Tag: maxwell

  • Strategjia e administratës Trump për dosjen Epstein, zyrtarët e presidentit amerikan vendosin publikimin e materialeve

    Strategjia e administratës Trump për dosjen Epstein, zyrtarët e presidentit amerikan vendosin publikimin e materialeve

    Zyrtarët më të lartë të administratës së presidentit Donald Trump do të mblidhen mbrëmjen e së mërkurës në rezidencën zyrtare të zëvendëspresidentit JD Vance, për të diskutuar strategjinë e mëtejshme të administratës mbi dosjen Epstein.

    Konkretisht do diskutohet nëse do të bëhet publike një audio-regjistrim dhe transkripti i një interviste mes zëvendësprokurorit të përgjithshëm Todd Blanche dhe Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e Jeffrey Epstein.

    Takimi, i konfirmuar nga tre burime të afërta me zhvillimet thotë CNN, do të përqendrohet tek mënyra se si administrata Trump duhet të menaxhojë presionin në rritje për transparencë dhe publikimin e informacioneve që lidhen me rrjetin e abuzimeve seksuale të drejtuar nga Epstein.

    Në këtë darkë do të marrin pjesë zëvendëspresidenti JD Vance, shefja e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles, Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi, drejtori i FBI-së, Kash Patel dhe zëvendësprokurori i Përgjithshëm Todd Blanche.

    Sipas burimeve, administrata është duke shqyrtuar mundësinë për të publikuar regjistrimin dhe transkriptin e intervistës që Blanche zhvilloi muajin e kaluar me Maxwell në zyrën e prokurorisë në Tallahassee, Florida. Audio-materiali përfshin më shumë se 10 orë, dhe ende po transkriptohet e redaktohet për të mbrojtur emrat e viktimave dhe informacione të ndjeshme.

    Gjithashtu, janë duke u shqyrtuar mundësitë që Todd Blanche të mbajë një konferencë për shtyp ose të japë një intervistë ekskluzive, me përmendje të mundshme edhe të një bisede me podkastin e njohur të Joe Rogan. Edhe pse Rogan e ka mbështetur Trumpin, ai ka qenë kritik për mënyrën se si administrata ka menaxhuar çështjen Epstein, duke e quajtur “vijë ndarëse” refuzimin për të zbardhur të gjithë dosjen.

    Departamenti i Drejtësisë dhe FBI nuk kanë dhënë komente për këtë çështje, ndërkohë që CNN raporton se brenda administratës ka patur përplasje mes zyrtarëve si Bondi dhe Patel lidhur me mënyrën e trajtimit të dosjes.

    Presidenti Trump, duke komentuar takimin e Blanche me Maxwell, deklaroi se qëllimi ishte “të mos dëmtohen njerëz të pafajshëm” dhe se nuk ka pasur ndonjë bisedë personale me Blanche për këtë takim. Ai shtoi se është në favor të publikimit të dosjes, por “duhet kujdes që të mos cenohet askush që nuk ka lidhje me rastin”.

    Nga ana tjetër, Komiteti i Mbikëqyrjes në Dhomën e Përfaqësuesve ka lëshuar disa thirrje zyrtare ndaj Departamentit të Drejtësisë dhe disa figurave të larta politike të të dyja partive, për të dorëzuar informacione dhe dokumente të lidhura me Epstein, një lëvizje që shihet si presion i hapur ndaj administratës për transparencë.

    Maxwell, e dënuar në vitin 2022 me 20 vite burg për bashkëpunim me Epstein në abuzimin seksual të vajzave të mitura, ka vazhduar të apelojë dënimin e saj, përfshirë edhe në Gjykatën Supreme. Javën e kaluar ajo u transferua në një kamp burgimi me siguri më të ulët në Teksas – një lëvizje e rrallë për një të dënuar për krime seksuale.

    Ndërkohë, Trump nuk ka përjashtuar mundësinë e një faljeje presidenciale për Maxwell, ndonëse një zyrtar i lartë i administratës i ka thënë CNN-it se aktualisht kjo nuk është në shqyrtim.

