Tag: mbahet

  • Berisha niset për tek Kryeministria/ Topalli shihet duke folur në telefon, çfarë ndodhi?

    Berisha niset për tek Kryeministria/ Topalli shihet duke folur në telefon, çfarë ndodhi?

    Ka nisur grumbullimi i opozitarëve dhe mbështetësve të PD para Kryeministrisë, aty ku do të mbahet për të dytën herë “Foltorja 2”.

    Kryedemokrati Sali Berisha, ndryshe nga hera e parë që e përshkroi në këmbë nga shtëpia te Kryeministria, këtë mbrëmje është shoqëruar nga shoferi i tij me makinë.
    Ndërkohë më herët para zyrës së Kryeministrit Edi Rama kanë mbërritur disa nga deputetët e opozitës, mes tyre edhe Jozefina Topalli.
    Kjo e fundit pasi ka kaluar pranë vendit ku do të mbahet tubimi, është larguar, ndërsa nuk dihet nëse do të marrë pjesë më vonë ose jo.

  • Gjykata e Posaçme vendos, ja kur do të mbahet seanca e verifikimit të kushteve për masën ndaj Belinda Ballukut

    Gjykata e Posaçme vendos, ja kur do të mbahet seanca e verifikimit të kushteve për masën ndaj Belinda Ballukut

    Gjykata e Posaçme vendos, seanca e verifikimit të kushteve për masën ndaj Belinda Ballukut do mbahet nesër ditë e shtunë, ora 09:00.

    Anila Hoxha raporton se për mbajtjen e seancës janë njoftuar SPAK dhe po njoftohen te dyshuarit.

    GJKKO ka vendosur një ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat.

    Top Channel

  • Caktohet data/ Ja kur do të mbahet seanca e verifikimit të kushteve për masën ndaj Ballukut

    Caktohet data/ Ja kur do të mbahet seanca e verifikimit të kushteve për masën ndaj Ballukut

    Gjykata e Posaçme ka vendosur datën për seancën e verifikimit të kushteve për masën e caktuar ndaj xv/kryeministres Belinda Balluku.
    Seanca është caktuar të mbahet nesër ditë e shtunë, ora 09:00. Sipas raportimeve, pë mbajtjen e seancës janë njoftuar SPAK dhe po njoftohen të dyshuarit.
    Ditën e djeshme gjykata caktoi dy masa sigurie ndaj Ballukut. Pezullimin nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre e Energjisw dhe Infrastrukturës si dhe ndalimin e daljes jashtë territorit të Shqipërisë.
    Numri dy i qeverisë Rama është marrë zyrtarisht e pandehur, në 31 tetor 2025 dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë-
    Ajo dyshohet edhe për abuzim me tendera për lotin 4 të Unazës së Madhe. Burime pranë akuzës bëjnë me dije se janë siguruar prova se ky tender ka qenë fiktiv dhe me fitues të paracaktuar. GJKKO ka caktuar ndaj zv.kryeministres masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Gjithashtu është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie” për dy ish-vartësit e saj, drejtorit të KESH, Erald Elezi dhe kreut të ARRSH-së, Gentian Gjyli.

  • Kosovë/ Mbahet sot seanca e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë

    Kosovë/ Mbahet sot seanca e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë

    Kosova E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 09:18
    Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në orën 14:00, ku do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së Republikës së Kosovës.
    Ndërkohë, nga ora 11:00 do të mbahet një tjetër seancë për formimin e komisioneve parlamentare, ku do të diskutohet për buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare dhe për financimin e RTK-së.

    I mandatuari për formimin e qeverisë është Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje pasi më 26 tetor Albin Kurti dështoi të siguronte votat e nevojshme për formimin e qeverisë.

    Nëse edhe nesër nuk arrihet shumica për formimin e Qeverisë, procesi do të çojë automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme.Konjufca u mandatua nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani më 4 nëntor.

