.
    Në letrën e publikuar nga ‘albania post’, Ish-Presidenti vinte në dukje dallimin mes një marrëveshjeje kalimtare dhe aspiratave të ligjshme të popullit të Kosovës, duke e quajtur atë moment “historik” për fatin e çështjes shqiptare.
    Në të njëjtën kohë, ai rikujtonte se prania e forcave të NATO-s në Kosovë mbetej themelore për garantimin e çdo zgjidhjeje të ardhshme, ndërsa referendumi i mëparshëm i popullit kosovar shihej në sytë e Meidanit si shprehja më e qartë e vullnetit të tij politik.
    Letra e plotë:
    Delegacionit shqiptar në Rambuje
    Të dashur vëllezër,
    Kam qenë pranë jush gjithë këto ditë. Kam ndjekur nga afër veprimtarinë tuaj shumë të përgjegjshme në Konferencën e Rambujesë. Mund t’ju them se, ashtu si gjithë shqiptarët, jam entuziazmuar me kohezionin dhe profesionalizmin që keni treguar për të arritur maksimumin e mundshëm për një zgjidhje, e cila vazhdimisht është projektuar si kalimtare dhe që ne nuk do të duhej ta sakrifikonim. Niveli i lartë dhe përgjegjshmëria juaj e ka rritur më tej besimin e shqiptarëve në vendimet që do të nënshkruani. Jam i bindur se shumica dërrmuese e shqiptarëve ju mbështesin dhe ju mirëkuptojnë për qëndrimet që po mbani dhe do të mbani.
    E kuptojmë diferencën që ekziston midis prerogativave të një marrëveshjeje kalimtare dhe aspiratave të ligjshme të popullit të Kosovës, të cilin ju e përfaqësoni denjësisht në Rambuje. E kuptojmë barrën e madhe që keni marrë mbi supe; i kuptojmë të gjitha vështirësitë tuaja, por kemi besim të plotë se do t’ia dilni mbanë me mençuri dhe kthjelltësi.
    Të gjithë së bashku kuptojmë gjithashtu rëndësinë e këtij momenti historik për çështjen e Kosovës dhe për çështjen shqiptare.
    Për çështjen e Kosovës, po aq e rëndësishme sa qëndresa burrërore e shqiptarëve, është mbështetja ndërkombëtare dhe sigurimi i vazhdimësisë së kësaj mbështetjeje deri në zgjidhjen përfundimtare të saj. Prania e forcave të NATO-s në Kosovë ka qenë dhe mbetet elementi themelor i gjithë qëndrimeve tona. Kjo prani na siguron për ecurinë e mbarë të të gjitha opsioneve të mëtejshme për Kosovën, të cilat do të finalizohen, sipas deklaratës së Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, me një mbledhje ndërkombëtare për Kosovën, baza e së cilës do të jetë vullneti i shprehur i popullit shqiptar, opinioni i autoriteteve me peshë, përpjekjet e çdo pale lidhur me implementimin e kësaj marrëveshjeje dhe Akti Final i Helsinkit.
    Jam i bindur se një platformë e tillë e çon çështjen tonë drejt zgjidhjes që dëshirojmë dhe për të cilën janë bërë dhe po bëhen sakrifica të mëdha. Populli shqiptar i Kosovës e ka thënë qartë fjalën e vet në Referendumin e mëparshëm.
    Mbështetja ndërkombëtare, e shoqëruar me kohezionin e faktorëve shqiptarë në Kosovë, janë elementët bazë për të ecur hap pas hapi drejt zgjidhjes që populli kosovar tashmë e ka artikuluar.
    Shpresoj dhe besoj që të mos e humbasim këtë mbështetje të fuqishme ndërkombëtare.
    Ju përshëndes përzemërsisht,
    Juaji

  • Delegacioni shqiptar në Rambuje/ Zbulohet letra që i dërgoi Rexhep Meidani: Barrë të madhe keni marrë mbi supe, shqiptarët iu mbështesin

    Delegacioni shqiptar në Rambuje/ Zbulohet letra që i dërgoi Rexhep Meidani: Barrë të madhe keni marrë mbi supe, shqiptarët iu mbështesin

    Teksa delegacioni shqiptar i Kosovës ndodhej në Rambuje të Francës për të negociuar një marrëveshje me Serbinë, në praninë edhe të ndërkombëtarëve, Presidenti i asaj kohe i Shqipërisë, Rexhep Meidani i është drejtuar përfaqësuesve shqiptarë me një letër ku i përgëzonte për kohezionin dhe profesionalizmin e treguar gjatë bisedimeve.

