Tag: masive

  • Sërish problematika në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, pëson shembje edhe segmenti që lidhet me Pogradecin

    Sërish problematika në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, pëson shembje edhe segmenti që lidhet me Pogradecin

    Pa u mbyllur ende problematika e shembjes masive të rrugës Qukës-Qafë Plloçë në dalje të tunelit, një tjetër segment i aksit nacional i inauguruar në muajin shtator, ka pësuar dëmtime të shumta.
    Një pjesë e trotuarit pranë fshatit Gështenjas në aksin Pogradec-Qafë Plloçë është shembur plotësisht. Bashkë me rrëshqitjen e trotuarit raportohet se janë dëmtuar edhe rrjetet nëntokësore, ndërsa rrezikohet edhe karrexhata e rrugës.
    Ndonëse kalon mes zonave të banuara, ky aks prej muajsh është pa ndriçim, duke rrezikuar seriozisht jetën e këmbësorëve. Sipas të dhënave, rikonstruksioni i rrugës, zgjerimi i korsive, vendosja e trafikndarësve, trotuareve dhe sistemi i ndriçimit përfunduan si investim në shtator të vitit 2018.
    Aksi Qukës-Qafë Pllocë kushtoi rreth 260 milionë euro dhe përfundoi pas 14 vitesh, por mjaftuan vetëm dy muaj përdorim që rruga të dalë jashtë funksioni. Shembjet masive tregojnë se cilësia e punimeve është mjaft e dobët dhe në terren kanë munguar studimet e mirëfillta gjeologjike mbi qëndrueshmërinë e tokës.
    Shembjet e përsëritura ngrenë dyshime të forta për mënyrën e projektimit të rrugës, për mbikëqyrjen dhe cilësinë e ndërtimit. Rruga që u trumbetua si një investim strategjik që do të lidhte Perëndimin me Lindjen po kthehet në shembull të keqmenaxhimit të fondeve publike për ndërtimin e saj.
    Për tenderat e zhvilluara për këtë segment, SPAK po heton ish-zv/kryeministren Belinda Balluku.

  • Rruga Qukës-Qafë Plloçë nuk gjen qetësi, pëson shembje edhe segmenti që lidhet me Pogradecin

    Rruga Qukës-Qafë Plloçë nuk gjen qetësi, pëson shembje edhe segmenti që lidhet me Pogradecin

    Pa u mbyllur ende problematika e shembjes masive të rrugës Qukës-Qafë Plloçë në dalje të tunelit, një tjetër segment i aksit nacional i inauguruar në muajin shtator, ka pësuar dëmtime të shumta.

    Një pjesë e trotuarit pranë fshatit Gështenjas në aksin Pogradec-Qafë Plloçë është shembur plotësisht. Bashkë me rrëshqitjen e trotuarit raportohet se janë dëmtuar edhe rrjetet nëntokësore, ndërsa rrezikohet edhe karrexhata e rrugës.

    Ndonëse kalon mes zonave të banuara, ky aks prej muajsh është pa ndriçim, duke rrezikuar seriozisht jetën e këmbësorëve. Sipas të dhënave, rikonstruksioni i rrugës, zgjerimi i korsive, vendosja e trafikndarësve, trotuareve dhe sistemi i ndriçimit përfunduan si investim në shtator të vitit 2018.

    Aksi Qukës-Qafë Pllocë kushtoi rreth 260 milionë euro dhe përfundoi pas 14 vitesh, por mjaftuan vetëm dy muaj përdorim që rruga të dalë jashtë funksioni. Shembjet masive tregojnë se cilësia e punimeve është mjaft e dobët dhe në terren kanë munguar studimet e mirëfillta gjeologjike mbi qëndrueshmërinë e tokës.

    Shembjet e përsëritura ngrenë dyshime të forta për mënyrën e projektimit të rrugës, për mbikëqyrjen dhe cilësinë e ndërtimit. Rruga që u trumbetua si një investim strategjik që do të lidhte Perëndimin me Lindjen po kthehet në shembull të keqmenaxhimit të fondeve publike për ndërtimin e saj.

    Për tenderat e zhvilluara për këtë segment, SPAK po heton ish-zv/kryeministren Belinda Balluku.

     

     

  • Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

    Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

    Greqia prej disa ditësh është përfshirë nga motit i keq. Vendi është goditur nga stuhia, rrebeshe të shiut dhe për pasojë është përballur me përmbytje masive.
    Shumë banorë në zona të ndryshme janë evakuuar, ndërsa banesat ndodhen “nën” ujë.
    Autoritetet evakuuan banorët në Farsalë, për shkak të daljes së lumit nga shtrati. Ndërsa ekipet e emergjencës janë vendosur në gatishmëri edhe në pesë zona të tjera.

