Tag: mazhorancës

  • ‘Rama shpik ‘Diellën’ për të fshehur korrupsionin 12-vjeçar’, Saraçi: Ndryshimet kushtetuese, një shashkë për të shmangur llogaridhënien

    ‘Rama shpik ‘Diellën’ për të fshehur korrupsionin 12-vjeçar’, Saraçi: Ndryshimet kushtetuese, një shashkë për të shmangur llogaridhënien

    Në një intervistë për edicionin informativ të lajmeve, kryeredaktori Romir Saraçi komentoi zhvillimet e fundit politike dhe propozimet e mazhorancës për ndryshime kushtetuese, duke i cilësuar ato si një manovër për të shmangur përgjegjësinë dhe për të larguar vëmendjen publike nga kriza reale që ka kapluar vendin.

    Saraçi shprhet se, ajo që po ndodh sot në skenën politike është një tentativë e pastër për të manipuluar debatin publik dhe për të fshehur korrupsionin galopant të qeverisë Rama.

    Ai theksoi se lëvizjet e fundit të mazhorancës nuk kanë asnjë bazë serioze institucionale dhe nuk janë produkt i një procesi politik gjithëpërfshirës, por një përpjekje për të shpëtuar nga përgjegjësia penale dhe morale që lidhet me aferat korruptive të 12 viteve të fundit.

    Pjesë nga deklarata:

    Veprimet e mazhorancës janë ngushtimi i hapësirës së opozitës dhe ndryshimet kushtetuese. Unë i shoh këto lëvizje nga një këndvështrim tjetër: këto propozime janë më shumë shashka momentale politike, me qëllim që të fusin panoramën dhe jetën politike në vend në “shinat e normalitetit”.

    Por jo në kuptimin e një normaliteti institucional, sesa si përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale të vendit dhe për ta orientuar debatin drejt ndryshimeve kushtetuese, rregullores së Kuvendit, reformave, etj. Dhe çfarë ndodh? Lihet mënjanë debati real. Kemi 12 vite qeverisje të zhytur në korrupsion, ku 99.9% e aferave të kësaj qeverie, në mandatin e saj të katërt, kanë mbetur pa përgjigje.

    Do të ishte fatale nëse Kuvendi i ri, jeta politike, apo edhe vetë fokusi i gazetarëve do të përqendrohej tek jehona e këtyre propozimeve për ndryshime kushtetuese – të cilat Rama nuk i arrin dot, sepse nuk i ka kartonat e mjaftueshëm për t’i miratuar. Prandaj, nëse do të kishte pasur vërtet seriozitet, minimalisht do të ishte ndjekur një proces i rregullt: ndryshimet kushtetuese duhet të hidhen në tryezë pas një konsulte paraprake dhe me negociata mes forcave politike, mes mazhorancës dhe opozitës. Vetëm kështu mund të realizohen.

    Hedhja e tyre në tryezë nga Asambleja e PS-së ka vetëm një qëllim: të largojë vëmendjen nga emrat e ministrave të rinj dhe nga problemet reale që ka vendi sot për shkak të korrupsionit, krimit dhe mosfunksionimit të drejtësisë. Duke ushqyer opinionin publik me debat mbi ndryshimet kushtetuese, vijon qetësisht puna e projekteve korruptive që po ndodhin prej vitesh dhe që po vazhdojnë, madje po sofistikohen.

    “Diella” është dielli i korrupsionit të Edi Ramës. Rama kërkon një “diell” për të pastruar dhe për të mbuluar aferat korruptive të këtyre 12 viteve. Problemet janë reale: administrata publike ka drejtorë që nuk pranojnë më të punojnë. Po të hapësh faqet e punësimeve, sheh me mijëra vende të lira për drejtues, sepse njerëzit kanë frikë. Detyrohen të firmosin projekte e tendera për të cilët, në fund, do të mbajnë përgjegjësi.

    E dyta, bashkëpunëtorët e Kryeministrit janë të zhytur në korrupsion deri në fyt, edhe pse SPAK apo organet e drejtësisë nuk kanë dhënë ende një verdikt përfundimtar.

