Aktori David Del Rio është shkarkuar nga sezoni i dytë i serisë televizive të CBS-it, Matlock, për shkak të një hetimi që po zhvillohet ndaj tij lidhur me një akuzë për sulm seksual.
Aktori u largua nga seti më 2 tetor, të njëjtën ditë kur u raportua incidenti. Ngjarja e dyshuar thuhet se ka ndodhur më 26 shtator dhe sipas raportimeve, në të ka qenë e përfshirë kolegia e tij në seri, aktorja Leah Lewis.
Pas publikimit të lajmit, Lewis reagoi në profilin e saj në Instagram me një mesazh mbështetës për veten:
“Po ecim përpara me dashuri dhe forcë. Jam në duar të mira. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe kujdesin. Fjala kyçe është forca. Le të jetë kjo mesazhi,”-shkroi ajo krah një fotografie të saj.
Përfaqësuesi i David Del Rio-s nuk ka dhënë ende ndonjë koment zyrtar. Ndërsa nga CBS Studios kanë konfirmuar largimin e aktorit nga seriali, por kanë refuzuar të japin detaje shtesë.
David Del Rio, i lindur në Florida, u bë i njohur përmes serialit të Nickelodeon “The Troop” (2009–2011). Ai ka luajtur gjithashtu në filmin “Pitch Perfect” dhe në serinë “Maggie”. Aktori është i martuar që nga viti 2018 dhe ka dy vajza.
Roli i tij si praktikant avokatie, Billy Martinez, në serinë Matlock konsiderohej një pikë e rëndësishme në karrierën e tij.
Seriali është një version modern i dramës së njohur ligjore me aktorin legjendar Andy Griffith, që u transmetua nga viti 1986 deri më 1995.
Në versionin e ri, rolin kryesor e mban Kathy Bates.
Që nga premiera e saj në vitin 2024, seria e re Matlock ka marrë vlerësime të shkëlqyera nga kritika, ndërsa Bates është nominuar për Çmimin “Golden Globe” dhe “Emmy” për interpretimin e saj.
Tag: matlock
-

SKANDALI në sheshxhirimin e filmit, aktori e PËSON KEQ!
-

Drama pas kamerave: Aktori i “Matlock” përballet me akuza të rënda
Aktori David Del Rio është larguar nga sezoni i dytë i serisë televizive të CBS, Matlock, pas nisjes së një hetimi ndaj tij lidhur me një akuzë për sulm seksual.
Sipas raportimeve të HuffPost, Del Rio u shkarkua nga seti më 2 tetor, të njëjtën ditë kur u publikua lajmi për incidentin.
Çfarë ndodhi?
Ngjarja e dyshuar mendohet të ketë ndodhur më 26 shtator dhe, sipas burimeve, përfshin aktoren Leah Lewis, kolege e tij në seri.
Pas publikimit të lajmit, Lewis reagoi në rrjete sociale me një postim ku shkruante:
“Mami është këtu. Po ecim përpara me dashuri dhe forcë. Jam në duar të mira. Faleminderit për mbështetjen dhe kujdesin. Fjala kyçe është forca. Le të jetë ky mesazhi.”
Reagimi i palëve
Përfaqësuesi i Del Rio-s nuk ka dhënë ende asnjë koment zyrtar. Nga ana tjetër, CBS Studios konfirmoi largimin e aktorit nga seriali, por refuzoi të jepte detaje shtesë rreth hetimit.
Del Rio nuk është prononcuar publikisht për akuzat, por bashkëshortja e tij, Katherine, reagoi në mënyrë indirekte duke ndarë një fotografi të aktores Leah Lewis me një mbishkrim nëntekstual.
Më vonë, ajo postoi një tjetër imazh me veten dhe një grua të moshuar, duke imituar stilin e komunikimit të Lewis — të dyja postimet u fshinë më pas.