Tag: mazhorancës

  • Konstituimi i Komisionit të Reformës Territoriale, PD pas mungesës në seancën e parë: Ishim në Komisionin e Ekonomisë

    Konstituimi i Komisionit të Reformës Territoriale, PD pas mungesës në seancën e parë: Ishim në Komisionin e Ekonomisë

    Pas konstituimit të Komisionit për Reformën Territoriale, me votat e mazhorancës dhe aleatëve të opozitës, ka reaguar PD.

    Sipas PD, e cila nuk mori pjesë në Komision në fjalë, mbledhja është vendosur në mënyrë të njëanshme nga përfaqësuesit e mazhorancës dhe se deputetët e PD nuk ishin prezentë sepse ishin në një tjetër Komision, aty ku po diskutohej për buxhetin 2026.
    “Mbledhja e Komisionit është vendosur në mënyrë të njëanshme nga ana e përfaqësuesve të mazhorancës. Ndërkohë deputetët e opozitës ishin të angazhuar në komisionet parlamentare në diskutimin e buxhetit për vitin 2026”, thuhet në reagimin e PD.

    Top Channel

  • Mbyllet numërimi i procesit të votimit për 5 bashkitë, ja kush kandidat shpallet fitues

    Mbyllet numërimi i procesit të votimit për 5 bashkitë, ja kush kandidat shpallet fitues

    Partia Socialiste është shpallur fituese në të pesta bashkitë ku të dielën u zhvilluan zgjedhjet të pjesshme lokale.
    Me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët, qytetarët në Mat, Berat, Cërrik, Vlorë dhe Tepelenë vendosën që mandatin prej një viti e gjysëm t’ua besojnë kandidatëve të mazhorancës, kjo edhe sepse opozita nuk doli me kandidatët e saj në këto zgjedhje por vendosi të mbështesë kandidatë të pavarur.
    Në total ditën e dielë në 5 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet kishin të drejtë vote rreth 334 mijë qytetarë dhe në mbylljen të qendrave të votimit vetëm 18.45% prej tyre kishin ushtruar të drejtën e tyre.
    Pjesëmarrja më e ulët ishte në Vlorë, atje ku kandidatja e mazhorancës, Brunilda Mersini, e cila dorëzoi mandatin e deputetes, të cilin as e kishte përuruar në foltoren e Kuvendit, fitoi thellë ndaj rivalit të saj në garë të mbështetur nga PD.
    Nga 144 mijë qytetarë të Vlorës, vetëm 18 111 prej tyre votuan të dielën ose 12.54%, me Mersnin që mori 15672 vota ndaj 2333 që mori Dionis Sota. Kandidati i tretë Gjergji Nika e mbylli garën me 1975 vota.
    Në Bashkinë e Beratit, Ervin Ceca i Partisë Socialiste fitoi bindshëm me 13050 vota ndaj rivalit direkt Pavlo Shkarpa që mori 2607 të tilla.
    Në Cërrik, Florenc Doka i PS mori 6201 vota ndërsa kandidati Amarildo Hoxha 1888. Në garë në këtë bashki ishte dhe Eligert Hima nga Shqipëria Bëhet që grumbulloi 1275 të preferencave.
    Altin Bojni do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Matit, pasi fitoi bindshëm ndaj Eduard Brahilikës. Në këtë garë edhe pse kishte një përçarje nga radhët e mazhorancës, Suzana Pasha nuk mundi të dalë më shumë se e treta.
    Bojni, ka fituar me mbi 66% të votave, duke lënë pas kandidatët e pavarur Eduart Brahilika dhe Suzana Pasha.
    Tepelena mbetet në duart e socialistëve. Gramoz Sako mori 77% të votave në këtë bashki, kundrejt 22% që shkuan për kandidatin e mbështetur nga opozita Gabriel Guma.
    Zgjedhjet kryesisht shkuan pa probleme dhe incidente madhore që mund të cënonin integritetin e tyre. Policia e Shtetit kishte angazhuar në terren më shumë se 615 efektivë, teksa për herë të parë u përdor dhe Inteligjenca Artificiale për numërimin e votave në bashkinë e Tepelenës.
     

