Tag: mbahen

  • ‘Zgjedhjet në Tiranë nuk do të mbahen’, juristi Romeo Kara trondit me deklaratën: Dekreti i Presidentit…

    ‘Zgjedhjet në Tiranë nuk do të mbahen’, juristi Romeo Kara trondit me deklaratën: Dekreti i Presidentit…

    Për juristin Romeo Kara, Gjykata Kushtetuese duhet që ta pezullojë dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhje në Tiranë, pasi Erion Veliaj ka bërë ankimin për shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës.
    I ftuar ditën e sotme në një emision televiziv, juristi deklaroi se zgjedhjet në Tiranë nuk do të zhvillohen.
    ‘Kam besim se GJK duhet që të gjejë aq forcë që të pezullojë dekretin e presidentit. Ligji e përcakton qartë pezullohet procesi me ankimin që i bëhet shkarkimit. Vendi nuk është vakant. Unë e lexoj se vendoi nuk është vakant. Ligji njeh vetëm GJK për ankimin dhe arsyetim që ka bërë Presidenca është për turp që thua ta çojë Veliaj në Gjykatën Administrative. Presidenti këtë ka që të ruaj balancën midis pushteteve. Pse se shkarkuan pas 3 muaj që ai nuk u paraqit në detyrë, por e bënë tani. Unë them se 99 për qind zgjedhjet në Tiranë nuk do të mbahen’, tha ai.
    Juristi, tha se Gjykata Kushtetuese duhet që të shprehet sa më shpejtë lidhur me ankimet e bëra nga Erion Veliaj në këtë gjykatë.
    ‘Gjykata duhet që të shprehet sa më shpejt nëse do të mbahen zgjedhjet në Tiranë ose jo. Veliaj ka bërë një padi tjetër, dhe kjo do të thotë se gjykata duhet që të shprehet sa më shpejtë që dekreti të pezullohet që të mos krijojë dëme të pariparueshme’, tha ai.

  • PD negociata për 6 bashkitë, bisedime me të gjitha forcat opozitare, përveç Arlind Qorit

    PD negociata për 6 bashkitë, bisedime me të gjitha forcat opozitare, përveç Arlind Qorit

    Partia Demokratike do të nisë të hënën negociatat me partitë opozitare për zgjedhjet që do të mbahen në 6 bashkitë e vendit.
    Pjesë e grupit negociator është Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, drejtuesi politik për Tiranën Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti, një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 Majit.
    Burime brenda PD bëjnë me dije se negociatat do të zhvillohen me të gjitha partitë opozitare, duke përjashtuar “Lëvizjen Bashkë” të Arlind Qorrit, që i përket ekstremit të majtë.

    Partia Demokratike synon që në zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen brenda pak javësh të hyjë me koalicionin më të gjerë të mundshëm.
    Në përfundim të bisedimeve me forcat e tjera politike, pritet që PD të shpallë edhe kandidatët për 6 bashkitë ku pritet të mbahen zgjedhjet e parakohshme.
    Bashkitë që sot jane pa kryetar e pritet të shkojnë në zgjedhje janë: Bashkia e Tiranës, Vlorës, Beratit, Tepelenës, Matit dhe Cërrikut.
    /vizionplus.tv

  • Live/ “Arkitektura” e re e Kuvendit, sot mbahen dy seanca për komisionet parlamentare

    Live/ “Arkitektura” e re e Kuvendit, sot mbahen dy seanca për komisionet parlamentare