  • “Mos e fal Maxwell-in”, thirrja e familjes së Virginia Giuffre për Donald Trump-in

    “Mos e fal Maxwell-in”, thirrja e familjes së Virginia Giuffre për Donald Trump-in

    Përshtatur në shqip, artikull i BBC-së
    Familja e një prej viktimave të abuzuesit seksual Jeffrey Epstein i ka kërkuar Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, të mos e marrë parasysh faljen e bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxwell.
    “Ghislaine Maxwell është një përbindësh që meriton të kalojë pjesën tjetër të jetës në burg,” tha familja e të ndjerës Virginia Giuffre.
    Ata gjithashtu shprehën shqetësim për një koment të fundit të Trump-it, i cili tha se Epstein “i vodhi njerëzit që punonin për mua”, duke përfshirë Giuffre-n, e cila dikur ka qenë punonjëse në klubin e golfit të tij në Florida, Mar-a-Lago.
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i tha BBC-së se, përsa i përket Maxwell-it, “asnjë lehtësim nuk është dhënë apo diskutuar”.
    Në një deklaratë, anëtarët e familjes Sky dhe Amanda Roberts, si dhe Danny dhe Lanette Wilson, thanë se ende po përballen me dhimbjen pas vetëvrasjes së Giuffre-s në prill.
    Trump bëri deklaratën që Epstein i ka “vjedhur” punonjësit e tij nga Epstein gjatë një deklarate për gazetarët në bord të Air Force One, të martën. Ai tha se një nga këta persona ishte Giuffre.
    Giuffre kishte thënë në një dëshmi të vitit 2016 se kishte filluar punë në Mar-a-Lago në verën e vitit 2000, kur ishte vetëm 16 vjeç. Familjarët e saj thanë në deklaratë se “duan të sqarojnë” nëse motra e tyre ishte “shënjestruar” nga Maxwell gjatë kohës që punonte për Trump.
    Ata theksuan se kjo ndodhi në vitin 2000, katër vite përpara se Trump dhe Epstein të kishin një përplasje.
    “Ishte tronditëse të dëgjonim Presidentin Trump të përmendte motrën tonë dhe të thoshte se ishte në dijeni se Virginia ishte ‘vjedhur’ nga Mar-a-Lago,” shkruajti familja.
    “Kjo na bën të ngremë pyetje nëse ai ishte në dijeni për veprimet kriminale të Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell.”
    Familja e Giuffre dënoi gjithashtu prokurorët federalë për takimet e tyre të fundit me Maxwell në burgun e Floridës, ku ajo po vuan një dënim 20-vjeçar. Ata thanë se Maxwell është dënuar më parë për dëshmi të rreme dhe “do të vazhdojë të gënjejë për aq kohë sa kjo i shërben asaj.”
    “Një grabitqare që mendonte vetëm për veten, ajo shkatërroi jetët e vajzave dhe grave të reja pa ndërgjegje,” tha familja e Giuffre. “Virginia gjithmonë ka thënë se Ghislaine Maxwell ishte e egër dhe shpeshherë më mizore se vetë Epstein.”
    Ata shtuan gjithashtu se kalvari i Giuffre kishte vazhduar edhe kur ajo ndihmonte prokurorët.
    “Ajo përjetoi kërcënime për vdekje, kërcënime ndaj fëmijëve dhe familjes së saj, shkatërrim financiar, si dhe dëm të rëndë fizik dhe mendor,” deklaruan ata.
    Ata i bënë thirrje Trump-it që “të mos e marrë kurrë parasysh mundësinë për t’i dhënë ndonjë lehtësi Ghislaine Maxwell”.
    Deklarata përfundoi: “Ajo duhet të qëndrojë në burg — çdo gjë më pak do të hynte në histori si një nga padrejtësitë më të rënda ndaj drejtësisë.”
    Javën e kaluar, Trump u pyet nëse po e mendonte faljen për Maxwell. Ai tha se “nuk e kishte menduar”.
    Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha në një deklaratë: “Presidenti Trump u përgjigj drejtpërdrejt ndaj një pyetjeje nga një gazetar për zonjën Giuffre – ai nuk e përmendi vetë atë.”
    “Ajo që mbetet fakt është se Presidenti Trump e përjashtoi Jeffrey Epstein-in nga klubi i tij sepse ishte i papërshtatshëm me punonjëset femra.”
    Maxwell po merret në pyetje nga zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë si pjesë e një përpjekjeje të administratës Trump për të zbutur kritikat që ka marrë për mënyrën se si është trajtuar çështja Epstein.
    Ish-socialistja britanike ka kaluar së fundmi dy ditë në bisedime me zyrtarin e dytë më të lartë të Departamentit, Todd Blanche. Avokatët e Maxwell-it kanë thënë se ajo është e gatshme të dëshmojë para Kongresit nëse i jepet imunitet nga ndjekjet penale të ardhshme.
    Administrata Trump ka qenë nën presion për të publikuar dosjet që lidhen me Epstein-in, pasi ka dështuar të bëjë publike një listë të përfolur klientësh të këtij financieri të turpëruar.
    Në vitin 2006, Epstein u akuzua në Florida për kërkim prostitucioni dhe më vonë u deklarua fajtor. Në vitin 2019, ai u arrestua për trafik seksual dhe vdiq në burg nga vetëvrasja përpara se të dilte në gjyq.
    Ndërsa Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trump e përjashtoi Epstein nga klubi për sjellje të papërshtatshme, raporte të tjera thonë se përplasja mes tyre ndodhi në vitin 2004 për një pronë buzë oqeanit në Palm Beach, të cilën Trump e bleu pasi ia kaloi Epstein-it në ankand.

