Tag: maturantë

  • Nota më të mira se vjet! Rezultatet e Maturës 2025, afro 3 herë më pak “mbetës”

    Nota më të mira se vjet! Rezultatet e Maturës 2025, afro 3 herë më pak “mbetës”

    Rezultatet e provimit të gjuhës së huaj për Maturën Shtetërore 2025 janë publikuar pasditen e së enjtes dhe statistikat tregojnë një përmirësim të dukshëm krahasuar me një vit më parë.

    Provimin e kanë dhënë gjithsej 25.742 maturantë, ndërsa vetëm 399 prej tyre kanë mbetur – një vit më parë kjo shifër ka rezultuar 952 maturantë.

    Kalueshmëria këtë vit përkthehet në 98,45 për qind, më e larta e tri viteve të fundit, ndërsa maturantët ekselentë, që kanë arritur të marrin notën maksimale 10, janë  216 të rinj.

    Nota mesatare për provimin e Gjuhës së Huaj këtë vit është 7,8, një tjetër tregues pozitiv për cilësinë e përgjithshme të rezultateve.

    Sipas Portalit Studentor, pjesa më e madhe e maturantëve janë vlerësuar me nota nga 9–9,99. Këto vlerësime i kanë marrë 8.073 maturantë. 4.990 maturantë të tjerë janë vlerësuar me notat nga 7–7,99, ndërsa pjesa tjetër, mbi 4.000 maturantë, janë vlerësuar me notat 8–9.

  • Dalin rezultatet e provimit të Maturës/ Skënder Cena “maturanti” 74-vjeçar diplomohet pasi kalon provimin e anglishtes

    Dalin rezultatet e provimit të Maturës/ Skënder Cena “maturanti” 74-vjeçar diplomohet pasi kalon provimin e anglishtes

    Maturanti më i veçantë për këtë vit në provimet e Maturës Shtetërore, 74-vjeçari Skënder Cena, sot është diplomuar pasi kaloi me sukses provimin e Anglishtes.
    Cena ishte shprehur ditën e provimit se do të merrte notën 6, por duket se i kaloi pritshmëritë, pasi ai është vlerësuar me notën 7.
    Aksidenti në rini në hidrocentralin e Fierzës, i mori pjesërisht shikimin dhe u bë pengesa e parë për vazhdimin e shkollimit, mes shumë vështirësive ekonomike.
    Mirëpo, kur ishte 64 vjeç, iu rikthye mësimit në shkollën profesionale në Kamëz, por mosha nuk e favorizoi në provimet e maturës.
    Provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 25 743 maturantë. 399 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 216 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.
    Sipas “portali studentor”, kalueshmëria për këtë provim është 98,45% ndërsa nota mesatare është 7.8.
    Më poshtë janë rezultatet:
    Publikimi-i-Rezultateve
    gijotina.com/
     

  • Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025

    Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025

    Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar pak minuta më parë rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025.
    Sipas të dhënave zyrtare, provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 25 743 maturantë.
    399 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 216 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.
    Më poshtë janë rezultatet e provimit:
    Publikimi-i-Rezultateve

  • Dalin rezultatet e provimit të Maturës në gjuhën e huaj, ja lista e notave! 399 mbetës

    Dalin rezultatet e provimit të Maturës në gjuhën e huaj, ja lista e notave! 399 mbetës

    Janë publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të Maturës shtetërore.

    Provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 25 743 maturantë. 399 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 216 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.
    Sipas “portali studentor”, kalueshmëria për këtë provim është 98,45% ndërsa nota mesatare është 7.8.
    Më poshtë janë rezultatet:
    Publikimi-i-Rezultateve
     
     

    Top Channel

  • Gjuha e huaj/ Publikohen notat e provimit të Maturës Shtetërore 2025

    Gjuha e huaj/ Publikohen notat e provimit të Maturës Shtetërore 2025

    Sapo janë publikuar notat e provimit të gjuhës së huaj.

    Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e mëposhtëm:

    https://www.portalistudentor.al/notat-e-matures/

    Provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 25 743 maturantë. 399 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 216 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

    Kalueshmëria për këtë provim është 98,45% ndërsa nota mesatare është 7.8.

    Gjithashtu do të publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit si edhe statistika te mëtejshme për rezultatet e këtij provimi.

     

  • Publikohen notat e Gjuhës së Huaj! 216 maturantë ekselentë, 399 ngelës!

    Publikohen notat e Gjuhës së Huaj! 216 maturantë ekselentë, 399 ngelës!

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Janë publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të Maturës shtetërore. Maturantët mund të shikojnë notat e tyre në dokumentin zyrtar të publikuar nga QSHA në linkun më poshtë: 
    Shikoni rezultatin këtu
    Provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 25 743 maturantë. 399 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 216 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 98,45% ndërsa nota mesatare është 7.8.
    Dokumenta bashkëngjitur

  • Matura 2025, publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj

    Matura 2025, publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj

    Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj. Rezultatet janë shpërndarë nga Qendra e Shërbimeve Arsimore.
    399 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 216 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 98,45% ndërsa nota mesatare është 7.8.

    Mbi 27 mijë maturantë iu nënshtruan provimit, i cili zgjati 2 orë e 30 minuta, ndërkohë si çdo vit u përsërit sërish skema, vetëm pak nga nisja e provimit, në rrjetet sociale doli teza. Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi të kufizuara.
    Linku

  • Matura Shtetërore/ 27 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

    Matura Shtetërore/ 27 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

    Maturantët i nënshtrohen këtë të martë provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhë Letërsisë.

    Testimi i nxënësve pritet të nisë në orën 10:00. Vetëm me kartën e identitetit dhe stilolapsin me vete nxënësit duhet të paraqiten një orë e 30 minuta para nisjes së provimit në 10:00. Ata do të kenë 2 orë e 30 minuta kohë për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve.
    Në të gjithë vendin, sipas Ministrisë së Arsimit, janë 27 mijë maturantë që do të zhvillojnë provimet për të vijuar më pas me aplikimin për në sistemin universitar.
    Provimi i parë ishte ai i gjuhës së huaj, që u zhvillua në 3 qershor. Ndërkohë, më 17 qershor, maturantët do të vijojnë me matematikën dhe do të mbyllin sezonin me provimin me zgjedhje në 24 qershor.

    Top Channel

  • 27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj

    27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj

    Ditëm e sotme mbi 27 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës së Huaj.
    Testimi zyrtarisht nis në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta.
    Nxënësit duhet të paraqiten në ambientet e shkollave përkatëse që prej orës 08:30, të pajisur me një dokument identifikimi, kartë ID ose pasaportë.
    Vlen të theksohet se mbajtja e telefonave është e ndaluar.
    Më 10 qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe, më pas më 17 qershor ai i Matematikës dhe i fundit është provimi me zgjedhje, më 24 qershor.
    Rezultatet e këtyre katër provimeve kanë rëndësi edhe për hyrjen në universitete pasi maturantët fitojnë rreth 50% të pikëve nga notat e tyre.