    Live/ “Arkitektura” e re e Kuvendit, sot mbahen dy seanca për komisionet parlamentare
    Kuvendi do të zhvillojë sot dy seanca plenare. E para do të nisë në orën 10:00, ku pritet që të diskutohet projektvendimi për zgjedhjen e zëvendës kryetarëve të Kuvendit, sekretariateve dhe përbërjes së Byrosës ë Kuvendit. 
    Në seancën e dytë, që do të nisë në orën 17:00, do të diskutohet për zgjedhjen e kryesive të Komisioneve të përhershme të Kuvendit. 
    Një ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi mblodhi në një takim konsultues krerët e grupeve parlamentare të partive për strukturën e re dhe drejtimin e komisioneve. 
    Maxhoranca do të ketë në drejtim 7 komisione, ndërsa opozita 4. Por PD kundërshtoi këtë strukturë të re, të njoftuar nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së PS-së javën e kaluar, duke akuzuar se nuk ka pasur konsultime dhe se maxhoranca i ka hequr opozitës Komisionin e Integrimit, që është drejtuar historikisht nga opozita. 
    Këto ankesa, Gazment Bardhi i përcolli edhe drejt ambasadave të huaja në Tiranë. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së kërkoi ndërhyrjen e përfaqësive të huaja për të ndaluar sipas tij miratimin në mënyrë të njëanshme të ndryshimeve të propozuara nga mazhoranca.  
    Po dje, presidenti Bajram Begaj dekretoi 16 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar “Rama 4”. Dekretet tashmë i kalojnë Kuvendit, ku qeveria pritet të marrë votëbesimin në një seancë që, sipas burimeve, mund të zgjasë dy ditë, të enjten dhe të premten. Pas miratimit, kabineti i ri do të duhet të betohet mbi Kushtetutë në Presidencë. 
     
     
     
     
     

  • Policia holandeze largon protestuesit shqiptarë para Gjykatës Speciale në Hagë

    Policia holandeze largon protestuesit shqiptarë para Gjykatës Speciale në Hagë

    Forcat e sigurisë holandeze kanë marrë nën kontroll situatën para ndërtesës së paraburgimit në Hagë, ku po mbahen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Pas rigrupimit të protestuesve pranë objektit, autoritetet ndërhynë duke i larguar ata që ishin vendosur para ndërtesës. Më pas, policia bllokoi rrugët që çojnë drejt paraburgimit, derisa protestuesit e fundit u larguan në mënyrë paqësore.

    Në Hagë u mbajt sot një protestë madhështore e organizuar nga mërgata shqiptare dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët tash e pesë vjet po mbahen në paraburgim në Gjykatën Speciale.
    Tubimi filloi në parkun pranë muzeut Madurodam, jo larg godinës së Gjykatës Speciale, me intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe atij shtetëror të Kosovës. Hapësira u mbush me flamuj kuq e zi dhe simbolika të UÇK-së, duke treguar unitetin dhe vendosmërinë e mijëra protestuesve nga Kosova dhe diaspora.
    Ndër të parët që mori fjalën ishte ish-pjesëtari i UÇK-së dhe bashkorganizatori i protestës, Fatmir Koci. Ai theksoi se shqiptarët nuk ishin agresorët, por popull që luftoi për liri.
    “Sot jemi mbledhur për të ngritur zërin tonë, për të thënë mjaft më me padrejtësi. Po ju pyes para të gjithë Evropës, para gjithë botës, a ishim ne agresori? A e sulmuam ne në tokën e vet? Apo luftuam në shtëpitë tona? A kërkuam territore? Apo kërkuam liri?”, deklaroi Koci, duke theksuar se gjykimi në Hagë është i padrejtë dhe i pafalshëm.
    Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, nisi fjalimin e tij me thirrjet “UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi”. Ai tha se protesta po mbahej për dinjitetin e popullit dhe për historinë e shenjtë të UÇK-së.
    “UÇK nuk lindi nga urrejtja por nga padrejtësia. Liria nuk ishte dhuratë, por sakrifica e djemve dhe vajzave që ranë për flamur e tokë. Evropa nuk duhet të lejojë që drejtësia të shndërrohet në instrument politik”, u shpreh Gucati.
    Pas përfundimit të protestës në park, një pjesë e protestuesve u rigrupuan para ndërtesës së paraburgimit, ku po mbahen ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Protestuesit brohoritën emrat e tyre duke kërkuar lirimin e menjëhershëm.
    Prania e policisë holandeze u shtua ndjeshëm, ndërsa forcat e sigurisë ndërhynë për të larguar protestuesit nga hapësira para objektit. Më pas, rrugët që çojnë drejt ndërtesës së paraburgimit u bllokuan, derisa protestuesit e fundit u shpërndanë në mënyrë paqësore.
    Ish-krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020 dhe po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Protesta e sotme shënoi një tjetër manifestim të fuqishëm të mërgatës dhe qytetarëve shqiptarë në mbrojtje të figurës së UÇK-së dhe kërkesës për drejtësi.
    Protestuesit rigrupohen para Gjykatës Speciale, shtohet prania e forcave të sigurisë
    Protesta e planifikuar fillimisht pranë muzeut Madurodam, afër Gjykatës Speciale në Hagë, ka përfunduar, por protestuesit janë rigrupuar sërish para ndërtesës ku po mbahen në paraburgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Autoritetet holandeze kanë shtuar praninë e forcave të sigurisë, të cilat po monitorojnë nga afër situatën.
    Protestuesit kanë brohoritur emrat e ish-drejtuesve të UÇK-së, duke kërkuar lirimin e tyre dhe drejtësi për sakrificën e bërë për lirinë e Kosovës./Telegrafi/

