Tag: maskuar

  • I prenë rrugën dhe e dhunuan me sende të forta, 40-vjeçari në Lezhë jep dëshminë: Ishin të maskuar

    I prenë rrugën dhe e dhunuan me sende të forta, 40-vjeçari në Lezhë jep dëshminë: Ishin të maskuar

    Ngjarja e ndodhur një natë më parë në rrugët e Lezhës, ku u dhunua 40-vjeçari Paloka, në dëshminë e tij ka mbajtur të njëjtin qëndrim që nuk ka arritur t’i identifikojë autorët, pasi kanë qenë të maskuar.

    Policia, pas analizimit të pamjeve filmike dhe hetimeve, ka identifikuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje që ndodhi një natë më parë. Po ashtu, policia ka kryer disa kontrolle banesash.
    Kujtojmë se Paloka ka qenë duke udhëtuar me një automjet tip Golf 5 në rrugën e Rriles, kur persona të maskuar, të cilët udhëtonin me një automjet tip Audi të zi, i prenë rrugën duke e goditur me sende të forta. Paloka po merr mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.
    Konflikti dyshohet për motive banale, ku burime nga policia bëjnë të ditur se dyshohet që autorët dhe i dëmtuari janë nga e njëjta zonë. Paloka ka marrë plagë të rënda në trup dhe në këmbë, por është jashtë rrezikut dhe ka dalë nga spitali.

    Top Channel

  • Dy persona të maskuar kanë qëlluar drejt makinës së Julian Sulos/ Zbulohet fotoja e autorëve në Lushnjë

    Dy persona të maskuar kanë qëlluar drejt makinës së Julian Sulos/ Zbulohet fotoja e autorëve në Lushnjë

    Publikohen pamjet e autorëve, që i bënë atentat rivalit të Aldo Bares në qytetin e Lushnjës. Në foton e siguruar, shihen dy autorë teska qëllojnë me armë zjarri mbi makinën e Julian Sulos, i njohur ndryshe si “Juli i Pashakos”.
    BMW e zezë të Sulos është parë të hyjë në rrugë, autorët zbritën nga mjeti dhe hapën zjarr ndaj tij, njëri me kallashnikov, tjetri me pistoletë. Ata nuk e kapën menjëherë shënjestrën, pasi makina e 45-vjeçarit kaloi me shpejtësi, duke shtuar mundësinë për t’i shpëtuar sulmit.
    10 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, 25 persona janë shoqëruar për tu marrë në pyetje për atentatin. I pyetur nga grupi hetimor, Sulo deklaroi se nuk ka konflikt me askënd, ndërsa personat që qëlluan në drejtim të tij, shtoi se nuk i njeh.

  • Shpërthimi në restorantin e dy kunetërve në Kamëz, autori i maskuar, pasi hodhi lëndën plasëse u largua me vrap! Çfarë deklaruan pronarët

    Shpërthimi në restorantin e dy kunetërve në Kamëz, autori i maskuar, pasi hodhi lëndën plasëse u largua me vrap! Çfarë deklaruan pronarët

    Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse që ka tronditur rreth orës 02:20 të mëngjesit zonën e bulevardit “Nënë Tereza” në Kamëz.
    Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se shpërthimi ka ndodhur në pjesën mbrapa një restoranti, në pronësi të Klodjan Muratit dhe Benard Elezit, kunetër.Lexo edhe :Related Posts
    Sasia që ka plasur ka qenë e vogël, pasi janë thyer disa xhama të fasadës.

    Në kamerat e lokalit duket autori që afrohet dhe lë lëndën plasëse, i maskuar, dhe largohet me vrap në këmbë.
    Pronarët deklarojnë se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk kanë asnjë ide se pse është vendosur lënda plasëse, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
    “Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.
    /vizionplus.tv

  • Tritol biznesit në Kamëz! Autori i maskuar u largua me vrap, dy kunetërit pronarë: S’kemi konflikte

    Tritol biznesit në Kamëz! Autori i maskuar u largua me vrap, dy kunetërit pronarë: S’kemi konflikte

