Tenisti italian Jannik Sinner fitoi turneun ATP Masters 1000 të Parisit. Në finale, ai mundi 2-0 (6-4, 7-6) kanadezin Felix Auger-Aliassime, në një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës.
Një sukses që i jep mundësi tenistit italian të rikthehet “numri 1” në botë. Falë 1000 pikëve të fituara në këtë turne dhe eliminimit të Carlos Alcaraz që në turin e dytë, ai rikthehet në majë.
Me triumfin e tij në Paris, Sinner fitoi turneun e tij të 23-të në karrierë, të pestin e tij të sezonit pas Australian Open, Wimbledon, Pekin dhe Vjenë. Një paraqitje e mirë e italiani, që përgatitet për finalet ATP.
Renditja, “top-5” meshkuj
1-Jannik Sinner, 11.500 pikë
2-Carlos Alcaraz, 11.250 pikë
3-Alexander Zverev, 5.560 pikë
4-Taylor Fritz, 4,735 pikë
5-Novak Djokovic, 4.580 pikë
Tag: masters
-

Jannik Sinner fiton turneun Masters në Paris dhe rikthehet “numri 1” në botë
-

Gauff triumfon në turneun e Wuhan, numri 204 në botë fiton eventin Masters të Shangai për meshkuj
Kanë përfunduar ditën e diel dy turnetë e radhës së kategorisë Masters 1000 (meshkuj e femra) në tenis, të dy të luajtur në Kinë.
Në turneun e Wuhan, tenistja amerikane Coco Gauff, numri 3 në botë, mundi 2-0 (6-4, 7-5) në finale patrioten e saj Jessica Pegula (numri 6 në botë). një ndeshje e ekuilibruar shumicën e kohës, por Gauff arriti të fitojë nga një “game” me shërbimet e kundërshtares në secilin set.
Te meshkujt, në turneun e Shangai, fitues doli monegasku Valentin Vacherot, numri 204 në botë. në finale ai mundi kushëririn e tij, francezin Arthur Rinderknech, duke korrur suksesin e tij të parë në ATP Tour.
Monegasku 26-vjeçar, fitoi 2-1 (4-6, 6-3, 6-3), në dy orë lojë, duke përfunduar me një përqafim të gjatë midis të dyve. Falë fitores së sotme, Vacherot ngjitet në renditje dhe do të hyjë në 40 më të mirët sot, me publikimin e renditjes së re.
Vacherot është bërë kampioni i Masters 1000 me renditjen më të ulët (Nr. 204) në historinë e turneve në këtë nivel. Një fitore që i siguron monegaskut edhe një premio prej 1.1 milion dollarësh. Ai bëhet gjithashtu monegasku i parë që fiton ndonjëherë një turne ATP. -

Anisimova triumfon në turneun Masters të Shangai, Sinner tërhiqet i dëmtuar
6 Tetor 2025
8:47
Telesport
Tenistja amerikane Amanda Anisimova, numri 4 në botë për femra, është shpallur fituese e turneut Masters të Shangai. Në finale, ajo mundi 2-1 (6-0, 2-6, 6-2) çeken Linda Noskova. Pasi humbi në finalet e Wimbledon dhe US Open, ky trofe është një shpërthim gëzimi për Anisimova.
Ndërkohë, te meshkujt, aventura e tenistit italian Jannik Sinner, numri 2 në botë, është ndalur në raundin e katërt. Ai u detyrua të tërhiqej në përballjen ndaj holandezit Tallon Griekspoor për shkak dëmtimi, në shifrat 7-6, 5-7, 2-3. Sinner ishte kampion në fuqi dhe tashmë dorëzon titullin.
Nxehtësia dhe kushtet e ashpra në Shangai e kanë kthyer Sinner në një viktimë në këtë turne, që i thotë lamtumirë Kinës. Më tej avancon serbi Novak Djokovic, që tashmë shihet si kandidati kryesor për ta fituar turneun (mungon për arsye dëmtimi edhe Alcaraz). -