  • Dosja Epstein/ Kongresi kërkon që gruaja e milionerit të dëshmojë para tyre, avokatët e Maxwell: Nuk do e bëjë pa imunitet apo falje presidenciale

    Dosja Epstein/ Kongresi kërkon që gruaja e milionerit të dëshmojë para tyre, avokatët e Maxwell: Nuk do e bëjë pa imunitet apo falje presidenciale

    Avokatët e bashkëshortes së Jeffrey Epstein, Ghislaine Maxwell, thanë në një letër drejtuar Kongresit të hënën se ajo nuk është e gatshme të dëshmojë pa imunitet ose një falje presidenciale për të ulur dënimin e saj me 20 vjet burg, sipas New York Times.

    Vëmendja publike kohët e fundit është zhvendosur në mundësinë e Maxwell për të dëshmuar para ligjvënësve pasi administrata Trump ndryshoi papritur kursin dhe refuzoi të publikonte më shumë informacion nga hetimi i dosjes Epstein.
    Jeffrey Epstein, një multimilioner me lidhje të shumta në elitën amerikane, vrau veten në një qeli burgu federal në vitin 2019, menjëherë pas arrestimit dhe padisë së tij për akuza trafikimi seksual.
    Një hetim më shumë se një dekadë më parë e kishte shpallur Epstein fajtor për akuza shtetërore në Florida, gjë që rezultoi në një dënim për krimin e pagesës së vajzave të mitura për të kryer akte seksuale.
    Pas vdekjes së Epstein, Maxwell u akuzua dhe u dënua për konspiracion për të rekrutuar vajza të mitura për t’u abuzuar seksualisht nga Epstein, por çështja ka ngritur dyshime dhe akuza kundër të tjerëve.
    Për muaj të tërë, Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Trump kanë parashikuar publikisht publikimin e afërt të informacioneve të reja të rëndësishme në lidhje me hetimin e Epstein, vetëm për ta ndryshuar papritur kursin këtë muaj dhe për të këmbëngulur që të mos publikohen më informacione, duke zemëruar shumë nga mbështetësit e tyre.
    Trump ishte një mik i hershëm i Epstein përpara se të dy të kishin një krisje në vitin 2004. Presidenti ka mohuar çdo shkelje dhe ka shprehur zhgënjim ditët e fundit që ende i bëhen pyetje në lidhje me çështjen.

    Top Channel

  • Dosja “Epstein” dhe roli i Trump/ Maxwell ofrohet të dëshmojë para Kongresit amerikan, por me kushte të rënda

    Dosja “Epstein” dhe roli i Trump/ Maxwell ofrohet të dëshmojë para Kongresit amerikan, por me kushte të rënda

