Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka paralajmëruar protestën e ardhshme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Ai ka thënë e protesta e ardhshme, pas Prishtinës, Hagës, Tiranës e Strasburgut, do të mbahet në Shkup.
“Më 13 dhjetor, në orën 13:00, do të organizohet demonstratë në përkrahje të luftëtarëve të lirisë që padrejtësisht mbahen në burgjet e Hagës. Demonstrata do të mbahet në sheshin “Skënderbe” në Shkup”, ka thënë Ahmeti.
Ish-krerët e UÇK-së tash e pesë vjet po mbahen padrejtësisht në paraburgim.
Tag: mbahen
-

Më 13 dhjetor në Shkup, mbahet protestë për ish-krerët e UÇK-së
-

Presidentja Vjosa Osmani cakton datën, ja kur mbahen zgjedhjet e parakohshme
Presidentja e Kosovës ka njoftuar se zgjedhjet parlamentare do të mbahen 28 më dhjetor.
Osmani ka nënshkruar sot vendimin për të shpërndarë Kuvendin, pasi një ditë më parë deputetët dështuan për herë të dytë që të zgjidhnin ekzekutivin e ri të vendit.Nënshkrimi i dekretit për shpërndarjen e Kuvendit vjen po ashtu pasi udhëheqësit politikë nuk arritën asnjë marrëveshje që deputetët të provojnë t’i votojnë sot disa marrëveshje me rëndësi për vendin.
“Në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
-

Shpallet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Omani dekreton 28 Dhjetorin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 28 dhjetor.
Gjatë konferencës për media, pas takimit që më herët gjatë ditës mbajti me përfaqësuesit e partive politike, Osmani tha se tetë parti ishin për datën 28 dhjetor, pesë për 21 dhjetorin dhe tri parti thanë se cilado datë është në rregull për ta.
Ajo po ashtu ka nënshkruar paraprakisht vendimin për të shpërndarë Kuvendin, pasi një ditë më parë deputetët dështuan për herë të dytë që të zgjidhnin ekzekutivin e ri të vendit.
Nënshkrimi i derkretit për shpërndarjen e Kuvendit vjen po ashtu pasi udhëheqësit politikë nuk arritën asnjë marrëveshje që deputetët të provojnë t’i votojnë sot disa marrëveshje me rëndësi për vendin.
“Në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.Pas takimit të Osmanit me udhëheqësit partiakë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se gjatë takimit ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor, pasi argumentoi se vendi “ka nevojë që sa më shpejt të ketë institucione”.
Ai ka thënë se data tjetër e përmendur në takim për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme ishte 28 dhjetori.
I pyetur nëse partia e tij ka vija të kuqe, Hamza përsëriti qëndrimin se nuk ka, por shtoi se “kjo nuk do të thotë se ne nuk jemi më të afërt” me partitë që mandantin e kaluar ishin në opozitë.
Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kërkon që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor dhe që partia e tij shkon e vetme në zgjedhjet e reja.
Ndërkaq, kreu i partisë Guxo, Faton Peci, ka thënë se partia e tij kërkon që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor, në mënyrë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të bëhet gati për procesin zgjedhor.
Kreu i Nismës Socialdemorkate, Fatmir Limaj, e cilësoi si “lajm të keq” mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Ai u shpreh se për nëntë muaj partitë nuk arritën të ndërtonin bashkëpunim, duke shtuar se kjo tregon “paaftësi dhe papjekuri se si ndërtohet shteti”.
Sa i përket datës për mbajtjen e zgjedhjeve, ai u shpreh se 21 dhjetori më e preferuar.
Takimi është mbajtur një ditë pasi nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, nuk ka arritur t’i sigurojë votat e nevojshme për të formuar Qeverinë e re më 19 nëntor.
Njëjtë sikurse Konjufca, as lideri i LVV-së, Albin Kurti, nuk pati arritur ta formojë Qeverinë e re më 26 tetor.
Për pasojë, Kosova vazhdon të jetë me Qeveri në detyrë prej zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Partitë më të mëdha politike shqiptare nuk kanë arritur konsensus për një mori çështjesh prej mbajtjes së procesit zgjedhor dhe për pasojë proceset janë zvarritur deri më tani.
Vendi tani mund të shkojë në zgjedhje të reja duke mos miratuar marrëveshje ndërkombëtare në vlerë rreth 200 milionë euro, buxhetin e vitit të ardhshëm të shtetit, buxhetin për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) dhe buxhetin për tri komuna – Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok.
Sipas Kushtetutës, nëse Qeverinë nuk arrin ta formojë as mandatari i dytë, presidentja Osmani duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes.
Zyra e Presidencës nuk i është përgjigjur kërkesës së REL-it për kohën e mundshme të shpalljes së zgjedhjeve./Rel/ -

Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nënshkruar sot, e enjte, datë 20 nëntor 2025, vendimin për të shpërndarë Kuvendin, pasi nuk është arritur asnjë marrëveshje që deputetët të provojnë t’i votojnë sot disa marrëveshje me rëndësi për vendin.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se gjatë takimit me Osmanin ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor, pasi argumentoi se vendi “ka nevojë që sa më shpejt të ketë institucione”.
Ai ka thënë se data tjetër e përmendur në takim për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme ishte 28 dhjetori.
Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kërkon që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor dhe që partia e tij shkon e vetme në zgjedhjet e reja.
Ndërkaq, kreu i partisë Guxo, Faton Peci, ka thënë se partia e tij kërkon që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor, në mënyrë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të bëhet gati për procesin zgjedhor.
Takimi është mbajtur një ditë pasi nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, nuk ka arritur t’i sigurojë votat e nevojshme për të formuar Qeverinë e re më 19 nëntor.
Njëjtë sikurse Konjufca, as lideri i LVV-së, Albin Kurti, nuk pati arritur ta formojë Qeverinë e re më 26 tetor.
Për pasojë, Kosova vazhdon të jetë me Qeveri në detyrë prej zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Partitë më të mëdha politike shqiptare nuk kanë arritur konsensus për një mori çështjesh prej mbajtjes së procesit zgjedhor dhe për pasojë proceset janë zvarritur deri më tani.
Vendi tani mund të shkojë në zgjedhje të reja duke mos miratuar marrëveshje ndërkombëtare në vlerë rreth 200 milionë euro, buxhetin e vitit të ardhshëm të shtetit, buxhetin për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) dhe buxhetin për tri komuna – Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok.
Sipas Kushtetutës, nëse Qeverinë nuk arrin ta formojë as mandatari i dytë, presidentja Osmani duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes.
Zyra e Presidencës nuk i është përgjigjur kërkesës së REL-it për kohën e mundshme të shpalljes së zgjedhjeve. -

Foltorja bosh ndez sirenat në PD/ Kryesia mblidhet urgjent, çfarë po gatuhet?
Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme kryesinë ku në fokus të diskutimeve ka qenë zgjedhja e kryetarëve të degëve në ato degë ku për shkak të zgjedhjeve të 11 Majit pati dorëheqje.
Zgjedhjet parashikohen të mbahen për Elbasanin, Sarandën, Himarën, Dibrën dhe degën e Kasharit në Tiranë.
Sipas raportimeve këto zgjedhje do të mbahen pas analizës së PD-së për 11 Majin. -

Më 11 janar mund të mbahen zgjedhjet në katër komunat ku nuk u arrit censusi
Partitë po bëjnë kalkulimet brenda partiake, për datën dhe mënyrën se si do të garojnë në zgjedhjet e përsëritura lokale, në katër komunat ku nuk u arrit censusi. Sipas numrit një të Kuvendit, Afrim Gashi, data më e pranueshme është 11 janari, por po bëhen konsultime përpara se të bëhet shpallja nga ana e tij.
“Data më e pranueshme do të ishte 11 janari, por jam në konsultime e sipër, që të kemi dakordancë dhe njëkohësisht të jemi brenda afateve ligjore për organizimin e zgjedhjeve“, tha Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.
Edhe krerët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së thonë se këto çështje tashmë po diskutohen brenda partive, duke mos precizuar data.
“Po e hapëm atë temë dhe është logjike që do të flasim për atë temë”, tha Hristijan Micskoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
“Do të debatojmë edhe për atë në mbledhje”, u shpreh Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.
Edhe brenda koalicionit VLEN po bëhen analiza të rezultateve, nga atje nuk e përjashtojnë mundësinë që në zgjedhjet e përsëritura të shkojë me kandidatë të rinj. Nga VLEN nënvizojnë se më e rëndësishme se emrat, është paraqitja e kandidaturave që do të sigurojnë fitore dhe përfaqësim dinjitoz të vullnetit të qytetarëve.
“Sa u përket kandidatëve, vendimi do të merret në organet e koalicionit pasi të përfundojë analiza e rezultateve dhe konsultimet me strukturat tona lokale. Për ne, më e rëndësishme se emrat është të paraqesim kandidatura që sigurojnë fitore dhe përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze vullnetin e qytetarëve”, thonë nga VLEN.
AKI kërkon që zgjedhjet e përsëritura lokale të mbahen më së voni deri në fund të dhjetorit. Halil Snopçe tha se në zgjedhjet e përsëritura në katër komunat mbeten në koalicion me AKI-në si dhe se do të kenë kandidatë të përbashkët. Qëndrimi i tij është që zgjedhjet të përsëriten me ish kandidatët, të cilët tashmë janë promovuar.
“Pse KSHZ-ja priti deri dje, përse për këto katër komuna rezultatet nuk u shpallën më herët… A ishte ky vonim i qëllimshëm dhe i koordinuar me qeverinë, për të shmangur periudhën kur mërgimtarët ndodhen në vendlindje, sepse me këtë afat duket qartë se qëllimi është që zgjedhjet të mbahen më 11 janar, vetëm pak ditë pasi mërgimtarët janë kthyer në vendet ku jetojnë e punojnë… Data e mbajtjes së zgjedhjeve në Gostivar dhe në tre komunat tjera, duhet të jetë më së voni deri në fund të dhjetorit“, tha Halil Snopçe, AKI.
Zgjedhjet do të mbahen në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë.
-