  • Përmbytje masive në Greqi, lumi Enipea del nga shtrati, evakuohen banorët

    Përmbytje masive në Greqi, lumi Enipea del nga shtrati, evakuohen banorët

    Greqia prej disa ditësh është përfshirë nga motit i keq. Vendi është goditur nga stuhia, rrebeshe të shiut dhe për pasojë është përballur me përmbytje masive.

    Shumë banorë në zona të ndryshme janë evakuuar, ndërsa banesat ndodhen “nën” ujë.

    LEXO EDHE: ‘BYRON’ në tërheqje/ Reshjet e shiut zgjasin deri të shtunën pasdite, probleme në disa zona të vendit

    Autoritetet evakuuan banorët në Farsalë, për shkak të daljes së lumit nga shtrati.

    Ndërsa ekipet e emergjencës janë vendosur në gatishmëri edhe në pesë zona të tjera.

  • Përmbytje masive në Greqi/ Lumi Enipea del nga shtrati, evakuohen banorët

    Përmbytje masive në Greqi/ Lumi Enipea del nga shtrati, evakuohen banorët

    Greqia prej disa ditësh është përfshirë nga motit i keq. Vendi është goditur nga stuhia, rrebeshe të shiut dhe për pasojë është përballur me përmbytje masive.
    Shumë banorë në zona të ndryshme janë evakuuar, ndërsa banesat ndodhen “nën” ujë.
    Autoritetet evakuuan banorët në Farsalë, për shkak të daljes së lumit nga shtrati. Ndërsa ekipet e emergjencës janë vendosur në gatishmëri edhe në pesë zona të tjera.

     

  • Krizë në opozitë/ Dorëheqje masive nga udhëheqja e SDSM pas humbjes në zgjedhje

    Krizë në opozitë/ Dorëheqje masive nga udhëheqja e SDSM pas humbjes në zgjedhje

    Pothuajse e gjithë udhëheqja e partisë kryesore opozitare “Bashkimi Social Demokrat” (SDSM) paraqiti dorëheqjen mbrëmë, pas një kërkese nga kreu i partisë, Venko Filipce.
    Konkretisht, nënkryetari, katër nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm, si dhe të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të SDSM-së, dhanë dorëheqjen.
    Komiteti Qendror i LSDM-së pritet të mblidhet pas rreth dy javësh për të emëruar zëvendësuesit e atyre që dhanë dorëheqjen. Dorëheqjet masive vijnë pas humbjes së rëndë të LSDM-së në zgjedhjet e fundit komunale në Maqedoninë e Veriut, e cila ka intensifikuar klimën e introversionit dhe kontestimit politik brenda partisë.
    Venko Filipce deklaroi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga udhëheqja dhe se do të ndërmarrë personalisht përpjekjet për të rindërtuar dhe ripërtërirë partinë.“Bashkimi Social Demokrat” (LSDM) është një nga dy partitë më të mëdha politike në Maqedoninë e Veriut dhe eksponenti kryesor i traditës socialdemokrate të qendrës së majtë në vend.Partia u themelua në vitin 1991, si pasardhëse e “Bashkimit të Komunistëve të Maqedonisë”. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, ajo evoluoi në një parti moderne socialdemokrate me orientim evropian.
    LSDM ka qeverisur disa herë që nga pavarësia e vendit. Një periudhë e dallueshme ishte qeveria nën Zoran Zaev (2017-2022), gjatë së cilës u nënshkrua Marrëveshja e Prespës dhe u arrit ndryshimi i emrit kushtetues në Maqedonia e Veriut, duke hapur rrugën për anëtarësim në NATO dhe proceset e pranimit në Evropë. Pavarësisht reformave, partia është përballur me fërkime të brendshme, erozion të pushtetit dhe pakënaqësi në rritje të votuesve, të cilat kanë çuar në humbje zgjedhore në vitet e fundit.

  • “Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

    “Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

    Boll korrupsionit, dhe boll problemeve ekonomike: Bullgarët kanë mbushur rrugët e kryeqytetit Sofie dhe mjaft qyteteve të tjera të vendit për ato që në media po përshkruhen si protestat më të mëdha në vend që prej viteve 90`.
    Sheshi i Pavarësisë u mbush me njerëz, teksa partitë opozitare u mblodhën më për të diskutuar hapat e ardhshëm mes raporteve në shtypin vendas se mund të kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
    Në shkëndijën e protestave masive u kthye projektbuxheti që parashikonte rritjen e kontributeve individuale për pensionet dhe programet e sigurimeve shoqërore. Ndryshimet në buxhet – të kombinuara me rritjet e pagave për disa punonjës shtetërorë, sikurse për forcat e rendit – duket se e nxitën shpërthimin e zemërimit të akumuluar prej kohësh për korrupsionin dhe shpërdorimin e fondeve publike. Protestuesit ankohen se pagesat për sigurimet shoqërore dhe taksat nuk po menaxhohen me transparencë.
    Organizata ndërkombëtare, Transparency International e rendit Bullgarinë si vendin e dytë më të korruptuar në BE, pas Hungarisë. Bullgaria është gjithashtu vendi më i varfër i BE-së, sipas Zyrës së bllokut evropian për Statistika. Ajo është edhe ndër anëtarët më të paqëndrueshëm politikisht të bllokut europian.

