Opozita është mbledhur sërish këtë të hënë përpara Kryeministrisë, ku po zhvillohet foltorja e radhës.
Ashtu si në protestat e mëparshme, edhe këtë herë janë bashkuar dhjetëra qytetarë dhe deputetë të opozitës.
Gjatë protestës, fjalën e mori një qytetar nga Mati, ish-minator dhe ish-kryetar i fshatit Urxall. Ai u ngjit në foltore me një elektrik të vendosur në ballë, të cilin e mbajti deri në përfundim të fjalimit.
“Një copë bukë thatë e kam futur në fund të çantës së shpinës, nuk pata lekë me i dhënë makinës. Kam ardhur në këmbë nga rrethi i Matit.
Jam Abdi Toçi nga fshati Urxall i Matit, ish-mi
Tag: matit
-

Ish-minatori i Matit vjen në këmbë në protestë: Një copë bukë thatë e kam në fund të çantës, nuk pata lekë me i dhënë..
-

Ura e Matit do të hapet brenda këtij viti
Ura mbi lumin Mat në rrugën nacioanale Lezhë-Milot pritet të hapet për qarkullimin e mjeteve brenda këtij viti. Prej një muaji ajo po i nënshtrohet rikonstruksionit dhe rreth 60% e punimeve ne bazamentin e saj janë kryer, megjithëse prurjet në shtratin e lumit kanë vështirësuar punën gjatë ditëve të fundit. Për rikonstruksionin dhe përforcimin e saj u akorduar një fond emergjente me vlerë 107 milionë lekë. Ura mbi lumin Mat është ndërtuar në vitin 1982 dhe ka një gjatësi prej 844 metër duke u konsideruar një prej urave më të gjata në vendin tonë.
-

KQZ: Deri në orën 12:00 kanë votuar 11.02% e zgjedhësve
Qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës po votojnë sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe deri në orën 12:00 pjesëmarrja në votime rezulton të jetë 11.02%.
Pjesëmarrje më e lartë në votime deri tani regjistrohet në bashkinë e Matit ku kanë votuar 24.24 % e zgjedhësve për të vijuar me bashkinë Tepelenë ku kanë votuar 21.03% e zgjedhësve.
Ndërsa në bashkinë Cërrik kanë votuar15.04% e zgjedhësve, për të vijuar me bashkinë Berat ku deri në orën 12:00 kanë votuar 10.84% e zgjedhësve.
Ndërsa në bashkinë e Vlorës deri në orën mesditë rezulton se kanë votuar 7.03% e zgjedhësve.
Në total pranë KQZ-së kanë raportuar 124 qendra votimi nga 231 që janë në total në 5 bashki. -

Voton kandidati i mbështetur nga PD për Matin, Brahilika thirrje matjanëve: Dilni nga shtëpitë, votoni për ndryshimin
Kandidati i pavarur që mbështetet nga opozita për kryetar të Bashkisë Mat, Eduart Brahilika ka votuar së bashku me bashkëshorten në qendrën pranë Pallatit të Kulturës.
Brahilika dha mesazhin për ndryshim dhe ftoi qytetarët e Matit që të dalin masivisht në votime.
Brahilika: Mesazhi im për popullin e Matit sot është për një drejtim të ri, për një ndryshim të mënyrës se si është qeverisur bashkia Mat. Mesazhi im për matjanët është dilni nga shtëpitë, votoni për ndryshimin.Sa i përket pjesëmarrjes së ulët në votime, Brahilika tha se është faj i keqqeverisjes që Shqipëria po zbrazet.
Brahilika: Shqipëria po tkurret, ne s’kemi ku t’i marrim njerëzit. Unë kur kam hyrë në këtë garë, kam thënë që do marr të gjitha masat që populli i Matit të votojë i lirë. Për çdo shkelje që do konstatohet, do ketë kallëzime. -

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Nis procesi i votimit në Bashkinë e Matit
Procesi i votimit në Bashkinë e Matit ka nisur. Në këtë bashki janë 47 Qendra Votimi dhe 26700 qytetarë do të ushtrojnë të drejtën e votës.
Mat, Altin Bojni është kandidati i PS që jetë përballë Suzana Pashës, e cila është kandidate e pavarur dhe Eduart Brahilikës i mbështetur nga PD. Në Mat, kryetari Agron Malaj dha dorëheqjen për tu bërë deputetë.
-

Rama: Qytetarë të Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës, ushtrojeni të drejtën e votë për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj
Mirëmëngjesi i sotëm i Kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale ka ardhur i shoqëruar me një apel të drejtpërdrejtë drejtuar qytetarëve të Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës. Përmes një foto-mesazhi të publikuar herët në mëngjes, kreu i qeverisë u bëri thirrje banorëve të pesë bashkive të vendit që sot zhvillojnë zgjedhjet e pjesshme vendore, të marrin pjesë në votim dhe të zgjedhin kryebashkiakët e rinj.
Rama e cilësoi votën si “mjetin më të thjeshtë dhe më të fuqishëm që qytetarët kanë në dorë për të ndikuar në cilësinë e jetës së tyre”, duke theksuar se funksionimi i pushtetit vendor lidhet drejtpërdrejt me ritmin e zhvillimit të komuniteteve. Sipas tij, pjesëmarrja e gjerë në këto zgjedhje është vendimtare për të garantuar legjitimitetin e drejtuesve të rinj dhe për të vijuar projektet në kursin e tyre normal.Thirrja e kryeministrit vjen në një klimë politike ku zgjedhjet e pjesshme po shihen si një test për performancën e strukturave vendore, por edhe si një mundësi për qytetarët që të shprehin pritshmëritë e tyre për mënyrën se si dëshirojnë të administrohen bashkitë. Në fund të mesazhit të tij, Rama rikujtoi se votimi është i hapur që në orët e para të mëngjesit dhe i inkurajoi qytetarët “të mos e lënë për më vonë” ushtrimin e së drejtës së tyre.
Me këtë komunikim, kryeministri synon të japë sinjalin e qartë se pjesëmarrja qytetare mbetet gur themeli i një procesi zgjedhor të shëndetshëm, duke e vendosur përgjegjësinë në duart e komuniteteve që sot pritet të vendosin drejtimin e ri të bashkive të tyre.Albert Vataj



