Tag: matthäus

  • Leao, Nico apo Barcola? Legjenda Matthäus zgjedh emrin që i duhet Bayern

    Leao, Nico apo Barcola? Legjenda Matthäus zgjedh emrin që i duhet Bayern

    11 Qershor 2025

    16:01

    Telesport

    Nico Williams, Rafael Leão (26) dhe Bradley Barcola. Këto janë tri alternativat e Bayern për krahun e majtë të sulmit në merkaton e verës. Deri tani, Bayern ka vëzhguar, por nuk ka bërë oferta specifike.
    Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthäus, i ka dhënë një sugjeirm klubit bavarez. Sipas tij, lojtari i duhur është portugezi, pavarësisht se këtë sezon kaloi vështirësi.
    “Leão ndoshta nuk pati sezon të qëndrueshëm te Milani, por kjo ka ndodhur edhe sepse nuk pati besimin maksimal të trajnerit. Ja pse shoh një potencial të madh tek ai, nëse Kompany dëshiron ta ndërtojë skuadrën rreth tij. Portugezi ka shpejtësi dhe e tregoi në finalen e Nations League me Spanjën. Ai mund të luajë edhe si qendërsulmues, pra një zëvendësues për Harry Kane. Do të ishte zgjedhja ime numër 1 për Bayern”.

  • Matthäus: Uroj që Interi ta fitojë Champions-in, ka qenë ekipi më i qëndrueshëm

    Matthäus: Uroj që Interi ta fitojë Champions-in, ka qenë ekipi më i qëndrueshëm

    23 Maj 2025

    10:46

    Alfred Lleshi

    I ftuar në podcastin “Il Posticipo”, ish-mesfushori gjerman i Interit, Lothar Matthäus ka analizuar finalen e Ligës së Kampionëve, që do të luhet më 31 maj në Mynih, mes Interit dhe PSG. Këto ishin fjalët e tij: “Shpresoj që Interi ta fitojë Champions League.
    Inzaghi ka bërë një punë të shkëlqyer, duke eliminuar skuadra të forta si Bayern Munich dhe Barcelona, pasi kishte bërë edhe një fazë grupesh shumë të mirë. Mendoj se Interi ka qenë skuadra më e qëndrueshme gjatë gjithë garës, prandaj do ta meritonte fitoren”.
    Ndërkohë, për finalen që do të luhet në “Allianz Arena”, prefektura e Milanos ka konfirmuar se në “San Siro” do të vendoset një ekran gjigant për ta transmetuar ndeshjen.

  • Ish-kapiteni legjendar i Gjermanisë kapet “mat”, kush është e dashura 38 vite më e re e Lothar Matthaus

    Ish-kapiteni legjendar i Gjermanisë kapet “mat”, kush është e dashura 38 vite më e re e Lothar Matthaus

    Ish-kapiteni legjendar i Gjermanisë, Lothar Matthäus, është rikthyer në vëmendjen e publikut, këtë herë jo për arritjet e tij në fushën e blertë, por për jetën private.

    64-vjeçari është fotografuar në një vendpushim skijimi në Ischgl të Austrisë, në shoqërinë e Theresa Sommer, një modele dhe skiatore 26-vjeçare, plot 38 vite më e re se ai.
    Theresa, e cila ka ndjekur studimet për ekonomi, menaxhim dhe psikologji në universitetet prestigjioze britanike King’s College dhe Durham, është gjithashtu një ish-lojtare e xhudos në moshë të re dhe një sportiste aktive në ski. Ajo është parë shpesh në evente publike, por ky shfaqje e përbashkët me Matthäus ka bërë bujë të madhe në mediat gjermane dhe më gjerë.
    Revista Bunte e pyeti Matthäus për natyrën e marrëdhënies së tyre. “Ne jemi këtu për ski – kjo është një çështje private”, u përgjigj ai me një buzëqeshje, duke mos mohuar lidhjen.
    Matthäus, fitues i Kupës së Botës 1990, i Topit të Artë dhe rekordmeni me 150 ndeshje me Gjermaninë, është një figurë emblematike në historinë e futbollit. Ai ka fituar gjashtë tituj të Bundesligës me Bayern Munich, si dhe Serie A dhe Kupën UEFA me Interin.
    Kjo nuk është hera e parë që Matthäus përflitet për marrëdhënie me partnere më të reja. Ish-mesfushori është martuar pesë herë, ndërsa lidhja e tij e fundit me modelen Anastasia Klimko, përfundoi në vitin 2021 pas shtatë vitesh martesë.
    Ndërkohë që disa e shohin marrëdhënien e re si një çështje personale, ajo ka shkaktuar diskutime në rrjetet sociale dhe në media, duke ngritur edhe një herë debatin mbi lidhjet me diferencë të madhe në moshë.