    Meidani theksonte se “Niveli i lartë dhe përgjegjshmëria juaj e ka rritur më tej besimin e shqiptarëve në vendimet që do të nënshkruani. Jam i bindur se shumica dërrmuese e shqiptarëve ju mbështesin dhe ju mirëkuptojnë për qëndrimet që po mbani dhe do të mbani”.
    Në letrën e publikuar nga ‘albania post’, Ish-Presidenti vinte në dukje dallimin mes një marrëveshjeje kalimtare dhe aspiratave të ligjshme të popullit të Kosovës, duke e quajtur atë moment “historik” për fatin e çështjes shqiptare.
    Në të njëjtën kohë, ai rikujtonte se prania e forcave të NATO-s në Kosovë mbetej themelore për garantimin e çdo zgjidhjeje të ardhshme, ndërsa referendumi i mëparshëm i popullit kosovar shihej në sytë e Meidanit si shprehja më e qartë e vullnetit të tij politik.
    Letra e plotë:
    Delegacionit shqiptar në RambujeTë dashur vëllezër,Kam qenë pranë jush gjithë këto ditë. Kam ndjekur nga afër veprimtarinë tuaj shumë të përgjegjshme në Konferencën e Rambujesë. Mund t’ju them se, ashtu si gjithë shqiptarët, jam entuziazmuar me kohezionin dhe profesionalizmin që keni treguar për të arritur maksimumin e mundshëm për një zgjidhje, e cila vazhdimisht është projektuar si kalimtare dhe që ne nuk do të duhej ta sakrifikonim. Niveli i lartë dhe përgjegjshmëria juaj e ka rritur më tej besimin e shqiptarëve në vendimet që do të nënshkruani. Jam i bindur se shumica dërrmuese e shqiptarëve ju mbështesin dhe ju mirëkuptojnë për qëndrimet që po mbani dhe do të mbani.E kuptojmë diferencën që ekziston midis prerogativave të një marrëveshjeje kalimtare dhe aspiratave të ligjshme të popullit të Kosovës, të cilin ju e përfaqësoni denjësisht në Rambuje. E kuptojmë barrën e madhe që keni marrë mbi supe; i kuptojmë të gjitha vështirësitë tuaja, por kemi besim të plotë se do t’ia dilni mbanë me mençuri dhe kthjelltësi.Të gjithë së bashku kuptojmë gjithashtu rëndësinë e këtij momenti historik për çështjen e Kosovës dhe për çështjen shqiptare.Për çështjen e Kosovës, po aq e rëndësishme sa qëndresa burrërore e shqiptarëve, është mbështetja ndërkombëtare dhe sigurimi i vazhdimësisë së kësaj mbështetjeje deri në zgjidhjen përfundimtare të saj. Prania e forcave të NATO-s në Kosovë ka qenë dhe mbetet elementi themelor i gjithë qëndrimeve tona. Kjo prani na siguron për ecurinë e mbarë të të gjitha opsioneve të mëtejshme për Kosovën, të cilat do të finalizohen, sipas deklaratës së Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, me një mbledhje ndërkombëtare për Kosovën, baza e së cilës do të jetë vullneti i shprehur i popullit shqiptar, opinioni i autoriteteve me peshë, përpjekjet e çdo pale lidhur me implementimin e kësaj marrëveshjeje dhe Akti Final i Helsinkit.Jam i bindur se një platformë e tillë e çon çështjen tonë drejt zgjidhjes që dëshirojmë dhe për të cilën janë bërë dhe po bëhen sakrifica të mëdha. Populli shqiptar i Kosovës e ka thënë qartë fjalën e vet në Referendumin e mëparshëm.Mbështetja ndërkombëtare, e shoqëruar me kohezionin e faktorëve shqiptarë në Kosovë, janë elementët bazë për të ecur hap pas hapi drejt zgjidhjes që populli kosovar tashmë e ka artikuluar.Shpresoj dhe besoj që të mos e humbasim këtë mbështetje të fuqishme ndërkombëtare.Ju përshëndes përzemërsisht,Juaji