  • REZULTATET/ PS i fiton të pesta bashkitë, ‘zhgënjejnë’ të pavarurit e mbështetur nga PD

    REZULTATET/ PS i fiton të pesta bashkitë, ‘zhgënjejnë’ të pavarurit e mbështetur nga PD

    Partia Socialiste është shpallur fituese në të pesta bashkitë ku të dielën u zhvilluan zgjedhjet të pjesshme lokale.
    Me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët, qytetarët në Mat, Berat, Cërrik, Vlorë dhe Tepelenë vendosën që mandatin prej një viti e gjysëm t’ua besojnë kandidatëve të mazhorancës, kjo edhe sepse opozita nuk doli me kandidatët e saj në këto zgjedhje por vendosi të mbështesë kandidatë të pavarur.
    Në total ditën e dielë në 5 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet kishin të drejtë vote rreth 334 mijë qytetarë dhe në mbylljen të qendrave të votimit vetëm 18.45% prej tyre kishin ushtruar të drejtën e tyre.
    Pjesëmarrja më e ulët ishte në Vlorë, atje ku kandidatja e mazhorancës, Brunilda Mersini, e cila dorëzoi mandatin e deputetes, të cilin as e kishte përuruar në foltoren e Kuvendit, fitoi thellë ndaj rivalit të saj në garë të mbështetur nga PD.
    Nga 144 mijë qytetarë të Vlorës, vetëm 18 111 prej tyre votuan të dielën ose 12.54%, me Mersnin që mori 15672 vota ndaj 2333 që mori Dionis Sota. Kandidati i tretë Gjergji Nika e mbylli garën me 1975 vota.
    Në Bashkinë e Beratit, Ervin Ceca i Partisë Socialiste fitoi bindshëm me 13050 vota ndaj rivalit direkt Pavlo Shkarpa që mori 2607 të tilla.
    Në Cërrik, Florenc Doka i PS mori 6201 vota ndërsa kandidati Amarildo Hoxha 1888. Në garë në këtë bashki ishte dhe Eligert Hima nga Shqipëria Bëhet që grumbulloi 1275 të preferencave.
    Altin Bojni do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Matit, pasi fitoi bindshëm ndaj Eduard Brahilikës. Në këtë garë edhe pse kishte një përçarje nga radhët e mazhorancës, Suzana Pasha nuk mundi të dalë më shumë se e treta.
    Tepelena mbetet në duart e socialistëve. Gramoz Sako mori 77% të votave në këtë bashki, kundrejt 22% që shkuan për kandidatin e mbështetur nga opozita Gabriel Guma.
    Zgjedhjet kryesisht shkuan pa probleme dhe incidente madhore që mund të cënonin integritetin e tyre. Policia e Shtetit kishte angazhuar në terren më shumë se 615 efektivë, teksa për herë të parë u përdor dhe Inteligjenca Artificiale për numërimin e votave në bashkinë e Tepelenës.

  • ‘Mazhoranca na ofendon’, Spahia kërkesë Peleshit: Mos mbaj anë gjatë drejtimit të seancës

    ‘Mazhoranca na ofendon’, Spahia kërkesë Peleshit: Mos mbaj anë gjatë drejtimit të seancës