    Top Channel

  • Matthäus kritikon Rüdiger për sjelljen dhe parashikon dënim të rëndë “XXL” për të

    Matthäus kritikon Rüdiger për sjelljen dhe parashikon dënim të rëndë “XXL” për të

    Sipas raportit të finales së Kupës së Mbretit, Ricardo de Burgos Bengoetxea shënoi se Antonio Rüdiger kishte “një sjellje agresive” në fundin e ndeshjes. Lothar Matthäus, legjenda gjermane dhe zë autoritar i “Sky”, kritikoi ashpër sjelljen e mbrojtësit të Real Madridit në “La Cartuja”.
    “Ishte i çmendur. Nuk mund ta kontrollonte më veten dhe shokët e skuadrës duhej ta qetësonin e ta mbanin me shumë forcë. E kapën sikur të ishte një luftëtar, për ta penguar të hynte me vrap në fushë”, – shpjegoi ish-futbollisti gjerman mbi atë që ndodhi me Rüdiger.
    Sipas Matthäus, mbrojtësi gjerman meriton një ndëshkim shembullor pas veprimeve të tij në përfundimin e finales së Seville. Për këtë, ai argumentoi: “Nëse i japin 4 ndeshje pezullim, nuk do të jetë ndonjë gjë e madhe. Mendoj se do të jetë një pezullim dyshifror, sepse ajo që bëri në finale, jo vetëm ndaj gjyqtarit, por edhe ndaj vetes, ishte e papranueshme. Duke qenë edhe lojtar i përfaqësueses së tij, duhet të jetë model për t’u ndjekur. Kësaj here e harroi plotësisht këtë.
    Sigurisht që ka kërkuar falje, pork jo nuk i zhbën veprimet e tij të pamatura. Ndoshta ndihet keq për këtë, por kërkesa për falje erdhi pak vonë, parashikoj që do të marrë një dënim XXL”.
    Pra, Matthäus është i bindur se Rüdiger do të marrë një dënim të rëndë: “Shokët e skuadrës e penguan që të bënte diçka edhe më të keqe. Ai ka një histori me sjellje të tilla kontroverse. Vetëm disa javë më parë, në ndeshjen kundër Atletico Madridit, bëri një gjest të ngjashëm, si prerje e kokës, ndaj tifozëve kundërshtarë”.
    Po ashtu, Matthäus theksoi se, edhe pse ekziston një rivalitet i madh midis Real Madridit, Barcelonës dhe Atletico Madridit, kjo nuk është arsye për të justifikuar sjelljen e Rüdiger në evente si finalja e Kupës së Mbretit: “Derbet janë gjithmonë emocionues, natyrisht, por ai nuk ishte në lartësinë e duhur. Në finalen e Kupës së Mbretit, shpërthimi i tij nuk zgjati vetëm pesë sekonda, por një minutë ose dy e gjysmë”.
     

  • Matthäus i jep këshilla publike Kompany: Müller duhet të luajë titullar ndaj Interit, ndryshe…

    Matthäus i jep këshilla publike Kompany: Müller duhet të luajë titullar ndaj Interit, ndryshe…

    Në vigjilje të sfidës së kthimit mes Interit dhe Bayern Munich, që vlen një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, legjenda gjermane dhe ish-lojtari i të dyja skuadrave, Lothar Matthäus, ka folur për “SkySportDE: “Për Bayernin është një ndeshje me shumë peshë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
    Prandaj, mendoj se Müller duhet të jetë titullar kundër Interit. Ai duhet të luajë, për mua çdo alternativë tjetër është e pamendueshme. Nëse Kompany nuk e zgjedh Müller dhe gjërat shkojnë keq, atëherë trajneri, që ka bërë një punë të shkëlqyer muajt e fundit, do të përballet me momente të vështira”.
    Më tej, ish-kampioni i botës komentoi edhe për mbrojtjen dhe ndeshjen e parë: “Nuk do të ndryshoja shumë në mbrojtje, Kim ndonjëherë bën gabime, por ka treguar se për çfarë është i aftë. Javën e kaluar, Bayerni tregoi se ishte skuadra më e mirë.
    Problemi, ashtu si ndaj Dortmundit, ishte konkretizimi i rasteve. Nëse çdo gjë funksionon, Bayerni mund ta përmbysë disavantazhin prej një goli në çdo ndeshje. Në çerekfinalen e parë munguan vetëm disa detaje”.
    Në fund, Matthäus doli në mbrojtje të Harry Kane: “Ai goditi shtyllën, gjërat nuk po i shkojnë mirë, por nuk do ta quaja në krizë. Kane e di ku është porta dhe do të shënojë sërish për Bayernin, shpresojmë që të ndodhë të mërkurën”.

