Tag: mazhorancës

  • “PS do të marrë shumicën në zgjedhje”, Rama: Nuk parashikoj ndryshim të mazhorancës! Çështja është…

    “PS do të marrë shumicën në zgjedhje”, Rama: Nuk parashikoj ndryshim të mazhorancës! Çështja është…

    Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy” në Facebook, u shpreh i bindur për fitoren më 11 Maj.
    “Qeveria jonë mund të ketë bërë shumë gabime, por askush përballë nuk bën dot këtë që ne mund të bëjmë. Do të ishte fatale për vendin çdo lloj lëkundjeje në 11 Maj. Që të jemi të qartë, nuk parashikoj ndryshim të mazhorancës, të shumicës. PS do ta rifitojë shumicën. Këtu çështja është se cili do të jetë mesazhi që populli do t’i japë BE-së, mesazh që këtu ne jemi siç ishim apo që jemi të vetëdijshëm se dera është hapur dhe duam të hyjmë në BE. Nëse duhet të jetë ky mesazhi i dytë, duhet një shumicë. Kjo nuk ka lidhje me fanelën apo me faktin që ne rrezikojmë të humbasim zgjedhjet”, tha Rama.
    “Kjo nuk ndodh për arsyen e thjeshtë sepse shqiptarët janë shumë të mençur dhe kanë instikt të fortë politik dhe për politikë nuk ua ha shkopin asnjë lloj qeni. Në këtë aspekt, siç tregojnë të gjitha sondazhet, nuk është ky shqetësimi, por çfarë do të dalë si mesazh nga zgjedhjet”, shtoi kryeministri.

  • Hoxha: Fushata e mazhorancës financohet nga industria e lojërave të fatit, 2.5 miliardë euro xhiro vjetore në të zezë

    Hoxha: Fushata e mazhorancës financohet nga industria e lojërave të fatit, 2.5 miliardë euro xhiro vjetore në të zezë

    Hoxha: Fushata e mazhorancës financohet nga industria e lojërave të fatit, 2.5 miliardë euro xhiro vjetore në të zezë

    Gazetari Artan Hoxha thotë se një nga mënyrat se si do të financohet fushata e mazhorancës është industria e lojërave të fatit.

    Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se janë 2.5 miliardë euro xhiro vjetore nga aktiviteti i lojërave të fatit, të cilat vazhdojnë në të zezë.

    Duke qenë se lojërat e fatit u nxorën në paligjshmëri, në atë moment industria e lojërave të fatit kishte 16 mijë të punësuar, të siguruar, i paguhej shtetit shqiptar 6-7 milionë euro në vit.

    Sikur vetëm taksat që nuk mblidhen më të hyjnë në fushatë, ti do kesh një rezultat të deformuar.

    Që nga janari 2019 kjo shumë nuk është mbledhur më nga shteti. Për shkak edhe të Covid njerëzit u izoluan dhe u fokusuan te telefonat.

    Pse shikon çdo dy ditë arrestime të njerëzve për organizim lojërash fati, kamarierë, banakierë të cilët në celular po vendosin baste për klientër.

    Nga janar 2019 e deri sot xhiroja në treg është rritur me 200%. Ai quhet aktivitet i paligjshëm, aktivitet kriminal, fitimi është shumë i madh dhe patjetër ata që operojnë në këtë fushë janë të detyruar të bëjnë marrëveshje me policinë minimalisht.

    Prandaj me të drejtë thotë opozita që përmes këtyre parave, ti bën marrëveshje me policinë, ai të lejon të punosh, or nga na tjetër duhet të mbështes X kandidat apo X parti politike.

    Aktualisht kemi 2.5 miliardë euro xhiro në vit nga lojërat e fatit. Është një para që ndikon në treg. Kjo është një para që kalon në të zezë dhe ti ke hequr dorë nga ajo para.

    Në momentin që ke kaluar ligjin në parlament dhe nuk miraton aktet nënligjore ti i ke detyruar që operatorët të punojnë në të zezë dhe të bëjnë një marrëveshje me policinë dhe një marrëveshje me të fortët.

    Këtë sistem e mban se ke interes. Mbaje mend që pas zgjedhjeve do bëhen gati aktet nënligjore por deri në zgjedhje kjo është një nga mënyrat e financimit të fushatës.

    Një nga mënyrat se si do të financohet fushata e mazhorancës është industria e lojërave të fatit.