    SHBA- Bashkëpunëtorja e Jeffrey Epstein, Ghislaine Maxwell, është ofruar të dëshmojë para Kongresit, por me kushte të rëndësishme, përfshirë imunitetin, sipas një liste kërkesash të saj të dërguara në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve nga avokatët e saj.
    Kryetari i Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, James Comer, i kërkoi Maxwellit të dëshmonte muajin e ardhshëm. Në një letër të re dërguar Comerit të martën, avokatët e Maxwell thanë se fillimisht vendosën të përdornin të drejtat e saj që rrjedhin nga Amendamenti i Pestë, por më pas ofruan të bashkëpunonin me Kongresin “nëse mund të vendoset një rrugë e drejtë dhe e sigurt përpara”.
    Avokatët e saj vunë në dukje se Maxwell aktualisht po e apelon dënimin e saj në Gjykatën e Lartë dhe argumentuan se “çdo dëshmi që ajo jep tani mund të kompromentojë të drejtat e saj kushtetuese, të paragjykojë pretendimet e saj ligjore dhe potencialisht të njollosë një grup jurish në të ardhmen”.
    “Këto shqetësime i përkeqësojnë komentet publike nga anëtarët e Kongresit që duket se e kanë paragjykuar besueshmërinë e znj. Maxwell pa e dëgjuar fare atë që ajo ka për të thënë ose pa vlerësuar dokumentacionin e gjerë që e vërteton atë”, thuhet në letër.
    Një zëdhënëse e Komitetit Mbikëqyrës të martën hodhi poshtë idenë e dhënies së imunitetit Maxwell. “Komiteti Mbikëqyrës do t’i përgjigjet së shpejti avokatit të znj. Maxwell, por nuk do të shqyrtojë dhënien e imunitetit në Kongres për dëshminë e saj”, tha zëdhënësja.
    Kushtet e Maxwell, siç janë përcaktuar nga avokatët e saj, përfshijnë:
    -Një dhënie formale e imunitetit.
    -Intervista nuk mund të zhvillohet në qendrën korrektuese ku ajo po vuan dënimin e saj.
    -“Për t’u përgatitur në mënyrë të  përshtatshme për çdo deklaratë në Kongres—dhe për të siguruar saktësi dhe drejtësi—do të na duheshin pyetjet e Komitetit paraprakisht… Pyetjet e papritura do të ishin të papërshtatshme dhe joproduktive.”
    -Intervista do të caktohej “vetëm pas zgjidhjes së kërkesës së saj në Gjykatën e Lartë dhe kërkesës së saj të ardhshme për habeas”.
    Ka të ngjarë që Gjykata e Lartë të mos veprojë mbi peticionin e Maxwell deri në tetor, kur gjyqtarët janë planifikuar të kthehen nga pushimet verore.
    Avokatët e saj thanë se nëse kërkesat nuk mund të përmbushen, “Maxwell nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të përdorë të drejtat e saj të Amendamentit të Pestë”.
    Veçanërisht, letra përfundoi me një apel të fundit drejtuar Presidentit Donald Trump për mëshirë.
    “Sigurisht, në alternativë, nëse znj. Maxwell do të merrte mëshirë, ajo do të ishte e gatshme – dhe e etur – të dëshmonte hapur dhe sinqerisht, në publik, para Kongresit në Uashington DC. Ajo mirëpret mundësinë për të ndarë të vërtetën dhe për të shpërndarë shumë keqkuptime dhe deklarata të gabuara që e kanë pllakosur këtë çështje që nga fillimi”, thanë avokatët e saj./ZËRI

  • Dosja Epstein dhe roli i Trump/ Maxwell ofron të dëshmojë para Kongresit amerikan, por me kushte: Më garantoni marrëveshje për imunitet!

    Dosja Epstein dhe roli i Trump/ Maxwell ofron të dëshmojë para Kongresit amerikan, por me kushte: Më garantoni marrëveshje për imunitet!

    Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e ngushtë e Jeffrey Epstein, është shprehur e gatshme të dëshmojë para Kongresit të SHBA-së, por vetëm nëse i garantohen disa kushte kyçe, përfshirë një marrëveshje për imunitet.

    Në një letër drejtuar Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, avokatët e saj theksojnë se Maxwell, e cila aktualisht po vuan një dënim për trafik seksual të të miturve, nuk do të dëshmojë nëse nuk i sigurohen të drejtat kushtetuese dhe një “rrugë e sigurt përpara”. Ajo gjithashtu po apelon dënimin në Gjykatën e Lartë dhe argumenton se çdo dëshmi mund të kompromentojë mbrojtjen e saj.
    Kushtet që ajo kërkon për të dëshmuar përfshijnë:
    • Dhënie formale e imunitetit nga ndjekja penale.• Marrja e pyetjeve paraprakisht dhe jo në formë të papritur.• Dëshmia të mos zhvillohet në burgun ku ajo ndodhet aktualisht.• Procesi të ndodhë vetëm pas përfundimit të çështjes së saj në Gjykatën e Lartë dhe kërkesës për habeas corpus.
    Në fund të letrës, avokatët e saj i bënë edhe një apel të drejtpërdrejtë Presidentit Donald Trump për ‘mëshirë/ falje’, duke theksuar se nëse ajo do të merrte falje presidenciale, do të ishte “e gatshme dhe e etur të dëshmonte hapur dhe sinqerisht, publikisht, para Kongresit në Uashington DC”.
    Megjithatë, reagimi i zyrtarëve të Kongresit ka qenë i ftohtë. Një zëdhënëse e Komitetit Mbikëqyrës e hodhi poshtë mundësinë e dhënies së imunitetit, duke theksuar se kjo nuk është një rrugë që po shqyrtohet.
    “Nuk mendoj se ka shumë republikanë që duan t’i japin imunitet dikujt që mund të ketë qenë trafikant seksual i fëmijëve,” tha kryetari i komitetit, James Comer, për CNN.
    Maxwell u dënua në vitin 2021 për rekrutimin dhe abuzimin seksual të vajzave të mitura në bashkëpunim me Epstein-in, i cili vdiq në burg në rrethana të diskutueshme në vitin 2019. Ajo po vuan një dënim 20-vjeçar në një burg federal në Florida.