    Me “Diellën”, nga sot e në vazhdim, nuk do të ketë një zyrtar që mban përgjegjësi – sepse ajo është një platformë virtuale. Përveç mungesës së përgjegjësisë, ka edhe një problem tjetër shumë të rëndë: përqendrimi i të gjitha prokurimeve dhe koncesioneve në një dorë të vetme – në dorën e Edi Ramës. Kryeministri i vendit, përmes një dekreti antikushtetues, ka bërë të qartë se Rama është “Diella”.

    Të gjitha prokurimet, marrëveshjet dhe çdo lek që del nga arka e shtetit, do të kalojnë përmes Diellës, pra përmes vetë Edi Ramës.

    Kjo është një gjë e frikshme për të ardhmen.

    Ajo që bën Rama është një autogol. Ai e krijoi Diellën për të menaxhuar prokurime virtuale. Por pse duhet të bëjë prokurime virtuale? Pse duhet të shmangë mekanizmat ekzistues? Sepse korrupsioni është bërë një problem madhor në vend. Me Diellën, Rama ka pranuar se korrupsioni është plagë e qeverisjes së tij. Dhe “zgjidhja” që ai ofron është kalimi i përgjegjësisë tek një kompjuter një entitet virtual që nuk mban përgjegjësi para drejtësisë.

    Ky është një shmangie e qartë. Një kalim i përgjegjësisë. Dhe, në shumë aspekte, është edhe një dorëzim.

  • Bardhi: Mazhorca po tenton të përjashtojë opozitën nga procesi i integrimit

    Bardhi: Mazhorca po tenton të përjashtojë opozitën nga procesi i integrimit

    “Për PD e papranueshme që në Asamblenë e PS të njoftohet publiku për organizimin e Kuvendit, janë organizma të përbashkëta pune të opozitës dhe mazhorancës. Organizimi duhet të jetë rezultat i punës së të dyjave. Fakti i bërë sot i kryer me caktimin e kryetarëve dhe zëvendës kryetarëve, tregon frymën autoritare që Edi Rama ka instaluar në Republikën e Shqipërisë.
    Shkrija e komisionit Europian, mekanizmin që kishte në dorë opozita zerohet pasi ky komision është bashkuar me komision e jashtëm. Shkrirja vërteton vullnetin e mazhorancës për të përjashtuar opozitën nga procesi. Shqipëria i pari vend që përjashton opozitën që nuk ka komision të dedikuar për integrimin kur e ka prioritet procesin,” tha Bardhi.

  • Zgjedhjet për kryeqytetin/ “Faji i mazhorancës”, Çobani: Opozita e papërgatitur, Rama shfrytëzon momentin

    Zgjedhjet për kryeqytetin/ “Faji i mazhorancës”, Çobani: Opozita e papërgatitur, Rama shfrytëzon momentin

    Analisti, Genc Çobani në një intervistë televizive u shpreh se zgjedhjet për bashkinë e Tiranës janë momenti më i keq për opozitën.
    Çobani: Si zakonisht Rama tregoi edhe njëherë që është mjeshtër i provokimit politik.Me mënyrën se si e zgjodhi, me procedurën me momentin, me vendin, me mbledhjen ku e shpalli nëse do e quajmë të tillë asamblenë, Rama provokoi dyfish.
    Unë nuk e thashë në asnjë moment që është faji i mazhorancës.
    Fajin në këtë mes po e theksoj edhe një herë është vërtet i opozitës.
    Sepse ka kohë që mund të diskutohej, nuk e dim mbase e ka edhe asin nën mëngë.
    Kemi të bëjmë me një palë zgjedhje të cilat janë jo më pak të rëndësishme se zgjedhjet që sapo u mbyllën.

