Tag: mbahu

  • Poezia e Çun Lajçit për vajzën e ndjerë: Ke dashtë me mbetë e re…

    Poezia e Çun Lajçit për vajzën e ndjerë: Ke dashtë me mbetë e re…

    (R.I.P- vajzës sime)

    Ke vdekëse nuk ke dashtë si unë mu shëmtueme u rrudhë e mu plakëme tu ba floku si livadhi me brymësi grabujës dhambët me t’rakambët me tu thye si akujtKe vdekëse ke dashtë fytyra me t’mbetë e njomëbuzët e kuqe e syni rrush i ziqërpiku rremacok e vetullat firajështati karajfil mbi kepKe dashtë mos me u shëmtuesi unë mos me u plakë.

    ObserverKult

    —————————

    Lexo edhe:

    ÇUN LAJÇI: U ULA N’RRASËN E VARRIT ME IA PUTHË HIJËN BIJES SIME

    Nga Çun Lajçi

    Mbahu edhe ket ditë se nata t’përpinë e nuk t’zbardhë me pa rrugën deri të shtegu i vetmisë!Rrehe gjoksin! Baja gjamën vetvetës si Leka atij Gjonit t’madh! Nxjerre përjashta ofshamën se nuk i dihet të nesërmes e t’sotmes mos i beso se ajo ikë si t’bjen terri!Mund t’fleshë e t’mos zgjohësh e mbesin ditët e shkurta pa i vajtua.Rrehe gjoksin, gërvishte f’tyrën! Me shputa randoje tokën edhe sot për dje, edhe nesër për sot, se dielli kur t’bahet i remtë, o bjen borë o frynë erë e trupi thehet prej degëve e degët palohen njena mbi tjetrën tue u kalbë n’dushkun e vet!Mbahu edhe ket ditë ti që u theve dje, ti që u rrëzove sot n’dhimbjen që do t’vazhdoi edhe nesër. I thashë vetës kur pushova mbi varrin e bimës sime!Po t’baj randë mbi eshtna, mbi shpirtin tand po t’baj randë, i thashë, por s’po mundem m’e pa vetën tue u luhatë…

    TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

  • Petrit Ruka: Mbahu, zemra ime!

    Petrit Ruka: Mbahu, zemra ime!

    Petrit Ruka

    Mirëmbrëma, zemër! Tungjatjeta moj mike! Je ende mirë, je në këmbë, motra ime. Gjersa mban si një depo e stërmadhe Kaq helme,Je goxha trime. Bëj si të bësh edhe këtë faqe dimri, Me gjithë këto rraqe dashurish (Nga mola e vetmisë të grira,) Me kufoma librash e grash të bukura, Mbi mua të shtrira. Mbahu, mushka ime. Hapi dyert. Le te hyjnë stiva pikëllimesh të reja, Le të shemben rafte kujtimesh me majë. Dhe ëndrrat e mykura që i ha vetë dashuria, Le ti hajë… Nuk kam çfarë të bëj, s’vë dot më rregull, S’bëj dot inventar, asnjë llogari.Tani s’ka japonez të shpikë një kompjuter Për ty, kapedane,E di. Tani e di, një ditë… Si frut i pjekur do biesh Në hapësira të panjohura trishtimi. Dhe kushedi se ku do plasësh pa zhurmë, Pa patur nevojë për fjalë pendimi. Por, në fund të fundit, as unë s’do ta bëja, Se “ishte” dhe “është”. Janë veç fjalë ngushëllimi. Pra, mbahu, o zemër, Bëj si të bësh edhe këte faqe dimri…

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PETRIT RUKA: NUK E DI PËRSE U NDAMË

  • Gjergj Luca: “Mbahu Shabe, se nga Oxfordi më këmbë do vij vetëm për ty!”

    Gjergj Luca: “Mbahu Shabe, se nga Oxfordi më këmbë do vij vetëm për ty!”

    Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca, me temperamentin e tij të drejtpërdrejtë dhe me një dozë të spikatur ironie, ka zgjedhur sot rrugën e rrjeteve sociale për të komentuar një nga zhvillimet më domethënëse e njëherazi më zhgënjyese të ditëve të fundit në politikën shqiptare: braktisjen e një projekti politik që u paraqit si shpresa e një brezi të ri, një filozofie të re veprimi dhe një mundësie për t’i dhënë fund rrotullimit në të njëjtën rrugë të vjetër e të mbyllur.

    Ky realitet, që fillimisht u ndërtua mbi entuziazmin e një grupi të rinjsh me profile akademike të larta e me aura prestigji ndërkombëtar, duket se është tretur në zhgënjimin e parashikueshëm të një elektorati që priste një ndryshim të vërtetë. Sot, Endri Shabani, një nga figurat kryesore të lëvizjes “Thurja”, duket se ka mbetur thuajse i vetëm, pasi dorëheqjet dhe largimet kanë nisur të bien njëra pas tjetrës, duke përbërë një sinjal se as kjo përpjekje nuk po i shpëton ciklit të zhgënjimit që politika shqiptare di ta prodhojë me mjeshtëri.
    Në këtë klimë të rënduar pritshmërish të thyera, Luca vjen si një korife i sarkazmës, një spektator që jo vetëm nuk fsheh zhgënjimin e tij, por edhe e vesh me humor të zi atë që shumëkush e ka menduar në heshtje. Në një video të postuar, ai shkruan: “Shqipëria në rrezik, Pano Soko ka dhënë dorëheqjen, ndërsa Endri Shabani ka mbetur vetëm…”E pastaj, me një thumb që shpon jo vetëm adresën e tij të drejtpërdrejtë, por edhe gjithë idenë e një politike të re të pamundur në këtë vend, Luca deklaron:“Po ku e lë unë vetëm Shabanin!”
    Ironia e tij bëhet therëse kur shton: “Direkt do shkoj të mbaroj Oksfordin, të bëhem nënkryetar dhe ta rilindim bashkë partinë ‘Thurja’ që ka 2 vjet në treg, ka harxhuar 2 milionë euro dhe nuk ka marrë sikur një mandat.”
    Kulmi i sarkazmës, njëkohësisht edhe pika ku Luca shfaq atë që në të vërtetë mendon për këtë farsë të politikës së re, mbërrin në përfundimin e tij teatral:“Mbahu Shabe, se nga Oxfordi më këmbë do vij vetëm për ty!”
    Në këtë deklaratë, humori i tij është një mjet për të shpalosur një të vërtetë më të thellë: Shqipëria nuk vuan nga mungesa e diplomave prestigjioze, por nga pamundësia për të ndërtuar një politikë të sinqertë, larg interesave të ngushta, retorikës boshe dhe improvizimeve të pafundme.Mes rreshtave të kësaj deklarate, lexohet edhe një fatalizëm i heshtur: edhe kur vijnë me Oxford në xhep, politikanët e rinj dështojnë të sjellin një epokë të re. Ata futen në të njëjtin labirint ku idealet treten dhe ku, në fund, mbetet veç ironia për të shpëtuar fytyrën.
    Gjergj Luca, me këtë deklaratë, nuk ofron një zgjidhje; ai na e serviri thjesht realitetin me gjuhën e thumbit: një vend që vazhdon të ushqehet me shpresa të rreme dhe një politikë që vazhdon të ushqehet me zhgënjimet tona.
    AV