    Top Channel

  • Horoskopi për ditën e sotme, 21 gusht 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 21 gusht 2025

    Showbiz E Enjte, 21 Gusht 2025 08:53
    DashiDo të bini në konflikt me dikë që është shumë i rrënjosur në mënyrat e tij ose të saj. Mbani në mend se jo gjithçka është aq e thjeshtë dhe racionale sa mund të sugjerojë ky person. Ka faktorë të papritur që duhet të merrni parasysh të dy.
    DemiKa të ngjarë të jeni mjaft të zhgënjyer me ngjarjet që kanë të bëjnë me punën. Asgjë që po bëni nuk duket se e rregullon situatën, duke ju bërë edhe më të mërzitur me njerëzit dhe rrethanat që ju rrethojnë. Relaksohuni dhe mos u shqetësoni. Situata do të përmirësohet.

    BinjakëtJeni në një pozicion fantastik sot dhe keni mjetet që ju nevojiten për të dalë në krye të çdo situate në të cilën ndodheni. Kini besim te vetja dhe përqafoni të gjitha sfidat pa gjykuar të tjerët. Suksesi është i juaji.
    GaforrjaDikush me të cilin punoni mund t’ju ketë thënë se duhet t’i bëni gjërat në një mënyrë të caktuar, por tani do të jeni të lumtur që keni dëgjuar veten dhe jo këshillat e atij personi tjetër. Sot do të jetë mjaft e qartë se rruga juaj është rruga e duhur.
    LuaniMos u ndjeni keq për veten duke menduar se puna juaj nuk është e rëndësishme apo kuptimplote. Puna juaj e palodhur bën një ndryshim të madh për njerëzit përreth jush, ndaj bëni punën tuaj me krenari. Do të merrni një njohje të madhe dhe merita.
    VirgjëreshaPlanifikimi juaj do të plotësohet me mundësi, duke krijuar recetën për atë që disa njerëz do ta quajnë “fat”. Megjithatë, kjo është shumë më tepër sesa thjesht fat. Ju keni fituar shpërblimet e jashtëzakonshme që do t’ju vijnë falë shpirtit tuaj të guximshëm.
    PeshorjaNgadalësoni ritmin tuaj dhe do të vini re një mundësi që mund të mos e kishit vënë re në dy ditët e fundit – sepse po ecnit shumë shpejt dhe ishit shumë të shqetësuar për axhendën e njerëzve të tjerë. Tani që jeni ngadalësuar, shihni frutat.
    AkrepiNdiqni fjalën tuaj. Nëse thoni se do të telefononi dikë, atëherë telefonojeni atë person. Nëse thoni se do të keni bërë diçka deri në një afat të caktuar, atëherë bëjeni atë në kohë. Njerëz të tjerë po mbajnë gjurmët e veprimeve tuaja.
    ShigjetariNxirrni faktet që keni mbledhur dhe depozituar kohët e fundit. Është e nevojshme që ju t’ia provoni rastin tuaj dikujt të rëndësishëm. Arsenali juaj i informacionit befas po bëhet shumë më i vlefshëm. Mos kini frikë ta përdorni atë në avantazhin tuaj.
    BricjapiJini të hapur ndaj ideve dhe mundësive të papritura. Edhe planet më të mira do të kenë sukses vetëm nëse jeni të gatshëm të përqafoni atë që nuk keni planifikuar. Mbani një mendje të hapur duke qëndruar të rrënjosur në të vërtetën. Kjo është rruga juaj drejt suksesit.
    UjoriMundohuni të mos humbisni nga sytë projektet apo dëshirat tuaja. Ka një fuqi të madhe dhe energji manipuluese në ajër sot që mund t’ju largojë nga kursi nëse nuk jeni të kujdesshëm. Kini besim në veten tuaj dhe mos u tërhiqni nëse gjërat bëhen shumë konfrontuese.
    PeshqitKombinoni kreativitetin me kompjuterët. Një qasje artistike, imagjinative është thelbësore, por vetëm nëse jeni në gjendje ta integroni atë me përparimet teknologjike të epokës. Ju jeni në pozicionin e përsosur për të kombinuar të dyja këto aspekte në një.