  • Kuvendi nis me 11 komisione, Rama ‘zhduket’ drejt Sllovenisë, ja arsyeja

    Kuvendi nis me 11 komisione, Rama ‘zhduket’ drejt Sllovenisë, ja arsyeja

    Socialistët duhet të presin shtatorin për t’i dhënë fund ankthit se kush nga ata do të jetë në ekipin e Rama 4!
    Shefi i mazhorancës Edi Rama ende nuk e ka thirrur Asamblenë,  por në zyrën në Kryeministri prej dy ditësh vijon të presë dhe përcjellë vartësit e tij politik.
    Në ditën e dytë të punës pas kthimit nga pushimet e verës, në selinë e qeverisë ka patur hyrje-dalje të shumta, nga ministrat e kabinetit deri të ish-ministra, si në rastin e Ervin Metes, i shoqëruar me Delina Ibrahimaj.
    Nuk kanë munguar edhe emra të rëndësishëm të kabinetit aktual nga numri dy i qeverisë Belinda Balluku deri tek Ministri i Financave. Petrit Malaj.
    Por në të njëjtën kohë me ta në Kryeministri është parë edhe ish-presidentit i Kosovës, sipërmarrësi Behgjet Pacolli, i cili po ndërton Aeroportin e Vlorës.
    A2CNN ka mësuar se të hënën Edi Rama ka patur në zyrë edhe përfaqësuesit e PS në Kuvend me në krye, drejtuesen Elisa Spiropali. Për ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse ajo do ta drejtojë sërish apo jo Parlamentin në Legjislaturën e re, pavarësisht se në takimet e saj me diplomatë dhe homologë nuk e ka fshehur optimizmin e saj për të patur një mundësi të dytë për të njëjtën karrige.
    Sipas të njëjtave burimeve, Kryeministri ka diskutuar me ta rolin e Kuvendin për integrimin dhe idenë e mazhorancës për të patur 11 komisione të përhershme, një prej të cilëve do të jetë edhe Komisioni i Fatmir Xhafajt.
    Për ta bërë realitet këtë propozim duhet të ndryshohet Rregullorja e Kuvendit, dokumenti në të cilën shkruhen rregullat e përbashkëta të lojës politike për funksionimin e këtij institucioni.
    Socialistët jo vetëm që kanë votat e mjaftueshme, por edhe precedentin e vendosur që mund të miratojnë ndryshimet në Rregullore edhe në mënyrë të njëanshme, pa konsensusin e opozitës.
    Për socialistët vapa nuk do të ikë me gushtin, pasi i vetmi që do të largohet do të jetë Kryeministri Rama, i cili do të marrë pjesë në forumin e Bledit në Slloveni, i cili zhvillohet në datat 1-2 shtator. Pas rikthimit të tij pritet të kristalizohet ideja për datën e Asamblesë, në fillim të javës së parë apo në mesin e javës së dytë të shtatorit.

  • ‘Bashkëpunimi i pushtetit me krimin është i dokumentuar në dosje’/ Çollaku: SPAK po sillet si pjesë e fushatës, jo si organ hetues

    ‘Bashkëpunimi i pushtetit me krimin është i dokumentuar në dosje’/ Çollaku: SPAK po sillet si pjesë e fushatës, jo si organ hetues

    Gazetari Basir Çollaku ka ngritur akuza të forta ndaj strukturës së posaçme SPAK gjatë një interviste në edicionin qendror të lajmeve në Syri TV, ku tha se përgjigjet informale dhe mungesa e veprimeve konkrete ngjajnë sikur prokurorët e SPAK kanë qenë vetë pjesë e fushatës zgjedhore.

    Sipas Çollakut, është Partia Demokratike ajo që po bën rolin e prokurorisë, duke denoncuar me prova shkeljet dhe krimet zgjedhore, ndërsa vetë SPAK-i po hesht përballë ngjarjeve të rënda. Ai u shpreh se kallëzimet e shumta të opozitës dhe të liderit Sali Berisha janë të mjaftueshme për të hetuar dhe marrë të pandehur një numër të konsiderueshëm zyrtarësh, kandidatësh, si dhe funksionarësh të mazhorancës.

    Gazetari theksoi se mungesa e ndëshkimeve për vepra penale që nga dosjet 184 dhe 339, është një tregues i paaftësisë së strukturës për të ndëshkuar autorët e krimeve. Kjo sipas tij ka krijuar një ndjenjë sigurie tek pushtetarët se mund të vjedhin, abuzojnë me tendera, bashkëpunojnë me krimin e organizuar dhe të mos përballen me drejtësinë.

    Çollaku theksoi se kjo situatë është bërë një model i përhershëm, ku mazhoranca dhe ortakëria e saj me krimin janë të dokumentuara në dosje konkrete, jo vetëm në zgjedhjet e 2025-ës, por edhe ato të 2019-ës, 2021-it dhe 2023-it.

