Tag: mbahen

  • Sot homazhet për Fatos Nanon/ Mbërrin në Pallatin e Kongreseve arkëmorti i ish-kryeministrit (VIDEO)

    Sot homazhet për Fatos Nanon/ Mbërrin në Pallatin e Kongreseve arkëmorti i ish-kryeministrit (VIDEO)

    Sot mbahen homazhet në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano që u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare.
    Arkëmorti me trupin e tij spao ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku do të mbahen homazhet në nderim dhe në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit.
    Sipas agjendës, homazhet do të nisin në orën 08:30 – 11:00 ndërsa homazhet shtetërore dhe nderimi nga personalitetet do të mbahen në orën 11:15 – 11:45.
    Është parashikuar që në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin, ndërsa 5 minuta më pas në orën 12:05 të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës për ish kreun e PS dhe ish- kryeministrin.
    Në hollin e Pallatit të Kongreseve janë të pranishëm familjarë të Fatos Nanos, mes tyre bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, të afërm dhe miq të ngushtë të familjes.
    Homazhet do të vijojnë gjatë paradites, ku qytetarë, miq dhe përfaqësues të institucioneve do të kenë mundësi t’i japin lamtumirën e fundit një prej themeluesve të Partisë Socialiste dhe ish-kryeministrit që ka lënë gjurmë në tranzicionin politik të vendit.
    Ceremonia funebre do të pasohet nga një shërbim zyrtar në prani të autoriteteve të larta të shtetit dhe përfaqësuesve të Trupit Diplomatik. Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi do të përcjellë trupin e të ndjerit drejt banesës së fundit, në një ceremoni private familjare.

     

  • Shuhet Fatos Nano, të dielën mbahen homazhet në nderim të tij

    Shuhet Fatos Nano, të dielën mbahen homazhet në nderim të tij

    Të dielën, më dy nëntor do të mbahen homazhet në nderim të ish-liderit socialist Fatos Nano, i cili u nda nga jeta sot në moshën 73-vjeçare.
    Mesohet se homazhet do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve.
    Ish-kryeministri Nano, prej disa kohësh ndodhej në reanimacion në një prej spitale private të vendit ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve, teksa gjendja shëndetësore u rëndua gjatë ditëve të fundit.
    Nano ka pësuar një arrest kardiak, ndërkohë që më herët është kuruar edhe për probleme me frymëmarrjen.

  • “Zgjedhjet të mbahen sa më shpejt”/Pas takimit të Osmanit me partitë politike, reagon Haradinaj:Nuk duam të humbin kohë

    “Zgjedhjet të mbahen sa më shpejt”/Pas takimit të Osmanit me partitë politike, reagon Haradinaj:Nuk duam të humbin kohë

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se vendi nuk ka kohë për të humbur dhe duhet që sa më shpejt të mbahen zgjedhjet e reja.
    Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Haradinaj tha se ajo ka afat që deri më 5 nëntor të vendosë nëse do të mandatojë dikë tjetër për të formuar ekzekutivin e ri apo do të shpallë zgjedhjet e reja.
    Haradinaj tha se presidentja ka mundur që edhe sot të shpallë datën e zgjedhjeve të reja, por kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkoi disa ditë kohë për të tentuar që të bëjë sërish shumicën.
    “Do të ishte në interes të Kosovës që data e zgjedhjeve të caktohet ma shpejt, brenda 30 ditësh”, tha ai, duke shtuar se data më e afërt është 7 dhjetori.
    “Qëndrimi i AAK-së që ne nuk duam të humbin kohë, në afatin e parë kushtetues të veprohet dhe të mbahen zgjedhjet”, theksoi Haradinaj.
    Ai tha se nëse zgjedhjet nuk mbahen më 7 dhjetor, atëherë data e dytë më e shpejt është 14 dhjetori, duke argumentuar se vendit i duhet një qeveri e re sa më shpejt në mënyrë që të mund të miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm.

