Tag: mateo

  • Jasmine Tookes bëhet nënë për herë të dytë, 13 ditë pasi hapi sfilatën e “Victoria’s Secret Fashion Show”

    Jasmine Tookes bëhet nënë për herë të dytë, 13 ditë pasi hapi sfilatën e “Victoria’s Secret Fashion Show”

    Modelja e njohur ndërkombëtare Jasmine Tookes ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin Juan David Borrero. Lajmin e bukur ajo e ndau me ndjekësit përmes një postimi në Instagram, ku publikoi disa foto të ëmbla me djalin e porsalindur, Mateo Ira. “Bekimi më i madh,” shkroi Jasmine në mbishkrimin e postimit, duke zbuluar se Mateo ka ardhur në jetë më 28 tetor.

    Vetëm disa ditë para lindjes, Tookes kishte mahnitur publikun duke parakaluar në pasarelën e Victoria’s Secret Fashion Show me barkun e rrumbullakosur, ndërsa shkëlqente me siguri dhe elegancë.
    Jasmine dhe Juan janë tashmë prindër edhe të një vajze dyvjeçare, Mia. Çifti e kishte ndarë lajmin e shtatzënisë në korrik, duke publikuar foto të ëmbla ku modeles i dallohej barku i rrumbullakosur. “Një shpirt tjetër për ta dashur,” kishte shkruar ajo në atë kohë.
    Në një intervistë për revistën People, Jasmine kishte folur hapur për përvojën e saj gjatë shtatzënisë së dytë. “Kësaj here është pak më e vështirë, sepse kam një vajzë të vogël që kërkon shumë dashuri dhe vëmendje. Por përpiqem të pushoj sa herë që mundem dhe jam e mbushur me emocion,” tha ajo.
    Modelja e famshme, e cila dikur ka qenë një nga “engjëjt” e Victoria’s Secret, shprehu se mezi pret kapitullin e ri në jetën e saj familjare me ardhjen e vogëlushit Mateo.

  • Gjirokastër/ Gjendet në Tiranë 15-vjeçari Mateo Kalemi! Humbi kontaktet me prindërit prej më shumë se 7 orësh

    Gjirokastër/ Gjendet në Tiranë 15-vjeçari Mateo Kalemi! Humbi kontaktet me prindërit prej më shumë se 7 orësh

    15-vjeçari, Mateo Kalemi, i cili ditën e djeshme u raportua i zhdukur nga familjarët e tij, është gjetur në Tiranë.
    Tashmë Mateo ndodhet në praninë e psikologes së bashku me vëllain e tij.
    Prindërit e Mateos, iu drejtuan ditën e djeshme për ndihmë mediave pasi 15-vjeçari kishte 7 orë që ishte larguar dhe se nuk kishin dijeni se ndodhej. Për herë të fundit ai u pra rreth prë 12:30 ranë agjencisë në urën e lumit, duke kërkuar të niset drejt Tiranës.
    Për shkak se nuk kishte para për biletën, prindërit dyshuan se ai ishte nisur me ndonjë mjet rastësor.

  • Shoferi i prokurorit Alfred Shehu kërcënoi efektivin e rrugores, policia: Gardisti nxorri armën

    Shoferi i prokurorit Alfred Shehu kërcënoi efektivin e rrugores, policia: Gardisti nxorri armën

    Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur dje në Elbasan, ku shoferi i prokurorit të SPAK dhe njëherazi gardisti, Mateo Ademi, kërcënoi me armë efektivin e Policisë Rrugore, Besmir Likaj.
    Sipas njoftimit zyrtar, gjatë patrullimit të tij, oficeri Likaj u sinjalizua nga Ademi për të ndaluar mjetin. Në këtë moment, Ademi përdori fjalor kërcënues dhe mbante në brez një armë zjarri tip pistoletë, duke shkaktuar ndjesinë e intimidimit.
    Njoftimi i Policisë:
    Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje paradite , ku është përfshirë  Besmir Likaj, Shef Sektori i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan dhe shtetasi Mateo Ademi, punonjës i Gardës së Republikës dhe njëherazi shofer i një prokurori të SPAK, sqarojmë si më poshtë:
    Punonjësi i policisë rrugore Besmir Likaj ka qenë duke ushtruar patrullim në vijim të detyrës së tij, përgjatë segmentit rrugor nga rrethi i 1 Majit deri te rrethi i Postës, në Tiranë. Në momentin që ai ndodhej pranë rrethit të Postës, është sinjalizuar nga shtetasi Mateo Ademi të ndalonte mjetin.
    Oficeri Likaj ka ndaluar mjetin dhe, menjëherë pas kësaj është përballur me një komunikim verbal kërcënues nga ana e Ademit, i cili dyshohet të ketë përdorur fjalor kanosës.
    Sipas deklarimeve dhe pamjeve filmike të qarkulluara në rrjetet sociale, Mateo Ademi ishte i veshur me të zeza dhe mbante në brez, në krahun e djathtë, një armë zjarri (pistoletë), e cila ishte e dukshme dhe e pambuluar gjë që ka krijuar ndjesinë e intimidimit dhe përshkallëzimit të situatës.
    Nga materiali filmik i publikuar në rrjete sociale dallohet qartë se oficeri Besmir Likaj është distancuar nga çdo sjellje konfliktuale apo provokim, duke ruajtur profesionalizmin në ushtrimin e detyrës së tij.
    Ngjarja është në ndjekje nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), e cila ka marrë në administrim të gjithë dokumentacionin përkatës, përfshirë edhe deklaratat e palëve dhe materialin video. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për transparencë të plotë dhe zbatim të ligjit për çdo person, pavarësisht funksionit apo pozicionit të tij.

  • ‘E ofendoi’! Shoferi i SPAK kërcënoi shefin e rrugores së Elbasanit, DETAJE: Gradisti me armë në brez

    ‘E ofendoi’! Shoferi i SPAK kërcënoi shefin e rrugores së Elbasanit, DETAJE: Gradisti me armë në brez

    FOTO ILUSTRUESE

    Njoftimi i policisë Elbasan:
    Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje paradite , ku është përfshirë Besmir Likaj, Shef Sektori i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan dhe shtetasi Mateo Ademi, punonjës i Gardës së Republikës dhe njëherazi shofer i një prokurori të SPAK, sqarojmë si më poshtë:
    Punonjësi i policisë rrugore Besmir Likaj ka qenë duke ushtruar patrullim në vijim të detyrës së tij, përgjatë segmentit rrugor nga rrethi i 1 Majit deri te rrethi i Postës, në Tiranë. Në momentin që ai ndodhej pranë rrethit të Postës, është sinjalizuar nga shtetasi Mateo Ademi të ndalonte mjetin.
    Oficeri Likaj ka ndaluar mjetin dhe, menjëherë pas kësaj është përballur me një komunikim verbal kërcënues nga ana e Ademit, i cili dyshohet të ketë përdorur fjalor kanosës.
    Sipas deklarimeve dhe pamjeve filmike të qarkulluara në rrjetet sociale, Mateo Ademi ishte i veshur me të zeza dhe mbante në brez, në krahun e djathtë, një armë zjarri (pistoletë), e cila ishte e dukshme dhe e pambuluar gjë që ka krijuar ndjesinë e intimidimit dhe përshkallëzimit të situatës.
    Nga materiali filmik i publikuar në rrjete sociale dallohet qartë se oficeri Besmir Likaj është distancuar nga çdo sjellje konfliktuale apo provokim, duke ruajtur profesionalizmin në ushtrimin e detyrës së tij.
    Ngjarja është në ndjekje nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), e cila ka marrë në administrim të gjithë dokumentacionin përkatës, përfshirë edhe deklaratat e palëve dhe materialin video.
    Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për transparencë të plotë dhe zbatim të ligjit për çdo person, pavarësisht funksionit apo pozicionit të tij.