    Më tej,  gazetari denoncoi se tashmë janë provuar gjysmë miliard euro të përdorura për të favorizuar kandidatët e mazhorancës në mënyrë që të sigurojnë më shumë mandate dhe vota, duke deformuar kështu vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

    Çollaku:

    Përgjigjet informale, duke marrë të mirëqena ajo që janë publikuar nga kolegët gazetarë tre krerët e SPAK, ngjajnë sikur prokurorët e SPAK kanë kandiduar në fushatë, ndërsa Partia Demokratike duhet të ishte prokuroria që duhet të provonte veprat penale të konsumuara.

    Ndonëse denoncimet e liderit të opozitës zotit Berisha dhe të opozitës kanë qenë të shumta, kanë qenë denoncime të cilat janë në kuadër prove, dhe çdo prokuror e ka lehtësisht të kollajshëm që me kallëzimet e bëra nga ana e zotit Berisha dhe e Partisë Demokratike, të marrë në hetim, të marrë të pandehur në numër të konsiderueshëm zyrtarësh, edhe kandidatësh, por edhe oficiarësh partiakë të mazhorancës, edhe të zyrave publike.

    Mosndëshkimi që nga 184, 339, është një lloj thellimi i paaftësisë së strukturës së posaçme për të ndëshkuar këta autorë, njëkohësisht edhe rritja e kësaj vepre ngaqë zyrtarë, ministra, deputetë, funksionarë të tjerë të partisë së pushtetit e kanë parë që sa më shumë të grabisësh, të plaçkitësh, të vjedhësh, të shpërdorosh detyrën, të abuzosh, të japësh tendera, të bashkëpunosh me njerëz të krimit të organizuar e të mafias, ke siguri gjithnjë e më tepër se nuk ndëshkohesh.

    Kjo ka lënë një siguri të shtuar te mazhoranca dhe ortakëria e tyre me krimin, e cila është e provuar në dosje, jo vetëm në zgjedhjet e 2025, por edhe më herët në ato të 2019, 2021, 2023.
    Tashmë gjysmë miliardi euro të provuara sesi janë në adresë për të shkuar për të favorizuar kandidatë të mazhorancës për të marrë sa më tepër mandate, sa më tepër vota.

  • “Do patronazhohet dhe opozita”, Açka: Demokratët po shiten për vende pune

    “Do patronazhohet dhe opozita”, Açka: Demokratët po shiten për vende pune

    Flutura Açka ka zbuluar në Debat atë që ajo e quan dhe projektin e radhës së mazhorancës për të dëmtuar opozitën, për zgjedhjet e ardhshme.
    Sipas Açkës, mazhoranca ka përgatitur lista me demokratë për t’i futur në punë nëpër bashki, për të rrudhur më tej rradhët e opozitës, për të cilën tha se duhet të jetë e përgatitur.
    “Nga informacionet që kam, në një bashki është kërkuar që të largohen punonjësit që kanë vokacion të djathtë. Kjo bëhet në formë presioni që të kemi një patronazhim të së djathtës. Nuk është Vlora. Këto gjëra do ndodhin. Këto raprezalje që po bëhen është që të zëvendësohen me demokratë të cikluar që kanë vota nga mbrapa, për të rrudhur demokratët në zgjedhjet e ardhshme.
    Shumë demokratë janë në lista për të marrë punë në bashkë, që nesër të rrudhin opozitën. Është një plan i qartë i mazhorancës. Ajo po abuzon dhe me dëshpërimin e opozitës. Ne duhet të kemi një projekt, ndryshe do të jemi të papërgatitur. Duhet të kuptojmë në çfarë zone të errët jemi”, tha Açka.

  • “Ne ja dhamë në tavolinë 12 mandate mazhorancës”/ Deputetja shpreh kritika të ashpra: Jeta parlamentare u helmua…

    “Ne ja dhamë në tavolinë 12 mandate mazhorancës”/ Deputetja shpreh kritika të ashpra: Jeta parlamentare u helmua…