    Seanca parlamentare e ditës së sotme u tensionua nga një ndërhyrje procedurale e deputetit të opozitës, Bardh Spahia, i cili ngriti shqetësimin për përdorimin e gjuhës së papërshtatshme nga ana e deputetëve të mazhorancës.
    Ai akuzoi drejtpërdrejt se përfaqësues të shumicës parlamentare kanë përdorur termin fyes “lehin” në drejtim të deputetëve opozitarë, pa hasur në asnjë masë ndëshkimore nga drejtuesi i seancës.
    “Nuk ndërmerret një masë kur nga ana e mazhorancës përdoren terma ‘lehin’ për deputetët e opozitës. U përdor disa herë ky term dhe ju ju hyn në një vesh dhe ju del nga tjetri,” deklaroi Spahia, duke kërkuar me forcë paanshmëri në drejtimin e punimeve të Kuvendit.
    Ai vuri në dukje një standard të dyfishtë, duke theksuar se merren masa “krejt qesharake” ndaj deputetëve për çështje minore, ndërkohë që ofendimet e rënda kalojnë pa u vënë re.
    Në përgjigjen e tij, Kryetari i seancës pranoi se mund të mos dëgjojë çdo fjalë që thuhet në sallë, por theksoi se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi të. Peleshi sqaroi se deputetët kanë të drejtën dhe mekanizmin për t’iu drejtuar Sekretariatit të Etikës për të kërkuar marrjen e masave disiplinore.
    Ky incident nxjerr në pah edhe një herë klimën e tensionuar dhe debatin e vazhdueshëm mbi etikën dhe gjuhën e përdorur në parlamentin shqiptar.
    Deklarata e deputetit Spahia:
    Kryetar, kam në radhën. Dhe nuk ndërmerret një masë kur nga ana e mazhorancës, përfaqësuesit të mazhorancës, përdoren terma lehin për deputetët e opozitës.
    U përdor disa herë ky term dhe ju ju hyn në një vesh dhe ju del nga tjetri.
    Ju lutem, duam paanësinë në drejtimin e seancës. Dhe jo të merren ato masa krejt qesharake për një deputet që nuk ka lëvizur nga karrigia e vet tek e fundit. Ndërkohë që këtej flasin ofendimet për opozitën dhe ju nuk ju bëjnë aspak përshtypje. Faleminderit.

  • Teliti: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn, pasojë e qëndrimit të mazhorancës që refuzoi transparencën

    Teliti: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn, pasojë e qëndrimit të mazhorancës që refuzoi transparencën

    Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen e Erion Veliajt, duke e cilësuar atë si pasojë të drejtpërdrejtë të veprimeve të mazhorancës. Sipas Telitit, shumica socialiste ka refuzuar kërkesën e opozitës për të pasuruar vendimin e Këshillit Bashkiak me të gjitha shkeljet reale të kryera nga kryebashkiaku, si dhe për t’i garantuar atij të drejtën kushtetuese të mbrojtjes para këtij institucioni.

    Reagimi i plotë: 

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen Veliaj është pasojë e drejtpërdrejtë e qëndrimit të mazhorancës, e cila refuzoi kërkesën tonë për të pasuruar vendimin e shkarkimit nga Këshilli Bashkiak me shkeljet reale të shumta të kryera nga kryetari i bashkisë, si dhe për t’i garantuar atij të drejtën kushtetuese të mbrojtjes para Këshillit Bashkiak.
    Ne do të vazhdojmë të kërkojmë transparencë dhe përgjegjësi, ne do vazhdojmë betejën për Tiranën kurdo qofshin zgjedhjet.
     

  • PS ende pa një emër për Avokatin e Popullit, Balla: Të gjejmë konsensus me opozitën

    PS ende pa një emër për Avokatin e Popullit, Balla: Të gjejmë konsensus me opozitën

    PS ende nuk ka një emër për postin e Avokatit të Popullit.
    Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi për mediat se fokusi i mazhorancës është gjetja e konsensusit me opozitën për këtë zgjedhje.
    “Jo, PS nuk ka sot një emër për ta mbështetur. Jemi në fazën e vlerësimit të atyre që kanë shprehur interes dhe që mendojnë se mund të japin kontribut. Fokusi sot duhet të jetë te tre grupet parlamentare të opozitës,” u shpreh Balla.
    Më tej ai shtoi se në ditët në vijim, kur të mblidhet komisioni përgjegjës për kandidaturat, duhet të institucionalizohet komunikimi mes opozitës dhe mazhorancës, në mënyrë që t’i jepet fund kësaj situate, pasi mandati i kreut aktual të institucionit ka përfunduar, ndërsa Kuvendi nuk ka arritur ende të zgjedhë pasuesin.

