Tag: masive

  • Moti i keq godet Italinë, rrëshqitjet masive të dheut shkatërrojnë një banesë gjatë natës

    Moti i keq godet Italinë, rrëshqitjet masive të dheut shkatërrojnë një banesë gjatë natës

    Bota E Hënë, 17 Nëntor 2025 14:45
    Moti i keq që goditi Italinë shkaktoi një rrëshqitje toke që rrëmbeu një shtëpi në Brazzano di Cormons, në provincën e Gorizias, gjatë natës së ditës së dielë.
    Sipas Corriere, një person u nxor i gjallë nga rrënojat dhe kërkimet janë ende duke u zhvilluar për dy persona të zhdukur: një burrë 32-vjeçar gjerman dhe një grua 83-vjeçare, të cilën gjermani mund të ketë qenë duke u përpjekur ta shpëtonte.

    Një rrëshqitje masive balte përfshiu një shtëpi të vjetër trekatëshe dhe banesën ngjitur. Pjesa e tokës u shkëput nga kodra pas kishës, e cila nuk u prek nga shembja. Shtëpia e gëlltitur nga rrënojat është shtëpia e një burri 35-vjeçar, me origjinë nga Gjermania, i cili emigroi së fundmi në fshatin në Friuli Venezia Giulia, ku ai ka një dyqan ushqimesh të shijshme. Dy të moshuar jetojnë në shtëpinë ngjitur, njëri prej të cilëve u shpëtua nga ekipet e shpëtimit. Balta ka mbuluar të gjithë zonën.

    Zjarrfikësit iu përgjigjën thirrjes për ndihmë, të mbështetur nga vullnetarët e Mbrojtjes Civile dhe paramedikët e dërguar nga qendra e operacioneve Sores Fvg me ambulanca të shumta, një makinë mjekësore dhe një ekip shpëtimi me helikopter. Personi i plagosur, i cili theu këmbën, u transferua në spitalin në Udine.

    Sot në mëngjes, zjarrfikësit iu përgjigjën me varka dhe një helikopter nga Brigada e Zjarrfikësve të Venedikut në fshatin Versa, një fshat i Romans d’Isonzo në provincën Gorizia.
    Zjarrfikësit kanë kryer dhjetëra operacione deri më tani për të ndihmuar shoferët në vështirësi, njerëzit e bllokuar në shtëpitë e tyre nga ujërat e përmbytjeve dhe rrëshqitjet e dheut. Ekipet e specializuara të ndihmës për përmbytjet dhe njësitë e pajisura me stacione pompimi me kapacitet të lartë kanë mbërritur nga Veneto dhe Emilia Romagna.

  • Alimehmeti: Listat e mbyllura nuk përfaqësojnë qytetarët, nuk mund të ketë protesta masive pa u ndryshuar kjo

    Alimehmeti: Listat e mbyllura nuk përfaqësojnë qytetarët, nuk mund të ketë protesta masive pa u ndryshuar kjo

    Nënkryetari demokrat i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, ka kërkuar një shkëputje të thellë midis drejtimit partiak dhe grupit parlamentar që vjen nga listat e mbyllura, pasi kjo ka shkëputur përfaqësimin e qytetarëve.
    Sipas tij, nuk mund të ketë protesta masive të qytetarëve nëse nuk ndryshon kjo situatë
    “Duhet shkëputja e thelle e kryesimit partiak të partisë nga grupi parlamentar i listave të mbyllura. Nuk përfaqëson dot njerëzit dhe votën e tyre dhe nuk mund të ketë një përfundim që të sjellë prostata masive që të ndryshojnë situatën u jemi sot”, tha Alimehmeti në emisionin “Trialog” në RTSH.
    Alimehmeti ka pranuar se opozita ka bërë gabime, të cilat e kanë dobësuar ndjeshëm rolin e saj politik dhe përfaqësues në vend. Ai tha se bojkoti i vitit 2019 dhe bashkërendimi për kodin zgjedhor në 2024 ishin gabime të rënda për opozitën
    “Ne jemi këtu ku jemi për shkak të bojkotit të vitit 2019. Dalja nga sistemi na dëmtoi rëndë dhe ishte një veprim kriminal nga ana demokratike. Ky ishte një kod që funksionoi në disfavor të opozitës dhe që kufizoi ndjeshëm garën e lirë politike,” theksoi Alimehmeti.

