56-vjeçari Përparim Mehmeti u mbajt peng për disa orë në Tiranë nga dy të rinj, shokë të djalit të tij, por ndaj tij nuk u ushtrua dhunë.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, ka mundur të zbardhë dëshminë e 56-vjeçarit para grupit hetimor.
Ai ka thënë se dy të rinjtë e ndaluan në rrugë dhe ju prezantua si shokë të djalit, duke i thënë që do të konsumonin kafe.
Pasi shkuan në lokal, aty e mbajtën për disa orë por nuk ushtruan dhunë. Këtë e pohoi në polici edhe vetë 56-vjeçari, i cili deklaroi që dy të rinjtë i kërkonin borxhin që i kishte djali i tij, i cili jeton jashtë shtetit.
Pasi e mbajtën peng disa orë, e përcollën me taksi për në banesë.
“Dy persona më ndaluan në rrugë dhe më thanë hajde se do pimë kafe. Nuk i njihja asnjërin prej tyre por kur më thanë se ishin miq të djalit tim shkova. Më pas më mbajtën për disa orë në një lokal duke ngrënë e duke pirë dhe më kërkuan që t’u jepja atë se çfarë djali im, që jeton jashtë vendit, ua kishte borxh atyre. Më pas më porositën dhe taksi për t’u larguar. Nuk më dhunuan”.
Pas denoncimit të 56-vjeçarit, policia kqyri pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit dhe bëri identifikimin e dy të rinjve, E.Z dhe E.N, të dy 28 vjeç, dhe i shpalli në kërkim.
Tag: mbajtën
-

“Më thanë hajde të pimë kafe”/ Dëshmia e 56-vjeçarit që u mbajt peng në Tiranë: Më kërkuan borxhin e djalit pastaj..
-

Autoritetet serbe pretendojnë se 70 mijë njerëz morën pjesë në protestat e thirrura nga partia e Vuçiqit, pamjet filmike tregojnë krejt ndryshe
Dje në Serbi u mbajtën protesta të quajtura “qytetarët kundër bllokadave”, të thirrura nga Partia Progresive Serbe (SNS) e presidentit Aleksandar Vuçiq.
Drejtori i policisë Dragan Vasileviq tha se gati 70,000 njerëz morën pjesë në protestat, të cilat u mbajtën në 71 qytete, dhe se gjithçka kaloi pa incidente.
Vasileviq specifikoi se gjithsej 69,776 persona morën pjesë në tubimet, të organizuara nga Qendra për Stabilitet Social, në të gjithë Serbinë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, qytetarët postuan video në rrjetet sociale që tregonin se sa pak njerëz ishin në tubime.
Tubimet u mbajtën në Ub, Ingji, Arangjelovc, Vrnjaqka Banjaë, Loznicë, Krushevc, Leskovc, Zrenjanin, Dolevc, Shid, Obrenovc, Trgovisht, Bor, Priboj, Krushevc, Rum, Rashkë, Kiroviç, Kosovsk. Baçka Pallanka, Sremski Karlovc, Baçka Topoa, Obrenovc, Luçan, Pozharevc, Negotin dhe disa tjera.
Ata mbanin pankarta: “Dua jetë”, “Paqe po, bllokada jo”, “Ditë paqësore Serbi e lirë”, balona dhe flamuj. /Telegrafi/
-

Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët
Wizz Air është vënë sërish në qendër të kritikave pas një incidenti të rëndë për shkak se pati probleme me një avion që përfshiu fluturimin W9 5605 nga Xheda drejt Londrës, ku pasagjerët u lanë të bllokuar për mbi 30 orë në kushte të papranueshme, pa ushqim, ujë apo komunikim të qartë nga kompania, transmeton Skyweb.al.
Udhëtarët u mbajtën fillimisht në portat e aeroportit pa asnjë njoftim për statusin e fluturimit.
Orë të tëra kaluan pa asnjë ndihmë, ndërsa ankesa të përsëritura u injoruan.
Pas presionit të vazhdueshëm, pasagjerëve iu shpërnda vetëm një shishe e vogël uji secilit, por ende pa asnjë informacion për kohën e nisjes.
Situata u rënduar më tej kur, pasi morën biletat e imbarkimit dhe u dërguan me autobus drejt avionit, ata u mbajtën brenda mjetit për mbi një orë pa asnjë shpjegim.
Më pas, autobusi u kthye në terminal dhe pak minuta më vonë, pasagjerët panë me tronditje se fluturimi ishte nisur… pa ta.Zyrtarisht, Wizz Air konfirmoi se fluturimi ishte anuluar për shkak të problemeve teknike dhe nevojës për të zëvendësuar avionin.
Në reagimin e saj, kompania tha se udhëtarëve u ishte ofruar akomodim dhe kompensim sipas rregullores së Bashkimit Europian.
Megjithatë, pasagjerët raportuan se vetëm pas 12 orësh pritje të tejzgjatur u njoftuan se do dërgoheshin në një hotel, ku gjithashtu nuk u ofrua as ushqim dhe as ujë.
Pas një tjetër vonese prej dy orësh, ata u nisën më në fund drejt destinacionit të tyre, pas një odiseje që zgjati mbi 30 orë.
Një nga pasagjerët e përshkroi përvojën si traumatike dhe çnjerëzore: “Na mbajtën si pengje, pa gjumë, të dehidratuar dhe në pasiguri të plotë. Kjo ishte një shkelje e rëndë e çdo standardi minimal të kujdesit ndaj udhëtarëve.” -

Protestat për Imamoglu në Turqi/ U arrestuan dhe u mbajtën në qeli, gjykata urdhëron lirimin e 107 studentëve
Dy gjykata të Stambollit urdhëruan sot lirimin e 107 studentëve të ndaluar për pjesëmarrje në mitingje pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu.Sipas një vendimi gjyqësor, arresti shtëpiak i 25 studentëve të tjerë u hoq gjithashtu nga një gjykatë e Stambollit.
Autoritetet turke, të përballura me një valë protestash të përmasave të paprecedentë që nga viti 2013, njoftuan më 27 mars se kishin arrestuar 1879 persona në qytete të ndryshme në të gjithë vendin. Që atëherë ata nuk kanë lëshuar asnjë njoftim tjetër përkatës.Sipas partisë kryesore opozitare të Turqisë dhe avokatëve, më shumë se 300 studentë u mbajtën në paraburgim pas arrestimit të tyre.
Autoritetet kishin ndaluar përkohësisht demonstratat në Stamboll, Ankara dhe Izmir, tre qytetet më të mëdha të vendit, pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu, rivali politik i presidentit Rexhep Tajip Erdogan. -

Protestat për Imamoglu-në në Turqi/ U arrestuan dhe u mbajtën në qeli, gjykata urdhëron lirimin e 107 studentëve
Dy gjykata të Stambollit urdhëruan sot lirimin e 107 studentëve të ndaluar për pjesëmarrje në mitingje pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu.
Sipas një vendimi gjyqësor, arresti shtëpiak i 25 studentëve të tjerë u hoq gjithashtu nga një gjykatë e Stambollit.
Autoritetet turke, të përballura me një valë protestash të përmasave të paprecedentë që nga viti 2013, njoftuan më 27 mars se kishin arrestuar 1879 persona në qytete të ndryshme në të gjithë vendin. Që atëherë ata nuk kanë lëshuar asnjë njoftim tjetër përkatës.
Sipas partisë kryesore opozitare të Turqisë dhe avokatëve, më shumë se 300 studentë u mbajtën në paraburgim pas arrestimit të tyre.
Autoritetet kishin ndaluar përkohësisht demonstratat në Stamboll, Ankara dhe Izmir, tre qytetet më të mëdha të vendit, pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu, rivali politik i presidentit Rexhep Tajip Erdogan.Top Channel