  • Shoferi i prokurorit të SPAK kërcënon shefin e rrugores në Elbasan, nis hetimi ndaj Mateo Ademit

    Shoferi i prokurorit të SPAK kërcënon shefin e rrugores në Elbasan, nis hetimi ndaj Mateo Ademit

    Një inspektor i Gardës në Elbasan është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës Shefin e Sektorit të Trafikut Urban.

    Hetimi ndaj punonjësit të Gardës së Republikës, Inspektor Mateo Ademi, njëkohësisht shofer i prokurorit të SPAK, Alfred Shehu, nisi pas kallëzimit të shtetasit Besmir Likaj, i cili ushtron funksionin Shef Sektori i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan.
    Dyshohet se Shehu ka kërcënuar shefin e qarkullimit pasi ishte gjobitur teksa qarkullonte me makinën e tij private. Ngjarja ka ndodhur në mëngjes pranë postës së Elbasanit, ku Ademi i është afruar oficerit për t’i kërkuar llogari në lidhje me gjobën. Rasti është referuar në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka nisur një hetim në gjendje të lirë ndaj inspektorit për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

    Top Channel

  • Përflitet për Big Brother VIP5, Mateo Borri pushime luksoze në Ibiza para aventurës së madhe

    Përflitet për Big Brother VIP5, Mateo Borri pushime luksoze në Ibiza para aventurës së madhe

    Showbiz E Mërkurë, 17 Shtator 2025 12:20
    Big Brother VIP Albania 5 po afron dhe emrat që pritet të bëhen pjesë e spektaklit kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi. Njëri prej tyre është Mateo Borri, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, i cili ka fituar simpatinë e publikut me energjinë dhe karizmën e tij.
    Para se të zbarkojë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Mateo po shijon disa ditë pushimi luksoz në Ibiza, një nga destinacionet më të preferuara të yjeve botërore. Në fotot e fundit të shpërndara nga vetë ai, Mateo shihet i relaksuar buzë detit, duke përjetuar atmosferën unike që ofron ishulli spanjoll, mes plazheve ekzotike, festave madhështore dhe miqve të tij më të afërt.

    Fansat e kanë përshëndetur me entuziazëm në rrjetet sociale. Shumë prej tyre besojnë se hyrja e Mateos në Big Brother VIP do të trazojë ujërat dhe do të sjellë energji të re në formatin që ka mbërthyer gjithmonë publikun shqiptar.

    Me humorin, pamjen simpatike dhe natyrën e tij të drejtpërdrejtë, Mateo shihet si një prej personazheve që mund të sjellë dinamika të forta brenda shtëpisë. A do të arrijë të bëjë për vete banorët dhe publikun? Kjo mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt: Mateo Borri është gati për aventurën e radhës.

  • Mateo Retegui transferohet në Arabi me shifra të frikshme. Ish-trajneri legjendar: “Në vitet 2000 nuk do të kishte luajtur dot as te ekipet e mbijetesës, kurse sot…”

    Mateo Retegui transferohet në Arabi me shifra të frikshme. Ish-trajneri legjendar: “Në vitet 2000 nuk do të kishte luajtur dot as te ekipet e mbijetesës, kurse sot…”

