Marco Materazzi, një nga legjendat e futbollit, i intervistuar nga FIFA pak orë para shortit të grupeve të Botërorit 2026 (11 qershor – 19 korrik, SHBA, Meksikë dhe Kanada, me 48 skuadra), tha: “Ne italianët mungojmë që dy edicione, kësaj radhe kemi nevojë të jemi në Botëror. Italia e ka fituar katër herë këtë kompeticion dhe një kombëtare kaq e fortë meriton të luajë fazën përfundimtare”.
“E meritojmë, – vazhdoi Materazzi, – por duhet të rritemi nga çdo pikëpamje dhe të mos mbetemi pas. Nëse dështon dy Botërorë, do të thotë se ke gabuar diçka. Duhet të përmirësohemi, të shikojmë çfarë bëjnë të tjerët dhe të arrijmë në Botërorin 2026. Për ne është thelbësor kualifikimi, pasi futbolli ka shumë rëndësi në Itali dhe është popullor, me tifozë në vend dhe jashtë, veçanërisht këtu në Amerikë.
Shpresojmë të kualifikohemi sepse tifozët dhe ish-legjendat e presin këtë, pas 10-12 vitesh mungesë, një vuajtje e madhe për Italinë. Kam luajtur në një Botëror, në Gjermani, ku ishin shumë italianë që treguan mbështetje. Për ta, kualifikimi dhe një sukses në Botëror do të ishte shans për të kuptuar fuqinë e Italisë, që të arrijë sa më larg”.
Tag: materazzi
-

Materazzi: E meritojmë Botërorin, të shikojmë çfarë bëjnë të tjerët për t’u përmirësuar
-

Materazzi: Interi e di që është më e fortë se Milani, por derbit nuk i dihet kurrë
23 Nëntor 2025
10:14
Alfred Lleshi
Marco Materazzi, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, vlerëson superioritetin aktual të Interit: “Në këtë moment vlen statusi i kryesuesit, çka tregon se Interi është më i fortë se Milani. Dhe kjo nuk është pak”. Ai thekson se Milani është gjithsesi në formë, me “individualitete të mëdha, një mesfushë të shkëlqyer dhe trajner që di si t’i menaxhojë e vendosë lojtarët në fushë”.
Materazzi nënvizon se Allegri “ndoshta nuk ofron spektakël, por e di gjithmonë çfarë bën”. Sa i përket favoritit në supersfidën e mbrëmjes së sotme, ai kujton se derbet shpesh i përmbysin parashikimet: “Inter favorit? Në ndeshje të tilla, fusha mund të thotë gjithmonë diçka tjetër”.
Materazzi sjell si shembull sezonin e kaluar: “Ne si zikaltër nuk fituam asnjë derbi. Dhe 2-3 i Superkupës është fotografia e sezonit të fundit. Humbëm trofe që ishin tashmë në xhep, mendoj edhe për titullin kampion”. -

Materazzi dhe Botërori 2006: Pa penalltinë e Tottit s’do të kisha mundur të kthehesha në Itali
18 Nëntor 2025
8:59
Alfred Lleshi
Ndërsa Italia ende nuk e di nëse do të shkojë në Botërorin 2026 apo do të mbetet jashtë për herë të tretë radhazi, Marco Materazzi kujton me Francesco Totti triumfin e vitit 2006. Në një intervistë të përbashkët për “Bettson.sport”, ish-mbrojtësi i Interit tregoi episodin që, sipas tij, ndryshoi Botërorin dhe karrierën e tij.
“Duhet ta falënderoj Tottin, po të mos kishte shënuar me Australinë në atë penallti, nuk do të kisha mundur të kthehesha në Itali”, – tregon me humor Materazzi. Ai ishte ndëshkuar me karton të kuq në atë ndeshje dhe në momentin e golit ndodhej në dhomën e anti-dopingut, ku duhej të qëndronte i gatshëm për shortin e kontrolleve.
“Kur u dha penalltia, u hodha mbi shtrat. Nuk prita fundin e shortit dhe ika me vrap për ta pritur Tottin në dhomat e zhveshjes”, – shton ai, duke rikujtuar një nga momentet më të tensionuara e vendimtare të Botërorit 2006. -