  • Gati për edicionin e 13-të të Festivalit të Arkitekturës në Kosovë 

    Gati për edicionin e 13-të të Festivalit të Arkitekturës në Kosovë 

    Edicioni i 13-të i eventit më të madh të arkitekturës në vendin tonë fillon më 15 shtator. 

    Sikurse në edicionet e kaluara edhe ky edicion do të përmbajë një program të pasur me aktivitete të shumta. 

    Sivjet do mbahen dy punëtori me fokus në arkitekturën e peisazhit, punëtoria e parë do të udhëhiqet nga: Jean Francois Gauthier, Sylva Atelier, arkitekt i peisazhit nga Brukseli dhe Roterdami. 

    Kurse punëtoria e dytë do të udhëhiqet nga Dea Buza, Apparat Studio, arkitekte dhe urbaniste nga Prishtina dhe Tirana. 

    Këto punëtori do mbahen në hapësirat e ICK Kosovës dhe Fondacionit 17. 

    Sivjet do të organizohen 3 turne, 2 në Prishtinë “Prishtina Alternative” dhe “Prishtina Moderne”, kurse turneu i tretë do vizitoj objektet moderne të Shkupit. Ngjarja kryesore në festival mbetet Ligjëratat Publike që do mbahen më 17, 18 dhe 19 shtator. Ligjëratat e 17 Shtatorit do mbahen në hapësirat e Hajde Fondacionit në Hotel Grand duke filluar nga ora 19.00. 

    Natën e parë është planifikuar ligjërata e Ilias Papagiourgious, PILA Studio nga Athina, kurse nga ora 20:00 ligjëratë do mbajnë Iryna Miroshnykova dhe Maria Noschenko, Cultural Pavilion, Kiev. Ligjërata e arkitekteve nga Ukraina do pasohet me nje panel diskutimi me arkitekt të ftuar lokal si dhe ata nga Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar. Më 18 dhe 19 shtator ligjëratat do mbahen në hapësirat e Kino Armata. Më 18 shtator në programin e ligjëratave publike të cilat fillojnë nga ora 19.00 jane: Dea Buza, Apparat Studio, Tirana & Prishtine, në 19:45 Jean Francois Gauthier, Sylva Alelier, Bruksel & Roterdam, në 20.30 Simon Hartmann, HHF Architects, Bazel. Më 19 shtator në program janë ligjëratat; në ora 19.00- Erze Dinarama, Kuratore dhe Arkitekte e Paviljonit të sivjetmë të Kosovës në Bienale të Venecias. 19:45 Harald Trapp, AKT+TAT, Vjenë,  20.30 Beatrice Grenier, Fondacioni Cartier per Art dhe Kulture, Paris./ KultPlus.com 

  • Bashkitë pa kryetar, socialistët po përgatiten për zgjedhje! Votimet pritet të mbahen në muajin tetor