  • ‘Presidenti, mashë e Ramës’/ Kaso: Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të GJK për llogari të ekzekutivit

    ‘Presidenti, mashë e Ramës’/ Kaso: Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të GJK për llogari të ekzekutivit

    Ligjvënësi demokrat, Ivi Kaso e ka cilësuar një mashë të ekzekutivit, Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, referuar qëndrimeve që ky i fundit ka mbajtur për llogari të ekzekutivit.

    I ftuar në edicionin e mbrëmjes në Syri Tv, Kaso tha se nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë, që institucioni i Presidentit të katandiset në ditën që është sot, duke u bërë temë e debatit publik, i cili në vend që të investohet për shqetësimet madhore të shoqërisë shqiptare, bëhet mashë në duart e kryeministrit dhe mazhorancës.

    ‘Ka zgjedhur të jetë zgjatim i Ramës e mazhorancës, duke u de-personalizuar aq shumë sa kompetencat t’i ushtrojë për llogari të pushtetit të ekzekutivit, që ky i fundit s’guxon t’i bëjë. Nuk e di nëse e bën për një mandat të dytë apo për hallin e tij, kemi një institucion që po kthehet në qesharak’, theksoi Kaso.

    Duke folur edhe në cilësinë e Sekretarit për Çështjet Ligjore në PD, deputeti Kaso, tha se ndërhyrja e Presidentit Begaj për ndërprerjen e mandatit të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja, tregon qartë precedentin e rrezikshëm në të cilën mund të futet vendi ynë.

    Dhe e gjithë ‘lufta’ institucionale që po zhvillohet mes Presidentit dhe GJK për ndërprerjen e mandatit të një prej anëtarëve të trupës së Kushtetueses, bëhet për qëllime të ekzekutivit, pasi mazhorancës nuk i pëlqejnë qëndrimet e gjyqtares Bejtja.

    S’jemi katandisur kurrë kaq keq, sa presidenti bëhet temë e ditës. Duhet të përfaqësojë unitetin e kombit, duhet të investohet për shqetësimet madhore të shoqërisë, e jo mashë në duart e kryeministrit e mazhorancës. Por duhet ti japë dinjitet vendin për të qëndruar mbi palët. Ka zgjedhur të jetë zgjatim i Ramës e mazhorancës, duke u de-personalizuara aq shumë sa kompetencat t’i ushtrojë për llogari të pushtetit të ekzekutivit, që ky i fundit s’guxon t’i bëjë. Nuk e di në e bën për një mandat të dytë apo për hallin e  tij, kemi një institucion që po kthehet në qesharak. Për bëmat që s’resht së bëri dhe kthehet në temë kryesore të debatit.

    Jo vetëm vendos precedent, por edhe potencialin për të destabilizuar balancën kushtetuese. Nesër nis shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës së Presidentit të Republikës, në mënyrë që të interpretojë një paragraf për ripërtëritjen e Gjykatës Kushtetese për mandatin e anëtarëve të trupës së  Kushtetueses. Parim rotacioni që s’u zbatua brenda mandatit të vet, nga ngritja me vonesë e GJK u hodh poshtë për shkak të sjelljes institucionale për emërtesat në Kushtetuese. GJK s’investohet për të shpjeguar presidentin, por kur ka konflikt mes organeve kushtetuese. S’është asnjë nga këto raste.