  • Ora e vendimeve nis nesër/ Konferenca e Kryetarëve merr në dorë kërkesën e PD-së

    Ora e vendimeve nis nesër/ Konferenca e Kryetarëve merr në dorë kërkesën e PD-së

    Të hënën e 17 nëntorit zhvilohet mbledhja e radhës e Konferencës së Kryetarëve.
    Takimi do të mbahet në sallën “Pjetër Arbnori” në Kryesinë e Kuvendit.
    Siç bëhet me dije nga Kuvendi, mbledhja është caktuar të mbahet në orën 09:30.
    Mbledhja e nesërme ka në rend dite një shqyrtim-kërkese të depozituar nga një grup deputetësh demokratë.
    “Shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, “Për zhvillimin e mocionit me debat mbi mungesën e caktimit të minimumit jetik si dhe hapat konkrete që janë ndërmarrë për miratimin e minimumit jetik në Shqipëri”,-thuhet në njoftim.

  • Padia e ish-kryeministrit Sali Berisha, Gjykata Kushtetuese njofton se kur do të mbahet seanca plenare

    Padia e ish-kryeministrit Sali Berisha, Gjykata Kushtetuese njofton se kur do të mbahet seanca plenare

    Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se kur do të mbahet seanca për padinë e ish-kryeministrit Sali Berisha.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, njoftoi se seanca do të mbahet më 17 dhjetor në orën 10:00.
    Seanca do jetë në bazë dokumentare dhe Sali Berisha kërkon shpalljen si antikushtetues të vendimeve të Gjykatave të Posaçme dhe të së Lartës, që lanë në fuqi në vjeshtën 2024 masën “arrest shtëpie”.
    Berisha thotë që vendimet e masave janë antikushtetuese.
    Nga janari 2025 Berisha është nën masën “detyrim paraqitje” dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, masë të cilën Berisha po e respekton.

    Top Channel

  • Bardh Spahia paraqitet në GJKKO, mbahet sot gjyqi ndaj tij

    Bardh Spahia paraqitet në GJKKO, mbahet sot gjyqi ndaj tij

    bardh spahia

    TIRANË- Deputeti demokrat Bardh Spahia, është paraqitur këtë të hënë në GJKKO, aty ku do të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij. Ish-kryebashkiaku i Shkodrës është marrë i pandehur për pengim të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, pas kallëzimit të ish-drejtorit të Ujësjellësit të Shkodrës, Mark Molla.

    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Ai u kallëzua në SPAK në vitin 2022 nga Mark Molla, ish-drejtues i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër. Spahia akuzohet për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”. SPAK njofton se Spahia ka pushuar nga puna administratorin e Ujësjellës Kanalizimeve, Mark Mollën dhe vendosi drejtor një anëtar të FRPD-së. Ish-drejtori e denoncoi për shkarkim në shkelje të ligjit dhe gjykata e riktheu në detyrë, vendim të cilin Bardh Spahia nuk e zbatoi. Spahia pretendon se ka zbatuar vetëm ligjin duke shtuar se tashmë kjo është një çështje që mund të ndiqet administrativisht./ZËRI
     

  • Gramoz Ruçi: Fatos Nano vëllai im! I vetmi politikan që në demokraci është persekutuar 4 vjet

    Gramoz Ruçi: Fatos Nano vëllai im! I vetmi politikan që në demokraci është persekutuar 4 vjet

