Pasojat e motit të keq vijojnë të jenë ende aktive në Qarkun e Korçës, ku disa akse rrugore vijojnë të ketë inerte të rrugë ndërsa në disa zona ka ndërprerje të energjisë elektrike.
Ndërkohë në aksin Qafë Plloçë – Qukës, pas shembjes masivi i gurëve ndodhet ende në shtratin e rrugës. Qarkullimi në këtë segment është devijuar përmes një bypassi.
Rruga Qukës–Qafë Plloçë, një nga projektet më të kushtueshme infrastrukturore të dekadës së fundit, vazhdon të përballet me probleme serioze pavarësisht investimit prej rreth 260 milionë euro me firmën e Belinda Ballukut. Shirat e ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje, ndërsa masivet e gurëve dhe dherave mbeten kërcënim i përhershëm përgjatë këtij aksi.
Tag: masivi
-

Masivi i gurëve në Qukës-Qafë Plloçë/ U shpenzuan 260 mln euro me firmën e Ballukut ,vijon kaosi te aksi i “florinjtë”
-

Bie masivi shkëmbor në Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet rruga
PAMJE NGA VENDNGJARJA
KORÇË-Një rrëshqitje masive e dheut dhe shkëmbinjsh është regjistruar në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë në afërsi të tuneleve. Si pasojë e shirave të shumtë është shkëputur një sipërfaqe e madhe mali duke bërë bllokimin e plotë të aksit ndërsa kompania kontraktore e mirëmbajtjes është detyruar të vendosi në përdorim baypass provizor për kalimin e mjeteve. Kujtojmë se rruga Qukës-Qafë Plloçë u hap në shtator të këtij viti.
/ZËRI
-

Shembet masivi shkëmbor në Rubik, polici i patrullës dhe qytetari e largojnë nga rruga
Kronikë E Martë, 18 Nëntor 2025 13:12
Probleme nga reshjet e dendura të shiut ka pasur edhe në Rubik.
Një masiv shkëmbor u shemb në Rubik duke bllokuar njërin kah të lëvizjes.Për të mos penguar qarkullimin normal të automjeteve ndërhynë një polic i patrullës dhe një qytetar i cili ndaloi pasi gurët ranë në rrugë.
-

VIDEO- Reshjet e shiut në Shkodër! Shembet masivi me inerte, bllokohen pesë makina dhe 9 persona
Pesë makina dhe 9 persona janë bllokuar në aksin rrugor Breg Lumi – Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, si pasojë e shembjes së një masivi inertesh për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, bën me dije se makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë menjëherë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i specializuar i emergjencave civile është nisur drejt zonës për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë me mjete të posaçme për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të bllokuar.
Kryetari i Bashkisë Shkodër në Facebook
Bashkia Shkodër është angazhuar menjëherë me të gjitha kapacitetet në terren, sapo është njoftuar për bllokimin e 5 mjeteve dhe 9 personave në aksin rrugor Breg Lumi – Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, si pasojë e shembjes së një masivi inertesh për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive.
Makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë menjëherë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i specializuar i emergjencave civile është nisur drejt zonës për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë me mjete të posaçme për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të bllokuar.
Strukturat tona po punojnë me intensitet për të normalizuar qarkullimin dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo situatë e krijuar nga kushtet e vështira atmosferike.
-

Reshjet e shiut në Shkodër! Shembet masivi me inerte, bllokohen pesë makina dhe disa persona
Bashkia Shkodër është angazhuar në terren, sapo është njoftuar për bllokimin e 5 mjeteve dhe 9 personave në aksin rrugor Breg Lumi – Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, si pasojë e shembjes së një masivi inertesh për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive.
Makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë menjëherë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i specializuar i emergjencave civile është nisur drejt zonës për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë me mjete të posaçme për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të bllokuar.
Strukturat po punojnë me intensitet për të normalizuar qarkullimin dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo situatë e krijuar nga kushtet e vështira atmosferike. -

