Tag: masiv

  • Sherr masiv mes adoleshentëve në Durrës, ndërhyn policia

    Sherr masiv mes adoleshentëve në Durrës, ndërhyn policia

    Një sherr masiv është regjistruar  pasditen e sotme në Durrës, ku rreth 15 të rinj, nxënës të shkollës “Gjergj Kastrioti”, janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.

    Ngjarja ka ndodhur pranë Pallatit të Sportit, në një tunel në hyrje të bllokut të banimit.

    Policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar disa nga të rinjtë e përfshirë, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.

    Në përditësim… 

  • Misteri i varrit masiv: Arkeologët zbulojnë 150 ushtarë të epokës romake në Vjenë

    Misteri i varrit masiv: Arkeologët zbulojnë 150 ushtarë të epokës romake në Vjenë

    Një varr masiv i epokës romake, i pazakontë për nga përmasat dhe përmbajtja e tij, është zbuluar nga arkeologët në Vjenë. Brenda tij janë gjetur mbetjet e 150 luftëtarëve, një zbulim i paprecedentë që mund të lidhet me fushatat ushtarake të Perandorit Domitian përgjatë lumit Danub.

    Sipas studiuesve, varri mund të jetë pjesë e një vendprehjeje për ushtarët romakë të rënë gjatë ekspeditave të shekullit të parë pas Krishtit. Ekspertët po analizojnë mbetjet dhe objektet e gjetura për të përcaktuar origjinën dhe historinë e këtyre luftëtarëve.

    Ky zbulim është një nga më të rëndësishmit e viteve të fundit në Austri dhe pritet të ndihmojë në hedhjen e dritës mbi praninë dhe aktivitetin e ushtrisë romake në rajon. 

  • Varr masiv në Gaza, gjenden trupat e 8 mjekëve e disa punonjësve humanitarë

    Varr masiv në Gaza, gjenden trupat e 8 mjekëve e disa punonjësve humanitarë

    Trupat e disa punonjësish të ndihmës janë gjendur në Gazën jugore në atë që Kombet e Bashkuara e përshkruan si një “varr masiv”, të mbuluar me rërë.

    Punonjësit qene zhdukur javën e kaluar në mesin e një sulmi izraelit në enklavë. Tetë nga 14 trupat e zbuluar në Rafah u identifikuan si anëtarë të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS), pesë si pjesëtarë të mbrojtjes civile dhe një si punonjës i OKB-së. Një trup i pajetë i 15-të u gjend më vonë. PRCS thotë se përveç 8 mjekëve të vrarë, një i 9-të rezulton ende i zhdukur. Pesë ambulanca dhe një makinë zjarrfikëse të dërguara në zonën al-Hashashin më 23 mars se bashku me një automjet të Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar personat e plagosur, u goditën teksa forcat izraelite avanconin drejt Rafah-së.
    Një zyrtar i OKB-së foli për një masakër të vërtetë, duke thënë se skena në vendngjarje ishte ajo e një “shkatërrimi total”. Ushtria izraelite pretendon se forcat e saj hapën zjarr ndaj disa automjeteve të cilat po “përparonin në mënyrë të dyshimtë” pa fenerë apo sinjale emergjence, dhe insiston se në mesin e viktimave janë një operativ i Hamasit dhe “tetë terroristë të tjerë”. Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq tha në një deklaratë se tetë trupat e mjekëve të PRCS u morën “pas shtatë ditësh heshtjeje dhe pas një mohimi të qasjes në zonën e Rafahut ku ata ishin parë për herë të fundit”.
    “Kjo masakër e ekipit tonë është një tragjedi jo vetëm për ne të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, por edhe për punën humanitare dhe njerëzimin,” tha PCRS, e cila e cilësoi shënjestrimin e mjekëve si “një krim lufte” të dënueshëm sipas ligjit ndërkombëtar.

    Top Channel

  • “The Telegraph”: Shqipëria, destinacioni i pushimeve me rritjen më të shpejtë në Evropë

    “The Telegraph”: Shqipëria, destinacioni i pushimeve me rritjen më të shpejtë në Evropë

    Maldivet e Evropës, plazhe si të Tajlandës – kisha lexuar shumë fraza të tilla për Ksamilin, një fshat i vogël bregdetar në jug të Shqipërisë – përpara se ta vizitoja, shkruan Rebecca Astil në të përditshmen britanike “The Telegraph”.
    Sapo kisha mbërritur me traget nga Korfuzi – ku fshatrat e pacënuara janë një atraksion. Kisha dëgjuar shumë vlerësime për Ksamilin.