Materazzi kurorëzon Mourinhon: Njeri karizmatik, trajneri më i ndershëm që kam njohur
15 Nëntor 2025
10:00
Alfred Lleshi
Marco Materazzi nuk ka asnjë dyshim. Për të, José Mourinho është dhe do të mbetet numri një si trajner. Ish-mbrojtësi i Interit e përshkroi “Special One” si “një nga njerëzit më karizmatikë dhe më të ndershëm” që ka njohur ndonjëherë. Ai kujtoi me emocione përqafimin dhe lotët e ndarjes pas tripletës historike të vitit 2010, një moment i paharrueshëm në historinë zikaltër.
“E kuptova direkt se me të do ta fitonim kampionatin lehtësisht. Champions-i ishte më i vështirë, sepse për të triumfuar atje duhen shumë faktorë që të përputhen. Te titulli kisha besim absolut, ishim skuadra për t’u mundur”, – tha Materazzi.
Ai shtoi se Mourinho zgjodhi Real Madridin sepse “ishte treni i dytë ose i tretë që i kalonte pas një triumfi të tillë dhe e kapi menjëherë”. Për Materazzin, lidhja me Mourinhon mbetet një nga kujtimet më të forta të karrierës së tij. -

Materazzi për titullin: Në garë shoh pesë “motra”, por Interi më duket më i forti
21 Tetor 2025
11:15
Alfred Lleshi
Marco Materazzi, ish-mbrojtësi i Interit, në një intervistë për “Corriere dello Sport”, foli për garën e titullit: “Kanë mbetur pesë ‘motra’, të gjithë janë aty, por mendoj se më i forta është Interi”. Ai vlerëson ekuilibrin, forcën dhe cilësinë e skuadrës së Chivu, ndërsa paralajmëron për Milanin kryesues, që përfiton edhe nga mungesa e ndeshjeve europiane. Materazzi shton se Interi mund të ëndërrojë edhe për më shumë: “Champions League për mua luhet para dhe pas Krishtlindjeve. Skuadra gjithmonë ka reaguar pas finaleve”.
Ai kujton edhe ofertën për t’u transferuar te Roma më 2006: “Kisha mundësi të shkoja te Roma, por gjithmonë donin ‘martesë me arra’. Qëndrova tek Interi dhe mendoj se e bëra mirë. Natyrisht, do më kishte pëlqyer të luaja me Totti e De Rossi dhe të fitonim diçka bashkë në nivel klubi”.
Materazzi vlerëson Gianluca Mancini, i cili ka një tatuazh në nder të tij, teksa përmend reputacionin e mbrojtësit ‘të egër’, që Mancini e ka shfrytëzuar për t’u bërë lider te Roma dhe kombëtarja. Për kombëtaren: “Botërori pa Italinë nuk është Botëror. Nuk do të jetë i lehtë kualifikimi, duhet kaluar edhe ‘play-off’, por shpresojmë të gjejmë një kundërshtar të përballueshëm”. -

Materazzi për “Derby d’Italia”: Interi të mendojë renditjen; humbja do ta dëmtonte besimin
13 Shtator 2025
11:57
Alfred Lleshi
Marco Materazzi, ish-mbrojtësi i Interit dhe kombëtares italiane, ka folur për “Derby d’Italia” gjatë një eventi në Milano. Ai komentoi favoritin për titullin e Serie A: “Unë them Napoli. Kur fiton titullin je gjithmonë favorit në sezonin pasardhës, pastaj ata janë forcuar. Sidoqoftë, duhen parë në Champions, si do t’i menaxhojnë ndeshjet çdo tri ditë. Conte është fenomen në fitimin e titujve, por në Champions ka pasur vështirësi, prandaj do të jetë sprovë edhe për të”.
Për favoritët e Champions-it: “Unë them Liverpool. Fitoi Premier League, ndërsa sezonin e kaluar u eliminua nga Champions-i sepse u përball me PSG, ku Donnarumma ishte fantastic. Përndryshe mund t’i kishte shkuar deri në fund”.
Për “Derby d’Italia”: “Do të jetë një ndeshje e ngushtë, ku Interi duhet të mendojë edhe për renditjen, sepse nëse nuk fiton mund të mbetet 4-5 pikë prapa kreut. Nuk janë shumë pikë tani, por kur kërkon siguri, kjo mund të ndikojë”. -