    Teksa akuzoi mazhorancën për arrogancë, deputetja Açka nuk u rezervua edhe ndaj kolegëve të saj demokratë, debati mes të cilëve u fokusua te çështjet e brendshme, duke i lënë terren qeverisë dhe kryeministrit Rama.
    E ftuar në një studio televizive, Flutura Açka shprehu kritika të ashpra ka bërë demokratja ndaj opozitës dhe mazhorancës në Kuvend, me mbylljen e sesionit parlamentar.
    Një nga pikat që Açka e cilëson si tepër të rëndësishme në këtë legjislaturë që caktoi dhe rezultatin e 11 majit, ishte sipas saj dhe dështimi i komisionit të reformës zgjedhore, ku opozita nuk vajti me asnjë draft.
    “Në parlamentin tonë është normale të shkelet Kushtetuta. Unë e kam parë kryeministrin që me batutat e tij sulmon opozitën. E kam parë 3 herë të flasë. Nuk e kam parë të vijë në interpelanca, ua delegon të tjerëve. Qeveria ka qenë arrogante, ishte një mënyrë pune. Rrugës që këto lëvizjet në opozitë ka ndikuar shumë. Kemi lënë çështje anash dhe iu kemi lënë terren ministrave të vijnë si papagaj dhe të raportojnë për 5 minuta. U ndërruan ministrat pa dhënë asnjë llogari, ku ishte defekti i tyre. Edhe në studion jemi marrë vetëm me vuajtjet e opozitës në 3 vite.
    Nuk kemi diskutuar çështje konkrete. Një gjë që ka helmuar jetën parlamentare ishte një 6 mujor flakadanësh që nuk ndihmuan dhe nuk na sollën shumë. Ne u dhamë amnistinë penale dhe kodin zgjedhore me dy gjysma komisionesh. Ne ja dhamë në tavolinë 12 mandate. Për disa kolegë ka pasur një çmim. Kanë qenë çështje me direktiv dhe ne kemi shkuar ne negociata të dobët. Ne i kemi lëshuar terrene mazhorancës, duke nisur nga kodi zgjedhor. Nga inati i njërit apo tjetrit dështuam komisionin e reformës zgjedhore. Ne nuk vajtëm me asnjë draft”, tha Açka.

  • “Jeta parlamentare u helmua me flakadanë”, Açka: Ne ja dhamë në tavolinë 12 mandate mazhorancës

    “Jeta parlamentare u helmua me flakadanë”, Açka: Ne ja dhamë në tavolinë 12 mandate mazhorancës

    Nga studion e Debat në A2 CNN, kritika të ashpra ka bërë demokratja Flutura Açka ndaj opozitës dhe mazhorancës në Kuvend, me mbylljen e sesionit parlamentar.
    Teksa akuzoi mazhorancën për arrogancë, deputetja Açka nuk u rezervua edhe ndaj kolegëve të saj demokratë, debati mes të cilëve u fokusua te çështjet e brendshme, duke i lënë terren qeverisë dhe kryeministrit Rama.
    Një nga pikat që Açka e cilëson si tepër të rëndësishme në këtë legjislaturë që caktoi dhe rezultatin e 11 majit, ishte sipas saj dhe dështimi i komisionit të reformës zgjedhore, ku opozita nuk vajti me asnjë draft.
    “Në parlamentin tonë është normale të shkelet Kushtetuta. Unë e kam parë kryeministrin që me batutat e tij sulmon opozitën. E kam parë 3 herë të flasë. Nuk e kam parë të vijë në interpelanca, ua delegon të tjerëve. Qeveria ka qenë arrogante, ishte një mënyrë pune. Rrugës që këto lëvizjet në opozitë ka ndikuar shumë. Kemi lënë çështje anash dhe iu kemi lënë terren ministrave të vijnë si papagaj dhe të raportojnë për 5 minuta. U ndërruan ministrat pa dhënë asnjë llogari, ku ishte defekti i tyre. Edhe në studion jemi marrë vetëm me vuajtjet e opozitës në 3 vite.
    Nuk kemi diskutuar çështje konkrete. Një gjë që ka helmuar jetën parlamentare ishte një 6 mujor flakadanësh që nuk ndihmuan dhe nuk na sollën shumë. Ne u dhamë amnistinë penale dhe kodin zgjedhore me dy gjysma komisionesh. Ne ja dhamë në tavolinë 12 mandate. Për disa kolegë ka pasur një çmim. Kanë qenë çështje me direktiv dhe ne kemi shkuar ne negociata të dobët. Ne i kemi lëshuar terrene mazhorancës, duke nisur nga kodi zgjedhor. Nga inati i njërit apo tjetrit dështuam komisionin e reformës zgjedhore. Ne nuk vajtëm me asnjë draft”, tha Açka.