    Në homazhet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, mori pjesë edhe ish-kryetari i Kuvendit dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të tij, Gramoz Ruçi. Ruçi e përshkroi Nanon si një figurë të pazëvendësueshme të historisë politike shqiptare, që shënoi rrugëtimin e së majtës drejt modernitetit dhe demokracisë. Ai tha se Nano do të mbahet mend si themeluesi dhe reformatori i Partisë Socialiste, një qytetar ekselent dhe intelektual i klasit të parë, që sakrifikoi pushtetin për të ndërtuar shtet. 
    Ruçi tha se Nano do të mbahet mend si i vetmi politikan që në demokraci është persekutuar 4 vjet, dhe  si i vetmi politikan që kur humbu dha dorëheqje të parevokueshme. 
    “Një komb e një popull e shfaq veten me njerëzit që nxjerr, por njëherësh e shfaq veten edhe për mënyrën se si i nderon dhe përkujton ata. Sot është dita që të nderojmë e të përkujtojmë Fatos Nanon. Si të parin themelues të PS, si i parë reformues i PS, si i pari demokratizues i PS, si i pari transformues i PS. Nano si lider i PS në 14 vite kur nuk ka për të ndodhur më që në harkun e 14 viteve, 4 vjet ti kalosh në izolim dhe 8 vjet ta mbash forcën politike në pushtet pikërisht në dekadën e parë të themelimit dhe transformimit të kësaj force politike si asnjë forcë politike. Do mbahet mend si i pari që në zgjedhjet para dhe të fundit që humbi dha dorëheqjen të parevokueshme duke e lënë të lirë partinë politike dhe gjeneratën re për të marrë drejtimin e kësaj force politike. Do të mbahet mend si i pari që tezën që tha se do të sakrifikoj pushte për të ndërtuar shtet, nuk e kishte thjesht një predikim, por e bëri realitet kur ishte vetë në pushtet duke i hapur rrugën dy djemve të rinj të PS për tu bërë kryeministër dhe për të lanë karrigen e kryeministrit dhe se Fatos Nano do ngelet një qytetar ekselent, një intelektual i klasit të parë, një politikan rrace dhe do të mbahet mend si i pari politikan që në demokraci është persekutuar 4 vjet. I paharruar kujtimi i vëllai tim dhe kryetarit tim, Fatos Nano, u prehtë i qetë ai se sot e kanë nderuar e përkujtuar përfaqësues nga territori i Shqipërisë, por jo vetëm”, tha Ruçi. 
     

  • Vdekja e Fatos Nanos, dy nëntori ditë zie/ Nisin homazhet në Pallatin e Kongreseve

    Vdekja e Fatos Nanos, dy nëntori ditë zie/ Nisin homazhet në Pallatin e Kongreseve

    Lamtumira e fundit. E diela është ditë zie me vendim qeverie në nderim të ish kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë, në moshën 73-vjeçare.
    Në Pallatin e Kongreseve, kanë nisur homazhet publike, për çdo qytetar që do të dojë t’i japë lamtumirën Fatos Nanos, dhe do të zgjasin deri në orën 11.
    Nga ora 11 e 15 deri ne 11 e 45 do të kryhen homazhet shtetërore, për personalitetet e larta politike e shtetërore.
    Gjatë kësaj kohe, do të mbahet një fjalim nga kryeministri Edi Rama dhe një familjar i Fatos Nanos.
    Në orën 12, do të ndërpriten të gjitha aktivitetet publike dhe do të mbahet një minute heshtje. Kurse gjate gjithë ditës, flamujt në institucione shtetërore do të ulen në gjysmështize.
    Kurse 5 minuta më vonë, do të mbahet një ceremoni funebre për të përcjellë trupin e Fatos Nanos drejt banesës së fundit.

  • Vrau babanë me thikë, mbahet sot seanca ndaj autorit/ Ja kush është 25-vjeçari, shfaqet duke qeshur në sallën e gjyqit

    Vrau babanë me thikë, mbahet sot seanca ndaj autorit/ Ja kush është 25-vjeçari, shfaqet duke qeshur në sallën e gjyqit

    25-vjeçarit Marjan Kodheli, i cili vrau me thikë të atin Pjetër Kodheli, pak ditë më parë në Durrës, është paraqitur ditën e sotme përpara gjykatës.  

    Teksa do të përballet me vendimin paraprak, ai u shfaq duke qeshur në dhomën e xhamit, ku po mbahet përpara nisjes së seancës.
    Vijon…

    Top Channel