  • Toka përjeton shpërthimin më të fortë diellor të vitit 2025/ Alarm për stuhi gjeomagnetike, ja çfarë pritet të ndodhë

    Toka përjeton shpërthimin më të fortë diellor të vitit 2025/ Alarm për stuhi gjeomagnetike, ja çfarë pritet të ndodhë

    Një valë masive energjie diellore u përplas drejt planetit tonë sot dhe duket se është më e madhja që Toka ka parë deri më tani, për vitin 2025.
    Ekspertët po përpiqen të vlerësojnë nëse shpërthimi i sotëm do të çojë në stuhi gjeomagnetike dhe ndërprerje të mundshme të energjisë elektrike në orët në vijim.
    Ky shpërthim i fuqishëm diellor që do të arrijë Tokën, mund të shkaktojë probleme edhe me satelitët, komunikimet radio me frekuencë të lartë dhe fluturimet në lartësi të mëdha.
    Shpërthimi shkaktoi një ndërprerje të transmetimit të radios në të gjithë Evropën dhe Afrikën rreth orës 5 të mëngjesit, duke prekur aviacionin, transportin detar, shërbimet e emergjencës, GPS-in, radarët dhe komunikimet satelitore. Përveç kësaj, grimcat me energji të lartë nga dielli po shkaktojnë paralajmërime për rrezatim.
    Së fundmi, shkencëtarët e shpërthimeve diellore po monitorojnë një nxjerrje masive të mundshme (CME), një formim të madh të materialit diellor dhe fushave magnetike që udhëtojnë me rreth 3000 milje në sekondë, që mund të shkaktojë një stuhi të fuqishme gjeomagnetike, duke prishur fushën magnetike të Tokës gjatë natës deri të mërkurën.

  • Miliona banorë në Ukrainë vuajnë nga i ftohti dhe mungesa e energjisë elektrike për shkak të sulmeve masive ruse

    Miliona banorë në Ukrainë vuajnë nga i ftohti dhe mungesa e energjisë elektrike për shkak të sulmeve masive ruse

    Miliona banorë në Ukrainë po përjetojnë errësirë dhe të ftohtë, pas sulmeve masive ruse me qindra drone dhe dhjetëra raketa ndaj infrastrukturës energjetike gjatë fundjavës.

    Autoritetet njoftojnë ndërprerje të planifikuara deri në 16 orë në ditë në shumicën e rajoneve, ndërsa ekipet e riparimit punojnë pa pushim për të rikthyer furnizimin.

    “Të gjithë po punojnë ditë e natë. Mijëra njerëz po stabilizojnë sistemin,”, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një video-mesazh dje në mbrëmje.

    Në Kharkiv metroi u mbyll për dy ditë, por u rihap sot. Rajoni mbetet pa energji në pjesën dërmuese.

    Në Poltava, Dnipro dhe Kyiv sulmet goditën termocentrale, nënstacione dhe linja transmetimi. Kapaciteti i prodhimit ra në zero në disa zona.

    Drone të reja dhe raketa hipersonike Kinzhal vazhduan goditjet, duke rrezikuar edhe centralet bërthamore.

    Zyrtarët ukrainas thonë se Moska synon të nxisë shpërngulje masive duke lënë lindjen e vendit pa drita e ngrohje në prag të dimrit të ashpër.