Gruaja kërkoi ndihmë financiare, Materazzi thyen heshtjen për sëmundjen që e dërgoi në karrocë invalidi
Matteo Materazzi, menaxher futbolli dhe vëllai i ish-kampionit të botës Marco Materazzi, ka thyer heshtjen dhe ka konfirmuar publikisht përmes rrjeteve sociale se po lufton me SLA (sklerozë laterale amiotrofike), një sëmundje progresive dhe e rëndë. Deklarata vjen një ditë pas apelit prekës të gruas së tij, Maura.
“Është një moment shumë i vështirë për mua, por pikërisht në kësi momentesh duhet të mendosh me kthjelltësi dhe të veprosh me maturi”, – shkroi ai në Instagram.
Materazzi shpjegon se fushata e mbledhjes së fondeve, e nisur nga bashkëshortja e tij, nuk ka për qëllim vetëm të shpëtojë jetën e tij: “Askush nuk mund të dijë nëse trajtimi që po provohet do të jetë zgjidhja përfundimtare.
Kjo nismë ka lindur sepse tani e kuptojmë më shumë se kurrë sa i rëndësishëm është kërkimi shkencor për SLA dhe sa më shumë mund të jetë në të ardhmen, nëse të gjithë japim një ndihmë konkrete.
Një terapi për SLA mund të ekzistojë, por ende nuk është zbuluar. Duhet ta nxitim këtë garë kundër kohës dhe ndihma e të gjithëve është thelbësore, jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që përballen me këtë ‘përbindësh’”.
Dje u publikua apeli emocional i gruas së tij: “Jam Maura, bashkëshortja e Matteo-s, një baba i mrekullueshëm i dy djemve 16 dhe 19 vjeç. Matteo është 49 vjeç dhe në shtator 2024 iu diagnostikua një mutacion i rrallë i SLA”.
Maura përshkruan përparimin e shpejtë të sëmundjes: Matteo tashmë ndodhet në karrocë, ka humbur lëvizshmërinë e këmbëve dhe të krahëve, së fundi sëmundja i ka prekur edhe aparatin e frymëmarrjes.
Familja ka kontaktuar me Universitetin Columbia në Nju Jork dhe me dr.Shneider, “pionier” në terapinë me ASO (oligonukleotide antisens). Sidoqoftë, për të zhvilluar një trajtim të personalizuar për mutacionin e Matteo-s dhe të tjerëve, që vuajnë nga i njëjti variant, nevojiten 1.5 milionë dollarë, shumë që familja nuk ka mundësi ta përballojë.
“Vetëm me ndihmën tuaj mund të shpresojmë ta arrijmë këtë shifër dhe ndoshta të shpëtojmë jo vetëm jetën e Matteo-s, por edhe të të gjithë atyre që vuajnë si ai. Edhe shuma më e vogël ka rëndësi, sepse pika-pika bëhet det… Faleminderit të gjithëve që do të na mbështesin në këtë luftë për jetën”.
Në momentin e publikimit të sëmundjes, janë mbledhur mbi 21.000 euro nga bota e futbollit dhe më gjerë. -

Dramë në familjen e Materazzi, vëllai Matteo drejt paralizës së plotë. Kërkohet ndihmë për kurimin super të shtrenjtë
Matteo Materazzi po lufton me ALS (Sëmundjen e Neuroneve Motorike). Lajmin e ka dhënë gruaja e tij, Maura, përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale. Vëllai i Marco Materazzi, ish-lojtar i Interit dhe kampion bote me Italinë më 2006, është prekur nga kjo sëmundje neurodegjenerative. Gruaja e tij ka nisur mbledhje fondesh për një terapi eksperimentale në SHBA. Matteo, 49 vjeç, është agjent i FIFA-s dhe menaxher futbolli. Babai i tyre, Beppe Materazzi, ka qenë gjithashtu lojtar dhe më pas trajner.
LAJMI NGA GRUAJA E MATEO“Unë jam Maura, gruaja e Matteo, babai i dy djemve të mrekullueshëm, 16 dhe 19 vjeç. Matteo është 49 vjeç dhe në shtator 2024 iu diagnostikua një mutacion i rrallë i ALS.
Drama e tij nisi në mars 2024, kur duke menduar se kishte një problem me shpinën, filloi të shqetësohej nga ngadalësimi në ecje dhe tërhiqte pak këmbën e majtë. Shpejt humbi shumë peshë dhe kishte vështirësi në ecje. Bëmë shumë ekzaminime, por ato nuk dhanë rezultat.
Në gusht filloi të rrëzohej shpesh, ecja e tij u bë robotike, çdo hap ishte lodhje e madhe. Arritëm të siguronim një takim në qendrën ‘Nemo’ të Romës me profesor Sabatelli. Më 4 shtator morëm lajmin e hidhur të sëmundjes. Në pak muaj, më saktë në fund të dhjetorit, Matteo përfundoi në karrocë me rrota duke humbur shpejt përdorimin e këmbëve. As duart nuk funksionojnë më, i lëviz vetëm pak duart. Sëmundja po përparon shumë shpejt dhe tashmë ka prekur edhe pjesën e frymëmarrjes”, – shkroi zonja Materazzi në rrjetet sociale.MBLEDHJA E FONDEVE PËR MATEOGruaja e tij ka bërë publike sëmundjen me shpresë se do të grumbullojë fondet e nevojshme për kurat shumë të shtrenjta: “Qëllimi është krijimi i një terapie ASO të personalizuar për mutacionin e Matteo (TDP-43).
Kjo terapi ka funksionuar tashmë për disa mutacione të rralla të ALS, si SOD1 dhe FUS, por mutacioni i Matteo ka një vështirësi shtesë: proteina që grumbullohet në qelizat e tij nervore dhe i helmon ato duke i shkatërruar, është funksionale edhe për vetë qelizën. Për këtë arsye, krijimi i një terapie antisens për Matteo është shumë më i vështirë.
Ne kemi kontaktuar ‘Universitetin Columbia’ në New York dhe dr.Shneider, pionier i kësaj terapie, por për të krijuar ASO të përshtatshme për Matteo dhe për të gjithë ata që kanë të njëjtin mutacion në të njëjtin variant duhen 1.5 milionë dollarë, që natyrisht ne nuk i kemi. Vetëm me ndihmën tuaj mund të shpresojmë ta arrijmë këtë shifër dhe ndoshta të shpëtojmë jetën jo vetëm të Matteos, por të gjithë atyre që përjetojnë të njëjtën gjendje”. -