    Top Channel

  • Emri i Elon Musk në dokumentet sekrete të çështjes Epstein? Prestigjiozja britanike zbulon: U përmend gjatë marrjes në pyetje të Ghislaine Maxwell

    Emri i Elon Musk në dokumentet sekrete të çështjes Epstein? Prestigjiozja britanike zbulon: U përmend gjatë marrjes në pyetje të Ghislaine Maxwell

    Emri i Elon Musk dhe ai i vëllait të tij, Kimbal Musk, rezultojnë ndër dokumentet ende të klasifikuara në lidhje me çështjen Epstein.

    Këtë e raporton “Daily Mail”, duke cituar burime të njohura me seancën e gjatë në burg me Ghislaine Maxwell, ish-e dashura dhe bashkëpunëtorja e financierit të ndjerë pedofil Jeffrey Epstein, i cili vdiq në burg në vitin 2019.
    Mediat nuk saktësojnë nëse përmendja e emrit të Elon Musk ka lidhje me ndonjë përfshirje direkte apo thjesht me ndonjë referencë, por raportimi është domethënës, veçanërisht pasi vetë Musk kishte akuzuar publikisht Donald Trump për përpjekje për të mos i publikuar dosjet, duke sugjeruar se ish-presidenti amerikan kishte diçka për të fshehur.
    Ironikisht, sipas “Daily Mail”, Musk rezulton të jetë vetë i përfshirë në këto dokumente – së bashku me vëllain e tij.
    Gjithçka lidhet me një seancë marrjeje në pyetje në burg, ku Ghislaine Maxwell ka bashkëpunuar me hetuesit amerikanë. Ajo është pyetur për një listë prej më shumë se 100 emrash të lidhur me Epstein, përfshirë figura të rëndësishme si princi Andrew, Bill Clinton, Bill Gates, Alan Dershowitz, Les Wexner, Leon Black dhe shumë financues të fuqishëm të Wall Street.
    Burime të “Daily Mail” thonë se kjo ishte hera e parë që Maxwell është pyetur zyrtarisht për princin Andrew dhe të tjerë. “Ajo foli me ndershmëri dhe pa frikë. Nuk u tërhoq nga asnjë pyetje dhe dëshiron që e vërteta të dalë në dritë”, deklaroi një burim i afërt me hetimin.
    Në raport thuhet se përfshirja e emrit të Elon Musk mund të jetë pjesë e një loje hakmarrjeje apo ndëshkimi ndaj tij, pas konfliktit të hapur me Trump në rrjetin X. Megjithatë, vetë hetimi duket se është shtrirë në një spektër më të gjerë figurash publike, çka në mënyrë indirekte ul fokusin te Trump.
    Aktualisht nuk ka ndonjë provë që lidhet konkretisht me ndonjë veprim të paligjshëm nga ana e Musk, por përmendja e tij në një çështje kaq të nxehtë vjen në një moment delikat për reputacionin e tij publik.
    Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, pritet të takohet me Trump pas kthimit të këtij të fundit nga vizita në Skoci. Në axhendë do të jetë analiza e dëshmive të Ghislaine Maxwell dhe mundësia për ndonjë falje apo lehtësim të dënimit për ish-mikeshën e Epstein, në këmbim të bashkëpunimit të saj me drejtësinë amerikane.

    Top Channel

  • “Më pëlqen kryeministri juaj”/ Donald Trump zbarkon në Britaninë e Madhe, Presidenti amerikan flet për Starmer dhe shmang komentet për Maxwell

    “Më pëlqen kryeministri juaj”/ Donald Trump zbarkon në Britaninë e Madhe, Presidenti amerikan flet për Starmer dhe shmang komentet për Maxwell

    Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë disa komente të bujshme nga Britania e Madhe, ku ndodhet në një tur ndërkombëtar, duke prekur tema si njohja e shtetit palestinez nga Emmanuel Macron, marrëveshjet tregtare me Europën dhe takimin e afërt me kryeministrin britanik, Sir Keir Starmer.