  • Inter-Bayern në “skanerin” e Matthäus: Shpresoj që Kane t’i ketë ruajtur golat…

    Inter-Bayern në “skanerin” e Matthäus: Shpresoj që Kane t’i ketë ruajtur golat…

    Ish-numri 10 i Interit, Lothar Matthäus, ka dhënë një intervistë për “Abendzeitung”, në prag të ndeshjes së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich: “Në gjoksin tim rrahin dy zemra. Nuk është e bukur ndjesia kur duhet të vuash apo të qash bashkë me një skuadër.
    Mrekullia në Milano ka ndodhur tashmë dhe Bayerni, ashtu si futbolli gjerman, ka kujtime të mëdha nga ‘San Siro’. Asgjë nuk është ende e humbur. Në ndeshjen e parë u panë qartë pikat e dobëta të Bayernit, çaloi shumë në mbrojtje.
    Bavarezët kishin mangësi dhe ishin shumë të ngadaltë në duelet një kundër një. Iu mungojnë katër titullarë: Jamal Musiala, Manuel Neuer, Dayot Upamecano dhe Alphonso Davies, katër lojtarë të mëdhenj, por megjithatë Bayerni ka mundësi të mëdha për të kaluar më tej. Në mbrojtje, i vetmi titullar i pranishëm është Kim, por edhe ai ka problemet e veta.
    Nëse Interi është i zgjuar, do ta sulmojë Bayernin. Skuadrës bavareze nuk i pëlqen të shtypet dhe të mos ketë hapësira për të marrë frymë. Bayerni duhet fillimisht të shënojë një gol dhe të mos pësojë, pastaj loja do të rifillojë nga e para. Ata kanë durim, përvojë dhe gjithashtu cilësi.
    Kane? Shpresoj që t’i ketë ruajtur golat për të mërkurën. Ndoshta do të përfitojë nga momenti vendimtar në Milano për ta çuar Bayernin në gjysmëfinale. Barcelona është favorite në Europë. Flick mishëron stilin që e ka bërë të famshme Barcelonën. Hansi gjithmonë ka luajtur futboll spektakolar, është impresionues”.

  • Matthäus për mundësinë që Neymar t’i bashkohet Bayernit: Nuk na duhen “showman”…

    Matthäus për mundësinë që Neymar t’i bashkohet Bayernit: Nuk na duhen “showman”…

    11 Prill 2025

    8:13

    Alfred Lleshi

    Ish-futbollisti i Bayern Munich, Lothar Matthäus, ka shprehur mendimin e tij për mundësinë që Neymar të bashkohet me skuadrën e Kompany: “Bayerni nuk ka nevojë për ‘showman”. Neymar ka një opinion shumë të lartë për veten.
    E kam vënë re këtë më shumë se një herë. Bayerni është si një familje, kujdesemi për njëri-tjetrin. Neymar është më i përqendruar te vetja se sa te skuadra. Klubi ynë nuk ka nevojë për një lojtar që vë interesat e tij mbi ato të skuadrës”.
    Në janar të këtij viti, Neymar u rikthye te Santosi, aty ku kishte nisur karrierën. Më parë ka luajtur për Al-Hilal, PSG dhe Barcelona. Rikthimi i tij në Brazil nuk ka kaluar pa polemika, pasi ylli brazilian nuk ka luajtur për Santosin prej më shumë se një muaji.
    Ishte paralajmëruar kthimi në fushë kundër Fluminense, por edhe këtë herë bëri “shfaqje”. Gjatë ndeshjes ndaj Bahia-s (2-2), Neymar u fotografua i veshur si Batman në dhomën e zhveshjes së Santosit, gjatë fjalimit para ndeshjes. Sipas një gazetari të “UOL”, numri 10 mori pjesë vetëm në konferencën e shtypit dhe më pas u kthye direkt në shtëpi, pa parë as ndeshjen.

  • Matthäus: Interi nuk e ka cilësinë e Bayernit, por është kompakt dhe i fortë fizikisht

    Matthäus: Interi nuk e ka cilësinë e Bayernit, por është kompakt dhe i fortë fizikisht

    8 Prill 2025

    11:31

    Alfred Lleshi

    Lothar Matthäus kaloi një pjesë të madhe të karrierës së tij te Bayern Munich dhe Interi. Gjermani luajti në Mynih nga viti 1984 deri më 1988 dhe në Milano nga viti 1988 deri më 1992. I intervistuar nga “Kicker”, ai e prezantoi kështu çerekfinalen mes dy ish-skuadrave të tij:
    “Me Dayot Upamecano dhe Alphonso Davies, përveç një Manuel Neuer në formë të plotë, do të ishin bavarezët favoritë. Megjithatë, ata kanë mjaftueshëm lojtarë me klas individual për ta vendosur këtë duel: Harry Kane, Leroy Sané, Michael Olise, Joshua Kimmich. Nuk e shoh këtë cilësi të nivelit më të lartë tek Interi; zikaltrit janë rritur së bashku si kolektiv gjatë viteve”.
    Matthäus megjithatë lavdëron punën e bërë nga Simone Inzaghi: “Është trajner i Interit prej gati 4 vitesh, diçka mjaft e pazakontë në Itali. Kjo kjo tregon shumë për punën e tij. Skuadra është kompakte, e qëndrueshme, e fortë fizikisht. Përzierja mes veteranëve dhe talenteve është perfekte.
    Bayerni ka përballë një detyrë delikate, edhe pse lojtarë të veçantë të Interit si Henrikh Mkhitaryan dhe Yann Sommer ndoshta sot nuk do të ishin titullarë të rregullt në ish-klubet e tyre. Pika e fortë e milanezëve, megjithatë, është përvoja e tyre”.