     Duke kërkuar përfundimin e  një mandati të anëtares së GJK, Sonila Bejtja, e cila ka mbajtur qëndrime ndaj mazhorancës, cenon integritetit të trupës së GJK. Precedent tejet i rrezikshëm për t’i përfunduar mandatin një gjyqtari përkundër qëndrimeve që ka mbajtur. Është mospëlqimi i mazhorancës ndaj një gjyqtare të GJK për vendimet, dhe këtë e shpreh përmes institucionit të presidencës, që bëhet mashë e ekzekutivit.

  • ‘Nuk ka turp më të madh, deklaron dhe dypunësim’, Këlliçi: Presidenti noter i mazhorancës, të shkarkohet

    ‘Nuk ka turp më të madh, deklaron dhe dypunësim’, Këlliçi: Presidenti noter i mazhorancës, të shkarkohet

    Presidenti i Republikës duhet të shkarkohet, pasi jo vetëm shkeli dy herë Kushtetutën me dekretin e  zgjedhjeve në Tiranë dhe ministren Diella, por edhe me deklarimin e tij të dypunësimit së fundmi.

    Për këto shkaqe, partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend dhe kërkesën për shkarkim të Bajram Begajt, duke evidentuar 7 nga shkeljet kryesore, një kërkesë e firmosur nga 38 deputetë të opozitës.

    Kështu u shpreh sot në një intervistë për News 24, deputeti i PD, Belind Këlliçi. Ai e cilësoi militant he noter të mazhorancës Begajn, që mbështetjen për këto shkelje e gjente te kryeministri Edi Rama.

    “Presidenti tregoi se është noter dhe ushtar i mazhorancës dhe jo president. Një person antikushtetues që mori e bëri një dekret antikushtetues. Noter i vendimeve të mazhorancës. Ne si opozitë dhe PD kemi dy vjet e gjysmë që kërkojmë zgjedhjet në Tiranë, por prisnim respektimin e afateve kushtetuese. Kurse ky e shkeli duke bërë dekretimin antikushtetues për Tiranën, zgjedhjet. Madje jo vetëm kaq, por bëri shkeljen e dytë edhe me dekretimin e Diellës. Turpi më i madh dhe ndërmarrje militanteske e këtij individi me shkelje kushtetuese dhe anshmëri politike. Ky duhet të jetë garant i Kushtetutës, mos të tregojë anësi”, tha deputeti.

    Ligjvënësi demokrat gjithashtu shpjegoi më tej se kanë gjetur 7 shkelje dhe kanë dorëzuar kërkesën në Kuvend, teksa e cilësoi absure deklaratën e dypunësimit të Begajt.

    “Ne kemi renditur 7 shkelje dhe kërkojmë shkarkimin e tij, sepse ka kryer një sërë veprimesh antiligjore, sikurse edhe punësimi i tij i dytë, nuk e kuptoj se si e ka lejuar stafi i tij të deklarojë edhe dypunësimin, shkelje flagrante e Kushtetutës. Ai kurajon dhe mbështetjen e gjen tek kryeministri i vendit, për të s’ka rëndësi ligji, kushtetuta, rregulli, sepse mbështetjen ia jep kryeministri. Atij i shkëlqejnë sytë kur takon kryeministrin Rama”, tha Këlliçi.

    Deputeti shpjegoi edhe detajet e kërkesës, ku gjithashtu objekt apo argument do të jetë dhe shkelja e fundit e Begajt, dypunësimi në klinikën private, që s’ia lejon ligji dhe Kushtetuta.

    “Kërkesa është dorëzuar sot, firmosur nga 38 deputetë, ndaj kërkojmë shkarkimin e tij, me shkeljet që ka bërë, si dhe lajmi i sotëm absurde, dypunësimi i tij, nuk është normale”, komentoi ligjvënësi demokrat.

  • Enno Bozdo: Pse ka frikë mazhoranca të diskutojë programin e qeverisë?