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    TIRANË-Një shpërthim me tritol është regjistruar pas mesnatës në Kamëz. Lënda plasëse ka shpërthyer në ambjentet e jashtme të një restorenti në bulevardin “Nënë Tereza”. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar vetëm dëme materiale. Restoranti “Perla e Detit”, është në pronësi të dy kunetërve, Klodjan Muratit dhe Benard Elezit, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë konflikte dhe nuk kanë asnjë shpjegim për motivin e mundshëm të ngjarjes.
    Ndërkohë kamerat e sigurisë së biznesit kanë kapur autorin, i cili i maskuar afrohet, vendos lëndën plasëse dhe largohet me vrap. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./ZËRI

    shperthim me tritol biznes kamez

    640 0 1700296724 tritol 1706602356

  • Mobileria e djegur në Vlorë/ Autori i maskuar, ja çfarë dyshohet

    Mobileria e djegur në Vlorë/ Autori i maskuar, ja çfarë dyshohet

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës, ku një mobilieri në lagjen “28 Nëntori” është përfshirë nga flakët.
    Sipas burimeve policore, zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht rreth orës 03:00 të mëngjesit. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar momentin kur një person i maskuar afrohet pranë godinës, thyen xhamin e derës me një çekiç dhe më pas, duke përdorur një bidon me benzinë, i vë flakën ambientit.
    Pas veprimit, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për identifikimin e autorit.
    Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

  • VIDEO/ I maskuar dhe me shishen e benzinës në derën e biznesit, si autori i maskuar i vuri flakën mobilierisë

    VIDEO/ I maskuar dhe me shishen e benzinës në derën e biznesit, si autori i maskuar i vuri flakën mobilierisë

    Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet momenti i vënies së zjarri të biznesit të mobilierisë në Vlorë.

    Sipas burimeve policore, rreth orës 03:00 të mëngjesit, një person i maskuar është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa i afrohet objektit, thyen xhamin e derës me një çekiç dhe më pas, duke përdorur një bidon të mbushur me benzinë, i vë flakën mobilierisë.
    Autori më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
    Flakët janë vënë re nga një fqinj, i cili ka njoftuar menjëherë pronarin e biznesit, Eduart Aliko. Ky i fundit ka mbërritur në vendngjarje vetëm pak minuta më pas dhe ka parë se kati i parë i mobilerisë ishte përfshirë tërësisht nga zjarri.
    Në vend kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, megjithatë dëmet materiale janë të konsiderueshme.
    Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Pamjet e kamerave të sigurisë janë sekuestruar si provë materiale.

    Top Channel

  • Video/ Pamje shqetësuese para hyrjes së banesës, tre persona të maskuar kërcënojnë me vdekje një grua dhe fëmijët e saj

    Video/ Pamje shqetësuese para hyrjes së banesës, tre persona të maskuar kërcënojnë me vdekje një grua dhe fëmijët e saj

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin Alexandria, afër Washington D.C., duke ngjallur frikën se fenomeni i rrezikshëm i njohur si “Killer Clown” mund të jetë rikthyer në SHBA.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të së martës, kur tre persona të maskuar si personazhe horror – përfshirë një kloun, një murgeshë të frikshme dhe vrasësin Michael Myers nga filmi “Halloween” – trokitën me forcë në derën e një shtëpie ku ndodheshin një nënë e ve dhe fëmijët e saj.
    Pamjet nga kamera e derës (doorbell cam) tregojnë personat duke bërtitur dhe kërcënuar se do të hynin me forcë: “Hap derën, ose do të hyjmë ne brenda. Do t’ju vrasim.” – dëgjohet të thotë njëri prej tyre.

    HORRIFYING: 3 people dressed up in creepy costumes terrorized a family’s home in Virginia trying to break in and even threatening to kill them! pic.twitter.com/ahW3F8GHJi
    — Daily Loud (@DailyLoud) October 17, 2025

    E bija e zonjës, Shayla, tregoi për mediat lokale se në fillim e kishte marrë si një shaka për Halloween, por situata shpejt u kthye në terror.
    “Në fillim thashë, ‘Gëzuar Halloween’, por ata nuk po largoheshin. Madje sa vinin e trokitnin më fort. Kur thanë se do të përdornin një karrige për të thyer derën, më ra zemra.”
    Pasi nuk mundën të hyjnë nga dera kryesore, autorët thyen gardhin prej druri, prenë rrjetat mbrojtëse të verandës dhe filluan të godasin dritaret, duke tentuar të hyjnë brenda shtëpisë, ndërsa vazhdonin kërcënimet.
    Ngjarja zgjati rreth 10 minuta, derisa të maskuarit u larguan. Asnjë arrestim nuk është kryer deri tani.
    Shefi i Policisë së Alexandrias, Tarrick McGuire, tha në një konferencë për shtyp se ngjarja po trajtohet si shumë serioze.
    “Nën ligjin e shtetit Virginia, kjo ngjarje klasifikohet si tentativë për grabitje me dhunë. Ata kërcënuan për vdekje një familje në banesën e tyre. Kjo nuk është lojë.”
    Autoritetet janë në kërkim të autorëve përmes pamjeve të tjera të kamerave të sigurisë dhe kanë paralajmëruar se personat mund të përballen me akuza për grabitje me dhunë dhe kërcënime të rënda.
    Kjo ngjarje ngjason me fenomenin e frikshëm të vitit 2016, i njohur si “killer clown craze”, ku persona të maskuar si klounë përhapën panik në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, duke sulmuar qytetarë në rrugë, jashtë shkollave dhe madje edhe duke hyrë në biznese me armë të rreme.
    Komentues në rrjetet sociale e krahasuan ngjarjen me filmin “The Purge”, ku personazhe të maskuar sulmojnë njerëz në shtëpitë e tyre.
    “Kjo nuk është më një shaka për klikime. Nëse dikush do t’i qëllonte me armë, do të ishte e kuptueshme,” shkruan një përdorues në X (ish-Twitter).

