Një nga figurat më të shquara të matematikës shqiptare dhe personalitet në fushën e arsimit të lartë, profesori i nderuar Mina Naqo është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare. Lajmin e trishtë e jep Rektor i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha.
Ai thotë se kolegët do ta kujtojnë përherë profesor Naqon si njeri të thjeshtë e të përkushtuar në punë. “Tek ai ndërthureshin më së miri korrektësia para punës dhe profesionit me ngrohtësinë njerëzore me kolegët dhe studentët”, shkruan Rektori.
Në emër të Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha i shpreh ngushëllimet familjes së profesor Naqos, por edhe kolegëve të shumë të tij në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe fakultete të tjera të Universitetit të Tiranës.
Prof. Dr. Mina Naqo lindi në 12 janar 1939, në qytetin e Vlorës, ku kreu arsimin 8 vjeçar dhe të mesëm. Më pas ai ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, ku shkëlqeu si student në fushën e matematikës.
Pas diplomimit, ai iu përkushtua Departamentit e Matematikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ku për dekada shërbeu si pedagog. Përveçse një studiues dhe pedagog i shkëlqyer, ai ishte një frymëzues i studentëve që aspironin mësuesinë dhe shkencën e matematikës.
Prof. Naqo ishte autor dhe bashkautor i teksteve të shumta universitare dhe shkollore, të cilat për vite u shndërruan në bazë të formimit të mijëra nxënësve dhe studentëve shqiptarë.
Me punën e tij kërkimore dhe botimet shkencore, ai la gjurmë të çmuara në zhvillimin e matematikës dhe në ngritjen e standardeve akademike në vend.
Tag: matematikës
-

Ndahet nga jeta akademiku Mina Naqo
-

Matura/ Publikohen rezultatet e provimit të Matematikës, ja linku ku mund të gjeni notën
Rezultatet e notave të provimit të matematikës së Maturës Shtetërore 2025 janë publikuar këtë të enjte.
Në provimin e Matematikës morën pjesë gjithsej 25,824 maturantë.
Prej tyre, 673 nxënës kanë marrë notën 4.00, duke mos e kaluar provimin, ndërsa 166 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.
Linku ku mund të gjeni notënTop Channel
-

Matura 2025/ Publikohen notat e provimit të Matematikës, 673 ngelës
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Janë publikuar rezultatet e provimit të Matematikës të Maturës shtetërore. 673 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 166 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.
Kalueshmëria për këtë provim është 97.39% ndërsa nota mesatare është 6.47. Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e mëposhtëm:
Shikoni rezultatin -

Matura Shtetërore, shpallen rezultatet e provimit të matematikës
Qendra e Shërbimeve Arsimore shpalli sot rezultatet e provimit të matematikës për Maturën Shtetërore 2025.
Njoftimin e rëndësishëm për maturantët e bëri sot Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Mbi 27 mijë maturantë zhvilluan këtë vit provimet e Maturës Shtetërore. Maturantët kanë dhënë provimin e gjuhës së huaj më 3 qershor, atë të gjuhës dhe letërsisë më 10 qershor, të matematikës më 17 qershor dhe lëndën me zgjedhje më 24 qershor.
Në të gjitha rastet siguria dështoi teksa teza u publikua online teksa nxënësit ishin në provim. Një plagë kjo që nuk po arrihet të ndalohet nga autoritetet teksa Ministria e Arsimit, cdo vit vijon të minimizojë problematikën duke pretenduar se kjo nuk e cënon procesin.
Kliko këtu për rezultatet -

Matura Shtetërore 2025/Publikohen notat e provimit të Matematikës: 673 ngelës dhe…
Ditën e sotme janë publikuar notat e provimit të Matematikës, të maturës shtetërore të vitit 2025.
Sipas Ministrisë së Arsimit mësohet se në provimin e Matematikës kanë marrë pjesë 25 824 maturantë, nga të cilat:
673 maturantë kanë marrë notën katër, ndërsa 166 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale dhjetë.
Kalueshmëria për këtë provim është 97.39% ndërsa nota mesatare është 6.47.
Notat e provimeve mund të merren në sistemin digjital, në linkun:
https://www.portalistudentor.al/notat-e-matures/ -

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimit të Matematikës. Ja si mund t’i gjeni
Ditën e sotme janë publikuar notat e provimit të Matematikës, të maturës shtetërore të vitit 2025.
Provimin e Matematikës e kanë kryer në total 25 824 maturantë. 673 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 166 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.
Kalueshmëria për këtë provim është 97.39% ndërsa nota mesatare është 6.47.
Brenda disa minutash do publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit si edhe statistika te metejshme për rezultatet e këtij provimi.
Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e mëposhtëm:
https://www.portalistudentor.al/notat-e-matures/
-

Minimatura/ Sot provimi i matematikës, testohen rreth 28 mijë nxënës
Do të zhvillojnë sot provimin e matematikës rreth 28 mijë nxënës të klasave të 9-ta. Provimi do të nisë në orën 10:00, ndërkohë që nxënësit do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për të plotësuar të gjitha pyetjet e testit.
Të gjithë nxënësit duhet të paraqiten në shkollë 1 orë para se të fillojë provimi. Provimi do të kryhet në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të kualifikuara të institucioneve tona arsimore.
Nxënësit do të kryejnë më 30 qershor testin e fundit atë të gjuhës së huaj.