    Enno Bozdo: Pse ka frikë mazhoranca të diskutojë programin e qeverisë?

    Deputeti Enno Bozdo në fjalën e tij në Parlament ka kritikuar qëndrimin e mazhorancës për moslejimin e debatit mbi programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme, duke theksuar se opozita e ka kërkuar këtë me një qëllim konstruktiv dhe në interes të qytetarëve. Ai ngriti pikëpyetje mbi këndvështrimin e mazhorancës, duke i kërkuar të jenë të sinqertë përpara publikut nëse nuk duan të diskutojnë fare për programin: Të paktën thuajeni hapur, mos e shmangni me procedura!

    Enno Bozdo: Duam ta diskutojmë programin, është në interesin tonë ta diskutojmë dhe për këtë arsye kemi bërë kërkesën.

    Por ajo që nuk kuptohet është ajo që, ju me çfarë arsye me kaq këmbëngulje kundërshtoni faktin që ne të diskutojmë programin. Pse e bëni një gjë të tillë.

    Balla tha që drejtohuni Gjykatës Kushtetuese. Nëse ju nuk doni ta lejoni debatin për programin e qeverisë, të paktën kini mirësinë dhe transparencën para shqiptarëve, të thoni: Jo, nuk duam sepse ashtu duam ne. Nuk duam fare të merremi me programin e qeverisë.

  • Ndërprerja e seancës për qeverinë, Këlliçi: Do përgjigjemi me strategji krejt ndryshe

    Ndërprerja e seancës për qeverinë, Këlliçi: Do përgjigjemi me strategji krejt ndryshe

    Seanca e sotme plenare, ishte e planifikuar si maratonë, por në fakt u zhvillua për vetëm 26 minuta, vjen si pasojë e irritimit të Partisë Demokratike ndaj “Diellës”.
    Në një komunikim me lidhje të drejtpërdrejtë në Klan News, ishte deputeti demokrat, Belind Këlliçi, i cili foli për atë se çfarë ndodhi në seancën e sotme mes debatesh dhe miratimi i një qeverie të re në kohë rekord.
    Këlliçi analizoi shkurtimisht se çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, e cila u bë pas mbarimit të seancës. Deputeti demokrat sqaroi se PD-ja do të përgjigjet ndaj mazhorancës me një strategji plotësisht të re.
    “Kemi pasur një mbledhje shumë të gjatë të grupit parlamentar. Do vijojmë të kemi sërish mbledhje edhe një kalendar shumë intensive të mbledhjeve dhe takimeve. Ka pasur propozime nga më të ndryshme. Padiskutim ne do duhet të përgjigjemi me një strategji edhe komunikimi krejt të ndryshme. Edhe organizimi krejt ndryshme, të gjithë këtyre skenarëve dhe kurtheve politike që mund të ngrejë mazhoranca, që më pas mund të transportohet në sytë e qytetarëve shqiptarë sikur janë skenare apo agjenda të opozitës, kur në fakt nuk janë të tilla. Janë krye këput të mazhorancës”, tha Këlliçi.
    Kujtojmë se Partia Demokratike është shprehur gjithnjë pro modelit të “mosbindjes” në Kuvend. Mbetet për t’u parë sakaq nëse demokratët do të përdorin si strategji sërish mosbindjen në nivel më të “agravuar”, apo do të ketë realisht ndryshime të qasjes së tyre në Parlament ndaj mazhorancës.
    Nga seanca e sotme, përbërja e Këshillit të ri të Ministrave dhe programi qeverisës është votëbesuar me 82 vota pro të shumicës ndërsa demokratët hodhën objekte në drejtim të ministrave dhe kreut të qeverisë. Kjo ishte seanca e tretë brenda javës, pasi parlamenti ka nisur me një agjendë të ngjeshur. Risjellim në vëmendje se me votat e mazhorancës është ndryshuar Rregullorja dhe janë riformatuar komisionet.