Moti i keq prek Shqipërinë! Shkodra shënon incidentin e parë, shembet masivi me inerte, bllokohen 5 makina dhe 9 persona
PAMJE NGA NGJARJA
SHKODËR-Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë pritet të përfshijë Shqipërinë, ku problematika e parë është regjistruar në Shkodër. 5 mjete dhe 9 persona u bllokuan në aksin rrugor Breg Lumi – Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, si pasojë e shembjes së një masivi inertesh për shkak të reshjeve intensive.
Kryebashkiaku Benet Beci bën me dije se Makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë menjëherë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i specializuar i emergjencave civile është nisur drejt zonës për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë me mjete të posaçme për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të bllokuar.
Kryetari i Bashkisë Shkodër në Facebook: Bashkia Shkodër është angazhuar menjëherë me të gjitha kapacitetet në terren, sapo është njoftuar për bllokimin e 5 mjeteve dhe 9 personave në aksin rrugor Breg Lumi – Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, si pasojë e shembjes së një masivi inertesh për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive. Makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë menjëherë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i specializuar i emergjencave civile është nisur drejt zonës për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë me mjete të posaçme për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të bllokuar. Strukturat tona po punojnë me intensitet për të normalizuar qarkullimin dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo situatë e krijuar nga kushtet e vështira atmosferike.
Qarqet që paraqesin rrezikshmëri të lartë për përmbytje për shkak të intensitetit të reshjeve janë qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa reshje intensive në Lezhë dhe mesatare deri intensive në Dibër, Durrës dhe Tiranë. Ministria e Mbrojtjes si dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kanë bërë thirrje bashkive dhe strukturave vendore për të treguar kujdes të shtuar si dhe për marrjen e masave urgjente./ZËRI -

Masivi shkëmbor bie mbi shinat e trenit, makinisti shmang tragjedinë
Një masiv shkëmbor me përmasa të mëdha është shkëputur nga mali San Martino në Itali, i njohur nga banorët si “Monte marcio”, duke rënë fillimisht mbi hekurudhë dhe më pas duke u përplasur mbi rrugën automobilistike, që kalon pranë liqenit të Comos. Fatmirësisht, asnjë tren apo automjet në lëvizje nuk u përplas.
Ngjarja ndodhi mes zonave të Lecco-s dhe Abbadia Lariana-s, në vendin e quajtur Pradello. Për shkak të dëmeve të shkaktuara, linja hekurudhore u ndërpre menjëherë, ndërsa një tren që po afrohej u ndal në kohë falë ndërhyrjes së makinistit, i cili arriti ta frenonte para se të prekej nga masivi.
Më shumë se 150 pasagjerë u evakuuan nga treni me ndihmën e një autoshkalle të zjarrfikësve. Ndërkohë, në rrugën automobilistike qarkullimi po zhvillohet vetëm në një korsi, duke shkaktuar vonesa të mëdha.
Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit e Lecco-s, Policia Rrugore, si dhe një ambulancë që u vendos në gatishmëri. -

E zë masivi i kromit/ Minatori humb jetën në galeritë e Bulqizës
Mesditën e sotme një minator ka humbur jetën në një aksident në subjektin minerar “Jeton Dani” në Bulqizë.
Raportohet se viktimë e aksidentit ka mbetur shtetasi F. Veliu, 60 vjeç, të cilin e zuri poshtë një masiv kromi që u shemb gjatë punës në galeri. Mësohet se trupi i pajetë është nxjerrë dhe dërguar në morg, pasi aksidenti ndodhi në një zonë jo shumë të thellë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. -

Shembet masivi i kromit, humb jetën minatori në Bulqizë (EMRI)
Një minator në Bulqizë ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë mesditën e sotme, në subjektin minerar “Jeton Dani”.
Mësohet se viktima është Fari Veliu 60 vjeç. Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, 60-vjeçarin e zuri poshtë masivi i kromit që u shemb gjatë punës në galeri.
Trupi i pajetë i të ndjerit është nxjerrë dhe është dërguar në morg, pasi aksidenti tragjik nuk ka ndodhur në thellësi të madhe nëntokë.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për të zbardhur këtë aksident me vdekje në punë. -

Masivi i mineralit e zë poshtë, humb jetën minatori në Bulqizë
ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q