    Bashkitë pa kryetar, socialistët po përgatiten për zgjedhje! Votimet pritet të mbahen në muajin tetor

    Prej muajit maj, tre bashki të vendit, Tepelena, Berati dhe Mati, kanë mbetur pa kryetar, pasi të zgjedhurit e tyre lanë postin për të hyrë në Parlament. Deri më sot, drejtimi është marrë përsipër nga nënkryetarët e komanduar.
    Kodi Zgjedhor i jep të drejtën Presidentit të Republikës të caktojë datën e zgjedhjeve, por vetëm pasi të njoftohet nga qeveria për vakancat. Ligji nuk parashikon një afat për këtë njoftim, çka e ka zgjatur procesin.
    Por burime për Klan News bëjnë me dije se socialistët kanë nisur tashmë përgatitjet në këto tre bashki, me fokus përzgjedhjen e kandidatëve, me synimin që zgjedhjet të zhvillohen brenda muajit tetor.
    Qeveria pritet që brenda shtatorit të njoftojë zyrtarisht presidentin për vakancat, i cili më pas duhet të caktojë datën brenda 48 orëve. Zgjedhjet do të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga ky moment.
    Pa kryetar prej muajsh është edhe Bashkia e Tiranës, por ende nuk është konfirmuar nëse kryeqyteti do të përfshihet në këtë proces elektoral.
    Tirana është pa kryetar që në muajin shkurt të këtij viti, kur u arrestua Erion Veliaj./klan/

  • Kur do mbahen zgjedhjet në 3 bashki? Kryetarët u bënë deputetë! Berati, Mati dhe Tepelena presin “firmën” e Ramës

    Kur do mbahen zgjedhjet në 3 bashki? Kryetarët u bënë deputetë! Berati, Mati dhe Tepelena presin “firmën” e Ramës

    6 muaj më parë kryetarët e 3 bashkive Mat, Tepelenë e Berat dhanë dorëheqjet për t’u bërë deputet. Më 12 mars qeveria njoftoi KQZ-në se Agron Malaj, Tërmet Peçi dhe Ervin Demo ishin larguar.
    Që nga ajo kohë, bashkitë drejtohen nga një nënkryetar i përzgjedhur përkohësisht nga Këshilli Bashkiak përkatës.
    Por pse nuk po mbahen zgjedhje në këto 3 bashki?Ligji parashikon se data e zgjedhjeve të parakohshme, apo të pjesshme caktohet nga Presidenti i Republikës, vetëm pasi ky i fundit, të ketë marrë njoftim zyrtar nga qeveria për vakancat.
    Aktualisht, Bajram Begaj nuk ka asnjë njoftim nga Edi Rama se Mati, Tepelena e Berati janë pa kryetar, edhe pse ky është një fakt i njohur botërisht.
    Ligji nuk i ka vendosur një afat qeverisë, se për sa ditë nga krijimi i vakancës duhet të njoftojë Kreun e Shtetit.
    Qeveria e pyetur nga Report Tv se pse nuk e ka njoftuar Presidentin, dhe kur ka ndërmend ta bëjë këtë, nuk dha një koment.
    Gjithsesi burime jo zyrtare pranë saj, thanë se kryeministria është shumë afër këtij momenti, tashmë që KQZ mbaroi punë me 11 Majin dhe deputetët e rinj po shkojnë drejt betimit.Ditën që kryeministri Edi Rama njofton kreun e shtetit Begaj, ky i fundit, brenda 48 orësh, cakton datën e zgjedhjeve, e cila nuk duhet të jetë më herët se 30 ditë, dhe jo më larg se 45 ditë. /shqiptarja.com/

  • Ndarja nga jeta e aktorit të njohur/ Homazhet për Naun Shundin, mbahen sot tek ArtTurbina

    Ndarja nga jeta e aktorit të njohur/ Homazhet për Naun Shundin, mbahen sot tek ArtTurbina

