Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit njoftoi dje se në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të mbahen imazhet për Margarita Xhepën.Homazhet do të mbahen sot rreth orës 10:00-13:00.
Kujtojmë se ishte djali i saj, aktori Ndriçim Xhepa i cili konfirmoi lajmin e hidhur.Sipas informacioneve, së fundmi Xhepa ka qenë e rënduar nga mushkëritë dhe ndërroi jetë në një spital privat.
Ylli i kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare.
Aktorja është një nga figurat më të dashura të teatrit dhe filmit shqiptar, e cila ka luajtur mbi 150 role në teatër dhe 32 në kinematografi.
“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit pas komunikimeve me familjen e së ndjerës, aktores së madhe Margarita Xhepa, njofton se homazhet do të mbahen nesër më datë 4 prill në orën 10:00-13:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.”
Tag: mbahen
-

Ndarja nga jeta e ikonës së kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa/ Mbahen sot homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit
-

Ndarja nga jeta e Margarita Xhepës/ Sot mbahen homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit
Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa dha frymën e fundit një ditë më parë, disa orë pas ditëlindjes së 91-të.
Sot në orën 10:00-13:00 mbahen homazhet në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Për dekada me radhë, ‘artistja e popullit’ portretizoi karaktere të panumërta dramatike duke mbetur përjetësisht në kujdesën e artdashësve.
Karrierën e nisi që në bankat e shkollës, kur studionte në Lice dhe regjisorët e Teatrit Popullor të asaj kohe spikatën talentin e saj.
Në skenën e Teatrit interpretoi role të mëdha të dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek “Hamleti”, vajza te “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, apo rolin e nënës nga romanit i Kadaresë, “Kush e solli Doruntinën”.
Me rolet në filma, Xhepa u bë pjesë e shtëpive të shqiptarëve, që nga ekrani bardh e zi në gjysmën e dytë të shekullit 20, shijuan rolet e saj në filma ikonikë si “Dimri i fundit”, “Koncert në vitin 1936”, “Gjurmët”, “Apasionata”, ku mishëronte rolin e vajzës, gruas, e veçanërisht nënës që sakrifikon çdo gjë për fëmijët.
Skenës nuk iu nda asnjëherë, ndihej e realizuar, sikurse shprehej në një intervistë për Top Channel një vit më parë, në 90-vjetorin e lindjes.
Margarita Xhepa lindi në 2 prill 1934 në qytetin e Lushnjës. Ajo la pas qindra role, për të cilat u nderua me titullin “Nder i Kombit” dhe dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Megjithatë, krenarinë më të madhe të jetës konsideronte tre fëmijët që la pas, njëri prej të cilëve, Ndriçim Xhepa, ndoqi hapat e aktores, duke shkëlqyer po aq në skenën e artit shqiptar.Top Channel
-

Ndarja nga jeta e aktores Margarita Xhepa, nesër mbahen homazhet në nder të ikonës së kinematografisë
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka njoftuar se homazhet në nder të ikonës së kinematografisë dhe teatrit shqiptar Margarita Xhepa, e cila është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, do të mbahen nesër.
“Pas komunikimeve me familjen e së ndjerës, aktores së madhe Margarita Xhepa, njofton se homazhet do të mbahen nesër më datë 4 prill në orën 10:00-13:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit”, thuhet në njoftimin shpërndarë për mediat.
Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.
Në jetën e saj, aktorja e cila është vlerësuar edhe me titullin “Nder i Kombit”, numëron 182 role, mes të cilave 32 në kinematografi dhe 150 në skenën e teatrit.
Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek ‘Dhelpra dhe rrushtë’ (Figereido), Lena tek ‘Xhaxha Vanja’ (Çehov), Ledi Milford tek ‘Luiza Miler’, Zonja Berling tek ‘Vizita e inspektorit’ (Pristli), Zonja Lomen tek ‘Vdekja e një komisioneri’, Ana Andrejevna tek ‘Revizori’, Marsela tek ‘Qeni i kopshtarit’ , Mashenka tek ‘Mashenka’, Shejla tek ‘Morali i zonjës Dulska’, apo Dado tek ‘Elektra e Sofokliut’, nën drejtimin e regjisorit grek ‘Dhimitri Mavriqis’, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.
Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë ku përmendim filmat: “Vitet e para” , “Gjurmët”, “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Një djalë edhe një vajzë”, “Apasionata”, “Gjeneral gramafoni”, “Rrethi i kujtesës”, “Vitet e pritjes”, “Dora e ngrohtë”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Pranvera s’erdhi vetëm”, “Koncert në vitin 1936”, “E diela e fundit” dhe “I dashur armik”.
Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim”.
Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjeçare. -

Ndarja nga jeta e aktores Margarita Xhepa, homazhet mbahen te Teatri Kombëtar të Operas dhe Baletit, ja data dhe ora
Homazhet për aktoren e madhe Margarita Xhepa, e cila u nda sot (3 prill) nga jeta, në moshën 91-vjeçare, do të mbahen në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit pas komunikimeve me familjen e aktores, njofton se homazhet do të mbahen nesër më datë 4 prill në orën 10:00-13:00. -

Luçiano Boçi: Shala, Shoshi dhe Pulti nuk mund të mbahen peng i bosëve të hashashit!
Luçiano Boçi shkruan: “Shala, Shoshi dhe Pulti nuk mund të mbahen peng i bosëve të hashashit. Ndryshe nga ata, Ndoc Ashta ka ndërshmerinë, fjalën e dhënë dhe fjalën e mbajtur. Prandaj nuk mund të zhgënjejë.Bashkë do t’ia kthejmë njerëzoren, qeverisjes. Qeverisjes së krimit po i përgjigjemi me dinjitet dhe idealizëm. Sepse më 11 Maj, e mira do të fitojë’.