Finale e ‘Cincinnati Masters 1000’/ Siner ndihet keq dhe braktis finalen, Alkaraz fitues
Alkaraz fiton por nuk feston, spanjolli: “Kjo nuk është e drejtë, më vjen keq”, tha Alkaraz, i cili nuk festoi fare.
Në finalen e Cincinnati Masters1000 të nisur pak minuta më parë mes Janik Siner dhe Karlos Alaraz, ngjau ajo që askush nuk e kishte pritur. Që në setin e parë me shifrat 0-5 për Alakraz, italiani Siner vendosi të tërhiqet.
Pas Romës, Roland Garros dhe Wimbledon, saga e “Sinkaraz” ishte gati të hapte një kapitull të ri me një përballje deri në goditjen e fundit. Por temperaturat e larta dhe situata e dobët në parket e numrit 1 në tenis Janik Siner e shtyu këtë të fundit të tërhiqej.
Pas konsultës me stafin e tij ka ardhur njoftimi i tij zyrtar me Alkaraz që fiton këtë finale. Mjaft prekëse angazhimi i spanjollit për t’i qëndruar pranë Sinerit në këto momente. Siner u ngrit në këmbë dhe i kërkoi të falur publikut të pranishëm…/Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Masters 1000 në Cincinnati / Alkaraz- Siner, finalja e katërt mes tyre në 2025
Sërish numri 1 i tenisit Janik Siner dhe numri 2 Karlos Alkaraz përballen me njëri-tjetrin. Për herë të katërt në vitin 2025, i katërmbëdhjeti në total: spanjolli udhëheq 8-5. Italiani Siner vjen pas fitores së fundit në Wimbledon.
Pas pak (21:00) finalja e ëndrrave do zhvillohet në Cincinnati mes Janik Siner dhe Karlos Alkaraz. E katërta kokë më kokë midis të dyve në vitin 2025, tashmë e destinuar të hyjë në histori.
Të dy vijnë nga një moment i artë, me spanjollin që ka fituar 16 ndeshjet e tij të fundit në Masters 1000 (fryt i triumfeve në Monte Karlo dhe Romë) dhe italianin që vjen pas një serie prej 26 ndeshjesh në fusha të forta, me 21 sete të fituara radhazi.
Alkaraz ka arritur në finalen e tij të 29-të në turneun e madh me një rekord prej 21 fitoresh dhe 7 humbjesh. Për Siner, kjo është finalja e tij e 28-të me 20 fitore dhe 7 humbje. Këto janë shifra pothuajse identike. Të dy e njohin njëri-tjetrin shumë mirë, si brenda ashtu edhe jashtë fushës, dhe rivaliteti i tyre tashmë shkon përtej shifrave dhe statistikave.
Vazhdo leximin
-

‘Cincinnati Masters 1000’/ Finale Alkaraz- Siner
Siner do të përballet përsëri me Alkaraz. Pas fitores së italianit nga Tiroi i Jugut në gjysmëfinale ndaj Atmane, spanjolli Karlos Alkaraz arriti gjithashtu në finalen e Cincinnati Masters 1000, duke mposhtur Aleksander Zverev 6-4, 6-3 në një orë e dyzet e pesë minuta.
Pasi humbi setin e parë, gjermani tregoi shenja për t’u rikthyer në setin e dytë, por ishte i pafuqishëm kundër tërbimit të numrit 2 të ATP. E hëna do të shohë një tjetër përplasje midis dy fenomenëve të rinj të botës së tenisit.
Vazhdo leximin
-

Sinner, Alcaraz e Djokovic të lodhur, më të mirët bojkot turneut Masters të Toronto
21 Korrik 2025
11:33
Telesport
Katër nga 5 tenistët më të mirë në botë do të mungojnë në Toronto Masters 1000, turneun e parë “big” që pas grand slam të Wimbledon. Shkak është bërë lodhja apo dëmtimet e vogla që kërkojnë kohë për t’u rikuperuar.
Bëhet fjalë për tenistët Jannik Sinner, Calor Alcaraz, Jack Draper dhe Novak Djokovic (të gjithë në “top-5”), që kanë ngritur “flamurin e bardhë”. Ata nuk do të luajnë në turneun kanadez, që nis më 27 korrik.
Njëri pas tjetrit, përmes positimeve në rrjetet sociale, tenistët konfirmuan mungesën e tyre për shkak të lodhjes së dy muajve të fundit, ku kanë luajtur në dy grand slam (Roland Garros dhe Wimbledon).
Turneu kanadez rikthen ndeshjet në fushat me cement, që kulmojnë më pas me grand slam të US Open. Gjithsesi, të gjithë tenistët “big” pritet të rikthehen në fushë në turneun tjetër Masters, atë të Sinsinati (më 7 gusht). -