    “Golshënuesi. Mirë se erdhe Retegui.” Al Qadsiah njoftoi mbërritjen e Mateo Retegui nga Atalanta në rrjetet e tyre sociale, një nënshkrim sensacional për klubin arab. Atalanta gjithashtu konfirmon marrëveshjen: “I transferuar nga Genoa në fillim të gushtit 2024, Mateo Retegui ka gjetur kushtet dhe mjedisin ideal në Atalanta dhe Bergamo për të shijuar sezonin më të mirë të karrierës së tij, si për sa i përket golave ashtu edhe më shumë.
    Pas një viti, ai ka vendosur të kërkojë një përvojë të re profesionale që do ta shohë të luajë në Ligën Profesionale Saudite, në Arabinë Saudite, me Al-Qadsiah, të cilit Atalanta BC ia ka shitur përgjithmonë të drejtat e sulmuesit 26-vjeçar italo-argjentinas. Familjet Percassi dhe Pagliuca, dhe i gjithë klubi Nerazzurri, e falënderojnë sinqerisht Mateon për kontributin e tij të jashtëzakonshëm sezonin e kaluar dhe i urojnë atij më të mirën për pjesën tjetër të karrierës dhe të ardhmen e tij.”
    Shifra tronditësePaga e lojtarit është 20 milionë euro në sezon për katër vjet, shifra që në fakt janë pothuajse tetë herë më të larta se sa fitonte në Bergamo. 68.5 milionë për Atalantan, qe do të duhet të paguajë 3.7 milionë për klubet e ndryshme që e kanë promovuar Reteguin gjatë karrierës së tij si kontribut rritje.
    Ish-trajneri i njohur i Serie A, Serse Cosmi foli për Mateo Retegui, i cili iu bashkua Al Qadsiah në Arabinë Saudite me një pagë vjetore prej 20 milionë eurosh. Ai theksoi ndryshimin midis këtyre lojtarëve dhe atyre të njëzet viteve më parë: “Në vitin 2000, Retegui nuk do të kishte luajtur për asnjë ekip të Serie A; Hubner ishte 100 herë më i mirë.”
    Referenca është për ligën që ende përbëhet nga 18 ekipe, jo 20 siç ka qenë rasti për disa vite. “Do t’ju jap emrat e sulmuesve, jo nga Juventusi, Milani, Interi dhe Roma, por nga Vicenza dhe Perugia.”
    “Isha me Bazzanin, Miccolin dhe Vryzasin, të cilët i hanë këta njerëz, as nuk i shohin,” shpjegoi trajneri i Umbrisë. “Bazzani fitonte 250,000 euro te Perugia në Serie A, dhe ky djalë (duke iu referuar Reteguit) fiton sot 20 milionë euro në vit, dhe hoqi dorë nga 4 milionë euro te Atalanta.” Ai përfundoi: “Hubner ishte gjithashtu golashënuesi më i mirë, por ai ishte 100 herë më i mirë se Retegui.”

  • Emra që do ndezin BBVA5: Mateo Borri, Argjentina Ramosaj dhe të tjerë VIP-a që mund të hyjnë!

    Emra që do ndezin BBVA5: Mateo Borri, Argjentina Ramosaj dhe të tjerë VIP-a që mund të hyjnë!

    Showbiz E Premte, 18 Korrik 2025 09:56
    Spekulimet kanë nisur dhe rrjeti po zien: “Big Brother VIP Albania 5” pritet të rikthehet fuqishëm në ekran, dhe si gjithmonë, emrat që përfliten për hyrje janë më “të nxehtë” se kurrë.
    Edhe pse nuk ka ende një listë zyrtare, disa figura publike janë bërë pjesë e thashethemeve të para. Salsano Rrapi, aktor dhe moderator shumë i dashur për publikun, ka pranuar në një intervistë televizive se ka marrë një ftesë nga produksioni. “As po, as jo” ishte përgjigjja e tij, duke shtuar kuriozitetin dhe dyshimet.

    Por nuk mbaron me kaq. Dy emra të tjerë që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet janë këngëtarja Argjentina Ramosaj dhe modeli e njëkohësisht trajner fitnesi, Mateo Borri, të cilët fansat i kanë përmendur si hyrje të mundshme që mund të ndezin atmosferën.

