Tag: matematika

  • Matematika e mban Kosovën në lojë për të shkuar direkt në Botëror, duhet të fitojë 6-0 me Zvicrën

    Matematika e mban Kosovën në lojë për të shkuar direkt në Botëror, duhet të fitojë 6-0 me Zvicrën

    Kosova e ka siguruar zyrtarisht Play Off-in e Botërorit. Dardanët kanë marrë një fitore të madhe me Slloveninë, duke vendosur përfundimisht historinë e vendit të dytë në grup. Megjithatë matematika i mban në lojë edhe për vendin e parë, që të dërgon direkt në Botëror.
    Vetëm matematika, pasi llogjika sportive është zero. Zvicra ndodhet në vendin e parë me 13 pikë, ndërsa pas saj vjen Kosova me 10 pikë. Ndeshja e radhës dhe e fundit është Kosovë-Zvicër, atje ku duhet që Kosova të fitojë 6-0 për të parakaluar Zvicrën. /Sport Ekspres/

  • A ju duket matematika një ‘lëndë gogol’? Zbulimi premtues i shkencëtarëve që do të sjellë revolucionin

    A ju duket matematika një ‘lëndë gogol’? Zbulimi premtues i shkencëtarëve që do të sjellë revolucionin

    A ju duket matematika si një lwndw e pakuptueshme? Neurostimulimi i trurit mund të jetë zgjidhja, sipas një studimi të ri shkencor.

    Një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë ka zbuluar një lidhje të rëndësishme mes funksionimit të trurit dhe procesit të të nxënit, duke hapur rrugë për përmirësimin e aftësive matematikore përmes teknologjisë.
    Studimi, i publikuar në revistën amerikane PLOS, sugjeron një mënyrë premtuese për të adresuar dallimet e mëdha në të kuptuarin e matematikës mes studentëve.

    “Njerëzit kanë trurin e tyre unik, dhe ai ndikon thellësisht në jetën dhe suksesin e tyre,” thotë Roy Cohen Kadosh, neurobiolog dhe studiues i njohur në Universitetin e Surrey në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe autor kryesor i studimit.
    “Ne e fajësojmë shpesh mjedisin, si shkollën apo mësuesin, por edhe biologjia ka një rol. Nëse arrijmë t’i ndihmojmë njerëzit të shfrytëzojnë plotësisht potencialin e trurit të tyre, atëherë mund të hapim dyer që përndryshe do të mbeteshin të mbyllura.”

    Kërkuesit analizuan aktivitetin në rajone të caktuara të trurit, si korteksi prefrontal dorsolateral dhe lobi parietal, të cilat luajnë rol kyç në të nxënë dhe përpunimin e informacionit. Ata studiuan studentë me nivele të ndryshme të njohurive matematikore për të parë nëse aktiviteti në këto zona mund të parashikonte performancën e tyre.

    Pas kësaj faze, studiuesit testuan një teknikë të quajtur stimulim transkranial i zhurmës së rastësishme (tRNS), një metodë e padhembshme që përfshin vendosjen e elektrodave në kokë dhe aplikimin e një rryme shumë të dobët elektrike.

    Eksperimenti, ku morën pjesë mbi 70 studentë, tregoi se ata që kishin rezultate më të dobëta në matematikë u përmirësuan me 25 deri në 29%. Ndërkohë, te studentët që tashmë ishin të mirë, nuk pati përmirësim domethënës.

    “Rezultatet janë premtuese. Te ata që ishin në nivel mesatar ose nën mesatare, arritëm përmirësim të qartë,” theksoi Cohen Kadosh.

    Çfarë vjen më pas?

    Profesori planifikon të testojë këtë teknologji edhe në fusha të tjera, si mësimi i gjuhëve të huaja, me synimin për të krijuar një pajisje neurostimuluese që do t’u vijë në ndihmë njerëzve me vështirësi në të nxënë.

    Kjo ide merr edhe më shumë rëndësi në sfondin e një studimi të OSBE-së të vitit 2016, sipas të cilit 25% e të rriturve në vendet e zhvilluara, përfshirë SHBA-në, Francën dhe Gjermaninë, kuptojnë matematikën në të njëjtin nivel ose më të ulët se një fëmijë 6-7 vjeç. Syri.net-iefimerida

  • Matematika, provimi më stresues për maturantët

    Matematika, provimi më stresues për maturantët

    Provimi i matematikës është ai që i tremb më shumë maturantët.
    Mes tensionit dhe kuriozitetit për pyetjet, rreth 27 mijë nxënës zhvilluan sot provimin.
    Sa i përket nivelit të vështirësisë, për disa maturantë testi rezultoi i vështirë, ndërsa për të tjerë mesatar.
    As sot nuk munguan parregullsitë, pasi fotot e tezave që qarkulluan në rrjetet sociale pas nisjes së provimit treguan se edhe këtë herë është përdorur celular brenda shkollës, edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar.
    “Ndërsa një fenomen i tillë përsëritet çdo vit e në çdo provim, Ministria e Arsimit dhe Sportit vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim, duke deklaruar se publikimi i tezës pasi nxënësit kanë nisur testimin nuk cenon procesin e maturës shtetërore,” thotë gazetarja e Tv Klan, Dorina Halili.
    Tashmë maturantëve u ka mbetur edhe provimi i fundit, ai i lëndës me zgjedhje, më 24 qershor.
    Tv Klan