  • Si të mbani mizat larg shtëpisë, metodat më të mira natyrale

    Si të mbani mizat larg shtëpisë, metodat më të mira natyrale

    Mizat që arrijnë të futen në shtëpi janë jo vetëm bezdisëse por edhe të rrezikshme në aspektin shëndetësor.

    Atyre u pëlqen të vardisen rreth koshit të plehrave, në banjë apo pranë ndonjë ushqimi të kalbur. Në pushin e lëkurës së tyre, mizat mbajnë miliona baktere të cilat transferohen lehtë tek ushqimi ose në sipërfaqen e gatimit. Në këtë mënyrë ata transmetojnë kolerën e sëmundje të tjera të rrezikshme.
    Mizat tërhiqen shumë pas ushqimit.

    Duhet të bëni kujdes dhe nëse shikoni se mizat kanë prekur ushqimin tuaj të mos e konsumoni atë pasi mikrobet dhe bakteret që miza ka transmetuar aty janë të dëmshme, e ndonjëherë shndërrohen në rrezik për shëndetin.
    Si të çlironi shtëpinë nga mizat
    Qese Plastike Të Mbushura Me Ujë – Uji krijon reflektime të ndryshme dhe prish shikimin e mizave. Një qese me ujë u ngjan mizave si një rrjetë merimange të cilën ato e shmangin. Mbushni qese plastike me ujë dhe mbajini pranë dyerve, në ballkon e në dritare që mizat mos të guxojnë e të hyjnë.
    Uthulla E Mollës – Hidhni gjysmë gote me uthull të ngrohtë molle në një kavanoz qelqi. Vendosni një hinkë në të dhe mbajeni në një zonë ku mizat qëndrojnë më shpesh. Mizat do të ndjekin aromën e uthullës dhe do të ngelin në kurth.
    Karafili – Mizat nuk e durojnë dot aromën e karafilit. Merrni 6-12 fara karafili dhe ngulini në dy gjysma limoni të cilat mund t’i mbani në tryezën e bukës ndërsa jeni duke ngrënë.
    Vera – Mizat janë të apasionuara pas verës së kuqe dhe të bardhë. Mbushni gjysmë gote me verë të kuqe ose të bardhë dhe lëreni në një zonë të shtëpisë ku ka shumë miza. Ato do të bien shumë shpejt në kurth.
    Borziloku – Aroma e mirë e borzilokut i mban larg mizat. Gjethet e thata të borzilokut mund t’i fusni në qese të puthitura mirë dhe t’i varni pranë dritareve dhe dyerve.
    Mjalti – Mjalti është shumë tërheqës për mizat dhe insektet. Ai shërben si një kurth i ëmbël për to. Prisni një shishe plastike sa më afër grykës dhe mbusheni me ujë me sapin. Pjesën tjetër e prerë të grykës lyejeni me dy lugë çaji me mjaltë dhe vendoseni kokëposhtë në shishen e mbushur me ujë. Mizat do të tërhiqen nga mjalti dhe do të bien brenda në ujë.
    Kastraveci – Aroma e kastravecit ka efekt të padëshiruar tek mizat. Prijeni një kastravec në copa dhe vendosini ato në zonat e populluara nga mizat, ose edhe tek koshi i plehrave që ato të mos lëshojnë vezë.
    Këshilla e fundit por jo nga rëndësia, është që ta mbani shtëpinë të pastër, të hidhni plehrat rregullisht dhe të mos lini ushqimin të prishet.

