Tag: mbahen

  • Meksika kërkon riatdhesimin e shtetasve të saj nga “Alcatrazi me aligatorë” në SHBA

    Meksika kërkon riatdhesimin e shtetasve të saj nga “Alcatrazi me aligatorë” në SHBA

    Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka kërkuar zyrtarisht nga autoritetet amerikane riatdhesimin e të paktën 30 shtetasve meksikanë që po mbahen në një qendër të diskutueshme paraburgimi në Florida, të njohur si “Alligator Alcatraz”.

    Qendra, e ndërtuar në një zonë të izoluar kënetareske rreth 60 kilometra nga Miami, është kritikuar ashpër nga organizatat për të drejtat e njeriut për kushtet çnjerëzore, përfshirë mungesën e ujit të pijshëm, larjet vetëm çdo tre ditë dhe kapsulat e përmbytura me ujëra të zeza.
    “Brenda ligjit amerikan, kërkojmë që ata të riatdhesohen menjëherë. Nuk ka arsye që qytetarët tanë të mbahen në këto kushte”, u shpreh presidentja meksikane.
    Administrata Trump dhe zyrtarë lokalë të Floridës e kanë mbrojtur qendrën, duke theksuar vendndodhjen e saj të izoluar dhe masat e ashpra si garanci për sigurinë kombëtare. Ndërkohë, Konsulli i Meksikës në Miami u bë përfaqësuesi i parë i huaj që vizitoi objektin, duke e cilësuar përvojën e të ndaluarve si “shqetësuese dhe jo njerëzore”.

    Top Channel

  • Mbytja e të miturve, i afërmi për tragjedinë: Me ato bagëti mbahen, i ati nuk e dinte nga po ikte

    Mbytja e të miturve, i afërmi për tragjedinë: Me ato bagëti mbahen, i ati nuk e dinte nga po ikte

    I afërmi: Po kthehesha nga puna dhe pashë policinë, policët po vinin me vrap, njëri që punon tek hidrocentrali njërin fëmijë e kishte në krah, pashë të ëmën që po u përplaste këtej, i ati nuk e dinte nga po ikte, po i kam robt e mi, kanë bagëti, me ato mbahen, se s’kanë gjë tjetër.
    ne perditesim…

    Top Channel

  • ‘Mezi mbahen në këmbë’, Rama urdhëron kryebashkiakët: Shkarkoni nënkryetarët

    ‘Mezi mbahen në këmbë’, Rama urdhëron kryebashkiakët: Shkarkoni nënkryetarët

    Rama kërkon edhe shkarkimin e nënkryetareve të bashkive në vend.
    Në takimin me kryebashkiakët, Rama u shpreh se nëmnkryetarët e tyre duhet të shkarkohen, pasi i sheh të lodhur dhe të raskapitur.
    “Nënkryetarët është mirë të ndryshojnë sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur. Ju qeshni qeshni se kuptoni se ju nuk ndryshoni dot, por edhe dy vjet keni, si të doni. I shoh shumë të lodhur Pjerin nënkryetarët e tu. Në nderin tënd është ti shkarkosh të gjithë. Te nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh dhe ju vetë e ndjeni se mezi po i mbani në krah.”, tha Rama.

  • Vuçiç ‘dorëzohet’ përpara ultimatumit të studentëve: S’kam asnjë problem që zgjedhjet presidenciale të mbahen…

    Vuçiç ‘dorëzohet’ përpara ultimatumit të studentëve: S’kam asnjë problem që zgjedhjet presidenciale të mbahen…

    Teksa Beogradi është përfshirë sërish nga protestat dhe demonstratat e dhunshme,  me sa duket e kanë ‘trembur’ presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

    Në një konferencë për mediat, pas treazirave të një nate më parë në kryeqytetin serb, Vuçiç iu drejtua qytetarëve duke u thënë se nuk e ka problem që zgjedhjet presidenciale të mbahen tre muaj më parë.

