Tag: mbajtja

  • Abuzoi në makinë 29-vjeçaren, kapet autori! E pësojnë edhe shokët. Policia sekuestron armë dhe lëndë narkotike

    Abuzoi në makinë 29-vjeçaren, kapet autori! E pësojnë edhe shokët. Policia sekuestron armë dhe lëndë narkotike

    Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”.
    Armando Mirashi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare, në mjetin e tij dhe më pas ka shkuar në lokalin e Ersel Kumrija, ku dyshohet se konsumohej dhe shitej lëndë narkotike.

    Nga ana tjetër në pranga ra edhe Ersel Kumrija. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e ambienteve për përdorim të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

    Gjithashtu në pranga kanë rënë Endrit Kumrija, 23 vjeç, Anesti Prroi P, 25 vjeç, Siciljan Cakraj, 28 vjeç, Klevi Reka, 24 vjeç dhe Anxhelo Hodja, 26 vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

  • Pas përdhunimit të një vajze arrestohen 6 vetë, u gjenden armë dhe kokainë

    Pas përdhunimit të një vajze arrestohen 6 vetë, u gjenden armë dhe kokainë

    Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”.
    Bëhet fjalë për shtetasin Armando Mirashi, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare, në automjetin e tij, dhe më pas ka shkuar në lokalin e shtetasit Ersel Kumrija, ku dyshohet se konsumohej dhe shitej lëndë narkotike.
    Për pasojë policia ka vënë në pranga Ersel Kumrijën. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,   “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e ambienteve për përdorim të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
    Gjithashtu në pranga kanë rënë Endrit Kumrija., 23 vjeç, Anesti Prroi P., 25 vjeç, Siciljan Cakraj., 28 vjeç, Klevi Reka, 24 vjeç dhe Anxhelo Hodja., 26 vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
    gijotina.com/

  • Si ndikon mbajtja e një ditari në shëndetin tonë mendor dhe emocional

    Si ndikon mbajtja e një ditari në shëndetin tonë mendor dhe emocional

    Një studim i University of Texas ka treguar se shkrimi i përditshëm i emocioneve dhe mendimeve në një ditar ka ndikim të madh në shëndetin mendor.

    Pjesëmarrësit që mbajtën ditar për 3 javë raportuan ulje të stresit, më pak ankth dhe një gjumë më të qetë.

    Studiuesit shpjegojnë se shkrimi ndihmon tru-n të organizojë mendimet dhe të përpunojë emocionet negative, duke ulur ngarkesën mendore.

    Përveç kësaj, mbajtja e ditarit është një mënyrë e thjeshtë për të reflektuar mbi përvojat ditore dhe për të gjetur zgjidhje më të qeta ndaj problemeve.

    Ekspertët sugjerojnë që shkrimi të bëhet për 10-15 minuta në ditë, pa u përqendruar te gramatika apo forma, por vetëm te lirimi i mendimeve dhe emocioneve.

  • Kokainë dhe armë në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

    Kokainë dhe armë në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

    foto ilustruese

    TIRANË- Ka rënë në prangat e policisë së Turanës një 48-vjeçar i cili shiste kokainë dhe mbante sende të paligjshme. Gjatë kontrollit në shtëpinë e shtetasit A.B policia i gjeti lëndë narkotike e cila dyshohet të jetë kokainë, një armë të ftohtë dhe një municion luftarak, të cilat u sekuestruan nga policia.
    Mbi 48-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
    Njoftimi i Policisë
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara, se një shtetas posedonte sende të jashtëligjshme në banesën e tij, kanë organizuar punën me qëllim dokumentimin e rastit.
    Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit A. B, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak.
    Në përfundim të veprimeve proceduriale u bë arrestimi i shtetasit A. B., 48 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./ZËRI

  • Shiste doza kokaine dhe qarkullonte me a*më, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

    Shiste doza kokaine dhe qarkullonte me a*më, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

    Një 48-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi u kap duke shitur doza kokaine.
    Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit A. B, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak.

    Në përfundim të veprimeve proceduriale u bë arrestimi i shtetasit A. B., 48 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • “Syri i natës”, operacion antidrogë në Peqin, 5 të arrestuar! Sekuestrohen armë dhe municion luftarak

    “Syri i natës”, operacion antidrogë në Peqin, 5 të arrestuar! Sekuestrohen armë dhe municion luftarak

    Policia e Peqinit ka finalizuar operacionin policor “Syri i natës” dhe ka vënë në pranga 5 persona, të cilët akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.
    Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: Q. K., 67 vjeç, Q. K., 24 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Karinë, E. J., 37 vjeç, banues në Peqin dhe A. H., 31 vjeç dhe A. H. 59 vjeç(babë e bir), banues në fshatin Garunjë e vogël.
    Gjithashtu nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 32 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi A. J.

    Gjatë operacionit, u gjetën të kultivuara në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë, 112 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
    Nga kontrollet në banesat e këtyre shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pistoleta dhe sasi municioni luftarak për to, 1 armë gjuetie, kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës, thika dhe targa automjeti.
    Ndaj të arrestuarve rëndojnë veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./vizionplus.tv

  • Arrestohen dy vëllezër, plagosën 42- vjeçarin me thikë në Shkodër, në pranga edhe një 25 vjeçar në Theth

    Arrestohen dy vëllezër, plagosën 42- vjeçarin me thikë në Shkodër, në pranga edhe një 25 vjeçar në Theth

    Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan shtetasit:
    -B. B., 38 vjeç, dhe B. B., 41 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se dje, në lagjen “Tre Heronjtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), shtetasin B. B., 42 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
    -F. Th., 25 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se mbrëmë, në fshatin Nderlysaj, Theth, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. Th., 28 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Plagosjet me thikë në Shkodër dhe Theth, 3 të arrestuar, mes tyre 2 vëllezër

    Plagosjet me thikë në Shkodër dhe Theth, 3 të arrestuar, mes tyre 2 vëllezër

    Një përplasje për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 42-vjeçari në Shkodër. Ngjarja ndodhi në lagjen “Tre Heronjtë”, ku gjatë një konflikti fizik, dy vëllezër dyshohet se goditën me sende të forta dhe me thikë një shtetas, i cili ndodhet nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
    Policia bëri me dije se ka arrestuar dy vëllezërit B. B., 38 vjeç, dhe B. B., 41 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
    Ndërkohë, një ngjarje e ngjashme është regjistruar në fshatin Nderlysaj të Thethit, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë një të ri 28-vjeçar, gjatë një tjetër konflikti për motive të dobëta. Edhe ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
    Autori i dyshuar, F. Th., është arrestuar dhe ndaj tij rëndojnë të njëjtat akuza: “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan shtetasit:
    -B. B., 38 vjeç, dhe B. B., 41 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se dje, në lagjen “Tre Heronjtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), shtetasin B. B., 42 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
    -F. Th., 25 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se mbrëmë, në fshatin Nderlysaj, Theth, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. Th., 28 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”- njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Goditën me thikë një 42-vjeçar gjatë një konflikti, vihen në pranga 2 vëllezër

    Goditën me thikë një 42-vjeçar gjatë një konflikti, vihen në pranga 2 vëllezër

    Policia ka vënë në pranga 2 vëllezër, pasi goditën me sende të forta dhe me thikë një 42-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
    Mësohet se dy shtetasit akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan shtetasit:
    -B. B., 38 vjeç, dhe B. B., 41 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se dje, në lagjen “Tre Heronjtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), shtetasin B. B., 42 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
    Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.