     
    Po ashtu, në listë janë përmendur edhe Evi Reçi, Donald Veshaj dhe Einxhel Shkira, ndonëse në këtë fazë çdo emër është spekulim.

    Pas suksesit të “BB VIP 2”, i cili mbetet edicioni më i komentuar dhe më kaotik deri më sot, pritshmëritë janë të larta. Me premtime për një kast “bombë”, dinamika të reja dhe surpriza të mëdha, mbetet për t’u parë nëse ky sezon do të jetë i denjë për hype-in që po krijohet.

  • Sanduiçet e famshme të “LALIT” lindën në Fier – Si e ndërtoi Mateo ëndrrën shqiptare

    Sanduiçet e famshme të “LALIT” lindën në Fier – Si e ndërtoi Mateo ëndrrën shqiptare

    Fier, 10 Korrik 2025 – Pas shumë vitesh emigrimi në Greqi, Mateo Hatija është rikthyer në qytetin e tij të lindjes, Fier, duke ndërtuar një histori suksesi që frymëzon të rinjtë shqiptarë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Mateo emigroi në moshën 9-vjeçare së bashku me familjen e tij, ku u arsimua dhe punoi për vite me radhë si guzhinier në disa prej restoranteve më të njohura në shtetin fqinj. Eksperienca dhe pasioni për kuzhinën e shtynë që, pas kthimit në atdhe, të hapte biznesin e tij të parë në Fier me emrin “Capricciosa LALI”, një piceri dhe fast-food që shumë shpejt fitoi zemrat e qytetarëve dhe udhëtarëve që ndaleshin në zonën e Sheqit të Madh për të shijuar sanduiçët e famshëm të Lalit. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Pas suksesit në Fier, Mateo zgjeroi aktivitetin e tij edhe në Tiranë, ndërsa më vonë krijoi një linjë moderne për prodhimin e sallameve dhe proshutave me markën “Lali Food”, duke u kthyer në një emër të njohur në industrinë ushqimore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Sot, Mateo Hatija është pronar i tre bizneseve, me një staf prej 25 punonjësish, të cilët i konsideron si pjesë të familjes. Ai është shembulli konkret se dashuria për atdheun, përkushtimi dhe puna me pasion mund të sjellin sukses edhe në Shqipëri.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    “U bëj thirrje të gjithë të rinjve të mos e braktisin vendin. Shqipëria ka potencial. Me punë dhe vullnet, mund të arrini gjithçka këtu,” – thotë Mateo me bindje.

  • Mateo Retegui “tradhton” Atalantën, zgjedh paratë e Arabisë Saudite

    Mateo Retegui “tradhton” Atalantën, zgjedh paratë e Arabisë Saudite

    Mateo Retegui, golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A, me 25 gola me fanellën e Atalantës, është shumë pranë transferimit në Arabinë Saudite.

    Sulmuesi 26-vjeçar do të transferohet tek Al Qadsiah, sipas asaj që raporton gazetari Michele Criscitiello i SportItalia.com.
    Klubi arab i ka ofruar sulmuesit italian një kontarë 3-vjeçare me opsionin për të rinovuar edhe për një vit, me një pagë prej 20 milionë eurosh në sezon.

    Në anën tjetër, për të bindur Atalantën të lirë të lirë sulmuesin e saj, klubi arab ofron një shifër të frikshme 70 milionë euro.
    Kujtojmë që Retegui ka qenë më parë pjesë e kombëtares argjentinase, por vetëm para dy vitesh vendosi të përfaqësojë Italinë dhe nga ai moment karriera e tij ndryshoi për mirë.
    Në verën e vitit 2023, Retegui u transferua nga Tigre te Genoa për 16 milionë euro, pas vetëm një sezoni ndryshoi ekip dhe u transferua tek Atalanta për 20 milionë euro.
    Edhe te bergmasakët qëndron vetëm një sezon dhe tani do të shkojë në Arabinë Saudite. Zyrtarizimi është çështje orësh.