  • ‘Bota më në fund është gati ta dëgjojë mesazhin tënd’/ Horoskopi për ditën e sotme, 15 korrik 2025

    ‘Bota më në fund është gati ta dëgjojë mesazhin tënd’/ Horoskopi për ditën e sotme, 15 korrik 2025

    Dashi
    Mos e lejo shpirtin tënd sipërmarrës të humbasë vrullin. Është e mundur që çështjet më të mëdha të errësojnë planet e tua, por kjo nuk është arsye për të hequr dorë nga qëllimet e tua. Mbaji ëndrrat e tua gjallë, edhe nëse kjo do të thotë t’i lësh ato në plan të dytë në këtë kohë.

    Demi
    Bota më në fund është gati ta dëgjojë mesazhin tënd. Ndjeni se njerëzit janë në pozicionin për të përqafuar talentin tënd dhe për të vlerësuar dhuratat unike që ke për t’i sjellë botës. Shfaqi ato me krenari në vend që t’i fshehësh në dollapin tënd.

    Binjaket
    Kuptoje se je një pjesë e rëndësishme e një ekipi më të madh. Kontributi yt është domethënës, edhe nëse nuk merr mirënjohje individuale për punën që bën. Dije në zemrën tënde se puna jote është e rëndësishme dhe se shfaqja nuk mund të vazhdojë pa ty.

    Gaforrja
    Rrotullimi i fatit të mirë që keni pasur kohët e fundit mund të ndalet papritmas plotësisht. Problemi këtu është se keni qenë aq të zënë duke u përqendruar te vetja sa i keni lënë pas dore plotësisht njerëzit me të cilët merreni në nivel profesional.

    Luani
    Është shumë e rëndësishme që ju t’i përballoni goditjet sot. Ngjarje të papritura do të lindin dhe do t’ju nxjerrin jashtë ekuilibrit. Do të rrëzoheni me fytyrë përtokë nëse nuk jeni të përgatitur të përballeni me tronditjen që vjen nga një sulm i papritur nga askund.

    Virgjeresha
    Je në një pozicion të mirë për të përfituar nga energjia e zjarrtë e ditës. Të tjerët po sjellin çështje kyçe në tryezë dhe ti je plotësisht i përgatitur për të ofruar zgjidhje për perspektivat kontradiktore. Ji i vendosur, duke marrë parasysh të gjitha pikëpamjet.

    Peshorja
    Mbani mend se gjithçka është relative. Atë që një person mund ta etiketojë si fatkeqësi, një tjetër mund ta shohë thjesht si një pengesë të vogël në rrugë. Përshtatuni me pikëpamjen e dytë. Ndikimi juaj qetësues do t’u sjellë natyrshëm lehtësim atyre përreth jush.

    Akrepi
    Do të hasni disa kundërshtime të forta sot. Mos lejoni që perspektivat e paarsimuara të njollosin idenë tuaj për të vërtetën. Dëgjoni atë që të tjerët kanë për të thënë, por mos harroni se gjykatësi përfundimtar është zëri juaj i vogël nga brenda. Mbani kokën lart.

    Shigjetari
    Mbani mend se nuk është gjithmonë e nevojshme të bëni gjithçka sipas udhëzimeve. Ndonjëherë idetë më të mira lindin nga trimëria dhe guximi i pastër ndaj të panjohurës. Sot është dita juaj për të ngjyrosur përtej kufijve. Kjo me siguri do t’ju çojë në sukses.

    Bricjapi
    Njerëz të tjerë mund të duan të lihen vetëm sot, prandaj mos i shqetësoni. Thjesht sigurohuni që të mos i interpretoni veprimet e tyre si një fyerje ndaj jush. Mbani mend se edhe këta njerëz kanë nevojë për pak liri dhe hapësirë për të kryer punën e tyre.

    Ujori
    Si zakonisht, je i rrënjosur në qendër të një konflikti të vështirë. Mendimet e tua të forta të kanë futur në një rrëmujë nga e cila duket se nuk mund të shpëtosh. Duhet të largohesh nga fusha e betejës herë pas here, në mënyrë që të qetësohesh dhe të mendosh qartë.

    Peshqit
    Idetë tuaja po nxiten nga të gjitha anët sot. Mbështetja po vjen nga të gjitha anët. Je në një pozicion të shkëlqyer për të ecur përpara me planet e tua, prandaj vazhdo dhe ndërmerr veprime. Nëse shpreson tia dalësh vetë, tani është koha për ta bërë këtë.