Sinner dhe Sabalenka komandojnë renditjet në prag të Roland Garros, ja situata
Turnetë e fundit Masters (dhe jo vetëm) të zhvilluara në fushat me dhè në tenis, në Madrid dhe Romë, kanë bërë disa modifikime në renditjen e përgjithshme për meshkuj e femra. Ndërkohë që po afrohet grand slam i Roland Garros.
Italiani Jannik Sinner mbron kreun e renditjes pas 3 muajsh pushim dhe pikëve të mbledhura në turneun Masters të Romës. Ai është +1500 pikë karshi spanjollit Carlos Alcaraz, që ngjitet në vendin e dytë, duke zbritur Zverev në të tretin. Vetëm i gjashti serbi Novak Djokovic.
Te femrat, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka konsolidon pozitat e saj në krye të renditjes, me gati +4000 pikë nga ndjekësja më e afërt. Në podium janë dy tenistet amerikane Coco Gauff e Jessica Pegula, ndërsa polakja Iga Swiatek humbet tri pozicione dhe zbret në vendin e pestë.
Renditja, “top-5” meshkuj
1.Jannik Sinner, 10.380 pikë
2.Carlos Alcaraz, 8.850 pikë
3.Alexander Zverev, 7.285 pikë
4.Taylor Fritz, 4.625 pikë
5.Jack Draper, 4.610 pikë
Renditja, “top-5” femra
1.Aryna Sabalenka, 10.683 pikë
2.Coco Gauff, 6.863 pikë
3.Jessica Pegula, 6.243 pikë
4.Jasmine Paolini, 5.865 pikë
5.Iga Swiatek, 5.838 pikë -

Alcaraz mund Sinner dhe triumfon në turneun Masters të Romës, Paolini fiton për femra
19 Maj 2025
9:40
Telesport
Ka përfunduar në Romë turneu Masters në tenis. Për meshkuj, fitues doli spanjolli Carlos Alcaraz, që në finale mundi 2-0 (7-6, 6-1) italianin Jannik Sinner. Një ndeshje me rivalitet vetëm në setin e parë, pasi më tej dominoi spanjolli.
Për Sinner kjo ishte pjesëmarrja e parë pas një pezullimi 3-mujor për shkak dopingu. Ai e ruan kreun e renditjes për meshkuj, ndërkohë që Alcaraz ngjitet në vendin e dytë. Dy tenistët tashmë përgatiten për grand slam të Roland Garros.
Për femra, fituese e turneut italian doli tenistja vendase Jasmine Paolini, që dominoi në fushë. Në finale ajo mund 2-0 (6-4, 6-2) amerikanen Coco Gauff. Kjo është hera e parë pas 40 vitesh që një teniste italiane triumfon në Romë,. -

Aryna Sabalenka dhe Casper Ruud triumfojnë në turneun Masters të Madridit
5 Maj 2025
9:11
Telesport
Ka përfunduar në Madrid turneu Masters 1000, me triumfin e bjelloruses Aryna Sabalenka për femra dhe norvegjezit Casper Ruud për meshkuj.
FEMRA – Për Sabalenka kjo është hera e tretë që fiton turneun madrilen. Në finalen e luajtur në fushat me dhè ajo mundi 2-0 (6-3, 7-6) rivalen amerikane Coco Gauff, në një ndeshje me rivalitet vetëm në setin e dytë.
Për bjellorusen ky është suksesi i tretë sezonal, i 21-ti në karrierë, një triumf që e mban në krye të renditjes, madje duk u shkëputur ndjeshëm nga rivalet e saj.
MESHKUJ – Norvegjezi Casper Ruud fitoi në Madrid turneun e parë Masters në karrierën e tij, i 13-ti në karrierë. Një rikthim te suksesi që mungonte prej gati një viti.
Në finale ai mundi 2-1 (7-5, 3-6, 6-4) anglezin Jack Draper, një ndeshje që zgjati dy orë e 30 minuta. Një ndeshje e dueluar dhe me emocione, me Ruud që arriti të triumfojë me meritë në fund.