    I pyetur për vendimin e presidentit francez Macron për të njohur shtetin e Palestinës, Trump zgjodhi të mos reagojë ashpër: “Kjo është ajo që ai bën, është në dorën e tij, jo në dorën time”, u shpreh Trump, duke shtuar se e respekton Macronin, pavarësisht dallimeve.
    Ndërkohë, duke folur për mundësinë e një marrëveshjeje tregtare mes SHBA-së dhe BE-së, Trump tha se “ka një shans 50-50”, duke mos ndryshuar qëndrimin që ka shprehur më parë për këtë çështje të ndjeshme ekonomike.
    Por më shumë entuziazëm shfaqi kur u pyet për Kryeministrin e Britanisë, Sir Keir Starmer: “Më pëlqen Kryeministri juaj, është pak më liberal se unë, por është njeri i mirë. Ai arriti të mbyllë një marrëveshje tregtare që kishin 12 vite që po e diskutonin. Është një marrëveshje e mirë për Mbretërinë e Bashkuar,” tha Trump, duke konfirmuar gjithashtu se pritet të takojë Starmerin të premten në mbrëmje.
    Në konferencën për shtyp, Trump u pyet gjithashtu për rastin e Ghislaine Maxwell dhe dosjet që lidhen me Jeffrey Epstein, çështje që kanë ndjekur Trumpin edhe gjatë udhëtimeve të tij jashtë vendit.
    “Nuk kam asgjë për të thënë për këtë. Ajo po flet me një njeri shumë të zgjuar dhe shumë të mirë, Todd Blanch,” tha Trump.
    Ai shtoi se nuk ka ndjekur nga afër zhvillimet dhe se shumë njerëz po i kërkojnë të shprehet për një falje të mundshme për Maxwell, por: “Ky nuk është momenti për të folur për falje. Jo tani,” përfundoi ai.

    Top Channel

  • Maxwell nuk hesht më! Nis zbardhja e dosjes “Epstein” që mund të rrëzojë figura të mëdha

    Maxwell nuk hesht më! Nis zbardhja e dosjes “Epstein” që mund të rrëzojë figura të mëdha

    Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka përshpejtuar hetimet për çështjen Epstein, duke dërguar zëvendësministrin Todd Blanche të marrë në pyetje Ghislaine Maxwell, ish-e dashura dhe bashkëpunëtorja e miliarderit pedofil, që u vetëvra në burg në vitin 2019.
    Maxwell, e dënuar me 20 vite burg për joshjen e vajzave të mitura në vështirësi ekonomike për t’i dorëzuar tek Epstein, shprehet e gatshme të flasë.
    Vëllai i saj, Ian, konfirmoi për New York Post se ajo ka në dorë prova materiale të panjohura gjatë gjyqit të vitit 2021. Deri më tani, Maxwell nuk kishte dëshmuar kurrë, pavarësisht se ishte në dijeni të plotë të axhendës private të Epstein: emra, data, vende.
    Departamenti i Drejtësisë duket se ka dashur të veprojë përpara Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, i cili e ka thirrur Maxwell-in në dëgjesë më 11 gusht, një vendim i mbështetur nga të gjithë demokratët dhe tre republikanë. Por çfarë ngre dyshime është fakti që për ta marrë në pyetje nuk është dërguar një prokuror i zakonshëm, por vetë zëvendësministri Todd Blanche, ish-avokat i Donald Trump në proceset për Stormy Daniels dhe sulmin e 6 janarit.
    Intervistimi u zhvillua në burgun federal të Tallahassee, Florida, ku Maxwell po vuan dënimin. Avokati i saj, David Oscar Markus, tha për mediat: “Zonja Maxwell iu përgjigj çdo pyetjeje. Nuk e ndaloi asnjëherë marrjen në pyetje, nuk u mbrojt me ndonjë privilegj ligjor, dha përgjigje të sinqerta dhe të plota.”
    Qëllimi zyrtar i takimit ishte të hetoheshin zbulimet e reja që ajo pretendon të bëjë. Por vizita ka ndezur spekulimet se bëhet fjalë për një tentativë për të negociuar, ndoshta një marrëveshje, ndoshta falje, për të kontrolluar pasojat e mundshme politike të dëshmive që mund të përfshijnë figura të larta.
    Intervista ndodhi në një klimë të tensionuar politike, pas zbulimeve të fundit të Wall Street Journal.
    Këto zbulime kanë përçarë bazën republikane pro-Trump dhe u kanë dhënë demokratëve një armë të fuqishme. Senatori Adam Schiff ka kërkuar dëshminë e Bondi-t dhe shefit të FBI-së, Kash Patel. Po ashtu, disa republikanë janë bashkuar me demokratët për të thirrur në dëshmi edhe Bill dhe Hillary Clinton, të cilët dikur e takonin Epstein-in, ish-drejtorin e FBI-së James Comey dhe madje edhe ish-prokurorin e posaçëm Robert Mueller.
    Për më tepër, është pushuar nga detyra edhe Maurene Comey, vajza e James Comey, prokurore që kishte hetuar dosjen Maxwell-Epstein.
    Gjithçka duket se është në prag të një stuhie të re politike, me emra të mëdhenj që mund të përfshihen në një nga skandalet më të errëta të kohëve moderne.