Eto’o kujton zbarkimin tek Interi dhe etiketon… Ibrahimovic, “qesh” me të madhe Materazzi
Më 27 korrik, 16 vite më parë, Massimo Moratti darkordësoi me Joan Laporta një nga shkëmbimet më të bujshme në historinë e futbollit: Samuel Eto’o tek Interi dhe Zlatan Ibrahimovic te Barcelona, me një pagesë shtesë prej 50 milionë eurosh në favor të zikaltërve.
“Ishte goditja ime më e bujshme, edhe më shumë se ajo e Ronaldos”, – do të deklaronte më vonë ish-presidenti i Interit. Tani, pas gjithë këtyre viteve, vetë Eto’o e ka përkujtuar atë ditë në rrjetet sociale, duke e quajtur: “Marrëveshja më e bukur në historinë e futbollit”, duke bërë “tag” në postim Interin, Barcelonën dhe… Zlatan Ibrahimovic.
Një detaj ironik… Ndërsa Ibra kishte shkuar te Guardiola për të fituar Champions-in, ishte pikërisht Interi që e fitoi trofeun në fjalë atë sezon të paharruar 2009-2010, me Zanettin që ngriti “kupën veshëgjatë” në qiellin e Madridit.
Në postimin e Eto’o nuk mungoi as komenti thumbues i Marco Materazzi, që gjithmonë e shfrytëzon rastin për të ngacmuar “rivalin e përjetshëm” Ibrahimovic. Ish-mbrojtësi komentoi me tre “emoji” të trofeve të Champions-it dhe tre “emoji” që qeshin me lot, duke marrë me mijëra pëlqime 🏆🏆🏆 😂😂😂. Një kujtim që për tifozët e Interit nuk “plaket” kurrë. -

Materazzi: Kishim skuadrën më të fortë të Serie A, Interi shpërdoroi dy tituj kampioni
7 Qershor 2025
13:22
Alfred Lleshi
I intervistuar nga edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, Marco Materazzi foli për Interin dhe largimin e Simone Inzaghit, i cili ka vendosur të lërë pankinën zikaltër dhe shkojë në Arabinë Saudite:
“Nuk futem në meritat e zgjedhjeve, por them dy gjëra. E para është se duhet falënderuar Simone për atë që ka bërë në katër vite, për titullin e dytë historik me yllin e dytë dhe mënyrën si e ka bërë Interin të luajë. Është gjithashtu e vërtetë që mund të kishte bërë më shumë. Kemi shpërdoruar dy tituj (scudetto) me skuadrën më të fortë të kampionatit, që kishim”.
Për finalen e humbur në Mynih (Champions League): “Kam qëndruar ulur deri në fund për të nderuar lojtarët dhe të gjithë ata që bënë të mundur arritjen e finales së dytë në dy vite. Ishte minimumi i respektit, nuk do të largohesha kurrë”.
Tani vjen Kupa e Botës për Klube: “Ishte pikërisht ajo që i duhej skuadrës, mund ta shlyejë menjëherë këtë zhgënjim. Mendoj për lojtarët e pankinës dhe ata që kanë luajtur më pak me Inzaghin. Për ta do të jetë një rast për të marrë hak dhe treguar vlerën e tyre”.
Emri i parë? Davide Frattesi: “Chivu mund ta nxjerrë në pah. Ka 8-10 gola në këmbë. Na çoi në finalen e Champions-it duke shënuar ndaj Bayernit dhe Barcelonës. Gjeni një tjetër si ai. Për të fituar mjaftojnë një apo dy afrime të sakta”.