    ‘Nuk kam asnjë problem me zgjedhjet presidentale që mbahen as tre muaj më para. Të them të drejtën, sot është e diel dhe njerëzit ishin shumë nervozë, të shqetësuar për dhunën e bllokadës. Shpresoja gjithashtu se do të kishte të paktën diçka që unë të mos shkoja në këtë samit në Sevilje, por duhet të shkoj në aeroport. Nuk mund të gjej një justifikim, pasi situata në vend është plotësisht e sigurt dhe nën kontroll’ – shton ai.

    Demontsrata e së shtunës në Beograd u pasua me një valë arrestimesh të dielën, ndërsa më herët presidenti Aleksandar Vuçiç i pati paralajmëruar studentët që ai nuk pranon ultimatum, ashtu sikurse paralajmërimi për të mos luajtur me çështje serioze./ Novosti.

  • Sot mbahen pritjet në nderim të Artan Lames, nesër i jepet lamtumira

    Sot mbahen pritjet në nderim të Artan Lames, nesër i jepet lamtumira

    Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame do të përcillet në banesën e fundit të martën më 27 maj. Familja Lame ka njoftuar se pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e sotme më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00 pranë agjencisë funerale “Alba 2000” te Rruga e Durrësit.
    Të martën do të zhvillohen homazhe pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00. Në orën 12:00 do të përcjellet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës. Ndërkohë të mërkurën dhe të enjtjen do të vazhdojnë pritjet nga ora 09:30 deri në 13:00. Pasdite po ashtu nga ora 17:00 deri në 20:30.

    “Të dashur familjarë e miq, erdhi momenti i ndarjes përfundimtare me njeriun tonë të dashur, ARTAN LAME. Pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).
    Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të Tanit pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00. Në orën 12.00 do ta përcjellim ne banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë. Pas ceremonisë, pritjet do të vazhdojnë ditën e mërkurë dhe e enjte, nga ora 09:30 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 20:30. Pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave). Me respekt Familja”, njofton familja.
    Artan Lame është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër. Ai u nda nga jeta pas daljes nga gjendja e komës. Ai ka mbajtur poste të larta drejtuese në shtetin shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjensisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

  • Ndarja nga jeta e Artan Lames, të martën mbahen homazhet dhe përcjellja për në banesën e fundit

    Ndarja nga jeta e Artan Lames, të martën mbahen homazhet dhe përcjellja për në banesën e fundit

    Homazhet për ndarjen nga jeta të Artan Lames do të mbahen të martën në orën 10:00 pranë Akademisë së Shkencave. Familja e studiuesit dhe historianit njoftoi se të hënën do të mbahen pritjet në nderim të tij, nga ora 10:00-20:00 pranë agjencisë funerale “Alba 2000” në rrugën e Durrësit.
    Të martën, pas homazheve, në orën 12:00, pritet të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.
    Artan Lame ka mbajtur detyra të rëndësishme, ku spikati si një drejtues i përkushtuar dhe me vizion. Në vitin 2000 ishte drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, më tej deri në 2002-shin, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Për 3 vite të tjera, zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.
    Nga 2013-a, për 6 vite drejtoi Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI). E përmbylli angazhimi publik me detyra shtetërore, si Drejtor i Përgjithshëm Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
    Publicist dhe opinionist, pasioni i tij i rrallë ishte historia. Renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit, veprimtar i angazhuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. Artan Lame ka qenë kandidat për deputet i PS-së në zgjedhjet parlamentare 2005,2009,2013. Ai kontribuoi gjithashtu në hartimin e programit të PS-së në periudhën 2011–2013. Në vitin 2012, Presidenti i Republikës e dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes” për kontributin e tij në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

  • Rritet presioni ndaj Vuçiçit, studentët shpalosin kërkesat, koha po mbaron, ja kur mund të mbahen zgjedhjet