    Në Detin e Zi, forcat ruse shkatërruan katër anije pa pilot ukrainase pranë portit Tuapse, një pikë kyçe për eksportin rus të karburanteve. Një prej tyre shpërtheu sot pranë bregut, duke dëmtuar ndërtesa, por pa viktima.

    Porti ka pezulluar eksportet pas sulmeve ukrainase më 2 nëntor, ndërsa hekurudhat ruse shtynë kufizimet deri më 13 nëntor.

    Lufta e energjisë po ashpërsohet: Rusia do të dobësojë popullsinë, Ukraina synon të presë fondet e luftës ruse. Dimri sapo filloi, dhe beteja për dritën vazhdon.

  • Një valë e re shitjesh masive goditi kriptomonedhat të Premten

    Një valë e re shitjesh masive goditi kriptomonedhat të Premten

    Tregu i kriptomonedhave vijoi humbjet ditën e Premte ndërsa një shitje masive e Bitcoin nisi dike nxitur një valë likuidimesh dhe shtyrë kriptomonedhat alternative – altcoins – në nivele të reja të ulëta.

    Bitcoin ra me 5.6 përqind në 24 orët e fundit në çmimin 104,853 dollarë sipas të dhënave të CoinGecko. Si rezultat vlera e tregut e kriptomonedhave ra me 5.9 përqind në 3.64 trilionë dollarë, niveli më i ulët që prej muajit Korrik zbulojnë të dhënat e CoinGecko.
    Shitja nisi lidhur me frikë e shtuar për stabilitetin e sektorit bankar Amerikan thonë ekspertët. Ata shpjegojnë se paniku erdhi nga financa tradicionale ku raportime për probleme me kreditë nxitën një shitje të aksioneve të kompanive bankare, një rënie që u shtri edhe tek asetet me risk të lartë.

    Altcoin-et, ende të dobëta pas rënies që shkaktuan deklaratat e Trump, pësuan humbje më të larta. Ethereum ra me 7.4 përqind, ndërsa XRP, Solana, Tron, Dogecoin dhe Cardano humëb mes 4 deri në 9 përqind të vlerës.
    BNB ra me 12.3 përqind në 24 orë. Kjo shitje masive shkaktoi likuidime që kapën vlerën e 1.09 miliardë dollarëve. Bitcoin dhe Ethereum kishin 55 përqind të totalit të likuidimeve sipas të dhënave të CoinGlass. /PCWorld Albanian

  • Pamje tronditëse nga Darfuri: Satelitët kapin “pellgje gjaku dhe varre masive”

    Pamje tronditëse nga Darfuri: Satelitët kapin “pellgje gjaku dhe varre masive”