  • Protesta masive në Bullgari/ “Boll korrupsionit e vjedhjes”, njerëzit mbushin rrugët

    Protesta masive në Bullgari/ “Boll korrupsionit e vjedhjes”, njerëzit mbushin rrugët

    Boll korrupsionit, dhe boll problemeve ekonomike: Bullgarët kanë mbushur rrugët e kryeqytetit Sofie dhe mjaft qyteteve të tjera të vendit për ato që në media po përshkruhen si protestat më të mëdha në vend që prej viteve 90`.

    Sheshi i Pavarësisë u mbush me njerëz, teksa partitë opozitare u mblodhën më për të diskutuar hapat e ardhshëm mes raporteve në shtypin vendas se mund të kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
    Në shkëndijën e protestave masive u kthye projektbuxheti që parashikonte rritjen e kontributeve individuale për pensionet dhe programet e sigurimeve shoqërore. Ndryshimet në buxhet – të kombinuara me rritjet e pagave për disa punonjës shtetërorë, sikurse për forcat e rendit – duket se e nxitën shpërthimin e zemërimit të akumuluar prej kohësh për korrupsionin dhe shpërdorimin e fondeve publike. Protestuesit ankohen se pagesat për sigurimet shoqërore dhe taksat nuk po menaxhohen me transparencë.
    Organizata ndërkombëtare, Transparency International e rendit Bullgarinë si vendin e dytë më të korruptuar në BE, pas Hungarisë. Bullgaria është gjithashtu vendi më i varfër i BE-së, sipas Zyrës së bllokut evropian për Statistika. Ajo është edhe ndër anëtarët më të paqëndrueshëm politikisht të bllokut europian.
     

    Top Channel

  • “Shi që bie një herë në 300 vjet”/ Reshje masive, paniku “pushton” Tajlandën

    “Shi që bie një herë në 300 vjet”/ Reshje masive, paniku “pushton” Tajlandën

    33 të vdekur e mbi 130 mijë të zhvendosur është deri tani bilanci i reshjeve masive të shiut dhe përmbytjeve rekord që kanë goditur pjesë të Tajlandës, duke detyruar autoritetet të dërgojnë anije ushtarake dhe helikopterë për të mbështetur përpjekjet e ndihmës.

    Vërshimi i ujërave ka përfshirë dhjetë provinca në të gjithë jugun e vendit. Qyteti Hat Yai, një qendër biznesi në kufi me Malajzinë, ka regjistruar sipas BBC-së nivelin më të lartë të reshjeve në 300 vjet -që është 335 mm në një ditë të vetme.
    Pamjet tronditëse nga Tajlanda tregojnë automjete dhe shtëpi të zhytura në ujë, me banorët e dëshpëruar që presin shpëtim në çatitë e tyre. Shirat e pandërprera kanë gjunjëzuar edhe vendet fqinje. Në Vietnam, numri i të vdekurve është rritur në 98 brenda një jave, ndërsa në Malajzi, më shumë se 19,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Shirat e rrëmbyer sezonalë janë të zakonshëm në këtë kohë të vitit në Azinë Juglindore, por rrallëherë janë regjistruar në rajon nivele përmbytjesh si këtë vit.
     

    Top Channel

  • Sulme masive ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainë dhe Krasnodar gjatë natës

    Sulme masive ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainë dhe Krasnodar gjatë natës

    Ministria ukrainase e Energjisë raportoi një “sulm masiv” nga forcat e armatosura ruse kundër infrastrukturës energjetike të vendit në orët e para të mëngjesit, pasi u shpall një alarm kombëtar për sulme ajrore me raketa dhe mjete ajrore pa pilot.

    “Për momentin, një sulm masiv i kombinuar nga armiku kundër infrastrukturës energjetike është duke u zhvilluar”, tha ministria nëpërmjet Telegramit.

    Kreu i autoriteteve lokale në rajonin Krasnodar të Rusisë (jugperëndim) njoftoi në orët e para të mëngjesit se një bastisje “e zgjatur” dhe “masive” nga forcat e armatosura ukrainase ishte duke u zhvilluar.

    “Brenda natës, rajoni i Krasnodarit pësoi një nga sulmet më të zgjatura dhe masive” në Ukrainë, tha Veniamin Kandratyev nëpërmjet Telegram, duke thënë se të paktën gjashtë persona u plagosën.