  • Bashkëpunëtorja e Jeffrey Epstein takohet me Departamentin e Drejtësisë. Roli i saj në dosjen “famëkeqe”?!

    Bashkëpunëtorja e Jeffrey Epstein takohet me Departamentin e Drejtësisë. Roli i saj në dosjen “famëkeqe”?!

    Ghislaine Maxwell, ish-socialitja britanike dhe bashkëpunëtorja e dënuar e Jeffrey Epstein, do të takohet sot me zyrtarë të Departamentit amerikan të Drejtësisë në burgun federal të Tallahassee-s në Florida, ku po vuan një dënim me 20 vjet heqje lirie për përfshirje në rrjetin e shfrytëzimit seksual të të miturve që udhëhiqej nga Epstein.
    Ky zhvillim vjen në një kohë kur presioni publik dhe politik për zbardhjen e plotë të rastit Epstein është në rritje veçanërisht nga mbështetësit e lëvizjes MAGA të presidentit Donald Trump, të cilët po kërkojnë publikimin e të ashtuquajturës “listë klientësh” të miliarderit të ndjerë.
    Bëhet fjalë për emra të fuqishëm që dyshohet se kanë frekuentuar rezidencat e Epstein në Palm Beach, në Neë Mexico dhe në ishullin e tij privat në Karaibe, ku shpesh ndodheshin vajza të mitura.
    Sipas Ëall Street Journal, presidenti Trump është informuar në muajin maj nga Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi se emri i tij përmendet “shumë herë” në dosjet e Epstein. Ajo thuhet se i ka rekomanduar të mos publikojë më shumë materiale, pavarësisht premtimeve të mëhershme për transparencë të plotë.
    Shtëpia e Bardhë ka tentuar ta minimizojë çështjen, por rasti po thellon përçarjen brenda Partisë Republikane, mes mbështetësve të linjës së ashpër pro-Trump dhe republikanëve më moderatë. Tensionet politike u shtuan kur një nënkomision i Dhomës së Përfaqësuesve votoi për të thirrur Maxëell për të dëshmuar më 11 gusht, pikërisht në përvjetorin e gjashtë të vdekjes së Epstein, me votat e të gjithë demokratëve dhe tre republikanëve.
    Kush është Ghislaine Maxwell?
    Maxwell, 64 vjeçe, është vajza më e vogël e Robert Maxëell, dikur pronar i Daily Mirror, Macmillan Publishing dhe pjesë e MTV Europe. Pas vetëvrasjes së të atit në vitin 1991 dhe rrënimit të perandorisë familjare, ajo u shpërngul në Neë York ku u lidh me Epstein, një financier me lidhje të fuqishme që administronte pasuritë e CEO-s së Victoria’s Secret, Leslie Ëexner.
    Shpejt, lidhja mes tyre kaloi nga romantike në bashkëpunim kriminal. Maxëell përdorte statusin e saj shoqëror për t’i afruar Epstein-it vajza të mitura, shpesh në kushte të vështira ekonomike, duke i mashtruar me premtime për punë si masazhatore dhe fitime të lehta. Në fakt, ato përfundonin viktima të abuzimit seksual.
    Një prej dëshmitareve kyçe, Virginia Giuffre, ka rrëfyer se Maxëell e çoi në rezidencën e Epstein në Palm Beach, ku ajo u abuzua seksualisht ditën e parë kur ishte vetëm 16 vjeçe. Giuffre, e cila më vonë do të bëhej një nga akuzueset më të fuqishme të Epstein, ndërroi jetë në prill të këtij viti në rrethana që autoritetet i kanë cilësuar si vetëvrasje.
    Maxëell u arrestua në vitin 2020 nga FBI, ndërsa fshihej në një shtëpi të izoluar në pyjet e Neë Hampshire, me celularin e mbështjellë me letër alumini për të shmangur gjurmimin. Në vitin 2022, ajo u dënua me 20 vjet burg për rekrutimin dhe trafikimin e vajzave të mitura për Epstein. Prokuroria kishte kërkuar një dënim nga 30 deri në 55 vjet.
    A do të flasë Ghislaine Maxwell?
    Pas dështimit për të anuluar dënimin në Gjykatën e Lartë, avokatët e saj po shpresojnë tani për një marrëveshje të mundshme me autoritetet. Ish-avokati i njohur Alan Dershoëitz, vetë i përfolur për lidhjet me Epstein, ka deklaruar se “nëse Maxwell do të ofrohet imunitet, ajo është e gatshme të flasë”.
    Një takim me përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë është planifikuar për sot, çka ka rindezur spekulimet për një bashkëpunim të mundshëm në këmbim të një uljeje dënimi apo lirimi të parakohshëm.
    Përplasjet politike dhe fati i listës së fshehtë
    Rasti Epstein po rikthehet në qendër të debatit politik amerikan. Megjithëse nuk ka ende prova që lidhin Trumpin me krimet e Epstein, përmendja e tij e përsëritur në dosje po nxit tensione në mesin e republikanëve.
    Mbështetësit më të zjarrtë të Trump janë të zemëruar me Prokuroren Bondi dhe drejtuesit republikanë që, sipas tyre, po pengojnë zbardhjen e plotë të dosjeve. Nga ana tjetër, demokratët po e përdorin këtë ndasi për të akuzuar ish-presidentin dhe aleatët e tij për fshehje të qëllimshme.
    Të dhënat mbi listën e përfolur të “klientëve”, nëse ekziston nuk janë bërë publike. Vetë Departamenti i Drejtësisë ka deklaruar se nuk ka një listë zyrtare. Ndërkohë, përplasjet ligjore për hapjen e dokumenteve të jurisë së madhe në Florida dhe New York vazhdojnë, ndërsa gjykatat janë të ndara për vlefshmërinë dhe konfidencialitetin e këtyre materialeve.