    Ditët e fundit savana sudaneze është përgjakur nga mizoritë e milicive të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Raporti i Humanitarian Research Lab të Universitetit Yale tregon, përmes imazheve satelitore, grumbuj trupash dhe gjurmë të qarta gjaku, që përputhen me dëshmitë e qindra qytetarëve për masakrën e fundit në kryeqytetin e provincës, El Fasher, tashmë nën kontrollin e RSF-së pas 550 ditësh rrethimi.
    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në spitalin “Saudi Maternity” ndodhen “të paktën 460 trupa”. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se këto të dhëna janë të mbledhura, por ende të paverifikuara në terren. Analistët e Yale publikuan imazhe që tregojnë shtimin e varreve masive gjatë fundjavës.
    Ndërkohë, vetë milicët publikojnë video ku shihen duke qëlluar civilë të paarmatosur, duke brohoritur e ngritur gishtat në shenjë fitoreje. Guvernatori i Darfurit, Mini Minawi, ka ndarë një video ku shihet një milic që zbret shkallët e spitalit mes trupash të vrarë; një civil i ulur, ende gjallë, qëllohet në kokë nga afër.
    Sipas Rrjetit të Mjekëve të Sudanit, “të gjithë personat brenda spitalit u ekzekutuan në gjakftohtësi, përfshirë pacientët, shoqëruesit e tyre dhe stafin mjekësor”. Ghebreyesus deklaroi se OBSH është “e tronditur dhe thellësisht e shokuar”.
    Por bota, siç duket, mbetet e pafuqishme. Sipas OKB-së, deri më 20 tetor, vetëm në Darfurin e Veriut ishin vrarë 1 mijë e 850 civilë, 1 mijë e 350 prej tyre në El Fasher. Gazeta The Guardian raporton se lufta midis ushtrisë sudaneze dhe RSF-së, tashmë në vitin e tretë, ka vrarë mbi 150 mijë persona, ka detyruar 12 milionë të tjerë të zhvendosen dhe ka lënë 25 milionë në uri ekstreme. Të dyja palët akuzohen për krime lufte dhe sulme ndaj civilëve.
    Pamjet më të fundit tregojnë një tjetër masakër: një milic i identifikuar me emër e mbiemër, në uniformë RSF-je, që ekzekuton një nga një, një rresht burrash të paarmatosur. “Xhanzhauidët,  ‘njerëzit e armatosur me kuaj’, siç njihen në Sudan nuk treguan mëshirë për askënd”, tha për BBC një grua e quajtur Umm Amena, e cila arriti të shpëtonte nga El Fasher.
    Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, mbi 35 mijë persona janë larguar nga qyteti që prej së dielës, shumica drejt Tawila-s, 60 kilometra më në perëndim. Kampi atje tashmë strehon mbi 650 mijë refugjatë.
    RSF-të u formuan duke institucionalizuar milicitë Xhanzhauid, të përbëra kryesisht nga fise arabe, që regjimi sudanez i përdori për krimet më të rënda gjatë luftës së parë në Darfur, një rajon i pasur me naftë, por i rrënuar nga konfliktet. Në vitin 2019, junta ushtarake i përdori këto forca për të shtypur me gjak protestat për demokraci; në masakrën e 3 qershorit 2019 në Khartum, mbi 100 protestues u vranë.
    Sot, RSF-të kontrollojnë pothuajse të gjithë Darfurin e Veriut, duke sulmuar popullsinë me origjinë afrikane të fiseve autoktone. Sipas dëshmive të mbledhura nga UNHCR, janë kryer ekzekutime masive për arsye etnike e politike, përfshirë edhe vrasje të personave me aftësi të kufizuara.
    “Ka trupa nëpër rrugë, njerëz të rreshtuar dhe të qëlluar. Ishte si një kamp shfarosjeje,” tregon për telefon Tajal-Rahman nga periferia e Tawila-s. Raportohen gjithashtu dhunime, tortura dhe fëmijë jetimë që kanë parë me sytë e tyre vrasjen e prindërve.
    Të paktën 250 mijë civilë në El Fasher janë ende të bllokuar dhe në rrezik nga valët e reja të dhunës.
    Bashkimi Evropian paralajmëroi se “marrja e El Fasherit përbën një pikë kthese të rrezikshme në konflikt dhe mund të përkeqësojë krizën humanitare”. Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, bëri thirrje që “të ndalet menjëherë përshkallëzimi dhe të respektohet e drejta ndërkombëtare humanitare”.
    Një hetim i The Guardian zbulon gjithashtu se RSF-të janë pajisur me armë britanike të shitura fillimisht Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat dyshohet se ua kanë dërguar milicëve. Emiratet i kanë mohuar vazhdimisht këto akuza.