    Homazhet në nder të aktorit të njohur Naun Shundin do të mbahen ditën e sotme. Mësohet se ceremonia e homazheve do mbahet tek ArtTurbina, rreth orës 10:30-12:00. Shundi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
    Artisti u dërgua për trajtim të specializuar në një spital në Francë, por kostot e larta financiare detyruan familjarët që të kërkojnë ndihmë. Më pas ai u rikthye në Shqipëri, ku vijoi trajtimin mjekësor në QSUT, shpenzimet e së cilës u mbuluan nga ministria e Shëndetësisë
    Naun Shundi është një nga figurat më të vlerësuara të skenës shqiptare, me kontribute të shumta në teatër dhe dramaturgji, si dhe themelues i një hapësire të veçantë kulturore përmes teatrit të tij.

  • Sot lamtumira për Artur Zhejin! Homazhet mbahen tek Universiteti i Arteve të Bukura

    Sot lamtumira për Artur Zhejin! Homazhet mbahen tek Universiteti i Arteve të Bukura

    Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Universitetin e Arteve të Bukura mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji, që u nda nga jeta të shtunën teksa ndodhej në Sarandë. Më pas miqtë, kolegët, të afërmit dhe bashkëpunëtorët do t’i japin lamtumirën e fundit, për t’u përcjellë në Varrezat e Tufinës.
    Zheji ishte një nga zërat më të artikuluar në analizën politike, me një stil të veçantë dhe shpeshherë provokues në mënyrën se si i shpaloste qëndrimet e tij.
    Spikati si gazetar, publicist, analist politik, ish-drejtues mediash dhe moderator emisionesh televizive.
    Artur Zheji respektohej si nga mbështetësit, ashtu edhe nga kritikët për kapacitetin e tij për të analizuar në thellësi dhe për të thënë gjëra që shumë të tjerë i shmangnin.
    Zheji do t’i mungojë familjes e miqve, ndërsa gazetarisë shqiptare do t’i mungojë një debatues i fortë publik dhe provokues interesant në panelet e debateve mediatike.

  • Po mbahen në Kampin e Gjadrit, e paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve

    Po mbahen në Kampin e Gjadrit, e paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve

    Janë vetëm 27 emigrantë që po mbahen aktualisht në Kampin e Gjadrit dhe që janë në pritje të riatdhesimit.
    Por siç raportojnë mediat italiane, e ardhmja e tyre është e paqartë.
    Shkak për këtë është bërë një vendim i Gjykatës së Romës, sipas së cilës kushtet për kujdesin shëndetësor të personave që mbahen në këtë qendër nuk janë të mjaftueshme.
    Pas këtij vendimi kanë reaguar garantuesit e të drejtave të të paraburgosurve, Valentina Calderone dhe Stefano Anastasia, që vizituan Gjadrin javën e kaluar dhe kanë kërkuar transferimin e tyre në Itali.
    Agjencia e lajmeve ANSA shkruan se të ndaluarit në Gjadër kanë vështirësi në marrjen e medikamenteve, por edhe në mbajtjen e kontakteve me familjarët dhe avokatët e tyre mbrojtës, të drejta të garantuara nga Kushtetuta dhe ligjet italiane, që Qendrën e Paraburgimit për Riatdhesim në Gjadër në Shqipëri.
    Deri tani nga Gjadri kanë kaluar gjithsej 144 emigrantë, nga të cilët 113 janë larguar menjëherë: 40 për shkak të moszgjatjes së paraburgimit të tyre, 37 për shkak të riatdhesimit, 15 për shkak të papërshtatshmërisë mjekësore për paraburgim, 7 për shkak të njohjes së mbrojtjes ndërkombëtare dhe disa për arsye të tjera.
    27 personat që ndodhen aktualisht në Gjadër janë nga Algjeria, Senegali, Pakistani, India dhe Gana.
    Një goditje për qendrat jashtë vendeve të BE-së e dha Gjykata Europiane e Drejtësisë, që vendosi se përcaktimin përfundimtar për vendet e sigurta duhet ta japë një gjykatë lokale.
    Tv Klan