  • Rebelim në MAGA/ Trump kërkon të dëgjohet Maxwell, a do të zbulohet “lista e Epstein”?

    Rebelim në MAGA/ Trump kërkon të dëgjohet Maxwell, a do të zbulohet “lista e Epstein”?

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar Departamentin e Drejtësisë të kontaktojë avokatët e Ghislaine Maxwell, për të zbuluar nëse ekzistojnë ende krime të pashqyrtuara në skandalin famëkeq të Jeffrey Epstein.
    Lëvizja vjen mes presioneve në rritje brenda vetë radhëve të mbështetësve të tij MAGA, të cilët janë të zemëruar që Trump ende nuk ka publikuar të gjitha dokumentet e çështjes. Kjo ka ndezur revoltën brenda kampit të tij, veçanërisht mes ndjekësve të teorive të konspiracionit si QAnon, që besojnë se ekziston një “komplot pedofilësh global”, ku përfshihen Barack Obama dhe Papa Françesku.
    (QAnon është një teori konspirative ekstreme dhe një lëvizje politike që ka lindur në Shtetet e Bashkuara në vitin 2017, dhe që u përhap me shpejtësi përmes rrjeteve sociale)
    Epstein, miliarderi i dënuar për trafik vajzash të mitura, vdiq në burg në vitin 2019, në rrethana të dyshimta. Ghislaine Maxwell, ish-e dashura dhe bashkëpunëtorja e tij, aktualisht po vuan një dënim prej 20 vjetësh burg. Që atëherë, është spekuluar për një “listë klientësh të fuqishëm” që përfitonin nga rrjeti i tij.
    Trump, që gjatë fushatës premtoi transparencë të plotë, tani po akuzohet se po e mbyll çështjen. Sekretarja e tij e Drejtësisë, Pam Bondi, deklaroi se “nuk ka më asgjë për të zbuluar” dhe se Epstein është vetëvrarë. Por kjo deklaratë ka shkaktuar revoltë brenda MAGA-s, që tani dyshon se vetë Trump po fsheh diçka.
    Trump ka urdhëruar publikimin e dokumenteve të Grand Jury që akuzuan Epstein, por kjo nuk ka mjaftuar. Ghislaine Maxwell thuhet se është kundër këtij publikimi. Ndërkohë, Alan Dershowitz, avokati i mëparshëm i Trump dhe Epstein, deklaroi se “lista e klientëve nuk ekziston” dhe se “emri i Trump nuk është aty”.
    Zëvendësministri i Drejtësisë, Todd Blanche, që më herët ishte avokat i Trump në çështjen e Stormy Daniels, ka konfirmuar se po planifikon një takim me Maxwell.
    Por lind pyetja: a është ky një hetim i mirëfilltë, apo një tjetër tentativë e Trump për të mbyllur dosjen Epstein dhe për të mbrojtur emra të fuqishëm, mbase dhe veten?!