Tag: mashtruese

  • Në kërkim për skemën mashtruese të TVSH-së, arrestohet italiani 56-vjeçar në Tiranë

    Në kërkim për skemën mashtruese të TVSH-së, arrestohet italiani 56-vjeçar në Tiranë

    I shpallur në kërkim për skemën mashtruese me rimbursimin e TVSH-së, arrestohet italiani 56-vjeçar në TiranëNjë shtetas italian 56-vjeçar, i shpallur në kërkim për përfshirje në skema mashtruese me rimbursimin e TVSH-së, është lokalizuar dhe ndaluar nga Policia e Tiranës.
    Më 1 qershor, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare finalizoi operacionin për ndalimin e të dyshuarit me inicialet M. C., ndaj të cilit Gjykata e Tiranës kishte caktuar më herët masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.
    “Shërbimet ndaluan shtetasin e huaj italian, M. C., 56 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për veprën penale ‘krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar’”, njoftoi Policia e Tiranës.
    Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme rreth dosjes hetimore, por kanë bërë të ditur se materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

  • Berisha kritikon ashpër Irena Gjokën: Është mashtruese ordinere dhe e pacipë, subjekt i ligjit

    Berisha kritikon ashpër Irena Gjokën: Është mashtruese ordinere dhe e pacipë, subjekt i ligjit

    Pas paraqitjes së tij tek Prokurorët e SPAK, në kuadër të masës “detyrim paraqitje”, në një deklaratë për mediat, kreu i PD Sali Berisha, ka lëshuar sërish akuza të rënda ndaj kryetares së Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Irena Gjoka,
    Berisha e quajti gjyqtaren “mashtruese ordinere e pacipë” dhe shtoi se ajo duhet të jetë subjekt i ligjit. Ai akuzoi Gjokën se ka mashtruar institucionet shqiptare në disa raste.
    Sipas tij, në formular ajo ka deklaruar se nuk është e dënuar, megjithëse, sipas Berishës, ka të dhëna për të kundërtën.
    Ai përmendi gjithashtu një rast të vitit 2003, ku Gjoka, sipas tij, ka firmosur një prokurë tek noteri duke u paraqitur si bashkëshorte e një shtetasi, ndonëse certifikata e martesës daton tre vite më vonë.

    Berisha shtoi se gjyqtarja ka mashtruar edhe në lidhje me një dëbim të supozuar nga Greqia, duke marrë prokurë për të hequr masat ndaj saj.
    Sali Berisha pasi u paraqit tek Prokurorët e SPAK, për masën detyrim paraqitje: Kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka është një mashtruese ordinere e pacipë, subjekt i ligjit. Ajo i ka thënë motrës së Belinda Ballukut në formular, se nuk është dënuar. Më 2003, kjo gjyqtarja ka firmosur tek noteri, ka firmosur prokurë, duke u paraqitur si bashkëshortja e një shtetasi, ndërsa certifikata e martesës është tre vite më pas. Ajo ka gënjyer shtetin shqiptar për dëbimin nga Greqia. Ka marrë prokurë për të hequr masat. Gjoka është dënuar me burg në Janinë.

  • Berishan nuk përmbahet ndaj gjyqtares Gjoka: Është mashtruese, ordinere e pacipë!

    Berishan nuk përmbahet ndaj gjyqtares Gjoka: Është mashtruese, ordinere e pacipë!

    Kreu i PD Sali Berisha ka lëshuar sërish akuza të rënda ndaj kryetares së Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka, pas paraqitjes së tij tek prokurorët e SPAK në kuadër të masës “detyrim paraqitje”.
    Në një deklaratë për mediat, Berisha e quajti gjyqtaren “mashtruese ordinere e pacipë”. Ai akuzoi Gjokën se ka mashtruar institucionet shqiptare në disa raste.
    “Kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka është një mashtruese ordinere e pacipë, subjekt i ligjit. Ajo i ka thënë motrës së Belinda Ballukut në formular, se nuk është dënuar. Më 2003, kjo gjyqtarja ka firmosur tek noteri, ka firmosur prokurë, duke u paraqitur si bashkëshortja e një shtetasi, ndërsa certifikata e martesës është tre vite më pas. Ajo ka gënjyer shtetin shqiptar për dëbimin nga Greqia. Ka marrë prokurë për të hequr masat. Gjoka është dënuar me burg në Janinë.”, tha Berisha.

  • “E quajtën mashtruese”, Danela sjell provat: Publikon fotografitë e vëllait “Dragua”

    “E quajtën mashtruese”, Danela sjell provat: Publikon fotografitë e vëllait “Dragua”

    Historia e Danelës e treguar në Ferma Vip 2 në Vizion Plus tronditi jo pak publikun, ndërsa rrëfeu se ka patur nëj vëlla “Dragua” i cili gjatë netëve me shi largohej nga banesa dhe kishte fuqi të mbinatyrshme.
    Pas bërjes së kësaj historie publike ishim me qindra mesazhet mbështetëse në rrjet, por disa prej tyre e quajtën trillim këtë ngjarje, madje arritën deri aty sa të quanin Danelën “mashtruese”.
    Por sot ish-fermerja ka sjellë prova të forta në studion e Living Room në Vizion Plus të moderuar nga Brunilda Lahe.