  • SYRI TV/ Konferenca e Kryetarëve, debate mes PS dhe PD

    SYRI TV/ Konferenca e Kryetarëve, debate mes PS dhe PD

    SYRI TV

    Shtyrja e seancës plenare e datës 12 qershor nga ana e Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali ka sjellë debate mes opozitës dhe mazhorancës në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Përfaqësuesit demokrat kanë akuzuar Spiropalin se e ka kthyer Kuvendin në pronë të mazhorancës socialiste, si dhe denoncuan  faktin se kriteri i zgjedhjeve është shkelur nga ana e mazhorancës socialiste. 

    Shtyrja e seancës plenare e datës 12 qershor nga ana e Kryetares së Kuvendit ka sjell debate mes opozitës dhe mazhorancës në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar Spiropalin se e ka kthyer Kuvendin në pronë të mazhorancës socialiste, duke marrë vendime të njëanshme.

    ‘Nuk ka asnjë arsye për të shtyrë seancën e Kuvendit. S’ka asnjë arsye të shtyhet seanca nga data 12 për në datën 16 sepse kjo është miratuar nga Konferenca e Kryetareve. Kuvendi nuk është pronë dhe plaçkë e juaj siç keni tentuar ta trajtoni në kohët e fundit’, theksoi Bardhi.

    Edhe deputetja Jorida Tabaku, teksa iu referua procesit të integrimit, denoncoi faktin se kriteri i zgjedhjeve është shkelur nga ana e mazhorancës socialiste. 

    ‘Gjuha juaj ishte ndarëse dhe përçmuese ndaj kundërshtarit. Foltorja e Kuvendit nuk mund të përdoret për këtë gjuhë. Kjo nuk është gjuha që kërkon integrimi. Më vjen keq të them por, që kur ju keni marrë drejtimin e Kuvendit kemi bërë hapa pas në Këshillin e Integrimit por edhe ne Komisionin  e Posaçëm e me pas në procesin elektoral.  Nuk i keni kryer detyrat. Zgjedhjet janë kriteri dhe kushti i parë në gjitha raportet dhe detyrat, që kërkohen për procesin e integrimit. E ky kriter u shkel në zgjedhjet e fundit’, u shpreh Tabaku.

    Në seancën e fundit plenare nuk munguan përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës për farsën elektorale të 11 majit.

  • Debate në Kuvend, Noka-mazhorancës: Themelet e pushtetit tuaj qendrojnë mbi farsën e 11 majit

    Debate në Kuvend, Noka-mazhorancës: Themelet e pushtetit tuaj qendrojnë mbi farsën e 11 majit

    Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, në fjalën e tij në Kuvend ka deklaruar se 11 maji ishte një farsë elektorale dhe se pushteti i mazhorancës nuk ka legjitimitet për sa kohë që nuk bazohet në votë dhe vullnetin e qytetarëve.
    “11 maji ishte një farsë elektorale. Pushteti i mazhorancës nuk ka asnjë legjitimitet për sa kohë nuk buron nga vota dhe vullneti i qytetarëve,” deklaroi Noka, duke akuzuar qeverinë për kapjen e institucioneve dhe përpjekje për të mbuluar mungesën e demokracisë me një fasadë formale.
    Sipas tij, procesi zgjedhor nuk përfaqësoi një garë të vërtetë midis alternativave, por një përballje e pabarabartë ku opozita u vendos përballë gjithë aparatit shtetëror, të mbështetur nga grupe kriminale.
    “Demokracia është gjymtuar me vullnetin tuaj dhe të ‘sulltanit’ tuaj. Ajo që ka mbetur është vetëm fasada, ndërsa themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi një votë të tjetërsuar,” tha Noka.
    Ai akuzoi qeverinë se ka institucionalizuar “tregun e votës”, duke e krahasuar procesin zgjedhor me tregjet e gjësë së gjallë në qytetet e vendit.
    “E kthyet 11 majin në treg votash. Në çdo qytet, aty ku ka pasur dikur treg kafshësh, ju ndërtuat tregje të votës, ku liria dhe zgjedhja u shitën dhe u blenë në mënyrën më të turpshme,” përfundoi ai.