  • Shembje masive dherash në Pukë – Fushë Arrëz nga moti i keq, bllokohet segmenti rrugor (VIDEO)

    Shembje masive dherash në Pukë – Fushë Arrëz nga moti i keq, bllokohet segmenti rrugor (VIDEO)

    Një shembje masive dherash ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin rrugor Pukë – Fushë Arrëz, pranë kroit të Zojës. 
    Si pasojë e rrëshqitjes së dheut, segmenti rrugor është plotësisht i bllokuar për qarkullimin e automjeteve. 
    Në vendngjarje ndodhen ekipet të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit. 
    Deri në hapjen e plotë të segmentit, drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin rrugë alternative. 
    Një ditë më parë qarku Shkodër u përfshi nga moti i keq me reshje të dendura shiu. Problematika u evidentuan në njësinë administrative Gur i Zi (fshatrat Gur i Zi, Juban, Verracak) dhe në njësinë administrative Bërdicë (Bërdicë e Sipërme, Mali Hebaj, Beltojë, Bërdicë e Madhe, Bërdicë e Mesme, Trush). 
    Rreth 25-30 banesa në njësinë Bërdicë dhe 10-15 banesa në Gur i Zi kishin prezencë uji. Ndërkohë edhe tokat bujqësore në njësinë Gur i Zi dhe në zonën e Nënshkodrës (Bërdicë, Dajç, Velipojë, Ana e Malit) u përmbytën në masën rreth 70%. 

  • Bllokohet segmenti rrugor/ Reshjet e shiut, shembja masive dherash në Pukë – Fushë Arrëz

    Bllokohet segmenti rrugor/ Reshjet e shiut, shembja masive dherash në Pukë – Fushë Arrëz

    Që prej ditës së djeshme qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut.
    Për shkak të këtyre kushteve atmosferike një shembje masive e dherave ka bllokuar segmentin Pukë -Fushë Arrëz.
    Shembja ndodhi gjatë orëve të mesnatës pranë kroit të Zojës.

  • Moti i keq/ Shembje masive dherash në Pukë – Fushë Arrëz, 150 banesa në Shkodër ‘nën pushtetin’ e ujit

    FOTO ILUSTRUESE

    SHKODËR-Reshje të dendura shiu përfshinë vendin gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje dhe shembje masive dherash. Shtabi i Emergjencave ka bërë bilancin e situatës dhe pasojave të shkaktuara nga moti i keq në qarkun e Shkodrës. 
    Është konstatuar prezencë uji në rreth 25–30 banesa në njësinë Bërdicë dhe 10–15 banesa në Gur i Zi. Për shkak të reshjeve të dendura, situata në territorin e Baskisë Vau i Dejës është përkeqësuar ndjeshëm. Dalja nga shtrati e përroit Glina ka përmbytur rreth 100 banesa dhe disa hektarë tokë bujqësore. Në lidhje me përroin e Glinës, është e domosdoshme kryerja e investimeve rehabilituese për të shmangur pasojat e përmbytjeve.
    Ndërkohë, një shembje masive gurësh ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin rrugor Pukë – Fushë Arrëz, pranë kroit të Zojës. Si pasojë e rrëshqitjes së dheut, segmenti rrugor është plotësisht i bllokuar për qarkullimin e automjeteve.
    Në vendngjarje ndodhen ekipet  të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit sa më shpejt të jetë e mundur. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin rrugë alternative dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonë.

  • Shembje masive gurësh dhe dherash, bllokohet segmenti rrugor Pukë-Fushë Arrëz

    Shembje masive gurësh dhe dherash, bllokohet segmenti rrugor Pukë-Fushë Arrëz

    Një shembje masive gurësh dhe dherash ka ndodhur gjatë orëve të mesnatës në aksin rrugor Pukë – Fushë Arrëz, në afërsi të kroit të Zojës.
    Si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe gurëve, segmenti rrugor është bllokuar plotësisht, duke penguar qarkullimin e automjeteve në të dyja drejtimet.
    Në vendngjarje ndodhen ekipet e punës, të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës dhe për rikthimin e qarkullimit normal sa më shpejt të jetë e mundur.
    Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin rrugë alternative deri në hapjen e plotë të segmentit dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në këtë zonë, për shkak të rrezikut të mundshëm të rrëshqitjeve të tjera.