  • Nuk mbahen kuqezinjtë, menjëherë pas Arbër Hoxhës, Nedim Bajrami shënon golin e katërt

    Nuk mbahen kuqezinjtë, menjëherë pas Arbër Hoxhës, Nedim Bajrami shënon golin e katërt

    Shqipëria vijon avantazhin 4-1, në miqësoren ndaj Jordanisë.
    Kuqezinjtë realizuan të tretin me Arbër Hoxhën, i cili shënoi një supergol nga jashtë zone në minutën e 75-të.
    Vetëm 3 minuta më vonë, një lëvizje e bukur e Brojës nga e djathta, solli asistin për Bajramin që shënoi të katërtin.

  • Kosova voton, mbahen sot zgjedhjet lokale

    Kosova voton, mbahen sot zgjedhjet lokale

    foto ilustruese

    KOSOVË- Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale. Mbi 2 milionë votues u janë drejtuar këtë të dielë kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e 38 komunave. Këto janë zgjedhjet e dytë brenda një viti në Kosovë, pas atyre të 9 shkurtit.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se vendvotimet në të gjitha komunat e Kosovës do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në 19:00. Sipas të dhënave të KQZ-së, në mbarë vendin janë organizuar 938 qendra votimi me gjithsej 2.625 vendvotime. Ndërkohë, dje ka qenë afati i fundit i votimit të zgjedhësve nga diaspora, ku gjithsej janë regjistruar 44 mijë votues nga jashtë vendit. Procesi ka nisur më 17 shtator dhe ka përfunduar më 11 tetor.
    Zgjedhjet lokale mbahen në të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë edhe ato me shumicë serbe në veri të vendit. Për më shumë se dy vjet, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi u udhëhoqën nga kryetarë shqiptarë.
    Numri i subjekteve të regjistruara për këto zgjedhje është 93, prej të cilave: 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. 205 kandidatë janë për kryetar komune dhe 5,419 synojnë të jenë anëtarë në Kuvendet Komunale.
    Institucionet e Kosovës dhe misionet ndërkombëtare u kanë bërë thirrje qytetarëve të votojnë lirshëm dhe pa ndikime të jashtme./REL

  • Kosovë/ Të Dielën mbahen zgjedhjet lokale, KQZ shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna

    Kosovë/ Të Dielën mbahen zgjedhjet lokale, KQZ shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna

    Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve sot do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor për zgjedhjet lokale. 
    Zgjedhjet lokale 2025 do të mbahen nesër më 12 tetor. 
    Partitë politike kanë intensifikuar fushatën ditët e fundit me thirrjet për votim të kandidatëve të tyre. 
    Zgjedhjet lokale nesër do të mbahen pa hijen e bllokadës së krijuar nga zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit meqë Kuvendi dje u shpall i konstituuar nga kryeparlamentari Dimal Basha me zgjedhjen e nënkryetarit të pestë. 
     

  • Gati për ‘zgjidhjen’/ Nesër zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ shpërndan materialet zgjedhore nëpër komuna

    Gati për ‘zgjidhjen’/ Nesër zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ shpërndan materialet zgjedhore nëpër komuna

    Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve sot do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor për zgjedhjet lokale.
    Zgjedhjet lokale 2025 do të mbahen nesër më 12 tetor. Partitë politike kanë intensifikuar fushatën ditët e fundit me thirrjet për votim të kandidatëve të tyre.
    Zgjedhjet lokale nesër do të mbahen pa hijen e bllokadës së krijuar nga zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit meqë Kuvendi dje u shpall i konstituuar nga kryeparlamentari Dimal Basha me zgjedhjen e nënkryetarit të pestë.

  • Kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë? Kreu i KQZ pas vendimit të Gjykatës Kushtetueses: Nuk është çështje ditësh, pasi të…

    Kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë? Kreu i KQZ pas vendimit të Gjykatës Kushtetueses: Nuk është çështje ditësh, pasi të…

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zbuloi se zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës do të mbahen 30 ditë që pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