    Top Channel

  • Si në filma/ 4 persona të armatosur grabisin të armatosur argjendarinë (VIDEO)

    Si në filma/ 4 persona të armatosur grabisin të armatosur argjendarinë (VIDEO)

    Një grabitje si në filma ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në qendër të Gostivarit. 
    Katër persona të maskuar dhe të armatosur me armë automatike kanë hyrë në një argjendari pranë tregut të vogël në Gostivar dhe në pak sekonda, kanë grabitur gjithçka që kanë mundur dhe janë larguar me një automjet të tipit BMW, pa targa, ku më pas u gjet i djegur në zonën e Mavrovës. 
    Pamjet nga vendngjarja, të shpërndara në rrjetet sociale, tregojnë momentin kur katër personat e maskuar dalin me thes në dorë, duke ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. 
    Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, rasti është raportuar në orën 18:45, ndërsa menjëherë janë ndërmarrë masa për gjetjen e autorëve. 
    Hetimet janë në vijim, ndërsa autorët e grabitjes ende ndodhen në arrati. 

     
     

  • Parandalohet sulmi i ekstremistëve të majtë ndaj stendës së AfD-së

    Parandalohet sulmi i ekstremistëve të majtë ndaj stendës së AfD-së

    Policia e Bremenit ndaloi një përpjekje për sulm ndaj një stende elektorale të Alternative für Deutschland (AfD) në Bremen të shtunën, më 13 shtator, pasi dhjetëra ekstremistë të majtë të maskuar tentuan të sulmonin stendën. 

    Oficerët përdorën shkopinj gome për të shpërndarë turmën dhe për të parandaluar përplasjet direkte. Sipas policisë, ishin të përfshirë deri në 30 persona të maskuar. Nuk u raportuan të lënduar.

    Dega e AfD-së në Bremen e dënoi incidentin, duke e quajtur atë sulm ndaj lirive demokratike.

    “Edhe një herë bëhet e qartë se grupet e majta ekstremiste nuk janë të interesuara për diskurs demokratik, por luftojnë kundërshtarët me urrejtje dhe dhunë,” tha partia në një deklaratë. Ajo shtoi se përshkallëzimi pasqyron një “zhvillim shqetësues” dhe i referohet vdekjes së fundit së Charlie Kirk-ut si një “shenjë e hidhur e kohës sonë.”

    Pamjet filmike tregonin persona të maskuar, disa me çadra në duar, duke vrapuar drejt stendës së AfD-së përpara se të ndaloheshin nga policia. Pas përplasjes, grupi iu bashkua një proteste aty pranë kundër partisë, duke hequr maskat.

    Më herët gjatë ditës, autorë të panjohur kishin shkruar me spraj slogane si “Larg nazistët” dhe “AfD qelbet erë” pranë stendës. Gjithashtu, nën një urë hekurudhore ishin varur banderola me mbishkrimin “Nuk ka vend për gjuhën e urrejtjes së të djathtëve, solidaritet në vend të fashizmit”, të cilat më pas u hoqën nga policia. / European Conservative – Syri.net

  • Grabitje në një karburant në Elbasan, autorët e maskuar marrin xhiron ditore

    Grabitje në një karburant në Elbasan, autorët e maskuar marrin xhiron ditore

    Një pikë karburanti është grabitur mbrëmjen e kaluar nga persona të maskuar në qytetin e Elbasanit.

    Sipas policisë, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri, vodhën me dhunë lekët e xhiros ditore në një karburant.
    Pasi janë larguar nga vendngjarja, për të fshehur autorësinë, kanë hedhur në shkurret e fshatit Mirakë sendin e përdorur për kanosje, maskat dhe veshjet e tyre.
    Pak minuta pas ngjarjes, 19-vjeçari me iniciale D.S. dhe 23-vjeçari me iniciale D.I. u vunë në pranga.
    Policia sekuestroi sendin që u përdor për kanosje, maskat dhe veshje të tjera të përdorura gjatë krimit, paratë e vjedhura, automjetin me targa të mbuluara që përdorën dy shtetasit, si dhe celularët në përdorim nga këta shtetas.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

    Top Channel