    Rritet presioni ndaj Vuçiçit, studentët shpalosin kërkesat, koha po mbaron, ja kur mund të mbahen zgjedhjet

    Marsela SHYTIA
    Këto ditë, një pjesë e publikut në Serbi pret dy vendime të rëndësishme. Së pari, a do të shpallë Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, me kërkesë të studentëve në bllokadë, zgjedhje të parakohshme parlamentare, në mënyrë që ato të mund të mbahen në fund të qershorit ose në fillim të korrikut. Dhe së dyti, në rast se zgjedhjet nuk shpallen, a do të ndërmarrin studentët një hap drejt radikalizimit të protestave. Pas më shumë se pesë muajsh bllokadash , protestash dhe përpjekjesh për të përmbushur kërkesat e tyre, studentët ndërmorën një hap të ri në fillim të majit: ata kërkuan shpërbërjen e menjëhershme të Asamblesë Kombëtare dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Meqenëse besojnë se demokracia është e vetmja mënyrë e saktë për të zgjidhur krizën politike, ata presin që zgjedhjet të shpallen deri në mesin e majit dhe të mbahen më 29 qershor ose ndoshta më 6 korrik. Koha po ikën.
    Përgjigjja e Vuçiçit
    “Jam gjithmonë i gatshëm të shqyrtoj të gjitha kërkesat, zgjedhjet do të mbahen brenda një viti e gjysmë të ardhshëm, në momentin kur institucionet kompetente do të marrin vendime për këtë, jo organizatat jokompetente, jo ato që nuk kanë asnjë prerogativë të autoriteteve për të vendosur”, tha Aleksandër Vuçiç dje në Tiranë. “Nëse në momentin e shpalljes së zgjedhjeve duhet të kalojnë jo më pak se 45 ditë, jo më shumë se 60, atëherë po hyjmë në verë. Kush është i përshtatshëm për zgjedhjet e verës? Ndoshta autoritetet janë përgjegjëse, më lejoni të them, studentët që presin të fitojnë, autoritetet po kërkojnë një thirrje, nuk shoh asgjë të keqe në këtë, për të qenë i sinqertë, është logjike dhe nuk e di se ku çon”, thotë Marko Lakiç, gazetar.
    Zgjedhjet në vjeshtë
    “Nuk kemi asnjë konfirmim nga qeveria se kjo do të ndodhë, dhe më duket se në këtë moment jemi më afër mbajtjes së zgjedhjeve në vjeshtë. Tani, si ta lidhim atë periudhë midis tani dhe vjeshtës është pyetja një milion dollarëshe. As në shtator, sepse atëherë fushata do të zhvillohej në gusht, por në tetor”, tha për televizionin “Blic” Viktor Stamenkoviç, politolog. Arsyeja për këtë, kujtojnë analistët, është fakti se Serbia nuk ka pasur kurrë zgjedhje në korrik dhe gusht, sepse qytetarët janë kryesisht me pushime, por edhe se zgjedhjet rrallë mbahen në shtator, sepse ai është muaji kur rriten kostot. Kjo është arsyeja pse studentët donin që forca që kishin zgjuar te njerëzit të çonte në ndryshime në zgjedhjet para verës dhe që, përveç qytetarëve, ata të merrnin edhe një lloj mbështetjeje nga BE-ja. Analistët vlerësojnë se nga Brukseli po vijnë mesazhe të ndryshme. “Fakti që kemi një lloj mesazhesh ambivalente nga BE-ja , nga njëra anë kemi këto mesazhe diplomatike që erdhën nga Košta, i cili nuk u trajtua, i cili nuk u trajtua fare, situatën aktuale në Serbi. Në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë që ai ishte në Serbi, patëm deklarata nga Marta Kos, të cilat ndoshta janë edhe më të rëndësishme për ne sepse ajo merret me Serbinë dhe anëtarësimin në BE”, beson Stamenkoviç.
    Radikalizimi i protestave
    Dhe ndërsa presin lëvizjen e radhës të qeverisë, studentët po përgatisin një listë me kandidatët e tyre, të cilën do ta shpallin, siç thonë ata, pasi të shpallen zgjedhjet. Nëse nuk ka asnjë, ata kanë njoftuar edhe radikalizimin e protestave. “Nuk më pëlqen vetë koncepti i radikalizimit, jam shumë i shqetësuar, mund të çojë në përçarje të reja. Çfarë duhet të bëjnë ata? Të bllokohen rrugët ndërkombëtare në mes të verës. Mesazh i keq. të bllokosh qytetet që do të zbrazen nuk është ndonjë sukses i madh. Bllokimi i hekurudhës, më lejoni ta them përsëri, nuk është i mirë”, thotë Lakiç. Studentët thanë se pavarësisht radikalizimit të paralajmëruar, ata do të vazhdojnë të përpiqen t’u bëjnë të ditur autoriteteve në një mënyrë standarde dhe paqësore se po kërkojnë zgjedhje, me qëllim ndryshimin e parlamentit dhe t’u mundësojnë institucioneve të bëjnë punën e tyre.
     