    Ajo ka publikuar foto e vëllait të saj të vogël, madje ka rrëfyer se edhe pse në një moshë minorene sjellja e tij ishte e krahasueshme me atë të burrave.

    Pjesë nga biseda:
    Danela: Fëmijët Dragua janë më të rritur se moshatarët e tyre, janë më të zhvilluar dhe nga pjesa e njohurive. Mbaj mend babin që thoshte se priste dhe përcillte njerëz si ndonjë burrë i madh.
    Brunilda Lahe: Kjo foto është shkrepur në 1996-ën.
    Danela: Po t’ia shikosh foto dhe sytë, do të shohësh se është shumë ëngjëll në fytyrë.

  • Kini kujdes – Nëse ju vijnë këta SMS në telefon në emër të Postës së Kosovës, janë mashtrime

    Kini kujdes – Nëse ju vijnë këta SMS në telefon në emër të Postës së Kosovës, janë mashtrime

    Posta e Kosovës njofton qytetarët se sot është raportuar një valë e re e mesazheve mashtruese të cilat po dërgohen përmes SMS-ve duke keqpërdorur emrin dhe identitetin zyrtar.
    Domaini mashtrues që po shpërndahet është: postakosoves.world – Kjo është një faqe mashtruese dhe nuk ka asnjë lidhje me Postën e Kosovës.
    Bazuar në ankesat e qytetarëve dhe faktet e pranuara, Posta e Kosovës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke raportuar rastin te kompania që ka regjistruar këtë domain mashtrues dhe ka kërkuar pezullimin e tij urgjentisht.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • SMS mashtruese me link, ekspertët e IT: Mos e klikoni, hakerat ju vjedhin çdo gjë në telefon

    SMS mashtruese me link, ekspertët e IT: Mos e klikoni, hakerat ju vjedhin çdo gjë në telefon

    Një mesazh ku kërkohet të mbështetet një vajzë për bursë me një link bashkëngjitur ka mbërritur masivisht tek përdoruesit e WhatsApp, në shumicën e rasteve nga kontaktet e njohura për ta.
    Ekspertët e IT-së theksojnë se të tilla mesazhe kërkojnë të përvetësojnë të dhënat tuaja personale.

    Ekspertët këshillojnë që linqe të tilla të mos klikohen.
    Të dhënat tregojnë se kërcënimi kibernetik është disafishuar gjatë vitit 2024 krahasuar me një vit më parë. Megjithatë lajm i mirë është fakti që parametrat e sigurisë dhe zbulimit janë rritur.

  • “Je mashtruese kalibri”/ Egli përplaset ashpër me Rozanën: Ti do që un të ndihem xheloze për ty

    “Je mashtruese kalibri”/ Egli përplaset ashpër me Rozanën: Ti do që un të ndihem xheloze për ty

    Vijojnë debatet e forta mes Rozanës dhe Eglit, ku i përfshirë është dhe Gjesti. 

    Egli pretendon se Rozana po tenton që ta nxjerrë arë xheloze në sy të publikut.

    Rozana: Këtu historinë e partnerit e kam sjellë me një letër. Ku e di Gjesti sa herë hy e dalë unë në shtëpi. Unë jam një grua që marr vendime vet në jetë. Është një dashuri shumë e madhe, me ulje ngritjet tona, uroj të gjesh dhe ti një dashuri të tillë. Egli nuk sulmon Gjestin se e do dhe do faktorizohet në lojë dhe do më sulmojë mua.

    Egli: Ti vetëm përdor ato që dëgjon poshtë e lart, kur t’i bëjnë ty nuk të vjen mirë. Kur i bën ti, bën lojën tënde. Qasjen e Rozanës e kam kuptuar në disa pika, që në primen e parë kur më spostoi kur isha ulur. Gjesti ka ardhur në shtëpi, kanë pasur një hedhje të dy në pishinë. Rozana donte të me nxirrte mua xheloze për Gjestin. Këtë lojë e bën me djemtë e shtëpisë, donte ta bënte edhe për mua. Rozana sjell në këtë shtëpi fjalën posesive në një bisedë me djalin që pëlqeja. Është sa dyfishi im me moshë dhe vazhdon t’i shkruajë partnerit që është posesive. Nuk kam xhelozi, ajo ka dashur të më bëjë mua pis.

    Rozana: Je mashtruese kalibri.

    Egli: Ti je provokatore, në mes të debatit përmend mamin babin, kthen të pasmet, kjo je ti

    Rozana: Nuk ja kam përmendur prindërit. Më ka thënë ke moshën e mamit tim. Egli është xheloze për këdo.