    Celibashi u shpreh se do të duhet kohë për të bërë përgatitjet për zgjedhje, teksa la të kuptohej se edhe nëse vendimi për kryeqytetin do të merret me 31 tetor, sërish do të duhet të zbarohet afati ligjor prej 30 ditësh.
    “Se çfarë do të ndodhë nëse Gjykata Kushtuese merr një vendim apo një vendim tjetër nuk do të preferoja ta bëja sepse do të isha në pozitën e një komentatori. Në kapacitetin tim, mendoj që vlen të them se sa do të vijojmë. Kushtetuesja ka caktuar datën 31 për të vendosur mbi këtë çështje që mund të jetë vendimi përfundimtar, në çdo lloj versioni qoftë KQZ, qoftë Këshilli i Ministrave ose Presidenti s’do të shohin nëse do të ketë vend në secilin këto institucione, për të marrë vendime.
    Nuk do te preferoj të flisja se çfarë duhet të bënin institucionet. Nuk është çështje ditësh, pasi kushtetuesja mund ta shqyrtonte edhe këto ditë ose edhe pas 31 tetor, nga pikëpamja e asaj që mund të prodhojë nga pikëpamja juridike nuk lidhet me datën si vetvete.
    Procesi i përgatitjes së zgjedhjeve është një proces që kërkon një periudhë kohe të caktuar, në rastin e zgjedhjeve të pjesshme është e përcaktuar qartë se nuk do të bëhen jo më afër se 30 ditë që nga momenti që është bërë vakanca, dhe jo më shumë se 45 ditë pas shpalljes së vakancës. Zgjedhjet do të mbahen 30 ditë më vonë nga momenti i vakancës, tha Celibashi.

    Top Channel

  • Kur mbahen zgjedhjet në Tiranë? Celibashi pas vendimit të Kushtetueses: Nuk është çështje ditësh, zhvillohen 30 ditë pasi….

    Kur mbahen zgjedhjet në Tiranë? Celibashi pas vendimit të Kushtetueses: Nuk është çështje ditësh, zhvillohen 30 ditë pasi….

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zbuloi se zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës do të mbahen 30 ditë që pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese. 
    “Se çfarë do të ndodhë nëse Gjykata Kushtuese merr një vendim apo një vendim tjetër nuk do të preferoja ta bëja sepse do të isha në pozitën e një komentatori. Në kapacitetin tim, mendoj që vlen të them se sa do të vijojmë. Kushtetuesja ka caktuar datën 31 për të vendosur mbi këtë çështje që mund të jetë vendimi përfundimtar, në çdo lloj versioni qoftë KQZ, qoftë Këshilli i Ministrave ose Presidenti s’do të shohin nëse do të ketë vend në secilin këto institucione, për të marrë vendime. 
    Nuk do te preferoj të flisja se çfarë duhet të bënin institucionet. Nuk është çështje ditësh, pasi kushtetuesja mund ta shqyrtonte edhe këto ditë ose edhe pas 31 tetor, nga pikëpamja e asaj që mund të prodhojë nga pikëpamja juridike nuk lidhet me datën si vetvete. 
    Procesi i përgatitjes së zgjedhjeve është një proces që kërkon një periudhë kohe të caktuar, në rastin e zgjedhjeve të pjesshme është e përcaktuar qartë se nuk do të bëhen jo më afër se 30 ditë që nga momenti që është bërë vakanca, dhe jo më shumë se 45 ditë pas shpalljes së vakancës. Zgjedhjet do të mbahen 30 ditë më vonë nga momenti i vakancës, tha Celibashi. 

  • Nesër mbahen homazhet në Pallatin e Kongreseve, gjyqtari Astrit Kalaja do prehet në vendlindjen e tij

    Nesër mbahen homazhet në Pallatin e Kongreseve, gjyqtari Astrit Kalaja do prehet në vendlindjen e tij

    Gjyqtari Astrit Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme. Ndërkohë që sot do të mbahen vizitat private në familjen e Kalasë.
    Homazhet shtetërore për gjyqtarin e ndjerë do të mbahen ditën e nesërme në pallatin e Kongreseve. Më pas do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00 në vendlindjen e tij Stom-Golem, Shkodër.
    “Vizita priten në shtëpinë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit, ish Ambasada Jugosllave, Tiranë, ditën e martë, datë 7 tetor 2025 prej orës 10:00-13:00 dhe 16:00-20:00”, shkruhet në njoftimin e vdekjes të publikuar nga familjarët e gjyqtarit.