     

  • 80-vjetori i çlirimit të Evropës, aktivitetet kryesore mbahen në Paris, nesër rusët kujtojnë fitoren ndaj nazizmit

    80-vjetori i çlirimit të Evropës, aktivitetet kryesore mbahen në Paris, nesër rusët kujtojnë fitoren ndaj nazizmit

    Evropa shënon sot 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore me ceremoni përkujtimore që do mbahen kryesisht në Francë. Presidenti Macron do të zhvillojë homazhe në statujën e Charles de Gaulle, më pas do të ndezë flakën e përjestshme në varrin e ushtarit të panjohur pranë Harkut të Triumfit.
    Për herë të parë këtë vit, festa do të jetë zyrtare edhe në Gjermani ku do të jenë në fokus sakrificat e atyre që luftuan dhe vuajtën.
    Nga ana tjetër organizimet vazhdojnë në rusi për festimet që nisin zyrtarisht nesër. Disa liderë shtetesh aletatë të rusisë kanë mbërritur tashmë në Moskë, përfshirë presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, liderin kinez Xi Jinping dhe kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico.

    Ngjarjet zhvillohen në sfondin e konfliktit në Ukrainë, rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes dhe ndryshimit të politikës së jashtme të SHBA-së.
    Në përkujtim të rastit, Rusia ka shpallur tre ditë armëpushimi me Ukrainën e cila ka hyrë në fuqi sot në orët e para të mëngjesit.
    Ukraina e cila nuk e ka pranuar armëpushimin, ngriti pretendime për një sulm rus pas mesnate megjithatë nuk raportohet për dëme. Pas këtij rasti situata duket e qetë në të dy vendet.
    Festimet në Rusi do të zgjasin për tre ditë ndërsa do të mbahet një paradë ushtarake në Sheshine  Kuq dhe do të zhvillohen takime dy palëshe mes liderëve./vizionplus.tv

  • Më 6 maj mbahen zgjedhjet zyrtare për kancelarin e ri gjerman

    Më 6 maj mbahen zgjedhjet zyrtare për kancelarin e ri gjerman

    Bundestagu gjerman ka konfirmuar se zgjedhja formale për kancelarin e ardhshëm të vendit janë caktuar të mbahen më 6 maj.
    Vendimi është marrë duke supozuar se marrëveshja e koalicionit do të miratohet para kësaj date, raporton The Guardian.
    Vendimi është marrë nga presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner.

    Si kreu i ri i qeverisë, kancelari në ardhje Friedrich Merz më pas do të përfaqësojë Gjermaninë në festimet e Ditës së Fitores në Evropë më 8 maj dhe më pas në samitin BE-Mbretëri e Bashkuar më 19 maj, duke krijuar mundësi të shumta për të takuar udhëheqës të tjerë në rolin e tij të ri.