    Shqipëria, jo shumë kohë më parë e konsideruar si kufiri i fundit i pushimeve mesdhetare, po përjeton një rritje të popullaritetit në mesin e turistëve britanikë.
    Hotelet po hapen me shpejtësi dhe ndikuesit e medieve sociale po bëjnë çmos për t’i mbushur ato.
    Në vitin 2015, më shumë se tre milionë turistë të huaj vizituan brigjet e saj me diell.
    Kjo shifër u rrit në mënyrë të qëndrueshme në më shumë se katër milionë në 2017, dhe në mbi gjashtë milionë në vitin 2019.
    Sidoqoftë, që nga pandemia, numri i turistëve të huaj që vizituan vendin mesdhetar ka kapur majat.
    Rreth 10 milionë turistë vizituan vendin ballkanik në vitin 2023 – duke shënuar një rritje prej 56% krahasuar me shifrat e para Covid-it – duke e bërë Shqipërinë destinacionin e pushimeve me rritjen më të shpejtë në Evropë.
    Dhe ky është vetëm fillimi. Vitin e kaluar qeveria shqiptare prezantoi “Strategjinë e re Kombëtare të Turizmit”, e cila parashikon të mirëpresë deri në 30 milionë turistë të huaj deri në vitin 2030 – më shumë se Portugalia apo Kroacia.
    Për të arritur këtë objektiv, zhvillimet e reja vazhdojnë me ritëm – ndërsa Jared Kushner dhe bashkëshortja e tij, Ivanka Trump së fundmi kanë marrë dritën jeshile për ndërtimin e një hoteli luksoz me vlerë 1,4 miliardë dollarësh në ishullin e Sazanit.
    Ekonomikisht, ky është një lajm i madh për atë që është ende një nga vendet më të varfra të Evropës. Por cili do të jetë ndikimi ekologjik? A është Shqipëria në rrugën e duhur për të mos u prekur nga të njëjtat probleme të turizmit masiv që shihen, për shembull, në Spanjë? Dhe si do të ndikojnë ndryshimet e shpejta në përvojën e përgjithshme për turistët?
    Ksamili, një fshat autentik jugor, rrethohej nga baret e bukura të plazhit dhe hotelet përgjatë bregdetit.
    Përpara se Ksamili të shndërrohej në një destinacion kryesor pushimesh, ai ishte një fshat i vogël peshkimi.
    Uesli Didani, përfaqësues i lajmeve “Saranda Web” shpjegoi rritjen e popullaritetit të vendit si destinacion turistik.
    “Përmirësimet në infrastrukturën ajrore dhe rrugore, së bashku me rritjen e fluturimeve direkte dhe me raportin konkurrues cilësi-çmim të Shqipërisë e kanë bërë vendin më të aksesueshëm se kurrë”, tha Didani.
    “Vizitorët mund t’i përjetojnë të gjitha këto pa turma njerëzish apo çmime të larta që i gjen në destinacionet tradicionale të Mesdheut”, shtoi ai.
    Këto përmirësime në infrastrukturë ishin sigurisht të dukshme.
    Fluturova për në Korfuz, ku qëndrova disa ditë, më pas mora një traget nga qyteti i Korfuzit për në Sarandë, vetëm në bregdet nga Ksamili (nga 19 euro me “Ionian Seaways”).
    Gjatë rrugës për në shtëpi, rezervova një autobus nga Saranda në kryeqytet, Tiranë (15 euro me “Gjirafa Travel”), ku kalova edhe dy ditë të tjera, më pas fluturova direkt në London Stansted me Ryanair për 78 euro.
    Ajo që Didani thotë se dikur ishte një “vend i izoluar” sigurisht që tani nuk është më i tillë.
    Pavarësisht të kaluarës së saj të errët komuniste, situata aktuale e Shqipërisë është një hap në drejtimin e duhur – megjithatë ndikimi mjedisor i rritjes së numrit të turistëve është fatkeqësisht më pak pozitiv.
    Sipas Indeksit të Zhvillimit të Udhëtimit dhe Turizmit, Shqipëria ekziston shqetësimi se zhvillimi i turizmit masiv mund të ndikojë në keqmenaxhimin e burimeve natyrore.
    Përgjigja? “Për të mbrojtur mjedisin, Shqipëria duhet të zbatojë politika të qarta për menaxhimin e mbetjeve, të promovojë energjinë e pastër dhe të mbështesë projekte që respektojnë natyrën”, tha Didani.
    “Turizmi masiv rrezikon të rrisë çmimet në zonat bregdetare, duke i bërë qiratë dhe shërbimet të papërballueshme”, paralajmëroi Didani.
    Por përfitimet nuk mund të mohohen. “Turizmi është një nga mënyrat më të mira për të nxitur ekonominë lokale”, tha Elton Caushi, pronar i operatorit turistik “Albanian Trip”.
    “Sigurisht që ka krijuar vende pune. Në vitin 2023, udhëtimet dhe turizmi kontribuan me 25% të PBB-së së Shqipërisë dhe numri i vendeve të punës në këtë sektor është rritur me 10% që nga viti 2019”, sipas Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit.
    Çmimet gjithashtu mbeten të arsyeshme. Në “Mussel House” – një restorant i bukur dhe i izoluar pikërisht në ujërat e liqenit të Butrintit, midis Sarandës dhe Ksamilit – një pjatë madhështore me midhje dhe një biftek i shijshëm kushtonte vetëm 24 euro; vakti ekuivalent në Britani të Madhe do të kishte kushtuar dy herë më shumë.
    Duket se ka ende një atmosferë risie për pushuesit, por, pas protestave evropiane kundër turizmit masiv verën e kaluar, mund të shpresohet vetëm që Shqipëria të marrë një kontroll mbi kete rritje.
    Duket se ka ende një atmosferë risie për pushuesit, por, pas protestave evropiane kundër turizmit masiv verën e kaluar, mund të shpresohet që Shqipëria të marrë një kontroll për këtë rritje.
    Kryeministri Edi Rama, forca shtytëse e strategjisë së turizmit të vendit, duhet të sigurojë që gjithçka të bëhet në mënyrë të qëndrueshme.
    “Turizmi i qëndrueshëm ka të bëjë me krijimin e një situate të favorshme për të gjithë – turistët, vendasit dhe mjedisin”, tha Caushi.
    “Po sigurohet që ndërsa turizmi rritet, të mos dëmtojtë ato gjëra që e bëjnë Shqipërinë kaq të veçantë”, shtoi ai. //a.i/ ATSH
    https://www.telegraph.co.uk/travel/destinations/europe/albania/the-maldives-of-europe-i-discovered-the-reality/