Të dielën zgjedhje në 5 bashki! Kreu i KQZ: Për Tiranën askush nuk e di nëse dhe kur do të mbahen
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Tashmë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet lokale në 5 bashki, ndërsa sa i përket Tiranës, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shprehet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rikthyer në detyrë Erion Veliajn ishte i qartë dhe do të zbatohet.
“Nuk e di, askush nuk e di nese dhe kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë. Di që më datën 9 nëntor do të mbahen zgjedhje në 5 bashki. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, ne edhe më parë kemi zbatuar vendimin dhe tani jemi të detyruar ta zbatojmë e njohim”, shtoi Celibashi.
334 mijë qytetarë do të mund të votojnë te dielën për kryetarët e rinj të bashkisë në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik. Në Vlorë kryebashkiaku Dredha u dorëhoq, në Mat, Tepelenë dhe Berat kryetarët u bënë deputetë, ndërsa në Cërrik i pari i bashkisë u bë Ministër i Bujqësisë./ZËRI -

Celibashi: Paratë e partive në “lupë ”, askush nuk e di se kur do mbahen zgjedhjet në Tiranë
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të bëjë një auditim të plotë sa i përket shpenzimeve të bëra nga partitë politike gjatë fushatës elektorale të 11 majit.
Kryekomisioneri Ilirian Celibashi, teksa zgjodhi të mos komentonte kontratën 1,4 milionë euro të harxhuara nga PD për Chris LaCivita-n theksoi se çdo shume parash do të kontrollohet në detaje.
“Është ende herët për të komentuar se sa e si kanë shpenzuar partitë politike në fushatë. Duhet analizë, ne do të bëjmë auditim në KQZ për të parë se si janë shpenzuar këto para dhe për më tepër edhe financimin e partive politike”, tha Celibashi.Tashmë KQZ është gati për zgjedhjet lokale në 5 bashki, ndërsa sa i përket Tiranës, për Celibashin, Kushtetuesja është e qartë.
“Nuk e di, askush nuk e di nese dhe kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë. Di që më datën 9 nëntor do të mbahen zgjedhje në 5 bashki. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, ne edhe më parë kemi zbatuar vendimin dhe tani jemi të detyruar ta zbatojmë e njohim”, shtoi Celibashi.
Kreu i KQZ testoi pajisjet e identifikimit elektronik, ndërsa garantoi se stafi tashmë është gati. 334 mijë qytetarë do të mund të votojnë te dielën për kryetarët e rinj të bashkisë në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik./vizionplus.tv -

Një javë nga zgjedhjet për kryebashkiakë, ja si duken fletët e votimit të 9 nëntorit
Vetëm një javë na ndan nga zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, që do të mbahen në pesë bashki të vendit.
Zgjedhjet për kryetar bashkie do të mbahen në këto bashki: Vlorë, Cërrik, Mat, Berat dhe Tepelenë.
Të premten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi fletët e votimit, që këtë herë do të vendosë përballë në garë 13 kandidatë partike dhe të pavarur.